ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Intervista e plote e presidentit Bamir Topi

Shko poshtė

16022008

Mesazh 

Intervista e plote e presidentit Bamir Topi Empty Intervista e plote e presidentit Bamir Topi




Njė eksponent i medias, garanci pėr agjentin serb
Presidenti Topi komenton situatėn politike nė vend dhe vizitėn nė Kosovė

Presidenti Bamir Topi, nė njė intervistė pėr emisionin Top Show, shprehet i bindur pėr marrjen e ftesės pėr anėtarėsim tė Shqipėrisė nė NATO. Presidenti Topi i cilėsoi si trillime insinuatat e dhėna nė media, sipas tė cilave gjatė vizitės sė bėrė nė Kosovė kishte pasur njė incident. “Kur them se media duhet tė jetė shumė e kujdesshme, kam parasysh edhe ndonjė fakt mjaft tronditės, dhe ky nuk ėshtė faji im, sepse ju e dini fare mirė qė unė jam munduar gjithmonė qė tė jem nė mbrojtje tė sė drejtės tė gjithsecilit edhe pėr sa u pėrket interceptimeve apo pėrgjimeve telefonike. Nė rrjetėn e interceptimeve qė u bėhet agjenturave serbe nė Shqipėri, ditėt e fundit ėshtė peshkuar edhe njė eksponent i medias, i cili nė kulmin e vizitės sė Presidentit nė Kosovės, i jepte garanci agjentit serb: “Shikoni se ē’do t’i bėj Presidentit nė gazetė, sepse Presidenti kishte akuzuar politikėn serbe dhe ruse qė po minon procesin e paqes dhe marrjes sė pavarėsisė sė Kosovės”, tha Kreu i Shtetit.

Gazetari: Ėshtė e vėshtirė nė fakt, tė kaloni nga nėnkryetar i Partisė Demokratike nė President tė Republikės, tė transformoheni nė President tė Republikės?

Presidenti Topi: Nuk mund tė them kėtu qė gjithēka ėshtė e lehtė, sepse beteja nė radhė tė parė ėshtė me vetveten pėr tė qenė i sinqertė nė atė ēka shpalos, dhe besoj momenti i betimit jo vetėm qė ėshtė njė moment solemn, por ėshtė edhe njė moment kur praktikisht je nė vėmendjen e gjithė publikut, tė analistėve, sikurse jam edhe sot pėr tė ushtruar pikėrisht atė pėr cilėn unė jam votėbesuar, pėr tė cilėn unė jam votėbesuar jo thjesht nė Parlament, por edhe nėpėrmjet sondazheve publike. Besoj qė bėhet e lehtė nė momentin kur je i motivuar, kur ke njė qėndrueshmėri pikėrisht tė atij qė sapo e shpreha, tė karakterit, dhe ke njė qėndrueshmėri pėr atė qė je i mandatuar.

Gazetari: A ka njė model tuajin, njė model tė paraardhėsve?

Presidenti Topi: Jo, unė nuk shkoj me modele. Unė mundohem tė jem vetvetja. Ajo qė jam i detyruar tė realizoj ėshtė pikėrisht korniza kushtetuese, janė ligjet. Pastaj do tė ishte gabim qė t’i referohesha njė modeli nga pikėpamja e sjelljes, nga pikėpamja etike, nga pikėpamja e marrėdhėnieve me kolegėt, ku secili ka modelin e tij. Pra, tė jesh i natyrshėm ėshtė mė e mira, dhe brenda natyrshmėrisė tė arrish suksesin ,ėshtė akoma edhe mė mirė.

Gazetari: Duke qenė politikan i Partisė Demokratike ju ėshtė dashur tė merrni pjesė nė betejat qė Partia Demokratike ka patur me paraardhėsin tuaj, zotin Moisiu. Duke qenė brenda kėtyre ambienteve, duke njohur nga afėr ē’do tė thotė tė jesh President, a ka ndryshuar diēka nė mėnyrėn se si e gjykoni dhe e vlerėsoni Moisiun?

Presidenti Topi: Absolutisht, unė kam patur vlerėsimet e mia pėr ish-presidentin Moisiu. Nuk jam kushtėzuar nga klima politike. Jam munduar tė jem i ftohtė nė gjykimet e mia. Kam ndarė nė mėnyrė tė qartė betejėn politike, e cila nė Shqipėri sikurse dihet, herė pas here akutizohet dhe zhvillohet me tone shumė tė ashpra dhe ėshtė mirė qė politikani, pavarėsisht nga intonacionet e betejės politike, kur ėshtė i detyruar, ėshtė mirė patjetėr qė tė shpalosė argumente. Mund tė ketė ardhur puna qė tė interferojė edhe figura e ish-presidentit, por gjithsesi kam qenė shumė i matur pėr ta respektuar figurėn e presidentit dhe pėr ta gjykuar atė nė rrethana konkrete, nė rrethanat e njė koniunkture tė caktuar politike, qė gjithsesi nuk kanė qenė tė lehta as pėr ish-presidentin, por nuk kanė qenė tė lehta dhe as pėr interlokutorėt. Unė them qė nė atė kohė kam qenė njė interlokutor i rėndėsishėm i Partisė Demokratike dhe betejat kryesore janė zhvilluar nė Parlament. Kryetari i grupit parlamentar, jo vetėm pėr shkak tė pozicionit tė tij institucional, por edhe pėr shkak tė mundėsive dhe aksesit qė ka nė marrėdhėnie me kolegėt, qofshin kėta edhe tė kampit tjetėr, i jepet mundėsia nė momente delikate, i jepet misioni qė tė realizojė edhe pajtime e konsensuse, sikurse edhe janė realizuar.

Gazetari: Zoti President, duke mbetur tek reforma nė drejtėsi, ku natyrisht njė pjesė e kėsaj historie mbetet ēėshtja e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. A nuk ėshtė e jashtėligjshme qė ju tė firmosni pėr prokurorėt e parė tė kalojnė nė nivele tė tjera pa pėsuar ndonjė penalitet nė lidhje me kėtė?

Presidenti Topi: Jo, absolutisht jo! Unė natyrisht vendos firmėn tek dekreti dhe sipas marrėdhėnieve ligjore e kushtetuese, tė gjitha propozimet vijnė nga kryeprokurori dhe mbi bazėn e referencave ligjore, tė cilat sigurisht janė tė konsultuara edhe nė planin juridik, vijnė dhe dekretohen nga Presidenti i Republikės. Pra, ėshtė ekskluzivitet organizimi i strukturave tė Prokurorisė, ekskluzivitet i Kryeprokurorit me ligjet aktuale dhe nė Kushtetutė parashikohet qė dekretohet nga Presidenti i Republikės. Nė tė gjithė kėtė linjė tė komunikimit, ka patur sikurse thashė njė konsultim mjaft profesional dhe absolutisht gjithēka ėshtė nė njė terren ligjor dhe kushtetues.

Gazetari: Ju nė disa sondazhe pėrpara se tė bėheshit President, kishit popullaritetin mė tė madh mes gjithė politikanėve tė tjerė. Jeni ndopak i trembur qė duke qenė nė postin e Presidentit, mund tė bjerė popullariteti juaj?

Presidenti Topi: Nė veprimtarinė time asnjėherė nuk e kam patur mendjen te sondazhet, por gjithsesi i konsideroj mjaft tė rėndėsishme nė vlerėsimin e performancės kudo ku tė jesh. Aq mė shumė kur je nė pozicionin e Presidentit tė Republikės, sondazhet janė mjaft tė rėndėsishme. Besoj qė nė rastin konkret, tė jesh nė vėmendjen e shoqėrisė do tė thotė qė shoqėria tė vlerėson, ose tė jep nota qė nuk konsiderohen pozitive. Ēdo njeri e ka tė detyrueshme qė tė jetė pėrballė publikut dhe aq mė shumė, e ritheksoj Presidenti i Republikės. Ē’ka do tė thotė qė nė punė ke nevojė qė tė korrektohesh, edhe atėherė kur ke gabuar. Pra, ėshtė normale, askush tė mos pretendojė qė ka njė performancė ideale. Askush nuk duhet tė bjerė nė klimė subjektivizmi. Kėshtu qė unė e shikoj si njė mekanizėm perfekt tė demokracisė. Aq mė shumė kur sot mikrofoni i hapur del nė rrugė, ėshtė mikrofoni i hapur nė studio, ka shumė pjesėmarrės, ka nivele tė ndryshme, dhe ajo qė ndodh nė Shqipėri besoj ėshtė mė e shprehur, sepse shumica e njerėzve janė shumė tė lidhur me politikėn, kjo edhe pėr shkak tė asaj qė kanė kaluar, por edhe pėr shkak tė asaj qė kanė shumė nevojė tė mbėshteten tek politika si njė shpresė pėr tė ndryshuar kėtė realitet.

Gazetari: Do tė flasim tani pėr disa ēaste shumė tė rėndėsishme qė janė tė ditės dhe qė kanė tė bėjnė me rajonin. Kosova pėr pak ditė do tė shpallė pavarėsinė e saj. Cilat janė mesazhet tuaja pėr atė ditė?

Presidenti Topi: Mesazhet janė dhėnė prej kohėsh. Nuk besoj qė tė ketė mesazhe tė reja, sepse ka qenė njė proces mjaft i gjatė, njė proces i lodhshėm, ka qenė njė proces qė na ka pėrfshirė tė gjithėve. Mesazhi qė mund tė jepet pėr atė ditė ėshtė edhe ai qė jep komuniteti ndėrkombėtar. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė administrohet nė mėnyrė shumė tė qetė Dita e Shpalljes sė Pavarėsisė, qė tashmė ėshtė nė prag. Kėtė mesazh e kanė dhėnė edhe liderėt politikė kosovarė, sepse duhet tė kemi parasysh jo vetėm realitetin qė ekziston nė Kosovė, si njė realitet politik qė i kalon kufijtė e Kosovės, me koniunktura tė caktuara politike ndėrkombėtare, por mbi tė gjitha pėr tė dhėnė njė sinjal shumė pozitiv pėr gjithė popullsinė dhe minoritetet serbe e tė tjera qė jetojnė nė Kosovė.

Unė besoj se kohė pas kohe janė dhėnė mesazhe qoftė nga Presidenti i Kosovės, zoti Sejdiu, qoftė nga Kryeministri Thaēi. Kanė qenė veprime mjaft tė matura e tė zbutura pėr t’i dhėnė qetėsi popullsisė serbe qė tė mos jenė pjesė e manipulimeve qė vijnė nga qarqe tė caktuara, qė tė jenė pjesė e trazirave; pėrkundrazi, pėr ta pritur kėtė ēast tė lindjes sė shtetit tė ri me njė mundėsi tė plotė pėr tė jetuar nė harmoni mbi bazėn e tė gjitha standardeve qė pėrcaktohen nga Kėshilli i Evropės e qė pėrfshihen edhe nė Planin e zotit Ahtisaari.

Gazetari : Ndėrkohė, shtypi dhe mediat folėn pėr njė incident qė ndodhi gjati vizitės suaj triumfale, ta quajmė, nė Kosovė. Zėvendėsministrja, e cila ėshtė diskutuar gjatė pėr postin e ambasadores nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, kishte kėrkuar qė tė mos ju jepej juve titulli “Honoris Causa”, tė cilin ju e mbani tashmė nė zyrėn tuaj, por ai t’i jepej vetėm Kryeministrit Berisha. Cili ėshtė versioni juaj?

Presidenti Topi: Absolutisht jo, janė trillime qė vijnė pėr fat tė keq, nga njė pjesė e medias dhe nė njė ēast shumė tė rėndėsishėm kur e gjithė media duhet tė jetė shumė e kujdesshme, pikėrisht nė klimėn qė kėrkohet nė prag tė pavarėsisė sė Kosovės. Aq mė shumė kėto dalin nė ēastin kur Presidenti ishte nė Kosovė. Unė mund ta deklaroj kėtu qė zėvendėsministrja e Punėve tė Jashtme, zonja Harxhi, ka qenė pjesė mjaft aktive e mbėshtetjes sė kėsaj vizite dhe dėgjojeni kėtė drejtpėrdrejt, pikėrisht, nga goja ime.

Kur them se media duhet tė jetė shumė e kujdesshme, kam parasysh edhe ndonjė fakt mjaft tronditės, dhe ky nuk ėshtė faji im, sepse ju e dini fare mirė qė unė jam munduar gjithmonė qė tė jem nė mbrojtje tė sė drejtės tė gjithsecilit edhe pėr sa u pėrket interceptimeve apo pėrgjimeve telefonike. Nė rrjetėn e interceptimeve qė u bėhet agjenturave serbe nė Shqipėri, ditėt e fundit, ėshtė peshkuar edhe njė eksponent i medias, i cili nė kulmin e vizitės sė Presidentit nė Kosovės, i jepte garanci agjentit serb: “Shikoni se ē’do t’i bėj Presidentit nė gazetė, sepse Presidenti kishte akuzuar politikėn serbe dhe ruse qė po minon procesin e paqes dhe marrjes sė pavarėsisė sė Kosovės”.

E pėrdora kėtė si argument pėr tė thėnė se nė situata kaq delikate, kur tė gjithė janė shumė tė kujdesshėm, qė tė krijojnė njė terren sa mė tė favorshėm, media duhet tė sinkronizohet dhe tė mos merret me elementė qė nuk ekzistojnė. Absolutisht, nuk ka pasur asnjė lloj situate tė tillė pėr tė penguar vizitėn e Presidentit, pėrkundrazi, znj. Harxhi ka qenė pjesė shumė aktive, sė bashku me tė tjerėt; kabineti i punės i Ministrisė sė Jashtme dhe kabineti i Institucionit tė Presidentit, tė cilėt kanė bėrė tė mundur qė, nė bashkėpunim me institucionet e Kosovės, tė realizojnė njė vizitė triumfale. E kam thėnė edhe herė tjetėr, nuk ėshtė pritur nominalisht Bamir Topi atje, por ėshtė pritur Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė. Ēdo president qė do tė shkonte nė Kosovė nė kėtė situatė, do tė pritej me bujarinė e vėllezėrve kosovarė; nuk ėshtė se u prita vetėm unė, u prit i gjithė delegacioni, i cili pėrbėhej nga deputetė, ministra, biznesmenė, njerėz tė artit, kulturės, njerėz qė janė bėrė shumė familjarė pėr familjet kosovare. Ne duhet qė patjetėr t’u largohemi kėtyre etiketimeve qė nuk i shėrbejnė punės dhe nė njė moment shumė tė rėndėsishėm, kur vėmendja duhet tė jetė e pėrqendruar pikėrisht te ēasti final, qė ėshtė Shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės. Administrimi i ditėve tė mėpasme do tė shkojė nė qetėsi kur Kosova do tė jetė shteti i ri qė ēdo ditė do tė fitojė sigurinė e vet. Gazetarėt merren me ēėshtje tė tilla, tė cilat pėr fat tė keq, nė ēaste tė caktuara janė shumė tė dėnueshme.

Gazetari: Duhet ta dimė emrin e kėtij gazetari?

Presidenti Topi : Absolutisht jo! Unė e pėrdora nė kontekstin e shpjegimit tė nevojės qė tė gjithė duhet tė kontribuojmė, tė gjithė: institucionet e shtetit, politika, media dhe tė gjithė tė jemi shumė tė kujdesshėm pėr t’i kontribuar kėtij ēasti. Ju e dini se ēka ndodhur atje. Ju e dini se ē’ ka bėrė populli i Shqipėrisė gjatė kohės sė eksodit biblik; janė pėrpjekur e martirizuar shumė njerėz. Pikėrisht nė kėto ēaste qė konsiderohen shumė delikate dhe kur gjithēka duhet tė trajtohet nė mėnyrė shumė fine, ekzistojnė edhe situata tė tilla, ekzistojnė edhe elementė tė tillė, tė cilėt kėrkojnė tė intoksikojnė njė situatė qė vetėm ata e dinė pse e bėjnė.

Gazetari: Do ta marrė Shqipėria ftesėn pėr nė NATO?

Presidenti Topi: Unė jam mjaft optimist nga tė gjitha takimet qė kemi zhvilluar dhe, nga tė gjitha informacionet e fundit Shqipėria, sė bashku me Maqedoninė e Kroacinė, sė bashku nė bllok, do tė marrin ftesėn pėr t’u anėtarėsuar nė NATO. Po bėhen tė gjitha pėrgatitjet ceremoniale pėr takimin nė Bukuresht. Kam njė optimizėm real se Shqipėria do ta marrė kėtė ftesė dhe kjo do tė jetė njė ngjarje e jashtėzakonshme pėr Shqipėrinė.

Gazetari: Ėshtė e freskėt tashmė pėr tė gjithė ne historia e vizave, qė u quajt “kriza e vizave” me Maqedoninė. Mendoni se ka njė lloj diferencimi tė palėve politike shqiptare nga ana e qeverisė nė Maqedoni?

Presidenti Topi: Unė kam realizuar njė takim, ku pėr hir tė sė vėrtetės, qoftė Kryeministri dhe qoftė ministri i Jashtėm, kanė qenė me angazhime shumė tė rėndėsishme nė Bruksel dhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės; ēka do tė thotė, jo se ka munguar interesi pėr tė shmangur pikėrisht kėtė lloj marrėdhėnieje qė ėshtė krijuar midis dy qeverive tė Shqipėrisė dhe tė Maqedonisė. Unė mund t’ju them se takimet me partitė politike tė shqiptarėve nė Maqedoni i kam tė herėpashershme, nėpėrmjet njė komunikimi tė domosdoshėm, sepse stabiliteti i rajonit ėshtė shumė i rėndėsishėm qoftė nė funksion tė pavarėsisė sė Kosovės, qoftė edhe pėr ato sfida tė pėrbashkėta qė kemi nė rrugėn e anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO. Faktori shqiptar nė Maqedoni ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr tė pėrcaktuar edhe vendime qė konsiderohen mjaft delikate. Unė nuk kam dashur ta ekspozoj kėtė ēast, sepse nė pjesė tė komunikimit tė pėrditshėm jo gjithēka ėshtė e nevojshme qė tė dalė nė publik, por duhet thėnė se takimet kanė qenė efikase dhe, nė pėrfundim tė asaj dite, gjithēka ėshtė stabilizuar. Kjo, jo sepse ēelėsi magjik erdhi nga pikėrisht nga ai takim, por ekzistonte njė lloj prirjeje qė gjėrat tė normalizoheshin, sepse normalizimi i gjėrave nuk mund tė vijė brenda orės ose ditės, por ekziston njė frymė prirjeje e pėrbashkėt, e cila po konkretizohet dhe po shkohet me terma qė sot janė mė tė favorshme se ē’ kanė qenė pėrpara.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37485
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi