ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipėria nė ditarin e poetit Lear

Shko poshtė

24022009

Mesazh 

Shqipėria nė ditarin e poetit Lear Empty Shqipėria nė ditarin e poetit Lear




Alma Mile

Edhe kur shkruan, ai duket sikur pikturon. Tabloja ėshtė e qartė, plot dritė dhe e lexueshme, deri nė detajin mė tė vogėl. Poeti dhe piktori anglez, Edward Lear ėshtė ndoshta i pari udhėtar shkrimtar, qė pėrshkoi gjithė Shqipėrinė nga Veriu nė Jug, pa u ndalur thjesht nė sarajet e ndonjė pashai. E nisi udhėtimin pėrmes Shqipėrisė nė vjeshtėn e vitit 1848 dhe me fanatizėm fiksoi ēdo detaj tė rrugės sė tij. Ky ditar udhėtimi ėshtė tashmė nė duart e lexuesit shqiptar pėrmes botimit tė shtėpisė botuese “Plejad” me titullin “Edward Lear nė Shqipėri”. Pėrmes shėnimeve tė tij vjen Shqipėria e 1848-1849, qė nga qytetet mė tė mėdha, si Shkodra, Tirana, Elbasani, Berati, Gjirokastra, Himara, deri tek fshatrat mė tė vegjėl, ku ai kaloi. Pėrshkruan me detaje, jo vetėm qytetet, por edhe vendet ku bujti, hanet, njerėzit, veshjet, sjelljet. Lear vizaton panoramėn e njė vendi tė varfėr, shumė tė prapambetur, ku gruaja ėshtė njė “kafshė pune” dhe ku burrat kanė pamje tė ashpėr e tė krekosur. Nga ditari “Edward Lear nė Shqipėri” sjellim disa fragmente, ku pėrshkruhen disa qendra tė rėndėsishme, si Shkodra e pasur dhe e pastėr, Tirana e zhurmshme e plot xhami e Himara, qysh aso kohe “mendje mė vete”. Nė fund tė librit gjenden edhe disa skica, qė Lear kishte bėrė gjatė udhėtimit.
Nė Shkodėr
Gjithė ditėn moti duket i ngrysur dhe kėrcėnues, por retė i shtojnė njė bukuri madhėshtore maleve ngjyrė blu tė errėt qė rrethojnė fushėn e Shkodrės. Qė herėt nė mėngjes tregtarėt e Shkodrės kalojnė atje grupe-grupe rrugės pėr nė Pazar; shumė prej tyre janė shumė tė pasur dhe bėjnė tregti mė sė shumti me brigjet e Italisė. Sidomos me Venedikun, dialektin e tė cilit e flasin tė gjithė pothuaj po aq mirė sa greqishten, sllavishten, shqipen dhe turqishten. Nė qytetin e tyre ata bėjnė njė jetė qė nuk bie nė sy dhe i veshin ndonjėherė fustanellat, por mbajnė kapota tė gjata e tė errėta, pantallona liri, tė zeza, ose blu, si ato tė korfuziotėve apo banorėve tė ishujve grekė; nėn to mbajnė ēorape tė gjata e tė bardha dėborė, tė cilat i ndėrrojnė pėrditė, ēfarė mrekullie! Por shkodranėt janė krejt ndryshe nga pamja, zakonet dhe mėnyra e sjelljes nga shqiptarėt e jugut. Gratė i mbulojnė fytyrat dhe kur i sheh jashtė shtėpive, nuk i dallon dot tė krishterat nga muhamedanet, sepse tė gjitha pa pėrjashtim mbajnė pelerina tė kuqe me kapuēa katrorė. Megjithatė, kur shkojnė nė Venedik e Kotorr, tregtarėt shkodranė shpalosin vetveten, si tė thuash, sepse nė vendin e tyre, nga frika se mos ngjallin lakminė e turqve, nuk ua mban tė tregohen tė tillė. Jashtė vendit ata shpalosin tė gjithė pasurinė shkėlqimtare tė kostumit gegė; kurse gratė shkodrane bėjnė tė kundėrtėn; nė shtėpi ato veshin kostume tė mrekullueshme, pothuaj pėrtej imagjinatės. Nė marrėdhėniet shtėpiake, tė krishterėt katolikė tė Shkodrės kanė shumė gjėra tė pėrbashkėta me sunduesit e tyre muhamedanė, nėn pushtetin e tė cilėve kanė qenė pėr njė kohė kaq tė gjatė sa qė kanė marrė shumicėn e zakoneve tė tyre, si pėr shembull, martesat bėhen nga prindėrit dhe nusja e dhėndri nuk e shohin kurrė njėri-tjetrin deri ditėn qė nusen e ēojnė nė shtėpinė e burrit, ditėn e dasmės. Ashtu si nė Turqi, femrat nė ēdo familje janė pothuaj tė ndryra si nė burg, dalin vetėm tė mbuluara dhe asnjėherė nuk rrinė bashkė me burrat e ndonjė familjeje tjetėr.
Tiranė
Atė ditė ishte ditė tregu, ose ditė pazari dhe, kur desha tė hap bllokun e vizatimeve nė sheshin e gjerė pėrpara dy xhamive kryesore (njė skenė e paparė konfuzioni, me dema, buaj, dele, dhi, pata gomarė, qen dhe fėmijė, vraponin tė gjithė nga tė gjitha anėt) njė pjesė e madhe e vendasve, tė nxitur nga kureshtja, filluan tė shtyheshin afėr meje pėr tė parė ē’po bėja, me gjithė pėrpjekjet e kavasit pėr tė krijuar njė hapėsirė bosh rreth meje. Vetėm gratė, me ferexhe tė errėta dhe perēe prej byrynxhyku tė bardhė si prej fantazmash, rrinin pranė mallrave qė shisnin e nuk luanin nga vendi. Do t’i kisha vizatuar me gjithė qejf xhamitė e zbukuruara me arabeskat e mrekullueshme, por turmat, mė nė fund, ma hoqėn gjithė dėshirėn qė kisha pėr tė punuar. Jo mė pak e mėrzitshme ishe vėmendja e pareshtur e njė dervishi fanatik, me njė sjellje dhe pamje shumė tė ēuditshme. Thirrja e tij “Shejtan” kumbonte shpesh dhe, kur hidhej dhe pėrdridhej, duke bėrė njė sėrė marifetesh tė ēuditshme, shpesh mė vinte afėr dhe mė tundte nė fytyrė njė bastun tė gjatė me grremē, tė mbuluar me xhingla tingėlluese, tė cilin ndonjėherė ia tregonte edhe kavasit, sikur donte tė mė thoshte me kėrcėnim “Tė mos ishte ky qė tė mbron, do tė ishe zhdukur, more i pafe!”. Turma shihte veprimet e njeriut tė shenjtė me frikė dhe nderim, sepse Tirana, me sa duket, ėshtė vend ku fesė i kushtohet shumė vėmendje. Nė asnjė pjesė tjetėr tė Shqipėrisė nuk ka xhami kaq tė bukura sa kėtu dhe askund tjetėr nuk sheh kaq shumė dervishė tė veshur me xhybe tė gjelbra. Dhe ndonėse mund tė mėrzitet nga pamundėsia pėr ta ushtruar profesionin e vet rehat, artisti shėtitės nuk duhet tė ankohet pėr pasojat e kureshtjes mėse tė natyrshme tė njerėzve e as pėr ndonjė lloj irritimi qė shfaqin kur shohin art tė ushtruar aq haptazi, qė simbas mendjes sė tyre tė frikėsuar e tė pashkolluar, duhet tė jetė hiē mė pak se vepėr e djallit. Lagjet nė tė dalė tė Tiranės janė tė mrekullueshme. Sapo del jashtė qytetit shijon skena tė mrekullueshme tė qetėsisė, mes rrapeve madhėshtore dhe pėrrenjve me ujė tė kulluar sa mė s’ka. Gjithė mbasditen e kalova duke vizatuar nė rrugėn e Elbasanit, nga ku pamja e qytetit ėshtė shumė e bukur. Vargu i gjatė i fshatarėve, qė ktheheshin nė shtėpi nga pazari, mė dha mundėsinė tė skicoja shumė prej kostumeve tė tyre, teksa kalonin.
Nė Himarė
Mu poshtė Strada Biankas, shtrihej njė brez i gjatė toke midis detit dhe malit, nga ku dukeshin vendndodhjet e pothuaj tė gjitha fshatrave himarjote, i gjithė territori midis Adriatikut dhe vargut tė kodrave nė perėndim njihet nė pėrgjithėsi me emrin Himarė. Pak mė poshtė, nė faqe tė malit, takuam njė grup udhėtarėsh himarjotė; s’ka njerėz qė lėvizin kaq shumė sa himarjotėt. Ishin nja tetėdhjetė a njėqind gra tė ngarkuara si s’kisha parė askund tjetėr, sė bashku me tė afėrmit e tyre meshkuj, tė cilėt e ngjitnin malin pėr qejf tė tyre, kurse gratė ishin ngarkuar me guna, foshnja e bohēe. “O Zot!” mė shpėtoi pa dashje pasthirrma, me gjithė betimin qė kisha bėrė pėr t’iu pėrmbajtur filozofisė sime tė udhėtimit: “Mos nxirr asnjė pasthirrmė habie pėr asgjė!”. “Si mund t’i katandisni kėshtu gratė tuaja nė skllave, deri nė kėtė masė?”. “Ty si i huaj, mund tė duket e jashtėzakonshme, por fakti ėshtė qė nė Himarė s’kemi mushka dhe prandaj pėrdorim krijesa qė s’janė edhe aq tė fuqishme, si gratė. Nuk ka zgjidhje tjetėr, mushka s’ka dhe gratė janė gjėja mė e pėrafėrt me mushkat. Megjithėse nuk krahasohen pėr nga fuqi me mushkat, prapė janė mė tė mira se gomarėt, madje edhe mė tė mira se kuajt”. Ky ishte i gjithė sqarimi qė mu dha pėr ndėrhyrjen time. Kėto gra himarjote ishin tė sė gjitha moshave, dhe shumė prej tyre, shumė tė bukura. Veshja e tyre pėrbėhej nga njė fund i gjatė i bardhė, me njė pėrparėse leshi tė qėndisur(qė e vishnin mbrapa dhe jo pėrpara). Burrat, veshur me guna tė bardha, dukeshin tė fuqishėm dhe ecnin me krekosjen dhe epėrsinė aq karakteristike qė i dallon gjithė shqiptarėt...
Burrat i mbajnė flokėt shumė tė gjatė dhe ecin me krekosjen e plotė tė dinjitetit shqiptar, me shprehjen mė tė lartė dhe mė supreme tė krenarisė dhe pavarėsisė nė ēdo gjest...
Koha e artė e lirisė sė Himarės ka qenė gjatė kohės sė pashallarėve tė Vlorės, pėrpara se sa Aliu tė gllabėronte tė gjithė Shqipėrinė; por qė nga sundimi i kėtij tė fundit, kjo racė e pashtruar u vyshk e u thye. “Ne i shėrbejmė Sulltanit”, thonė ata, por kur i pyet se ē’janė, shqiptarė, tė krishterė, apo turq, ata thonė: “Asnjė prej tyre, ne jemi himarjotė”.
Panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi