ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

INSTAT: Rritja 9.9 % e diskutueshme

Shko poshtė

01032009

Mesazh 

INSTAT: Rritja 9.9 % e diskutueshme Empty INSTAT: Rritja 9.9 % e diskutueshme




INSTAT: Rritja 9.9 % e diskutueshme



Debatet e fundit pėr rritjen ekonomike mund tė marrin fund vetėm nė muajin mars, kur INSTAT-i do tė nxjerrė shifrėn zyrtare pėr vitin 2008. Deri tani ėshtė folur mbi baza parashikimesh, por drejtues tė Institutit tė Statistikave dėshirojnė qė t‘i referohen tė dhėnave reale. Ines Nurja, drejtoresha e INSTAT-it, tregon pėr “Shqip” arsyet pse treguesi i rritjes tremujore tė Produktit tė Brendshėm Bruto, qė ishte 9.9%, u bė objekt debati, si dhe arsyet se pse rezultati final mund tė ndryshojė. Lidhur me parashikimin e Ministrisė sė Financave, pėr rritje mė tė vogėl se 9.9%, Nurja thotė se, “INSTAT-i bėn matje dhe jo vlerėsime”.

Indeksi i Ēmimeve tė Konsumit pėr muajin dhjetor ishte 2.1%. Sa real ėshtė ky tregues, pasi nė perceptimin e eksperteve, por edhe tė publikut, ekziston njė tjetėr pikėpamje sa i takon rritjes sė ēmimeve?

Siē e dini, ndryshimi vjetor i Indeksit tė Ēmimeve tė Konsumit (IĒK) nė muajin dhjetor ishte 2.2%. Ky tregues ka tė bėjė me ndryshimin e indeksit tė ēmimeve nė nivel republike, dhe shpesh nė perceptimin e konsumatorėve nuk e reflekton ndryshimin e ēmimeve me tė cilat blejnė ēdo ditė. Them nė perceptim, pasi ky ėshtė ndryshimi mesatar nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė dhe jo ajo qė reflektohet te njė individ apo familje. Treguesi i Indeksit tė Ēmimeve tė Konsumit ėshtė mbėshtetur nė metodologjinė e pėrdorur pėr llogaritjen e kėtij treguesi nė pėrputhje tė plotė me atė tė vendeve evropiane.

A ka ardhur koha pėr ta rishikuar grupin e produkteve nga ku del IĒK-ja, edhe pse shporta ndryshoi nė dhjetor 2007, pra jo mė larg se para njė viti?

Peshat e produkteve, apo thėnė ndryshe konsumi mujor pėr njė produkt, i shprehur nė pėrqindje, janė rishikuar nė vitin 2007. Pra shporta e konsumit kishte thuajse shtatė vjet pa u rishikuar dhe vetėm pas njė insistimi tė INSTAT-it dhe ndihmės sė qeverisė shqiptare dhe donatorėve tė huaj u bė e mundur realizimi i Anketės sė Buxhetit tė Familjeve, e cila pėrdoret edhe pėr peshat e Indeksit tė Ēmimeve tė Konsumit. Metodologjikisht peshat pėr IĒK-nė duhet tė rinovohen njė herė nė pesė vjet dhe shumica e vendeve e kryejnė me kėtė periodicitet. Megjithatė INSTAT, edhe gjatė vitit 2008, e ka realizuar Anketėn e Buxhetit tė Familjeve dhe tė dhėnat janė nė pėrfundim e sipėr. Kjo do tė thotė qė edhe kėtė vit shporta e mallrave tė konsumit do tė rishikohet pėrsėri, megjithėse nuk pritet ndonjė ndryshim i madh, pasi shpenzimet e familjeve nuk kanė ndryshim tė madh brenda njė viti.

Bie nė sy fakti qė INSTAT-i ėshtė aktiv vetėm nė paraqitjen e disa treguesve, si IĒK-ja, tregtia e jashtme, kostot nė prodhim. Ndėrkohė qė tė dhėnat e tjera si tregu i punės, bilanci i energjisė elektrike dalin me shumė vonesė. A planifikohet njė zgjerim i shėrbimeve, ku statistikat tė mos mbeten vetėm te ēmimet e konsumit dhe tregtia e jashtme?

INSTAT-i nuk nxjerr nė mėnyrė periodike vetėm kėto produkte, pasi gama ėshtė mė e gjerė. Publikimet e INSTAT-it ecin sipas njė kalendari botimesh, i cili ėshtė i miratuar nė fillimin e ēdo viti. Megjithatė nuk mohoj qė ka vonesa nė disa publikime, por kjo vjen pėr pasojė se INSTAT-i nuk ėshtė prodhues i kėtyre tė dhėnave, por publikues. Kėto tė dhėna vijnė nė mėnyrė periodike nga institucione tė tjera siē janė doganat, tatimet, portet, kompani publike etj., dhe ndodh pėr arsye tė ndryshme qė kėto tė dhėna tė vijnė me vonesė nė INSTAT. Kėshtu pėr rrjedhojė ato publikohen me vonesė. Gama e publikimeve tė INSTAT-it ėshtė mjaft e gjerė dhe periodikisht janė 13 publikime pa pėrfshirė kėtu anketat e ndryshme. Ndėrkohė qė nėse i hidhni njė sy INSTAT-it do tė gjeni mjaft tė dhėna tė tjera jashtė kėtyre publikimeve.

INSTAT-i doli pėr herė tė parė me treguesin e rritjes ekonomike tremujore. Kjo e dhėnė solli debate tė forta, madje u pa me dyshim edhe nga Ministria e Financave. Ku u bazuat pėr nxjerrjen kėtij rezultati, d.m.th ēfarė tė dhėnash pėrfshihen ndryshe nga treguesi vjetor?

Personalisht, nuk kam gjė kundėr debateve mbi treguesit qė nxjerr INSTAT-i, por duhet thėnė qė debatet mbi rritjen ekonomike tremujore kanė qenė vetėm me ngjyrime politike dhe aspak profesionale. Duhet tė kihet parasysh qė tė dhėnat qė pėrdoren pėr vlerėsimin e PBB-sė tremujore janė mė tė pakta se ato ku bazohet vlerėsimi i PBB vjetore, si pėr shembull mungesa e llogarive vjetore tė ndėrmarrjeve, etj. Pėr kėtė shkak, kėta tregues janė objekt i njė revizionimi periodik.

Burimi i tė dhėnave tremujore merret nga Formulari i Deklarimit tė TVSH (FDP) pranė Drejtorisė tė Tatim Taksave, kryesisht shifra e afarizmit, pėr tė gjitha ndėrmarrjet qė kryejnė kėtė deklarim, numėr ky qė ėshtė rreth 10000 ndėrmarrje. Njė burim tjetėr informacioni ėshtė dhe anketa tremujore pranė ndėrmarrjeve, qė kryhet nga vetė INSTAT-i. Gjithashtu, pėr llogaritjen e kėtij treguesi pėrdoren dhe tė dhėnat nga Ministria e Financave pėr vlerėsimin e aktiviteteve tė Administratės Publike, Shėndetėsisė dhe Arsimit. Ndėrsa pėr aktivitetet financiare e bankare dhe jobankare tė dhėnat merren nga Banka e Shqipėrisė, Autoriteti i Mbikėqyrjes Financiare. Burimi i tė dhėnave pėr sektorin e bujqėsisė sigurohet nga Ministria e Bujqėsisė.

Ku bazohen tė huajt si BB, FMN apo BERZH, qė dalin me konkluzione ndryshe nga INSTAT?

Tė gjitha institucionet ndėrkombėtare nuk e kanė kundėrshtuar INSTAT-in nė llogaritjen e PBB-sė, madje siē e dini, FMN-ja, nė konferencėn e saj tė fundit, vlerėsoi punėn e INSTAT-it pėr nxjerrjen e PBB-sė tremujore. Por kėtu ka njė keqkuptim, pasi tė gjitha kėto institucione janė shprehur pėr parashikimet mbi rritjen ekonomike si pėr vitin 2008 ashtu dhe pėr vitin 2009. INSTAT nuk merret me parashikime tė rritjes ekonomike, por e mat realisht atė. Pra njė gjė ėshtė tė parashikosh rritjen ekonomike dhe njė gjė tjetėr ta matėsh atė.

Ju jeni duke punuar pėr tė nxjerrė tremujorin e katėrt. A mund tė na thoni ndonjė rezultat paraprak?

Pėr tremujorin e katėrt, ende nuk ka asnjė rezultat, pasi tė dhėnat pėr kėtė tremujor vijnė kryesisht nė fund tė muajit shkurt dhe mė pas duhet tė pėrpunohen dhe revizionohen.

Ministria e Financave shprehet pėr njė rritje vjetore 7.2%. A ju duket e ndershme ky korrigjim rezultati, kur mė parė shifra ishte 6.1%, por qė ndryshoi pas raportit tuaj?

Ne nuk mund tė paragjykojmė Ministrinė e Financave pėr parashikimet qė ajo bėn pėr vitin 2008 apo mė tej. Por siē e theksova dhe mė lart, tė gjithė aktorėt e tjerė, jo vetėm MF, por dhe Banka e Shqipėrisė, institucionet ndėrkombėtare apo agjencitė e ndryshme kanė tė drejtėn tė bėjnė parashikime mbi rritjen ekonomike. Ndėrkohė qė INSTAT-i e prodhon kėtė tregues bazuar vetėm nė tė dhėnat reale qė vijnė nga agjentė tė ndryshėm ekonomikė.

Besueshmėria ėshtė termi qė ka munduar gjithnjė INSTAT-in, duke qenė se ėshtė institucion nė varėsi tė qeverisė. Ekspertėt hedhin propozimin qė rritja ekonomike duhet llogaritur nga institucione tė pavarura, si p.sh Banka e Shqipėrisė?

INSTAT ėshtė nė varėsi tė qeverisė pėr sa i pėrket buxhetit tė tij dhe jo pėr treguesit qė ai publikon, pasi ata rregullohen me ligjin pėr statistikat, i miratuar kohė mė parė nga Parlamenti shqiptar.

Kėtė mendim e kam hasur edhe unė nė debatet publike, por pak tė argumentuar. Llogaritja e PBB-sė nė asnjė vend tė Bashkimit Evropian apo dhe mė gjerė nuk kryhet nga asnjė institucion tjetėr pėrveē Institutit Kombėtar tė Statistikave. Prandaj nuk shoh ndonjė arsye reale se pėrse duhet tė llogaritet nga tjetėrkush, kur eksperiencat mė tė mira botėrore kanė kėtė model.

Ēfarė treguesish tė tjerė ka planifikuar INSTAT-i nė tė ardhmen?

INSTAT-i, gjatė kėtij viti, pėrveē publikimeve tė pėrhershme dhe periodike, do tė nxjerrė njė gamė tė re produktesh si anketa e Matjes sė Nivelit tė Jetesės, Anketa e Buxhetit tė Familjeve, Regjistri i Ndėrmarrjeve Ekonomike etj. Ndėrkohė qė do tė publikohen disa studime tė tjera nė lidhje me treguesit socialė si Dhuna nė Familje, Vrojtimi i Shėndetit, si dhe projekti qė po aktualizohet me qeverinė zvicerane pėr statistikat demografike. Plan pėr tė ardhmen ėshtė dhe llogaritja e Prodhimit tė Brendshėm Bruto me metodėn e shpenzimeve. Njė tjetėr risi dhe mjaft e rėndėsishme pėr vendin tonė do tė jetė regjistrimi i pėrgjithshėm i bujqėsisė, regjistrimi i banesave dhe popullsisė etj.

Burimi: Gazeta Shqip
avatar
ilda

Numri i postimeve : 3423
Reputation : 16
Points : 28822
Registration date : 19/09/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi