ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bulqiza

Shko poshtė

14122007

Mesazh 

Bulqiza Empty Bulqiza




Bulqiza lindi si nje qender punetoresh ne mes dy fshatrave, fshatit Duriē dhe Vajkalit. Qe ne vitin 1938 miniera e Bulqizes i ishte dhene me konēensin Italise. Miniera u shfrytezua nga italianet deri me kapitullimin e Italise fashiste. Pas lufte, qeveria e PP me ndihmen e specialisteve sovjetijk e vuri edhe njeher ne shfrytezim minieren. Deri para 20 vjetes miniera e kromit ne Bulqize zinte vendin e trete ne Evrop dhe te gjashtin ne bote per kapacitete e nxjerrjes se kromit. Kulmin e arriti ne vitet tetedhjet kur dhe numeri i punetoreve arriti ne pese mije.
Qyteti pra u themelua rreth viteve 38, por deri ne vitet 50 ajo mbeti vetem nje kamp i strehimit te punetoreve dhe specialisteve qe vinin nga larg.ØPas viteve 50 kjo qender u kthye ne nje qyteze. Tashme me dy tre mije banore. Por sa me shume qe rritej numeri i punetoreve aq me shume rritej edhe numeri i banoreve. Sot aktualisht Bulqiza numeron rreth 15 mije banore.


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu Dec 20, 2007 12:22 am, edituar 1 herė gjithsej
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34476
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Bulqiza :: Komentet

ILIRI

Mesazh Thu Dec 20, 2007 12:14 am nga ILIRI

http://www.mediascrape.com/News/ViewNewsItem.aspx?newsItemId=26736&rootVideoPanelType=2&rootRegionId=4

http://www.mediascrape.com/News/ViewNewsItem.aspx?newsItemId=26602&rootVideoPanelType=1

Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu Dec 20, 2007 12:17 am, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Thu Dec 20, 2007 12:16 am nga ILIRI

http://www.mediascrape.com/News/ViewNewsItem.aspx?newsItemId=26602&rootVideoPanelType=1

http://www.mediascrape.com/News/ViewNewsItem.aspx?newsItemId=26602&rootVideoPanelType=1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Thu Dec 20, 2007 12:29 am nga ILIRI

Bulqiza 800px-Bulqiza

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Thu Dec 20, 2007 12:31 am nga ILIRI

Bulqiza AlbaniaBulqize

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drini

Mesazh Mon Dec 24, 2007 6:22 pm nga Drini

Miniera e Bulqizės, thėnė ndryshe gjigandi i industrisė nxjerrėse tė kromit nė vendin tonė dhe mė gjerė, aktualisht po shkon drejt "asfiksimit" tė plotė tė saj. Nė kujtesėn e historisė shqiptare, kjo minierė e ka renditur Shqipėrinė nė vendin e parė nė Evropė dhe tė tretin nė botė, pėr nga sasia e nxjerrjes sė mineralit tė kromit me cilėsi e veti tepėr tė larta. Nė rreth 60 vite jetė tė saj ajo dha shumė pėr vendin, afro 14 milionė tonė krom, por mori fare pak pėr vete, pėr tė mos thėnė asgjė.

Pėr vėrtetėsi tė kėsaj mjafton tė kujtojmė deklarimet e PPSH-sė nė kongreset e saj, ku deklarohej se Miniera e Kromit nė Bulqizė jep 32-37 pėr qind tė tė ardhurave kombėtare nė shkallė vendi. Megjithatė, Bulqiza, qyteza e minatorėve nė verilindje tė vendit, mbeti asgjė mė tepėr se njė geto pėr banorėt e saj dhe kamp pėrqendrimi pėr tė burgosurit politikė tė regjimit komunist.


Si lindi miniera

Zbulimi i kromit nė territorin e Bulqizės u bė rastėsisht gjatė pushtimit italian, ndėrsa shfrytėzimi i minierės nisi pak vite pas ēlirimit. Nė vitin 1940, Hamit Duriēi, banor i fshatit Vajkal tė Bulqizės, tek po kulloste bagėtinė gjen njė gur tė zi dhe me shkėlqim gjysmėmetalik, mė i rėndė nga gurėt e tjerė, tė cilin ia dorėzon njė oficeri italian, qė vepronte nė atė zonė. Italianėt kėrkuan nga banorėt qė tė mblidheshin kėta gurė tė veēantė. Banorėt filluan tė mbledhin gurin e rrallė, tė cilin e transportuan me mushka nė Qafėn e Buallit. U grumbulluan kėshtu 2000 tonė krom, por italianėt nuk mundėn ta tėrhiqnin kromin nė vendin e tyre. Mirėpo mbeti njė dokument historik se nė Bulqizė ka njė tufė daljesh kromi, tė cilat janė mjaft premtuese. Ka qenė 14 shkurti i vitit 1948, kur njė ekip inxhiniero-teknik, i ardhur nga Tirana, ka bėrė tė mundur qė mė 18 shkurt tė po kėtij viti nė Bulqizė tė dėgjohen shpėrthimet e para tė minave. Pikėrisht kėto shpėrthime shėnuan edhe datėlindjen e kėsaj miniere. Puna ka nisur me 30 punėtorė tė ardhur nga rrethet e Dibrės, Matit dhe Mirditės. Minerali nxirrej nė sipėrfaqe me karroca dore. Vetėm pas 10 vitesh, pra nė 1958, u vendos shfrytėzimi i minierės me galeri nėnkati. Nė vitet ‘60-‘70 u vu nė shfrytėzim pusi nr.1, me thellėsi 150 metra. Dhe pas viteve ‘72-‘74 filloi prodhimin pusi nr.2, me tri nivele. U arrit qė miniera tė shfrytėzohet deri nė nivelin e 16 ose 6 metra nėn nivelin e detit.


Shfrytėzimi

Nė vitet ‘70, interesimi qeveritar pėr kėtė minierė ishte jashtėzakonisht i madh, pasi eksporti i kromit ishte e vetmja mundėsi pėr tė ēarė "bllokadėn" imperialisto-revizioniste. Duke u punuar me ritme tė jashtėzakonshme, nė minierė pati edhe humbje jetėsh. Edhe pse nuk ka ndonjė shifėr tė saktė zyrtare, mendohet se deri mė tani, mbi 260 minatorė, duke pėrfshirė edhe tė burgosurit politikė qė kanė punuar aty, kanė humbur jetėn nė galeritė e thella dhe tė ftohta tė kėsaj miniere, duke punuar si heronj tė vėrtetė. Vetėm gjatė kėtij viti nė minierė kanė vdekur katėr minatorė, mes tė cilėve edhe njė anėtar i fisit tė Duriēėve, pasardhės i Hamitit qė zbuloi i pari gurėt e shtrenjtė tė nėntokės sė Bulqizės.

Pothuajse gjatė gjithė kohės nė minierė punohej me moton: "Kromi ēan bllokadėn". Kėshtu, vetėm gjatė vitit 1984 u prodhuan nga kjo minierė, 485000 tonė krom, ku numri i punėtorėve arriti nė rreth 12000 veta. Pėrveē minatorėve, kėtu kanė derdhur djersėn e tyre edhe njė plejadė e tėrė e personelit inxhiniero-teknik, nga mė tė mirėt e vendit tonė.

Miniera e Bulqizės, leksion pėr mendimin gjeologjik


Pėrveē tė ardhurave tė mėdha qė i siguronte shtetit, miniera e Bulqizės u shndėrrua nė njė shkollė tė madhe tė gjeologjisė. Aty u punėsuan disa nga specialistėt mė tė mirė tė minierave nė vend, tė cilėt me studimet e tyre pasuruan mė tej shkencėn e gjeologjisė.

Duke iu kėrkuar ndjesė atyre inxhinierėve qė nuk kemi mundėsi t‘jua pėrmendim emrin, pasi ata janė tė shumtė dhe jo objekt i kėtij shkrimi, po pėrmendim disa prej tyre si: prof. dok. Andrea Xega, i pari inxhinier gjeolog shqiptar (mbaruar studimet nė Vjenė), inxhinierėt e talentuar, Todo Manēo, Dhori Pano, Ligor Gurra, Jorgo Kola, Engjėll Hoxha, Bujar Pata, Jashar Dema etj.

Me zhvillimin e punimeve minerare dhe pėrvojėn qė u fitua nga puna nė minierėn e Kromit nė Bulqizė, u pasurua edhe mendimi gjeologjik shqiptar, por u pasurua gjithashtu edhe mendimi gjeologjik botėror. Kėshtu, nė vitin 1968 u botua nė revistėn "Pėrmbledhje tė studimeve gjeologjike", studimi shkencor i inxhinierit tė talentuar gjeolog tė kėsaj miniere, Jorgo Kola, sot pėr ēudi nė pension edhe pse gėzon aftėsitė pėr tė punuar akoma, "Pėr karakterin unikal dhe tė rrudhosur tė krommbajtjes sė Bulqizės". Gjė kjo qė deri nė kėtė kohė nuk pranohej nga shkenca botėrore e gjeologjisė, pasi pranohej rrudhosje vetėm pėr shkėmbinjtė sedimentarė metamorfikė, por jo pėr shkėmbinjtė magmatikė tė kromit nė Bulqizė. Kjo bėri qė nė aspektin praktik tė rriteshin rezervat neto tė vendburimit nė mbi 40% vetėm nga punimet minerare, ndėrsa nė aspektin teorik gjeologjia shqiptare u pasurua, por u pasurua gjithashtu edhe ajo botėrore. Tė ēudit fakti se nė librin "Gjeologjia shqiptare" kjo gjė pėrmendet si kontribut i shquar i specialistėve tanė, por nuk pėrmendet autori i saj, inxhinieri i Bulqizės, Jorgo Kola, qė realizoi nė kėtė minierė me mjaft sukses kėtė studim shkencor me mjaft vlerė teorike dhe praktike. Ndėrkohė, inxhinieri Kola thotė se me privatizimin e minierės janė zhdukur njė pjesė e mirė e arkivave tė saj, ku ruheshin studime tė kryera ndėr vite nga specialistėt e minierės.

Miniera vrau pesė minatorė nė mė pak se njė vit


Miniera nuk vdes vetėm. Agonia e saj merr jetė njerėzish dhe agonia e minierės sė Bulqizės ka filluar. Nė tetor tė vitit tė shkuar, galeritė e lėna nė harresė vranė njė minator, duke dhėnė nė kėtė mėnyrė alarmin pėr ndėrhyrje. Por autoritetet e etura pėr para, nė njė moment qė ēmimi i kromit kishte nisur tė rritej nė tregjet ndėrkombėtare, i bėnė sytė qorr e veshėt tė shurdhėr. Faji iu ngarkua viktimės dhe asnjė masė nuk u morr pėr armatimin e galerive. Nuk u shpenzua asnjė lek. Nė qershor tė kėtij viti, kur ēmimi i kromit ishte rritur nė maksimum, por minatorėt ishin nė grevė, administratorėt arritėn tė bindnin njė tufė hallexhinjsh tė vazhdonin tė gėrryenin nėntokėn. Dy prej tyre vdiqėn nga shpėrthimi i minave. Shokėt thanė se shkak i aksidentit ishte cilėsia e dobėt e fitilit tė pėrdorur, por drejtėsia e mori punėn shtruar, duke e lėnė pėrgjigjen pezull. Mė 10 gusht, njė nga minatorėt qė kishte ngritur zėrin fort pėr rrezikun qė sillte mungesa e investimeve nė galeritė e thella vdiq nė nivelin e 14-tė tė pusit nr. 2, pikėrisht aty ku ai kishte frikė se ndonjė masiv shkėmbi do tė shkėputej nga tavani i papėrforcuar i galerisė. Njė tjetėr minator vdiq kėtė javė, pėr tė njėjtin shkak: galeria nuk kishte armaturė ahu, edhe pse rreziku i shembjeve ishte i lartė. Vetėm kur viktima e pestė u kall nė dhe, autoritetet shtetėrore pranuan ta dėgjojnė rėnkimin e minierės dhe urdhėruan boshatisjen e tuneleve tė vdekjes.


Privatizimi i vuri vulėn degradimit tė nisur mė 1990



Pas viteve ‘90 u pa qartė se miniera qė kishte dhėnė deri nė kėtė kohė plot 13 milionė tonė krom, po shkonte drejt degradimit tė plotė tė saj. Pamundėsia e shtetit pėr tė financuar, solli si rezultat shfrytėzimin vetėm tė polit verior tė kėsaj miniere. Gjithashtu shfrytėzimi nė thellėsi, krijoi ndėrlikime pėr nxjerrjen e kromit dhe prodhimi ra nė mėnyrė tė ndjeshme. Kjo bėri qė numri i punėtorėve tė bjerė nė mėnyrė tė ndjeshme. Kėshtu nga 12.000 qė ishte para viteve ‘90, ai ra fillimisht nė 7000 dhe pastaj nė 2500 e deri nė 1200 minatorė nė prag tė privatizimit tė saj, nė vitin 2001.


Privatizimi

Nė korrik tė vitit 2001, miniera u privatizua, duke u marrė me koncesion pėr 30 vjet nga firma italiane "Darfo Albania". Nėn administrimin e "Darfos", numri i punėtorėve ra nė rreth 660, duke shkaktuar kėshtu probleme tė mėdha sociale pėr 12000 banorėt e Bulqizės, pasi puna nė minierė ėshtė i vetmi burim jetese pėr ta. Mosmarrėveshjet midis minatorėve dhe "Darfos", shpesh janė acaruar deri nė protesta e manifestime tė fuqishme, nga ana e minatorėve. Veē kėsaj, shpesh herė pagat e minatorėve janė dhėnė me 3-4 muaj vonesė, sigurimet shoqėrore nuk janė derdhur rregullisht dhe raportet mjekėsore shpesh herė nuk njiheshin. Si pasojė, nė pranverėn e viti 2002, minatorėt e dalė nė protesta bllokuan rrugėn nacionale Tiranė-Peshkopi. Me ndėrrimet e herėpashershme tė stafit drejtues tė kėsaj miniere, firma e huaj pėrpiqej tė mbulonte me mjegull problemet e shumta nė mbarėvajtjen e punėve nė minierė. Por dukej qartė, se nga dita nė ditė, minierės po i merrej "fryma", pasi mungonin financimet pėr kėrkim-zbulimin e mineralit. Gjeologjia e madhe qė kėrkonte kromin humbi, numri i punėtorėve nė kėtė ndėrmarrje ra nga 12000 vetė qė ishin para viteve ‘90, nė zero tani. Sondat gjeologjike tė kėrkimit tė mineralit, u shitėn pėr hekur, si dhe u rrėnua ndėrmarrja e ndėrtim-minierės etj. Tė gjitha kėto ēuan nė mbylljen e perspektivės sė minierės, pasi mbaroi hapja e saj nė thellėsi. Shkurt, miniera nėn administrimin e "Darfos", vetėm interesohej pėr shfrytėzimin e mineralit, pa kryer asnjė lloj investimi, ndėrkohė qė sipas marrėveshjes koncesionare tė nėnshkruar me shtetin shqiptar, duhej tė investonte 22 milionė dollarė.


Beteja e fundit

Muaji qershor i kėtij viti ishte tepėr i rėndėsishėm pėr minatorėt e kromit nė Bulqizė dhe jo vetėm pėr ta, por pėr tė gjithė banorėt e qytezės sė harruar nė verilindje tė vendit. Durimit tė minatorėve i erdhi fundi. Kėshtu mė 1 qershor, nis greva e pėrgjithshme me kėrkesa pėr rritje page dhe kushtesh tė sigurisė nė punė. Pikėrisht nė kėto ditė protestash, dy minatorė, Avni Duriē dhe Hysen Lezi humbėn jetėn gjatė shpėrthimit tė minave, nė nivelin e 14-tė tė pusit nr. 2. Kjo e acaroi situatėn dhe rriti protestėn. 21 minatorė hynė nė grevė urie. Minatorėt nisėn tė protestonin edhe nė Tiranė, pėrpara Kuvendit dhe ministrive. Pas tri ditėsh nė kryeqytet, u arrit njė takim midis pėrfaqėsuesve tė protestės dhe presidentit tė firmės koncesionare DECA-METAL. Ky takim u mbyll me njė marrėveshje midis palėve, sipas sė cilės qė nga 1 korriku paga do tė rritej me 30 pėr qind dhe do tė nisnin investimet pėr pėrmirėsimin e kushteve tė sigurisė nė punė. Por edhe pse marrėveshja u arrit nė letėr, ajo nuk u zbatua nė realitet. Zaim Hysa, sekretari i sindikatės sė minierės, qė kėrkonte plotėsimin e kushteve tė sigurisė nė punė, vdiq mė 10 gusht nga shembja e tavanit tė galerisė. Ajo qė i vuri kapak mungesės sė kushteve tė sigurisė nė punė, ishte vdekja tragjike e njė tjetėr minatori, Mehdi Jani, mė 27 gusht, i cili u copėtua nga shembja e mineralit steril nga tavani i galerisė, nė nivelin e 13-tė tė pusit nr. 2 rreth 700 metra nė tokė.



Minatorėt kundėrshtojnė vendimin e Ministrisė sė Ekonomisė



"Mbyllja e minierės do tė sjellė shkatėrrimin e saj"



Specialistėt e minierave janė shprehur kundėr vendimit tė ministrit tė Ekonomisė, Genc Ruli, pėr ndėrprerjen e punės nė minierėn e Bulqizės. Ata janė kategorikisht kundėr ndėrprerjes sė punės nė minierėn e kromit, pasi ajo do ta rrėnonte pėrfundimisht atė. Kundėr ndėrprerjes sė punės, janė shprehur edhe 660 minatorėt e kėsaj miniere. Menjėherė pasi ministri Ruli, vendosi qė miniera tė mbyllet, deri nė plotėsimin e kushteve tė punės, ndėrkohė qė minatorėve do t‘u paguhen ditėt e punės, ata u shprehėn se ky ėshtė njė veprim i vonuar i ministrit tė Ekonomisė, Ruli. "Ne nuk jemi pėr mbylljen e minierės, por pėr plotėsimin e kushteve tė sigurisė nė punė", thonė minatorėt. Inxhinieri gjeolog Jorgo Kola, tha pėr "Shqip", se mbyllja e minierės ėshtė shkatėrrim i plotė i saj. Kjo, vijoi mė tej ai, ėshtė njėlloj sikur nė njė shtėpi tė mos banojė njeri, ajo pas disa viteve, ėshtė e destinuar tė shkatėrrohet. Kėshtu ngjet edhe me minierėn, madje kėtu shkatėrrimi ndodh mė shpejt. Kjo i ka detyruar minatorėt qė tė reagojnė kundėr vendimit pėr mbylljen e minierės. "Ne duam tė punojmė, sepse mbyllje e minierės, qoftė edhe pėr pak ditė, do tė thotė "vdekje" e saj", thotė Dilaver Pėrkoxha, kryetar i Konfederatės sė Sindikatės sė Minatorėve. Ai thotė gjithashtu se "po tė interesohet shteti seriozisht, problemet nė minierėn e Bulqizės, zgjidhen menjėherė dhe nuk ka nevojė pėr ndėrprerje pune". Kadri Disha, qė ka punuar mbi 17 vjet nė kėtė minierė, thotė se pėr vėnien nė eficencė tė minierės, nuk nevojitet ndėrprerja e punės nė tė, por realizimi i investimeve nga firma e huaj ruso-austriake, DECO-METAL, qė administron aktualisht kėtė minierė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

toni

Mesazh Thu Jan 10, 2008 11:18 am nga toni

Genc Rruli osht ujk i vjeter. Kjo osht loje flliqet. Turp per qeverine.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sun Jan 13, 2008 12:38 pm nga Iliriada Portal

Shikojeni bulqizen nz harte se sa afer Tiranes qe eshte e megjithate njerezit bejne mbi tre ore udhetim per te vajtur ne Tirane. Me kromin qe ka dale nga malet e Bulqizes do te ishte ndertuar jo vetem Bulqiza por edhe te gjitha rruget e Shqiperise. Bulqizaket duhet te mesohen ti kerkojne te drejtat e tyre.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 1:34 pm nga ILIRI

Bulqiza 120px-Cėrriku_Factory

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Wed Jun 11, 2008 1:36 pm nga ILIRI

Bulqiza 200px-Bulqiza

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Tue Jun 17, 2008 9:46 pm nga ILIRI

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Wed Jul 16, 2008 11:07 pm nga bulqizaku

Bulqiza 1294574098_d197e799e7_m

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Wed Jul 16, 2008 11:10 pm nga bulqizaku

Bulqiza Mk_242_Minator%EB

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Wed Jul 16, 2008 11:16 pm nga bulqizaku

Bulqiza 186817

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Wed Jul 16, 2008 11:24 pm nga bulqizaku

Bulqiza Balkan%20237

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Jul 29, 2008 9:36 pm nga Iliriada Portal

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Jul 29, 2008 9:49 pm nga Iliriada Portal

Bulqiza 6718948

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi