ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Diferenca mes Bamir Topit dhe Rexhep Qosjes

Shko poshtė

31012008

Mesazh 

Diferenca mes Bamir Topit dhe Rexhep Qosjes Empty Diferenca mes Bamir Topit dhe Rexhep Qosjes




Diferenca mes Bamir Topit dhe Rexhep Qosjes

Nga Mero Baze

Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi, ėshtė vėnė para kritikash konfuze rreth protokollit dhe qėndrimeve tė tij gjatė vizitės sė fundit nė Kosovė, pėr shkak tė neglizhimit qė ai i ka bėrė njohjes paraprake tė terrenit tė minuar politik atje. I nisur rėndom nga ideja se ėshtė president i Shqipėrisė dhe mė tej akoma i ndjekur nga njė superdelegacion formal, shumica e tė cilėve e shihnin Kosovėn pėr herė tė parė si turistė, ai ka prodhuar pa dashje njė sulm publik ndaj tij, prej njė prej emrave mė tė njohur tė publicistikės politike nė Kosovė, prof. Rexhep Qosja. Pres qė ky sulm tė vazhdojė dhe mė tej nė formė thashethemesh, anekdotash dhe shkrimesh tė tjera nga autorė mė periferikė. Ėshtė tipike ajo qė ngjet nė raste tė tilla. Nuk dua tė merrem me gjithė shfrimin e dufit tė prof. Qosjes ndaj presidentit Topi. Ky i fundit ėshtė i paqėm nė distancėn qė ka nga ngjyrat e brendshme tė shoqėrisė sė Kosovės, saqė, po t’ia kishte rekomanduar Sabri Godo, mund ta fillonte vizitėn nė Kosovė dhe me takimin me Rexhep Qosjen. Me formatin e njė politikani tė ri nga Shqipėria, qė nuk e ka lidhur puna tė jetė i azhornuar me zhvillimet e imėta politike nė Kosovė, Bamir Topi ka qenė realisht nė njė fushė tė minuar nga hile tė vockla shqiptare, qė nga protokolli i shtetit tonė e deri te mysafirėt e tij nė Kosovė. Unė i kuptoj tė gjitha kėto dhe, duke njohur mirė dhe presidentin Topi, jam shumė i qartė nė pafajėsinė e tij nė ēdo detaj qė mund t’iu jetė dukur i gabuar nė Kosovė dhe nė ēdo detaj qė mund t’i ketė mrekulluar ata. Nuk kam asnjė drojė tė them se Bamir Topi e do Kosovėn, por nuk e njeh aq mirė, sa tė gjejė stilin e tė shprehurit tė kėsaj dashurie qė t’iu pėlqejė tė gjithėve. Ka politikanė tė tjerė nė Shqipėri qė e njohin kėtė teknikė dhe dinė ta pėrdorin shumė mirė. Por dua tė ndalem te thelbi i sulmit tė prof. Rexhep Qosjes. Sipas tij, Bamir Topi me qėndrimet e tij kishte ndėrhyrė nė punėt e brendshme tė Kosovės dhe kishte rishkruar historinė e Kosovės sipas brumosjes sė tij politike. Argumente natyrisht nuk kishte, por kishte aq shumė mllef, sa kishte arritur tė mbushte njė faqe me fyerje. Duke mos pasur argumente pėr ēfarė kishte gabuar Bamir Topi nė Kosovė, prof. Qosja merrej me ēfarė kishte gabuar Bamir Topi nė Shqipėri. Ky njeri, i cili ankohej pse Bamir Topi shkoi nė parlament tė Kosovės e nuk pėrmendi luftėtarėt, qė shkoi nė universitet dhe pėrmendi vetėm marksistė-leninistėt e 1981, qė shkoi nė institucione shkencore dhe pėrmendi mėsues katundi, pra ky kritik i rreptė, si kryeargument pėr sjelljen e Topit, kishte faktin qė Bamir Topi ka shkarkuar Sollakun, ka dekretuar ligjin pėr akademinė dhe ligjin pėr TVSH e librit qė shtypet jashtė Shqipėrisė. Njė nonsens mė tė madh se kaq nuk kam lexuar kurrė nga ndonjė njeri qė merr mundimin tė sulmojė presidentin e njė vendi. Tė thuash se Bamir Topi po ndėrhyn nė punėt e Kosovės dhe tė merresh me gjithė punėt tona nė Shqipėri, vetėm njė mendje inatēore dhe tėrėsisht e ideologjizuar mund ta bėjė. Sė pari, shkarkimi i Sollakut nuk ėshtė mė njė ēėshtje qė shqetėson as tė majtėn nė Shqipėri dhe s’ka pse shqetėson Rexhep Qosjen nė Prishtinė. Sė dyti, ligji pėr akademinė u pranua dhe presidenti Topi u falėnderua nga akademikėt e Tiranės dhe nuk ka pse mėrzitet njė akademik i Prishtinės. Dhe sė treti, mė skandalizoi TVSH e librit qė shtypet jashtė Shqipėrisė, e cila ėshtė njė ēėshtje tėrėsisht financiare dhe spekulative qė nuk ka tė bėjė as me ēėshtjen shqiptare, as me PD dhe as me PS. Bilé atė skandal e kanė pas bėrė ministra tė PD dhe e kanė mbrojtur po lobe financiare tė PD dhe jo tė PS. Minimalisht kjo ēėshtje nuk ka tė bėjė fare me ish-nėnkryetarin e PD, Bamir Topi, qė tashmė ėshtė president. Ai ka dekretuar njė ligj qė mbron lirinė ekonomike dhe tregun e lirė tė Shqipėrisė dhe pėr kėtė duhet pėrgėzuar nga ne qė jetojmė nė Shqipėri dhe ku ka fuqi vepruese ky ligj. Marrėzia pėr tė gjykuar punėt tona nė Tiranė me syrin e njė majtisti ekstrem nga Kosova dhe pėrpjekja pėr ta shitur kėtė si histori kombėtare ėshtė mungesė e madhe dinjiteti.
Problemi i dytė qė ngre prof. Qosja dhe qė ka tė bėjė me rishkrimin e historisė nė Shqipėri ėshtė dhe mė i rėndė. Ia kam pėrmendur njėherė vite mė parė, se nė ndryshim nga ne, nė ndryshim nga historianėt tanė qė kanė qenė tė detyruar tė gėnjejnė pėr ēdo gjė, historianėt dhe shkencėtarėt e Kosovės nuk e kanė pas kėtė fat tė keq, kur vinte puna pėr letėrsinė shqipe dhe vlerat e saj pėr shembull. Ne kemi pasur fatin e keq qė historinė e letėrsisė tė na e shkruante Dhimitėr Shuteriqi, i cili deri mė 1948 mburrej qė ishte me origjinė serbe, deri mė 1960 qė ishte me origjinė ruse dhe pastaj qė ishte dashamir i Kinės. Dhe pėr kėtė shkak ai na rreshtoi nė historinė e letėrsisė sonė me vlera ta barabarta Naim Frashėrin, Ēajupin, Asdrenin, Migjenin, Memo Meton, Shefqet Peēin, Shefqet Musarajin, Ismail Kadarenė etj. Na zhduku nga ēdo libėr Fishtėn, Konicėn, Koliqin, Pipėn, Camajn, na zhduku studimet e Mustafa Krujės dhe Mitrush Kutelit, na zhduku Lasgush Poradecin dhe Skėnder Luarasin. Rexhep Qosja qė shkruante po historinė e letėrsinė shqipe nė Kosovė mund ta ndalte kėtė masakėr. Mund t’i thoshte jo barbarisė qė zhdukte vlera kombėtare dhe mbillte ferra nė vend tyre. Nuk e bėri kurrė. Historia e tij e letėrisė shqipe ėshtė njė fotokopje e sistemit tė vlerave qė na ka ofruar Dhimitėr Shuteriqi, i cili ka dhe njėfarė arsyeje tė justifikohet se e ka shkruar nėn regjimin e Enver Hoxhės. Liria e Rexhep Qosjes na ka ofruar tė njėjtin produkt dhe nė raste tė tilla ėshtė mirė qė njeriu tė heshtė. E di qė falje s’kėrkon dot, se nuk e lė sedra e sėmurė, por heshtjen mund ta pėrdorė si mburojė nė kėto raste.
Dhe, sė treti, ky njeri ka njė problem me tė jetuarit si njeri i njohur nė Shqipėri dhe i papėrfillur nė Kosovė. Ka plot personazhe tė tillė tė botės shqiptare. Ka politikanė e gazetarė dhe emra tė botės akademike qė i ēmojnė mė shumė nė Kosovė ose nė Shqipėri dhe anasjelltas. Rexhep Qosja ėshtė thjesht njė idol i sė majtės shqiptare, por i sė majtės sė vjetėr, nacionalkomuniste me plot retorika pėr Kosovėn. Aq banale ėshtė kjo, sa disa vite mė parė, kur socialistėt ishin nė apogjeun e pushtetit tė tyre nė Tiranė, ndėrsa shkoja nė vendlindjen time nė Tepelenė pashė njė lapidar tė rregulluar dhe me tufa lulesh. Lapidari pėrkujton njė betejė me italianėt, por qė ėshtė shoqėruar me njė histori tė dyshimtė vrasjeje pėr njė ushtarak karriere tė shkolluar nė Itali, Asim Zenelin, tė cilėn s`e ka zbardhur askush deri sot. U ēudita, kur mė thanė se nė ceremoni kishte qenė Rexhep Qosja nga Kosova me shoqatėn “Labėria”. Ėshtė njė investim i fortė dhe personal tė vish nė malet e Jugut tė Shqipėrisė nė emėr tė respektit ndaj historisė qė nuk duhet tė shkruhet kurrė siē ėshtė. Unė jam rritur me historinė e Asim Zenelit dhe vrasjen e tij. Tė gjithė ata qė kanė qenė rrotull tij e tregojnė sesi ėshtė vrarė. Jo nga italianėt, jo nga pushtuesit, por nga shqiptarėt. Ne duhet ta themi njė ditė kėtė dhe lapidarin mund ta lėmė prapė aty ku ėshtė, por krimi duhet zbardhur. Prof. Qosja, qė drithėrohet nga ideja se historia mund tė rishkruhet, akuzon Bamir Topin pse s`ka pėrfillur tekat e tij nė Kosovė dhe vetė ėshtė simbol i pėrzierjes deri nė imtėsi nė gjithė historitė e pista tė komunizmit nė Shqipėri, sė paku sipas dokumenteve zyrtare qė nga viti 1978. Jam i gatshėm dhe tė pranoj se ai e ka bėrė nga idealizmi dhe dėshira pėr tė ndihmuar Shqipėrinė edhe pse komuniste, por sė paku tashmė qė ėshtė nė fund tė jetės, ose tė thotė ndonjė tė vėrtetė, ose tė heshtė dhe tė dėgjojė dhe palėn tjetėr qė ka tė vėrtetat e saj.
Bamir Topi ishte nė Kosovė si President i Shqipėrisė dhe ėshtė sjellė si i tillė. Ėshtė e vėrtetė se ai nuk di gjithēka pėr Kosovėn, nuk njeh klanet dhe prapaskenat e shoqėrisė atje, nuk njeh kulisat e politikės dhe ngjyrat qė ka ēdo fraksion, por dhe nuk ka pse i njeh tė gjitha. Rexhep Qosja ka pėrparėsi ndaj tij, se njeh ēdo pisllėk tė Shqipėrisė, ēdo skutė tė saj dhe e pėrjeton historinė e Shqipėrisė si njė militant socialist i traumatizuar nga ideja qė u zgjodh Bamir Topi president. Kjo ėshtė e vetmja diferencė mes tyre. Por Bamir Topi konkurron dhe jeton nė Shqipėri. Aty votohet, aty drejton, aty ndėshkohet dhe nderohet. Njėsoj dhe Rexhep Qosja nė Kosovė. Bamir Topi nuk i ka zėnė hisen e diellit, duke e lėnė me 1 pėr qind tė elektoratit tė Kosovės.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34536
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi