ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bujar Llapaj: Ja e vėrteta e konfliktit tė Edi Ramės me artistėt

Shko poshtė

11032009

Mesazh 

Bujar Llapaj: Ja e vėrteta e konfliktit tė Edi Ramės me artistėt Empty Bujar Llapaj: Ja e vėrteta e konfliktit tė Edi Ramės me artistėt




Julia Vrapi
Dirigjenti i njohur sqaron misterin e pozicionimit tė ish Ministrit tė Kulturės kundėr artistėve,
Bujar Llapaj: Ja e vėrteta e konfliktit tė Edi Ramės me artistėt Bujar-llapajDirigjenti Bujar Llapaj ka disa ditė qė ėshtė rikthyer nė Tiranė, pėr tė dirigjuar orkestrėn e TKOB nė premierėn e baletit shqiptar “Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur”. Ai tregon se sonte nė skenėn e operės publiku do tė ndjekė njė shfaqje me vlera dhe kjo falė punės sė tė gjithė pjesėmarrėsve nė kėtė premierė baleti. Sot artisti zhvillon njė aktivitet tė ngjeshur artistik nė Vancouver tė Kanadasė, ku dhe drejton orkestrėn e njohur “West Coast Symphony”, me tė cilėn zhvillon koncerte jo vetėm nė Kanada, por dhe nė shtete tė tjera. I gjendur kėto ditė nė Tiranė nė njė intervistė pėr gazetėn ‘SOT’ dirigjenti tregon arsyet qė e larguan atė nga Shqipėria, por ai flet dhe mbi zhvillimin e muzikės, ndėrkohė qė jep opinionin tij nė lidhje me politikat kulturore qė ndiqen nė vendin tonė.
Mė tej ai zbulon dhe disa detaje mbi konfliktin pėr projektligjin nė fushėn e kulturės kur nė atė kohė ishte Ministėr i Kulturės Edi Rama. Dirigjenti si njė prej pjesėtarėve tė grevės sė urisė tregon se si nisi konflikti mes ish ministrit Rama dhe komunitetit artistik.

-Pse u larguat nga Shqipėria?

Unė jam larguar nė fund tė vitit 2002. Problemi qė unė u largova e pati zanafillėn qė pas largimit nga opera. Ēdo gjė nisi me projektligjin pėr teatrin, e cila pasoi me grevėn e urisė dhe ne e kundėrshtuam atė projektligj. Unė e quaj veten tė dobishėm jo vetėm duke qenė i punėsuar nė njė punė shteti, por e kam gjetur veten dhe jashtė teatrit tė operės nė atė kohė, por largimi im ishte dhe pėr arsye familjare.

-Si ndodhi qė u futėt nė grevė urie nė atė kohė?

Konflikti fillimisht nisi mes artistėve dhe ish drejtoreshės sė TKOB nė atė kohė, qė ishte Zana Ēela. Kjo ndodhi nė gjashtė mujorin e dytė tė vitit 1999. Nisi me njė konflikt, pėr mėnyrėn e sjelljes sė artistėve, por mė pas kaloi nė projektligjin pėr teatrin, i cili donte tė shndėrronte qoftė TKOB apo dhe teatro tė tjerė nė biznese. Nė atė kohė ishte Ministėr Kulture Edi Rama. Ne si opera arritėm deri nė grevė urie, aq sa ndryshuam jo tė gjithė ligjin, por ndryshuam pikėn esenciale qė kishte tė bėnte me infrastrukturėn e teatrove si atė tė operės apo dhe tė tjerė nuk u lejuan qė tė shndėrroheshin jashtė funksionit tė tyre artistik. Ka nevojė pėr rregullime pėrsėri dhe jo vetėm pėr atė projektligj, por dhe ligjet qė janė pėr funksionim e institucioneve artistike.

-Si e shikoni sot Teatrin Kombėtar tė Operės dhe Baletit?

TKOB funksionon. Kur je jashtė mund tė flasėsh shumė kollaj, por kur je brenda shikon qė gjėrat nuk janė aq tė thjeshta sa mund t’i rregullosh nė atė qė thua ti, por duhen parė nė terren konkret, i cili ka aktivitet, ka shfaqje tė arrira. Teknika ka arritur pėrmirėsim nga sa unė e kam lėnė. Orkestra ėshtė zhdėrvjelltėsuar dhe pėr njė javė ti mund tė japėsh dhe premierėn. Por gjithmonė ka probleme, dhe jo vetėm nė institucionet tona. Edhe TKOB do tė eci bashkė me gjithė zhvillimin shoqėror tė Shqipėrisė dhe nuk mund ta shkėputėsh dhe tė thuash qė ėshtė njė oaz. Por pėr derisa spektatori ėshtė kthyer nė opera, ndjek shfaqte, kjo ėshtė funksionale.

-Si i komentoni politikat kulturore qė janė ndjekur pėr sa i pėrket fushės sė artit dhe kulturės gjatė kėtyre viteve nė vendin tonė?

Mund tė them qė kėto katėr vjet TKOB dhe TK janė mbėshtetur. Rrogat pėr artistėt gati janė dyfishuar. Por vend pėr pėrmirėsime ka gjithmonė. Njė politikė e caktuar kulturore nuk ėshtė e pėrsosur deri nė fund. Unė do tė thosha qė muzika simfonike, krijimtaria operistike dhe ajo e baletit duhet tė mbėshtet mė shumė nė krahasim me aktivitet, tė cilat janė pėr njė natė, sepse ėshtė njė traditė e cila mbetet. Unė jam i kėsaj fushe dhe kėrkoj gjithmonė kushdo qė tė jetė ministėr qė tė mbėshtetė financiarisht. Mendoj qė mbėshtetja financiare duhet tė bėhet pėr eksportimin e kėtij lloji arti jashtė vendit. Kjo duhet tė arrihet me mėnyra tė ndryshme si: me mbėshtetje muzikore, botimet muzikore, prodhimin e CD tė muzikės shqiptare etj. Pra duhet nj eksport i kėsaj lloj krijimtarie.


-Janė ndėrmarrė disa herė reforma nė fushėn e kulturės, por kėto janė kundėrshtuar nga komuniteti artistik. Si e komentoni kėtė?

Unė kam gjithmonė energji sepse jam artist skenės dhe kuptoj qė reformat duhet tė nxisin skenėn, prodhimtarinė dhe tė funksionojnė qė secili tė bėjė punėn e vet. Pėr sa i pėrket debateve qė u zhvilluan pak kohė mė parė mbi reformėn nė institucionet kulturore unė kėtė e kam ndjekur nėpėrmjet gazetave. Mendoj qė nuk mund tė bėhet njė reformė pa pasur njė model. Reforma mė e mirė ėshtė qė tė mos shpikim, sepse Shqipėria po futet dhe nė NATO. Ti je i detyruar qė tė shkosh atje ku duan tė tjerėt, por dhe ne duam tė shkojmė nė Europė, atėherė mos shpik. Ke modele nga Europa dhe merr njė model qė duket mė i pėrshtatshmi dhe aplikoje. Kėshtu duhet tė funksionojė dhe jo me psikologjinė shqiptare, qė mė intereson mua kjo gjė se unė jam ministėr, por bėj njė model dhe aplikoje.

-Folėm pėr Ministrinė e Kulturės, por ndėrkohė sipas jush cili duhet tė jetė roli i Bashkisė nė institucionet kulturore?


Pavarėsisht se sot ėshtė Kryetar Bashkie Edi Rama, asnjė teatėr opere apo institucion tjetėr kulturor nuk mund tė jetė i veēuar nga qyteti nė tė cilin jeton. Bashkie duhet tė ketė projekte financuese pėr teatrin e operės,por dhe pėr tė tjerėt. Vėrtetė qė kėto institucione janė nėn varėsi tė Ministrisė sė Kulturės, por kjo ėshtė alla shqiptarēe, sepse nė fund tė fundit ky institucion i shėrben qytetarėve tė Tiranės. Por tek ne funksion kush tė mbajė emrin e parė, kjo ėshtė e keqja. Ti je kryetar i kėsaj Bashkie, ku t’i mund tė financosh dhe projekte tė veēanta nė TKOB. Kėshtu qė ėshtė kjo qė duket normale pėr Shqipėrinė, nuk ėshtė normale. Gjithashtu them qė lagjja tė ketė teatėr pėr fėmijė apo tė rritur, qoftė pėr tė rritur apo amatorė qė duan tė bėjnė diēka jashtė punės teksa tė rrinė nėpėr kafene pėr orė tė tėra, dhe tė shajnė qoftė atė qė jep para, sepse nuk kanė se ē’tė bėjnė. Brezi i ri kohėn e lirė duhet ta mbushi me aktivitete muzikore, teatrore, tė librit etj. Ėshtė njė jetė, e cila mendoj se do tė zbusė njerėzit mė shumė nga rruga dhe do t’i kulturojė mė shumė. Shqipėria kėrkon njerėz tė kulturuar, dhe kjo do t’i bėjė mė tolerantė me njėri-tjetrin. Arti ėshtė nga natyra mė tolerant. Kryetari i Bashkisė duhet tė ketė projekte dhe pėr artin. Unė kam folur boll pėr kėtė dhe nuk dua tė flas mė. Edi Rama nuk e ka ndėrmend fare kulturėn. Vetėm kur kultura ėshtė biznes pėr atė ėshtė vlefshme, por jashtė biznesit nuk ėshtė e vlefshme. Kryetari i Bashkisė flet pėr shumė gjėra, por kulturėn nuk kam dėgjuar qė ta pėrmendė dhe nuk e di nė do t’i bjerė ndonjėherė ndėr mend dhe si kryetar partie qė ėshtė tė flasė pėr kulturėn. Ka kulturė qė ėshtė biznes qė e mbėshtet Edi Rama, por ka dhe kulturė qė nuk ėshtė biznes qė atij nuk i intereson, dhe kjo pjesa jonė qė i pėrket teatrit nuk mund tė quhet biznes dhe atij nuk i intereson.

-Gjatė kėtyre dy dekadave muzika shqiptare pėsoi disa ndryshime nė krijimtarinė e saj. Si e keni parė zhvillimin e saj?
Pėr muzikėn e lehtė mund tė them se nuk jam shumė amator i saj. Mua mė pėlqejnė ato kėngė qė vijnė thjesht. Do tė thosha qė liria e shprehjes ka tė mirat dhe tė kėqijat e saj, por ėshtė tregu muzikor ai qė bėn seleksionimin e kėtyre krijimeve. Unė do tė thosha qė ka kompozitorė, qė mund t’i quaja si amator nga ana e krijimtarisė ashtu dhe nga ana e profesionalizmit, tė cilėt fatkeqėsisht nė disa televizione dėgjohen 24 orė nė ditė, por ėshtė e drejtė e tyre qė ata tė bėjnė kėtė gjė.

-Ēfarė mund tė na thoni pėr kompozitorėt e muzikės serioze?

Ka pasur festivale tė ndryshme tė muzikės sė dhomės dhe ka pasur pak krijimtari nė muzikėn simfonike, qė janė disa suita tė Ēesk Zadesė nga viti ’91 dhe mė pas Feim Ibrahimi. Por dua tė them qė nė muzikėn simfonike ka shumė mangėsi, edhe nė krijimtarinė e baletit, por dhe tė operės. Kjo mendoj se duhet nxitur, sepse ka mbetur bosh. Kjo ka ndodhur pėr disa arsye dhe njėra ėshtė qė duhet tė rikthehen festivalet e muzikės simfonike. Festivalet e muzikės serioze, festivalet pėr formacione tė muzikės tė mėdha, sepse ka festivale pėr muzikė dhome, tė muzikės sė re. Unė them qė duhet tė kalojė koha e tejngopjes qė kishim dikur. Ėshtė koha qė jo duhet tė rishikojmė muzikėn e shkruar para viteve ’90, por duhet tė nxisim krijimtarinė muzikore. Kjo nxitet me aktivitete pėr kėtė lloj muzike. Unė them se kjo ka tė bėjė dhe me politikat kulturore, qė ndiqen. Mendoj se Ministria e Kulturės me ministrin e ri duhet ta ketė nė prioritet.

-Ju pėrmendėt festivalet e muzikės simfonike. Pse u ndėrprenė kėto festivale?
Ka arsye tė ndryshme pėr kėtė. Dikur kanė qenė “Dekadat e Majit” dhe nuk ėshtė ndonjė gjė qė tė kthehen festivalet, jo siē ishin nė atė kohė, por tė kthehen nė muzikėn profesioniste, qė tė ketė festivale. Nė kėtė mėnyrė nxiten orkestrat, nxitet krijimtaria por kjo kėrkon njė financim, por jo aq sa tė tremben nė kėtė gjė.

-Roli i kompozitorėve nė krijimtarinė e muzikės shqiptare. Ē’mendoni pėr ata?

Kompozitorėt mund tė shkruajnė pėr veten e tyre dhe t’i mbajnė nė shtėpi veprat, sepse po nuk pati festivale ata nuk kanė se ku ti shfaqin kėto vepra. Duhet tė ketė njė aktivitet ku ata tė shfaqen me veprat e tyre. Bėn orkestra e RTSH ndonjė porosi tė vogėl, tė cilėt paguhen nė mėnyrė mizerabėl pėr krijimtarinė e tyre. Ata paguhen sikur njė instrumentist tė marri pjesė nė ndonjė koncert. Paguhen shumė keq dhe mendoj se duhet parė porosia e veprave pėr kompozitorėt qė kanė e emėr dhe kompozitorėt qė nxiten nga politikat kulturore.

-Ju thatė qė ka mangėsi nė kėtė lloj krijimtarie, por pėr vlerat e saj ē’mund tė na thoni?
Sot kompozitorit nuk mund t’i diktosh qė bėj kėtė gjė, sepse kėshtu duhet. Mund tė sugjerosh qė dua njė balet me njė temė tė tillė, por nuk mund t’i thuash qė unė e dua muzikėn si mė pėlqen mua. Ajo kohė ka ikur dhe pėrgjegjėsinė pėr krijimtarinė e mban vetė kompozitori. Sot nuk mund tė diktosh, pastaj nėse ke vepra me porosi, di qė ka kompozitorė si Aleksandėr Peēi, Thoma Gaqi, Vaso Tole etj, qė e njohin krijimtarinė e tyre dhe ke besim qė do tė porosisėsh njė vepėr serioze.

-Ku e shikoni ndryshimin e vlerave muzikore para dy dekadave dhe muzikės qė krijohet tani?
Unė do tė doja qė tė dėgjoja vepra muzikore qė tė jepja njė mendim. Ka pak krijimtari dhe ėshtė vėshtirė qė tė bėsh njė krahasim, sepse nuk ka krijimtari simfonike.

-Nga Kanadaja keni ardhur nė Tiranė pėr premierėn e baletit “Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur”. Ē’mund tė na tregoni pėr punėn tuaj?

Po pėrgatitemi seriozisht, sepse ėshtė njė vepėr qė ia vlen. Kjo pėr disa arsye, dhe jo vetėm pėr llojin e krijimtarisė, jo vetėm pėr titullin qė mban qė ėshtė vepėr e Ismail Kadaresė shumė e njohur, por dhe pėr mundėsinė qė jepet qė veprat tona tė rivihen, ashtu siē ėshtė kjo vepėr qė vjen me njė koncept tė ri, dhe tė zhveshur nga ndikimet e asaj periudhe. Ky ėshtė njė variant modern baleti, qoftė nė koreografi qoftė dhe nė muzikė. Janė zgjedhur pjesė tė veēanta qė pėrshtaten me koreografinė. Ky ėshtė njė version i redaktuar nga mjeshtri Zhani Ciko, i cili e ka pėrshtatur dhe balet. Nga ana profesionale nuk ėshtė hequr, por janė shtuar disa pjesė, po nga krijimtaria e kompozitorit Nikolla Zoraqi, pėr tė plotėsuar idenė dhe konceptimin e koreografisė, i cili kėtu hiqet pak nga skenat masive nė ndonjė rast, dhe del mė tepėr ideja e gjeneralit me plakėn Nicė, si dhe kontradiktat mes asaj qė ka humbur vajzėn dhe atij qė kėrkon eshtrat e ushtarėve tė vet. Kjo ėshtė pika kryesore e kėtij baleti. Shfaqja do tė zgjasė rreth njė orė e gjysmė dhe nuk ka ndėrprerje.

-Jeni njohur mė parė me veprėn e kompozuar nga Nikolla Zoraqi?

Unė veprėn mė parė e kam pas dėgjuar, por nuk e kam dirigjuar. Tani pata mundėsinė qė ta njoh shumė mė mirė, sepse kam bėrė dhe kompjuterizimin e veprės. Kėshtu qė unė e njoh tani veprėn notė pėr notė dhe jam i detyruar qė ēdo notė ta shikoj me vėmendje dhe ta vendos nė partiturė. Kjo ėshtė njė meritė e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit qė veprat po kompjuterizohen, sepse tani nuk ėshtė vetėm njė partiturė origjinale por dhe mund tė shumėfishohen dhe tė shikohet krijimtaria e kompozitorėve. Me kritikė nė kuptimin e mirė, por qoftė dhe nė aspektin e kritikės sė njė vepre nė atė qė nuk shkon. Kjo bėhet pėr tė parė dhe krijimtarinė e tyre nė atė kohė.

-Si e vlerėsoni kompozitorin Nikolla Zoraqi?
Ėshtė njė nga figurat kryesore tė krijimtarisė muzikore shqiptare. Ai renditet pėrkrah emrave tė tjerė tė njohur si Ēesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Tonin Harapi, si dhe shumė tė tjerė qė kanė hyrė nė traditėn e krijimtarisė muzikore. Kėta emra kompozitorėsh janė baza e rilindjes shqiptare tė muzikės simfonike, operistike, baletit etj. Nikjoll Zoraqi ėshtė njė prej kėtyre emrave tė talentuar nė krijimtarinė muzikore shqiptare.

-Mbi aktivitetin tuaj artistik nė Kanada ēfarė mund tė na thoni?

Aktiviteti im nė Kanada ėshtė i lidhur me profesionin. Unė jam dirgjet i parė i njė orkestre simfonike nė Vancouver. Pas veprės “Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur”unė atje do tė filloj provat pėr njė koncert me orkestrėn qė unė dirigjoj.

-Nė kėtė premierė ju bashkėpunoni dhe me koreografin Agron Aliaj. Si ndjeheni me kėtė bashkėpunim?

Agron Alija pėr mua ėshtė njė mjeshtėr. Nga brezi i tij ka mbetur i vetmi qė bėn lidhjen mes traditės dhe elementėve tė rinj qė sjell sot koha. Veprat qė ai ka vėnė nė skenė i shikon me njė sy tjetėr. Ėshtė mjeshtėria ajo qė mban mjeshtrin Agron Aliaj.

-Keni qenė drejtues artistik pėr njė periudhė kohe i Orkestrės Simfonike tė RTSH. Si e shiko sot kėtė formacion muzikor dhe ē’mund tė na thoni pėr interpretimin e saj nė festival ku ajo dhe nuk interpreton live?

Orkestra Simfonike e RTSH koncertet i bėn live, por kur vjen puna e festivalit do tė ishte mirė qė ajo tė ishte e tėra live, por kjo varet nga vendi qė bėhet festivali, si dhe teknika qė ke nė dispozicion. Pėr mua do tė ishte mirė qė interpretimi i saj tė ishte i tėri live. Orkestra si formacion ėshtė i plotė, por me ndėrrimin e drejtuesve ndodh qė secili ka mendjen e vet. Unė pėr aq kohė sa isha bėra mė tė mirėn. Problemi ėshtė tek trupat tona artistike, qė duhet tė marrėsh mė tė mirėn e atyre dhe ta nxjerrėsh nė skenė.
Sot
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi