ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Opozita: Jo leke, kalabracionisteve

Shko poshtė

11032009

Mesazh 

Opozita: Jo leke, kalabracionisteve Empty Opozita: Jo leke, kalabracionisteve




Rozeta Rapushi
Opozita: Jo leke, kalabracionisteve 20090310184327_artikullVetem dy muaj para zgjedhjeve, vendoset te zgjerohet rrethi i personave qe do te perfitojne demshperblim si ish te perndjekur politike. Komisioni parlamentar i Ligjeve, miratoi dje ndryshimet e propozuara ne ligjin per "Demshperblimin e ish te denuarve nga sistemi komunist", pavaresisht kundershtimeve te ashpra te opozites. Me shumice votash, komisioni vendosi qe demshperblim te perfitojne dhe te denuarit pa gjyqe para vitit 1944, si dhe ne rast se te perndjekurit politike nuk jetojne, demshperblimin ta marrin jo vetem femijet apo bashkeshortja, por ne mungese te tyre dhe niperit e mbesat. "Ne jemi ne parim, pro ndryshimeve te ligjit. Por nuk mund te pajtohemi kurre, qe demshperblim te mund te marrin dhe bashkepunetoret e regjimit fashist ne vendin tone", reagoi ashper deputeti socialist Pandeli Majko. Sipas tij, me ndryshimet e sjella nga mazhoranca, propozohet qe perfitim nga statusi i ish te perndjekurit, te marrin dhe te gjithe ata qe jane denuar pa gjyq para vitit 1944. "E kuptoni se cfare po beni apo jo. Eshte turp i kombit qe ata njerez, ata horra qe kane bashkepunuar me okupatorin, te marrin demshperblim njesoj si ata qe kane qene te denuar politik. Nuk mund te barazoni te vuajturit, me ata qe kane denuar", reagoi Majko. Sipas tij, ndryshime te tilla ligjore, i japin mundesine atyre personave qe kane kryer krime lufte, te demshperblehen. Ashtu si Majko, te gjithe deputetet e opozites, votuan kunder ndryshimeve, por pavaresisht kesaj, projektligji u miratua. Relatori demokrat, Gjovalin Prengaj, e mbrojti projektin e mazhorances, si nje nisme e cila vendos te drejten per ato kategori qe u perjashtuan nga demshperblimi kohe me pare, me miratimin e ligjit ne Kuvend. "Paketa e ndryshimeve, synon te zgjidhe ne menyre te drejte problematiken qe doli gjate zbatimit te ligjit", u shpreh Prengaj. Ndryshimet ne projektligj, u vleresuan si te drejta dhe te duhura dhe nga perfaqesuesja e Ministrise se Drejtesise. Ne baze te propozimeve te bera demshperblim, do te perfitojne jo vetem vellezerit dhe motrat e ish te perndjekurve, por dhe femija/femijet e ketyre vellezerve dhe motrave. Nga ana tjeter, me ndryshimet e bera ne mbledhjen e komisionit, shtyhet dhe afati qe ish te perndjekurit duhet te depozitojne kerkesen e tyre, per perfitimin e demshperblimit. Sipas ndryshimeve, ish i denuari politik i regjimit komunist, kujdestari i tij ligjor apo familjari i viktimes se pushkatuar, nuk mund te rivendosen ne afat per paraqitjen e kerkeses, pas dates 1 korrik 2009.

Vendimi

Mazhoranca vendosi me vote, zgjerimin e rrethit te familjareve qe duhet te perfitojne, demshperblimin e ish te perndjekurve politike, ne rast se ato nuk jetojne me, duke shkuar deri tek mbesa dhe niperit. Si dhe perfshirjen ne rrethin e perfituesve, te te gjithe te denuarve pa gjyq, para vitit 1944.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34536
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Opozita: Jo leke, kalabracionisteve :: Komentet

bulqizaku

Mesazh Wed Mar 11, 2009 10:10 pm nga bulqizaku

ki o pusht per zotin

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi