ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

INSTAT: Rritja ekonomike arriti ne 9.9 %

Shko poshtė

18122008

Mesazh 

INSTAT: Rritja ekonomike arriti ne 9.9 % Empty INSTAT: Rritja ekonomike arriti ne 9.9 %




INSTAT: Rritja ekonomike arriti ne 9.9 % Pix
INSTAT: Rritja ekonomike arriti ne 9.9 % 20081217213203_artikull
E Enjte, 18 Dhjetor 2008

Shqiperia mund te krahasohet me vendet superfuqi ne rritjen ekonomike, sic eshte Kina apo India. Kjo pasi prodhimi i brendshem bruto ne Shqiperi ne fund te muajit shtator arriti ne shifren 9,9 per qind. Kjo shifer eshte publikuar zyrtarisht nga Instituti i Statistikave. Specialisti i INSTAT-it, Ledio Sheno tha dje se "tre kane qene sektoret qe kane ndikuar ne rritjen ekonomike, telekomunikacioni, ndertimi dhe sherbimet".

Sipas ketyre matjeve ne fund te vitit rritja ekonomike do te jete dyshifrore, sikunder ka pohuar edhe kryeministri i vendit. Ne dy vitet e fundit rritjen ekonomike e ka udhehequr sektori publik nepermjet investimeve te shumta qe po kryen ne infrastrukture. Ndersa biznesi privat ka pesuar nje stepje.

Prezantimi

Instituti i Statistikave (INSTAT) prezantoi dje ne Tirane treguesit e zhvillimit ekonomik ne vend gjate 3-mujorit te trete te vitit 2008, duke i cilesuar ato pozitive. Sipas INSTAT, ekonomia e vendit sipas sektoreve ka patur rritje per periudhen korrik-shtator 2008, rritje e cila reflektohet edhe ne periudhen ne vazhdim, ku ndikim kryesor ka patur zhvillimi i industrise se ndertimit, i telekomunikacioneve si dhe sektori i sherbimeve. Ne sektorin e industrise se ndertimit, rritja kryesore eshte reflektuar ne ecurine e punimeve te autostrades Durres-Kukes dhe vecanerisht te segmentit me te veshtire te saj, Reps-Kalimash, ku po ndertohet krahas disa urave edhe nje prej tuneleve me dy kalime, ne nje terren te veshtire, nder me te gjatet ne Ballkan.

Tremujore

Ekonomia shqiptare eshte rritur me 1.3 per qind ne tremujorin e trete te 2008.

Sipas te dhenave zyrtare te Institutit te Statistikave (INSTAT), rritja vjetore e PBB-se ishte 9.9 per qind per tremujorin e trete te 2008, krahasuar me te njejten periudhe te 2007-es. Eksperte te INSTAT-it thane se post-telekomunikacioni gjate kesaj periudhe u rrit me 12.8 per qind dhe sherbimet e tjera me 2.7 per qind, dy sektore qe kane kontribuar me shume ne rritjen e PBB-se tremujore.



Te dhenat per disa dege te ekonomise:

Bujqesia:

Aktiviteti bujqesor u rrit me 0.1 per qind ne tremujorin e trete te 2008, krahasuar me tremujorin paraardhes, ndersa krahasuar me te njejtin tremujor te 2007-es, eshte rritur 2.6 per qind.

Industria:

Grupi i industrive pesoi nje renie me 6.4 per qind ne tremujorin e tret te 2008, krahasuar kjo me tremujorin e dyte te ketij viti. Por krahasuar me tremujorin e trete te vitit 2007, aktiviteti i ketij grupi u rrit me 2.2 per qind. Sipas INSTAT-it, duhet theksuar fakti qe ne kete seri te industrise nuk eshte paraqitur efekti i cmimit te blerjes se energjise elektrike, i cili do te jete objekt i revizionimeve te mevonshme.

Per te njejtat periudha, aktiviteti i ndertimit u rrit respektivisht me 1.8 per qind dhe 19.6 per qind, duke vazhduar nje rritje te qendrueshme per disa tremujore. Projekti madhor per ndertimin e rruges qe do te lidhe Kosoven me Durresin, ka patur kontribut te madh ne rritjen e kesaj dege te ekonomise per kete periudhe. Tregtia:

Tregtia:

Kjo dege u rrit me 1.3 per qind ne kete tremujor krahasuar me tremujorin e dyte te vitit 2008. Tregtia ka patur nje rritje te qendrueshme per disa tremujor me radhe.

Post-telekomunikacioni:

Ėshte dega qe ka pesuar rritjen me te madhe kete tremujor me 12.8 per qind si dhe me kontributin me te madh ne rritjen ekonomike per tremujorin e trete te 2008.

Sherbimet:

Kjo dege ne kete tremujor u rrit me 2.7 per qind, me nje ndikim te konsiderueshem ne rritjen ekonomike te ketij tremujori se bashku me post-telekomunikacionin.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

INSTAT: Rritja ekonomike arriti ne 9.9 % :: Komentet

shqiptari

Mesazh Thu Dec 18, 2008 2:40 pm nga shqiptari

nuk e di si esht rrit ekonomia veē di te them se jeta e atyne qe njof une te pakten nuk kishte ndryshu asnji milimeter......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Thu Dec 18, 2008 6:19 pm nga emigranti

Ka ndryshu jeta e politikaneve. Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi