ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Andreas Reiner, Para 40 vitesh mėsova se ē’do tė thotė tė jesh artist shqiptar

Shko poshtė

24022009

Mesazh 

Andreas Reiner, Para 40 vitesh mėsova se ē’do tė thotė tė jesh artist shqiptar Empty Andreas Reiner, Para 40 vitesh mėsova se ē’do tė thotė tė jesh artist shqiptar




Violinisti austriak tregon pėr njohjen e tij me artin dhe kulturėn shqiptare, Intervistoi: Julia Vrapi Vjen pėr herė tė parė nė Shqipėri, por me artin shqiptar ai ėshtė njohur para 40 vitesh. Violinisti austriak Andreas Reiner ishe kėto ditė nė Tiranė i ftuar pėr tė interpretuar nė njė koncert qė zhvillohet nga sezoni i “Klasik” nė kuadėr tė 200 vjetorit tė lindjes sė Mendelsonit. I njohur jo vetėm nė vendin tij, por dhe nė shumė vende tė botės, austriaku Reiner nė njė intervistė dhėnėn pėr gazetėn “SOT” tregon se artistėt shqiptarė janė tė talentuar, dhe ai ka pasur shumė studentė tė mirė shqiptarė. Sot violinisti Reiner ėshtė njė prej artistėve mė tė njohur botėrorė, i cili pėr herė tė parė shkeli nė Tiranė pas shumė vitesh kur ai kishte dėgjuar pėr kėtė qytet, njė vendet qė siē thotė ai ėshtė nė zhvillim. Nė kėtė intervistė violinisti Reiner tregon se si ishte njohja e tij me artistėt shqiptarė, por na zbulon dhe disa detaje tė aktiviteti tė tij artistik gjatė kėtij viti. -Vini pėr herė tė parė nė Shqipėri dhe merrni pjesė nė koncertin e parė qė zhvillohet pėr nder tė kompozitorit gjerman Mendelson. Si ndiheni? Pėr mua ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė jem nė pėrvjetorin e 200 tė lindjes sė Mnedelsonit, i cili ėshtė njė kompozitor shumė i madh gjerman. Pėr mua ėshtė njė nder dhe njė kėnaqėsi shumė e madhe qė tė luaj nė koncert dhe tė jem nė kėtė pėrvjetor tė tij nė Shqipėri. Unė e njoh muzikėn dhe shkollėn violinistike shqiptare shumė mirė, sepse kam pasur studentė shumė tė mirė nė Gjermani. Por unė njoh dhe violinistin tuaj mė tė shquar qė ėshtė Tedi Papavrami. Gjithmonė kur e mendoj kėtė artist mė rritet dhe pėrgjegjėsia pėr tė luajtur nė Shqipėri. Ndje njė kėnaqėsi shumė tė madhe qė unė do tė luaj kėtė koncert tė Mendelsonit nė Teatrin e Operės dhe Baletit. -Pėrpara se tė vinit nė Shqipėri ēfarė dinit pėr muzikėn shqiptare? Unė jam austriak dhe vendi im ka pasur lidhje tė hershme me Shqipėrinė. Pėrveē kėsaj unė jam i interesuar pėr politikėn kėtu .Unė e kam ndjekur zhvillimin politik tė Shqipėrisė, para viteve ’90, por dhe pas ndryshimeve qė u bėnė pas viteve ‘90. Kjo mė ka bėrė qė tė jem njė njohės i mirė i vendit tuaj Shqipėrisė, por edhe i kulturės shqiptare, duke ditur qė kam pasur dhe kontakte me shumė shqiptarė. Gjatė turneve tė mia qė kam zhvilluar nėpėr Evropė kam bėrė shumė koncerte dhe nė vendet qė ju rrethojnė si Maqedoni, Mal tė Zi,etj. Vetėm nė Shqipėri nuk kisha ardhur, por isha shumė i lidhur me historinė tuaj dhe kulturėn shqiptare. -Kur jeni njohur pėr herė tė parė me artin dhe kulturėn shqiptare? Unė fėmijėrinė time e kam kaluar nė Vjenė dhe atje kam takuar dhe shumė muzikantė shqiptarė. Unė ndjej respekt pėr ata, sepse sa herė qė takoj ndjej se ėshtė diēka e veēantė dhe futem menjėherė nė komunikim me ata. Ndjej se ėshtė diēka shumė e mirė dhe ndėrmjet artistėsh ne shkojmė shumė mirė. Kam pėrshtypje shumė tė mira qoftė kur unė isha fėmijė, por dhe tani qė njoh muzikantėt shqiptarė qė mė japin njė kėnaqėsi tė veēantė kur bashkėpunoj me ata. -Thatė qė nė fėmijėrinė tuaj jeni njohur me artistė shqiptarė, por nė atė kohė nė Shqipėri ishte njė sistem tjetėr. Ēfarė mbani mend gjatė takimit me ata, pėr sa i pėrket artit nė vendin tonė? Unė nuk mund tė flas pėr emra tė veēantė, pasi kanė kaluar shumė kohė mbi 40 vjet, por megjithatė unė e kam tė fiksuar nė mendjen time qė nė atė kohė po tė tregoje se ai ishte njė violinist shqiptar tė gjithė kishin respekt, sepse ishte diēka qė nė Vjenė ka ngelur si emėr nuk ėshtė dikush i panjohur, por kur thuhet se ai ėshtė njė muzikant shqiptar respekti dhe vėmendja ėshtė mė madhe. -Me shqiptarėt ju jeni njohur para 40 vitesh, ndėrkohė qė pėr herė tė parė vini nė Shqipėri. Cilat janė pėrshtypjet tuaja? Kam pak kohė qė kam mbaruar dhe nuk kam pasur shumė kohė qė tė lėviz. Ne jemi duke bėrė prova, e megjithatė kam dalė disa herė nga hoteli pėr tė shėtitur nė qytet. Ajo qė mė ka bėrė pėrshtypje kanė qenė njerėzit. Nė vendin tuaj njerėzit janė shumė miqėsorė, shumė tė dashur. Duket se ėshtė njė vend qė ėshtė nė zhvillim. Shikohet e reja, ka shumė ndėrtime tė reja etj. Nė fakt mendoj se ka akoma shumė gjėra pėr t’u bėrė, por ajo qė mė pėlqen ėshtė se njerėzit janė nė lėvizje. -Jeni njė artist i njohur dhe po prezantoheni me sukses nė skenat botėrore. Si ka nisur rruga juaj artistike me instrumentin e violinės? Nė moshėn tre vjeēare unė i kam frikėsuar prindėrit e mi, sepse sa herė qė dilte nė radio njė simfoni e Moxartit apo njė koncert pėr trompė dhe orkestėr i Haydenit, unė filloja dhe qaja gjatė gjithė kohės. Isha aq i impresionuar dhe aq habitur nga muzika, sa pas kėsaj prindėrit e mi nuk dinin se ēfarė tė bėnin me mua, pasi unė isha nė njė botė tjetėr. Xhaxhai im, i cili luan me violinė pėr pasionin e tij dhe nuk ėshtė profesionist mė ēoi tek njė profesor dhe kėshtu ndodhi qė unė shkova tė studioja pėr violinė dhe nuk ėshtė se doja patjetėr qė tė studioja violinė, pasi unė doja shumė muzikėn dhe nuk kishte rėndėsi instrumenti. Qė nė moshė tė vogėl mbaja mend, qė pėr mua ishte e pa arritshme. Ishte e rrallė dhe gjithmonė sa dilte ndonjė muzikė nė radio unė habitesh dhe harroja ēdo gjė qė ishte pėrreth. Dhe kjo bėri qė unė tė nisja rrugėn drejt fushės sė muzikės. -Cili ėshtė kompozitori i preferuar pėr ju? Nė artistėt e kemi tė vėshtirė qė tė veēojmė kompozitorin mė tė mirė, apo mė tė dashur sepse secili ka meritat e tij. Megjithatė nėse unė mund tė them diēka ėshtė se unė kam njė lidhje tė veēantė me kompozitorin e njohur rus Vladimir Shoskotaviē. Duke lėnė menjėanė anėn politike tė disa veprave tė tij, unė e ndjej si kompozitorin mė direkt pas Haydenit. Ai pėr mua ėshtė Haydeni modern , sepse muzika e tij ka qenė direkt. Ka pasur karakterin vallėzues, ka pasur njė bukuri qiellore,duke e pėrzier me brutalitetin e jetės sė Bashkimit Sovjetik tė atėhershėm. Duke qenė se unė jam sot primar i kuartetit tė 15 harqeve “Rosamunde”, edhe Shostakoviē sė bashku me 15 kuartete e Bethovenit janė dy shtyllat kryesore tė jetės sonė koncretore , por dhe tė repertorit gjithashtu. Nėse unė do tė veēoja kompozitorėt pėr mua janė Shostakoviē dhe Bethoveni. -Cilat do tė jenė koncertet nė vijim tė aktivitetit tuaj artistik? Unė jam profesor nė Shkollėn e Elsenit dhe pasi tė mbaroj koncertet nė Tiranė do tė shkoj tre dite nė Mynih, sepse aty jetoj dhe do tė bėj prova me kuartetin. Mė pas unė do tė largohem nė Barcelonė, Maltė, Mynih etj. Jam tėrė kohės me aktivitete artistike. -Kuarteti qė ju keni krijuar ka fituar disa ēmime, dhe ju zhvilloni njė aktivitet tė ngjeshur artistik me kėtė kuartet. Ē’mund tė na thoni pėr krijimin e tij? Kuarteti “Rosamunde” ėshtė njė nga kuartetet mė tė njohur tė botės. Ai ėshtė formuar nė vitin 1991. Unė dhe dy instrumentistė tė tij kemi qenė mė parė nė orkestrėn e Mynihut dhe kur krijua si kuartet ne bėmė njė vit e gjysmė vetėm prova, nuk zhvilluam koncerte. Dy koncertet e para ne i kemi pasur nė Berlin dhe Mynih. Duke qenė se kėto koncerte patėn sukses ne morėm kontratė pėr tė bėrė CD dhe mė pas u bėmė tė famshėm. Ishin kėto dy koncerte qė na dhanė shtysėn kryesore, qė ne u morėm vetėm me kuartetin. “Rosamunde”. Kuarteti ėshtė puna ime artistike dhe qė nga ajo kohė unė nuk vazhdova mė me orkestrėn e Mynihut. *************************************** Tė dhėna mbi violinisti Andreas Reiner I lindur nė Vjenė dhe i rritur nė Eisenstadt, nė qytetin e Joseph Haydn, ka marrė formimin e tij nė violinė tek Werner Ehrenhofer, Edith Steinbauer dhe Itzhak Perlman. Talenti i tij u shfaq qė nė moshė tė vogėl e si rrjedhojė ai do tė luante koncertin e tij tė parė solistik nė moshėn 7 vjeēare. Qė nga ajo kohė ai ka luajtur nė pothuajse tė gjitha vendet evropiane, nė Amerikėn e Veriut dhe tė Jugut si dhe nė Japoni. Shumė recitale dhe koncerte tė muzikės sė dhomės ai i ka luajtur me Christian Zacharias, Roger Vignoles, Aci Bertoncelj, Murray Perrahia dhe Gerhard Oppitz. Ai gjithashtu ka qenė nė shumė koncerte si solist sė bashku me Heinrich Schiff nė koncertin pėr violinė dhe violonēel tė Johannes Brahms. Pas njė kohe tė shkurtėr si koncertmaester i Orkestrės Filarmonike tė Mynihut nėn drejtimin e Sergiu Celibidache. Nė vitin 2008 Andreas Reiner ka marrė ēmimin mė tė rėndėsishėm tė muzikės klasike nė Gjermani, ēmimin “ECHO”. Andreas Reiner ėshtė profesor i muzikės sė dhomėn nė shkollėn e lartė tė muzikės Folkėang nė Essen dhe luan nė violinėn e famshme “King Max-Joseph”.
SOT
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi