ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bulqiza, nje "El Dorado" qe banohet prej te mjerev

Shko poshtė

03012008

Mesazh 

Bulqiza, nje "El Dorado" qe banohet prej te mjerev Empty Bulqiza, nje "El Dorado" qe banohet prej te mjerev




Bulqiza, njė \"El Dorado\" qė banohet prej tė mjerėve


Nga Bulqiza, Gjergj Marku
14-08-2007





Rrėfimi i inxhinierit Jorgo Kola, gjirokastritit qė u rrit me minierėn

Jeta nė ferr pėr 12 mijė banorė, por jo pėr tė huajt \"koncesionarė\" qė vazhdojnė ta rrjepin nėntokėn shqiptare
Jorgo Kola, inxhinieri gjeolog me origjinė gjirokastrite, ėshtė nga tė paktėt ardhacakė qė ka mbetur nė qytetin e Bulqizės, qytetit verilindor nga mė heterogjenėt e Shqipėrisė deri nė vitet '90. Ėshtė nga ata inxhinierė \"legjendė\" tė Bulqizės sė kromit, qė ka bėrė epokė pėr nga guximi dhe optimizmi qė ka shfaqur gjithnjė pėr krom-mbajtjen e kėtij pellgu, nga mė tė mėdhatė nė Evropė. Nėse djalosh i ri, qė nė vitin 1948 filloi punėn kėrkuese nė nėntokė, nė Marinzė apo Patos, pas disa peripecive si \"sabotator nė naftė\", jetėn do t'ia kushtonte Bulqizės deri nė ditėt e sotme dhe pėr tė mos iu penduar asnjėherė kėsaj zgjedhjeje nė njė ndėr vendet mė tė vėshtira me dimėr tė acartė, pak metra tej tė famshmes \"Qafė e Buallit\". Ndonėse sot, Bulqiza ėshtė rrėnuar dhe mund tė cilėsohet pa drojė \"Kryeqyteti i mjerimit shqiptar\", tashmė nė pension, ai vazhdon tė jetojė me familjen nė njė pallat trekatėsh, ndanė rrugės kryesore, me tė vetmin simbol domethėnės qė i ka mbetur qytetit minator m'u pėrballė dritares sė shtėpisė: portretin e skulpturuar tė \"Minatorit tė panjohur\".
***
Bulqiza sot gjendet nė agoni edhe pse banorėt e saj shkelin ēdo ditė mbi nėntokėn mė tė pasur nė Evropė sa i pėrket kromit. Kjo ėshtė trishtuese pėr inxhinierin Jorgo Kola, ndėrsa rrėfen historinė e formimit tė kėsaj miniere, shfrytėzimi i tė cilės filloi nė karrierė qė nė vitin 1940 nga italianėt. Mė pas do tė fillonin tunelet e nėndheshme, pėr tė rėnė sot deri nė 6 metra nėn nivelin e detit dhe, vit pas viti, ai pellg do tė merrte emėr nė tė gjithė vendin. Bulqiza, nė njėfarė mėnyre po perceptohej si \"El Dorado\" e Veriut. Miniera kėrkonte gjithnjė punėtorė dhe ata vinin nga ana e anės, mbase dhe duke shkelur rregullat e rrepta tė mos largimit nga bujqėsia, fshatrat, kooperativat. Kur vinte puna tek Bulqiza, shteti i asaj kohe e mbyllte njėrin sy pėr punėtorėt e ardhur aty, ndonėse pa autorizimin e autoriteteve partiake tė zonave tė ndryshme. Vinin kėtu nga Mati, Mirdita, Lezha, Shkodra, Puka, Dibra, Kukėsi, por dhe nga pjesa e Jugut tė Shqipėrisė. Ishte qyteti qė trajtohej mė mirė nga shteti nė furnizime dhe jetėn sociale. Fakti qe i thjeshtė, nė njėfarė mėnyre Bulqiza, me kromin qė mbante nė gjirin e saj, po \"ēante bllokadėn\". Ishte si njė serum i vendit komunist, pėr tė mposhtur bllokadat e armiqve tė radhės. Sa mė shumė krom e bakėr tė nxirrej nga nėntoka, aq mė shumė bukė dhe ushqime do tė kishte popullata nė mbarė vendin.
Ndaj, syri i qeverisė komuniste ishte drejtuar nga Bulqiza. Gjithēka i dedikohej kromit, kėtij minerali magjibėrės, qė Perėndia ia kishte dhėnė me tepri Shqipėrisė. Pėr aty u drejtua dhe armata e specialistėve mė tė mirė nė vend, gjeologo-kėrkues dhe ata tė shfrytėzimit. Asnjėherė nuk u kursyen shpenzimet pėr investime nė minierė, Fabrikėn e Pasurimit, Uzinėn e Ferrokromit e me radhė. Pėr ta bėrė mė ekonomik transportin e mineralit tė kromit, nga vitet 1985 filloi dhe ndėrtimi i hekurudhės Milot-Rrėshen-Klos, duke u skicuar si njė nga udhėt e hekurta mė moderne nė Ballkan. Pėr pak muaj ajo do tė lidhej me traverbankun gjigant tė Klosit, prej nga ku, me tren, do tė merrej kromi i nxjerrė nga \"barku\" i pellgut Bulqizė-Krastė, por projekti mbeti nė gjysmė dhe u shkatėrrua i tėri nė emėr tė \" teorisė zero\"! Duket se skeletet e urave tė gjata e veprave tė artit tė madh, qė nga Miloti e deri nė Klos tė Matit, tunelet, si dhe traseja do tė mbeten akuza e dukshme pėr ē'bėrėsit e ekonomisė kombėtare.
***
Vitet pas '90-tė do tė vinin gjithēka kokėposhtė nė kėtė industri dhe mė pas, kalvari i vuajtjeve do ta ndiqte gjatė qytetin, sė bashku me qindra minierza Mat-Bulqizė dhe gjithė konvejerin prodhues e pėrpunues deri tek produkti, pėr t'u shndėrruar nė arenėn e njė abuzimi tė pashoq dhe tė njė politike antikombėtare, qė qeveritė postkomuniste kanė ndjekur me kėtė pasuri tė vyer tė shqiptarėve. E tregon kėtė dhe zymtėsia qė ka ngėrthyer Bulqizėn, e cila nga \"El Dorado\" e Veriut, ėshtė kthyer nė njė ferr tė vėrtetė pėr jetėt e mėse 12 mijė banorėve qė vazhdojnė tė banojnė atje. Por jo pėr tė huajt \"koncesionarė\" qė vazhdojnė ta rrjepin nėntokėn shqiptare, pa dhėnė as edhe njė lloj impakti social nė atė truall me njė \"minierė floriri\" poshtė kėmbėve!...

Kola: Aksidentet? Ka 20 vite pa u bėrė raport gjeologjik
Kromi, pasuri deri mė 2100, shteti fal pasurinė kombėtare
Zoti Kola, e ēuditshme, gjirokastrit i vetmuar nė malėsitė e Bulqizės?
Pėr mua, aspak! Qė i ri fare e pata kthyer nė kredo tė jetės sime ardhjen nė Bulqizė dhe i falem kėtij vendi, edhe pse po pėrjeton njė gjendje shumė tė vėshtirė qė nuk e meriton.
D.m.th., kur thua \"i falem kėtij vendi\", ka diēka sinjifikative nė ardhjen e parė tuajėn kėtu?
Natyrisht. Erdha nė ato vite pėr tė gjetur lirinė, dhe nuk u gabova.
Bėhet fjalė pėr vite tė hershme, pasi tė paktėn nė pėrvojėn tuaj shėnoni plot 32 vite punė kėtu...
Bėhet fjalė pėr vitet 1949, kur sapo kisha dalė nga bankat e shkollės si Inxhinier Gjeolog i emėruar nė Marinzė, edhe pse vumė 12 puse naftė nė shfrytėzim, na ndoqi fati i \"sabotatorit\"!
Pėrse, me ēfarė lidhet kjo?
Qe koha kur ministėr i linjės ishte Adil Ēarēani dhe ne arritėm tė futim nė linjė prodhimi plot 12 fontana, por na ndodhi eksplozion nė njėrėn prej tyre, kėtu na kapi dhe damka e sabotatorit dhe u detyrova tė kaloj disa peripeci.
Pastaj?
E vendosa: tė ikja prej andej njė herė e pėrgjithmonė, por nėntokės nuk mund t'i ndahesha.
Ju shkoi mendja tek Bulqiza, tek kromi, pėrse?
Kisha dėgjuar pėr dy burra, me tė cilėt mund tė punohej, njerėz tė besės, trima e kurajozė si dhe organizatorė tė zot, Todo Manēi dhe Sinan Xhenili. Qenė tė vetmit drejtues nė Shqipėri qė nuk linin kėnd pėr kollaj tė futnin hundėt nė punėt e minierės, tė politizonin njerėzit, punėtorėt dhe inxhinierėt. Bulqiza, ndoshta, qe i vetmi vend ku bėhej mė shumė punė se politikė. Shteti gjithashtu kishte interes nga pėrvoja e kėtyre njerėzve dhe kromit qė nxirrej, pėr tė plotėsuar ekonomikisht defektet e tjera tė sistemit.
Dhe erdhėt nė Bulqizė... Ju tėrhoqi vendi?
Mė tėrhoqi puna, i jemi kushtuar me gjithė shpirt kėrkimit tė kromit dhe nė fakt, nė pak vite, ekipi gjeologo-kėrkues eksploroi tėrė pellgun krommbajtės nė njė prerje 6 km Bulqizė-Batėr, duke dhėnė konkluzione tė guximshme shkencore, qė nuk ishin dhėnė nga inxhinierė tė huaj, madje pėrmes kėtyre tė dhėnave shkencore u pasurua dhe skedari kėrkues i Gjeologjisė Botėrore.
Duke u kthyer pak nė kohė, kur daton fillimi i punimeve nė kėtė minierė?
Bulqiza kishte rėnė nė sy tė tė huajve qė nė vitet 1940, sidomos tė italianėve, pasi njė banor vendas, Hamit Duriēi u kishte dėrguar tek posta e tyre ushtarake \"njė gur tė zi tė \"ēuditshėm\" tė kėtyre maleve dhe ata e kishin analizuar, duke e vlerėsuar si nga mineralet mė tė mira tė kromit nė Evropė. Ndaj, filloi shfrytėzimi nė karrierė nga banorėt vendas pėr llogari tė italianėve, duke e nxjerrė me qysqi e varre dhe mbajtur kromin me mushka deri nė qafėn nė jug tė qytetit tė sotėm. Mė pas ndėrpritet shfrytėzimi, derisa filloi nė vitet e para tė pasluftės.
Ka patur studime tė sakta nė vite pėr krom-mbajtjen e kėtij pellgu?
Po, natyrisht, janė bėrė kėrkime serioze hap pas hapi. U hapėn galeritė e para, deri tek puset dhe dishenteritė, ndėrsa prodhimi shtohej vit pas viti. Viti 1984 shėnon dhe shifrėn rekord tė prodhimit, plot 510 mijė ton krom. Sot punohet tek niveli 16, ku ėshtė kaluar thellėsia 6 metra nėn nivelin e detit. Por, krom ka dhe mė poshtė.
Sa mė poshtė?
Deri nė 250 metra nėn nivelin e detit. Kėrkimet gjeologjike e argumentojnė diēka tė tillė, ndėrsa unė them se ka ende mė poshtė, mbase deri nė 400 metra nėn nivelin e detit. Tė mos harrojmė se deri mė tash janė bėrė 800 km punime minerare dhe gjithēka ėshtė vėrtetuar nė terren, nga ato qė ne kėrkuesit shqiptarė kemi shėnuar nėpėr harta.
Ēfarė do tė thotė kjo?
Qė akoma gjenden tonelata kromi nė kėtė pellg gjigant. Nėse deri tani ėshtė nxjerrė nga nėntoka e Bulqizės mbi 13 milionė ton krom, ka ende nė mėnyrė tė sigurt edhe 6 milionė ton tė tjera.
Atėherė, sa vite punė mund tė ketė kėtu?
Tė paktėn deri nė vitin 2100, thjeshtė me studimet e bėra deri mė tash. Por kėrkimet mund tė vazhdojnė mė tej nėse sistemi do tė funksionojė dhe jo tė abuzohet thjesht me shfrytėzimin pa kriter.
Ka patur zbulime vitet e fundit?
Jo, as edhe njė ton krom nuk ėshtė zbuluar qė prej vitit 1990, dhe kjo ėshtė papėrgjegjshmėri e skajshme e shtetit pėr kėtė pasuri kombėtare.
Po raporte gjeologjike, janė hartuar?
Duhet thėnė se, qė nga vitit 1988, as dhe njė raport i tillė nuk ėshtė bėrė, kur tė paktėn duhet tė ketė njė nė 4-5 vite. Imagjinoje, 20 vite pa asnjė raport gjeologjik! Kėsisoj nuk kanė si tė mos ndodhin edhe aksidente.
E pėrligj faktin e njė skamjeje tė tillė, njė pasuri kaq e madhe nėn kėmbėt e kėtij qyteti?
Jo, kurrė, e shihni si ėshtė katandisur qyteti, as dhe njė investim, qindra minatorė dhe banorė tė tjerė tė pastrehė e tė papunė, kur kjo pasuri duhej ta begatonte atė. Nėse e keni parė, mbi kryet e qytetit rrinė 5 milionė ton steril i pėrzier, ku rrėmon i gjithė qyteti, fėmijė, gra e pleq, me trasta e kova. E pra atje, nga studimet qė kemi bėrė, ka krom shumė tė pasur nė trajtė copėrash nga 8-16%.
Si mund tė vlerėsohet nė lekė kjo pasuri?
Janė afro 120 miliardė lekė qė duhej t'i menaxhonte pushteti lokal, bashkia, duke pėrmirėsuar sistemin urban dhe social tė qytetit, dhe as qė do tė kishte nevojė tė merrej me \"thėrrime\" ndihmash sociale pėr njerėzit nevojtarė tė kėtij vendi.
Por, ēdo gjė bėhet e paorganizuar dhe jeta e banorėve shkon si mos mė keq, ashtu si edhe po ngjet shkurtimi i jetės sė minierės. Kjo mė bėn tė ndjehem keq, si inxhinier i vjetėr qė kam vėnė bazėn shkencore tė kėtij vendburimi tė kromit.
Keni besim se gjendja mund tė pėrmirėsohet?
Natyrisht, sepse janė dhe 100 vite shfrytėzim tė kėtij pellgu por, sigurisht, nėse shteti do ta vlerėsojė si pasuri tė vyer kombėtare dhe do tė dijė tė sillet me tė, nė tė mirėn e shtetasve tė vet.



Edituar pėr herė tė fundit nga ILIRI nė Sun Nov 29, 2009 7:20 pm, edituar 2 herė gjithsej
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34551
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Bulqiza, nje "El Dorado" qe banohet prej te mjerev :: Komentet

Anonymous

Mesazh Mon Jan 07, 2008 10:28 pm nga Vizitor

Bulqiza duhej te ishte qyteti me i zhvilluar mirpo per fat te keq esht len ne harrese e ne mjerim ashtu si gjith verilindja. Vite me pare ndersa kaloja ne Bulqize se bashku me dy tre specialist te huaj u ndalem te pinim kafe ne Bulqize. Ata me pyeten per qytetin. U tregova se ishte nje nga minierat me te medha ne bote per nxjerrjen e kromit. Pas fjaleve te mia shprehen habi se si eshte e mundur qe ne kete qytet te mbizoteronte varferia.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi