ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KLD shkarkon Gabajn, cenoi gjyqesorin

Shko poshtė

01022008

Mesazh 

KLD shkarkon Gabajn, cenoi gjyqesorin Empty KLD shkarkon Gabajn, cenoi gjyqesorin




KLD shkarkon Gabajn, cenoi gjyqesorin Pix
KLD shkarkon Gabajn, cenoi gjyqesorin 20080131213323_artikull
KLD shkarkon Gabajn, cenoi gjyqesorin

Redinalda Caushaj
E Premte, 01 Shkurt 2008

Keshilli i Larte i Drejtesise shkarkon nga te gjitha funksionet kryetaren e Gjykates se Apelit Vlore, per shkelje te renda ne detyre. Gjenovefa Gabaj, edhe pse e perfaqesuar me avokat gjate diskutimeve qe zgjaten per mese tete ore diten e djeshme, ka humbur postin pas votimit te anetareve me rezultatin tete vota pro shkarkimit dhe tre kunder. Nderkohe qe per dy gjyqtaret e tjere te Vlores, Vasil Hanxhari dhe Sokol Ngresi, Keshilli vendosi te diskutoje ne nje mbledhje tjeter pa caktuar date. Debate te ashpra pasuan mbledhjen qe pati iniciative propozimin e ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, per shkarkimin e pese gjyqtareve, kater ne Vlore dhe nje ne Tirane. Dje ne rendin e dites eshte perfshire diskutimi per Gabaj, Hanxharin e Ngresin, por vetem e para eshte votuar per largim, megjithese pati kontestime.

Per tete ore me radhe anetaret e KLD-se kane shqyrtuar te gjitha rastet e shkeljes se kryetares se Gjykates se Apelit Vlore, duke vendosur rreth ores 19:30 edhe shkarkimin e saj. Gjenovefa Gabaj, e cila eshte paraqitur se bashku me avokatin mbrojtes, nuk ka mundur dot te hedhe poshte akuzat per shkeljet. Dosja e cila eshte paraqitur ne mbledhje mesohet se ka patur nje numer te madh faqesh me shkeljet e evidentuara nga inspektoret e Ministrise se Drejtesise. Por pasi u degjuan te dyja palet, vete Gabaj dhe ministri i cili ka depozituar shkarkimin e saj, anetaret e KLD-se votuan per shkarkimin me tete vota pro dhe tre kunder. Motivacioni per shkarkimin ishte "cenimi i integritetit te gjyqesorit".

Shkarkimi i ish-kryetares se Gjykates se Apelit Vlore u be pas nje inspektimi ne kete gjykate nga ana e Ministrise se Drejtesise dhe njekohesisht pas raportit te OSBE-se, i cili parapriu edhe kerkesen e ministrit Enkelejd Alibeaj. Mbedhja e djeshme e KLD-se u drejtua nga nenkryetari Kreshnik Spahiu, i cili hodhi ne shqyrtim kater pikat e rendit te dites. Ne kete rend u perfshine edhe diskutimet e shkeljeve te tre gjyqtareve. Nderkohe qe vetem hedhja ne diskutim e shkeljeve rast pas rasti te Gjenovefa Gabaj, i ka kushtuar keshillit 8 ore kohe. Ne mbledhjen e radhes do te diskutohen propozimet per procedim disiplinor ndaj dy gjyqtareve te tjere te Gjykates se Apelit Vlore, Vasil Hanxhari dhe Sokol Ngresi.

Iken edhe Musta i Elbasanit

Mbledhja e Keshillit te Larte te Drejtesise ka patur edhe zhvillime te tjera diten e djeshme. Ndersa jane lexuar dy prej kerkesave te bera ne institucion, eshte miratuar largimi nga detyra i kryetarit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan, Bujar Musta. Vetem dy dite me pare Musta ka dhene doreheqjen e parevokueshme, pasi ka fituar llotarine amerikane dhe do te largohet me familjen e tij. Nderkohe qe keshilli vendosi qe puna ne kete gjykate te vazhdoje normalisht dhe deri ne emerimin e nje kryetari te ri, te jete zevedneskryetari aktual drejtues i institucionit. Po dje keshilli ka miratuar nje leje 6 mujore per gjyqtaren Brunilda Kasmi, e cila eshte shprehur se ka probleme familjare.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi