ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alternativa e vetme e Serbise

Shko poshtė

30012008

Mesazh 

Alternativa e vetme e Serbise Empty Alternativa e vetme e Serbise





Alternativa e vetme e Serbise

"The Economist"


Vendeve me fat rrallė u duhet tė vrasin mendjen lidhur me faktin se ku qėndron e ardhmja e tyre. Pėr fat tė keq, Serbia nuk ėshtė njėri prej tyre. Mesazhi i kandidatit kryesues, nė raundin e parė tė zgjedhjeve presidenciale serbe, mė 20 janar, ishte i palėkundur. Radikali Tomislav Nikoliē, qė mori pothuaj 40 pėr qind tė votave, deklaroi se Serbia duhet t‘i kthejė kurrizin Bashkimit tė ndyrė Evropian dhe nė vend tė kėsaj tė forcojė lidhjet me rusėt e mirė. Pikėrisht nė kohė, gjiganti energjetik rus "Gazprom" ra dakord tė blejė monopolin kombėtar serb tė naftės dhe tė lidhė Serbinė me gazsjellėsin e tij tė planifikuar tė Rrjetit Jugor.

Nacionalizmi atavik i Nikoliēit dhe partisė sė tij ka kohė qė ėshtė tmerrėsisht i dukshėm. Lideri nominal i radikalėve, Vojislav Sheshejl ndodhet nė Hagė duke u gjykuar pėr krime lufte, pėr krime kundėr njerėzimit dhe spastrim etnik gjatė luftėrave tė Ballkanit nė 1990-ėn. Pra, vendin e tij e ka zėnė Nikoliēi. Edhe pse arriti njė rezultat mė tė mirė se katėr vjet mė parė, ai mund ta humbasė sėrish raundin e dytė mė 3 shkurt pėrballė Presidentit tė deritanishėm, Boris Tadiē. Dyshimi nė Beograd ėshtė se Tadiē mund tė ketė arritur njė marrėveshje (duke pėrfshirė pjesėrisht edhe "Gazprom"-in) pėr tė marrė mbėshtetje tė mjaftueshme nga Kryeministri serb, sa pėr ta hedhur lumin edhe nė kėto zgjedhje. Ashtu siē e di edhe njė Koshtunicė kaq i heshtur, Tadiēi ėshtė zgjedhja mė e mirė pėr vendin. Ndryshe nga Nikoliēi, Tadiēi e kupton se Serbia duhet tė qėndrojė brenda BE-sė. Por ashtu si Nikoliēi dhe Koshtunica, ai e ka refuzuar pavarėsinė e Kosovės, qė qeveria e saj po pėrgatitet ta shpallė, por qė e ka shtyrė kryesisht pėr tė mos i nxitur serbėt tė votojnė pro Nikoliēit. Kur pavarėsia tė shpallet, ndoshta muajin e ardhshėm, Amerika dhe pjesa mė e madhe e vendeve tė BE-sė do ta njohin Kosovėn. Ndėrsa Rusia do tė bllokojė ēdolloj mbėshtetjeje tė OKB-sė.

Nė tė vėrtetė, pavarėsia e Kosovės ka kohė qė ėshtė bėrė e pashmangshme. Pas krimeve serbe nė vitet 1990, popullsia prej 90 pėr qind shqiptarėsh etnikė nuk do ta pranojė kurrė sundimin e Beogradit, madje as autonominė qė u ka ofruar Serbia. Megjithatė, edhe pavarėsia e Kosovės do tė jetė e kushtėzuar, siē u propozua vitin e shkuar nė njė plan tė OKB-sė tė hartuar nga Marti Ahtisari, ish-presidenti finlandez qė drejtoi pėr disa muaj bisedimet e pafrytshme mes kosovarėve dhe serbėve.

Brukseli duhet ta mbajė derėn gjysmė tė hapur.


***

Por duke e ndihmuar Kosovėn tė shkojė drejt pavarėsisė, BE duhet tė shmangė gjithashtu qė njė Serbi armiqėsore ta bėjė ēorbė tė ardhmen e saj. Kjo ka pėr tė qenė e vėshtirė nė klimėn aktuale nė Serbi. Madje, edhe nėse rizgjidhet Tadiē, Serbia mund tė mos e nėnshkruajė dhe ratifikojė "Marrėveshjen e Stabilizim-Asocimit", qė ėshtė hapi i parė pėr ēdo vend drejt bashkimit me BE-nė. Nė fakt, BE mund tė mos jetė gati tė propozojė njė marrėveshje, derisa serbėt tė dorėzojnė nė Hagė njė kriminel tjetėr tė dyshuar pėr krime lufte, Ratko Mlladiēin. Oferta pėr tė punuar lidhur me udhėtimet pa vizė drejt BE-sė mund tė jetė shumė mė tepėr se thjesht njė karrem, por do tė duhen muaj tė tėrė negociatash pėr arritjen e saj. Pėr mė tepėr, njohja e pavarėsisė sė Kosovės, mund tė ēojė ndėrkohė nė ndalimin e progresit tė Serbisė drejt Bashkimit Evropian.

Sidoqoftė, politikanėt nė Beograd duhet ta dinė se ku qėndron alternativa e besueshme afatgjatė, shumė mė e rėndėsishme se ajo e solidaritetit sllav me Rusinė. Tė gjithė fqinjėt e tyre po ecin edhe pse ngadalė drejt anėtarėsimit nė BE. Rusia nuk mund t‘i ofrojė Serbisė akses nė treg, zhvillim ekonomik dhe partneritet sigurie nė tė njėjtin pozicion qė mund t‘ia ofrojė BE. Interesi real i Rusisė duket se ėshtė tė blejė lirė asetet energjetike serbe. E vetmja garanci afatgjatė pėr paqe dhe begati nė tė gjithė Ballkanin ėshtė nėse tė gjitha vendet e rajonit, pėrfshirė edhe Kosovėn me Serbinė, tė varrosin sėpatat e tyre tė luftės dhe tė bashkohen me kohė me Bashkimin Evropian. Njė dhjetėvjeēar mė parė, Sllovakia u pėrball me njė alternativė tė ngjashme, pasi u shkėput nga Republika Ēeke. Pėr disa vite, nacionalistėt sllovakė iu shmangėn rrugės qė ēonte drejt anėtarėsimit nė BE, duke ndjekur njė autokrat populist, Vladimir Meciar. Por votuesit sllovakė arritėn ta kuptonin se kėshtu nuk do tė kishin tė ardhme. Ata e hoqėn qafe Meciarin dhe vendi u bashkua me BE-nė, sė bashku me pjesėn mė tė madhe tė fqinjėve tė tyre nė 2004. Nėse Serbia do qė t‘i kthehet sėrish fati, duhet tė ndjekė tė njėjtėn rrugė.
Bora
Bora

Numri i postimeve : 120
Reputation : 3
Points : 29928
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi