ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

78-vjecari mbyt gruan, i kerkoi te rikthehej ne fshat

Shko poshtė

26022009

Mesazh 

78-vjecari mbyt gruan, i kerkoi te rikthehej ne fshat Empty 78-vjecari mbyt gruan, i kerkoi te rikthehej ne fshat




78-vjecari mbyt gruan, i kerkoi te rikthehej ne fshat


Pėr tė treguar forcėn e kryefamiljarit, njė i moshuar ka vrarė bashkėshorten, pasi ajo i ka kėrkuar tė shkojė nė fshatin e saj. 78-vjeēari nuk e ka lejuar tė shoqen tė kryejė njė veprim tė tillė dhe pasi ajo ka marrė vendimin pėr t‘u larguar, ai ka kapur pėr fyti, duke e mbytur. Zenepe Sherri ka ndėrruar jetė nė vend, ndėrkohė qė i moshuari ka mbetur i shtangur, aty ku e ka gjetur edhe policia. Ngjarja e rėndė ka ndodhur nė Sharrė tė Tiranės, nė njė banesė private, vetėm pak metra larg varrezave. Pas kėsaj ngjarjeje tė rėndė, autori Qani Sherri i ka thėnė nuses sė shtėpisė, tė telefonojė policinė dhe tė tregojė se ēfarė kishte ndodhur. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė Tiranės bėnė tė ditur se rreth orės 03.30‘ nė vendin e quajtur Sharrė, ka ndodhur njė krim brenda familjes. Sipas policisė, njė grua e re ka telefonuar nė sallėn operative dhe ka treguar se vjehrri kishte vrarė vjehrrėn. Ajo ka shpjeguar se ngjarja ka ndodhur nė vilė trekatėshe nė Sharrė tė Kombinatit. Strukturat e hetimit tė krimit tė Policisė sė Tiranės, me marrjen e kėtij informacioni, shkuan menjėherė nė vendin e ngjarjes, ku u shoqėruan edhe nga forcat e Komisariatit Nr. 6. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 78- vjeēari Qani Sherri, lindur nė Pogradec dhe banues nė Tiranė, gjatė orėve tė pasdites ka filluar tė grindet me bashkėshorten e tij, Zenepe Sherri, 69 vjeēe, pasi kjo e fundit ka kėrkuar me kėmbėngulje qė tė largohej nga Tirana, pėr nė fshatin Losnik tė qytetit tė Pogradecit. Sipas policisė, ajo kėrkonte shpeshherė tė shkonte nė kėtė fshat, pasi ishte shumė e lidhur me banesėn e vjetėr, ku ēifti kishte jetuar pėr shumė vite. Pas kėtij sherri, gjėrat janė qetėsuar, ndėrkohė qė rreth orės 02.00‘ tė mėngjesit tė djeshėm, ka filluar sėrish grindja mes bashkėshortėve. Nga dėshmitė e mbledhura ka rezultuar se sherri ka rifilluar pasi Zenepe Sherri ka nisur tė bėjė gati valixhen meqenėse kishte marrė vendim pėr t‘u nisur pėr nė fshatin Losnik tė Pogradecit. Gjatė kėtij momenti, 78-vjeēari Sherri, duke mos duruar situatėn, ka kryer krimin e rėndė, duke shtrėnguar prej fyti gruan e tij deri nė arritjen e asfiksisė mekanike. E si rezultat i kėtij veprimi, Zenepe Sherri ka gjetur vdekjen e menjėhershme. Nga specialistėt e seksionit tė posaēėm kundėr krimeve ndaj jetės dhe shėndetit dhe grupit tė posaēėm hetimor tė ngritur pėr zbardhjen e rrethanave tė plota pėr kėtė ngjarje tė rėndė, u kryen tė gjitha veprimet hetimore, si dhe u bė grumbullimi dhe marrja e tė gjitha provave materiale nė vendngjarje. Nga tėrėsia e provave tė mbledhura u bė arrestimi i Qani Sherrit nėn akuzėn e konsumimit tė veprės penale “Vrasje me dashje”. Policia shpjegoi se nė momentin e sherrit nė banesė ndodhej vetėm nusja e njėrit prej dy djemve qė ka ēifti. Ajo ka qenė duke fjetur gjumė nė atė orė dhe ėshtė zgjuar nga debati mes tė moshuarve. Por, ajo ka mbėrritur shumė vonė nė dhomėn e tyre pa mundur tė parandalojė kėtė vrasje. Ndėrkaq, policia shpjegoi se kufoma ėshtė dėrguar nė morgun e Tiranės dhe ka dyshime se vdekja e 69-vjeēares mund tė jetė shkaktuar edhe nga atak kardiak. Sipas mjekėsisė ligjore, gruaja e moshuar, mund tė ketė pėsuar ndonjė atak, nė momentin qė burri i saj e ka kapur nė shpatulla pranė fytit dhe tronditur disa herė, para se t‘i vendosė duart nė fyt. Megjithatė, fqinjėt e njihnin kėtė familje si tė urtė dhe qė nuk kishin krijuar asnjėherė probleme pėr komunitetin. Ata kishin gjendje mesatare ekonomike dhe po punonin pėr rikonstruksionin e vilės sė tyre trekatėshe, e cila kishte mbetur prej kohėsh e papėrfunduar. Ngjarja e rėndė ka tronditur gjithė zonėn, pėr shkak se nuk e prisnin tė ndodhte diēka e tillė, pikėrisht nga kjo familje.


Burimi: Gazeta Shqip
avatar
ilda

Numri i postimeve : 3423
Reputation : 16
Points : 28822
Registration date : 19/09/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

78-vjecari mbyt gruan, i kerkoi te rikthehej ne fshat :: Komentet

lidabica

Mesazh Thu Feb 26, 2009 5:33 pm nga lidabica

ai qe nga mbiemri"SHERRI",kush e di nga e ka pas kete damar krimineli dhe do te dale ne origjine...Kot s'i ka mbet mbiemer i tille.Plaka e shkrete,ndjese paste....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi