ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Nobeli”, ēmim pėr idiotė

Shko poshtė

13032009

Mesazh 

“Nobeli”, ēmim pėr idiotė Empty “Nobeli”, ēmim pėr idiotė




Harold Bloom, kritik letrar amerikan, rrėfen pėr erudicionin e tij, pėr autorėt qė i do dhe pėr ata qė i urren dhe pėr mė tepėr, pėr “Nobelin” e famshėm… nė letėrsi

“Njė vit mė parė jam rrėzuar dhe kam thyer tė gjitha vertebrat e shpinės. Doktorėt mė patėn quajtur tė vdekur, ama ja ku jam”. Sytė e ēeltė e tė ndryshueshėm tė Harold Bloom-it janė plot trishtim tė pėrzier me turp, derisa mundohet ta justifikojė atė bastun, tashmė tė pandashėm, me tė cilin mbahet pėr tė duruar barrėn e viteve dhe angaritė e njė fiziku qė nuk do t’ia dijė nė ndjekjen e ritmeve ende frenetike tė mendjes sė tij tė jashtėzakonshme.

“Ajo qė sot mė dhemb mė sė shumti, ėshtė se s’mund tė udhėtoj mė”, shpjegon autori i “Kanunit perėndimor”, “Ankthit tė ndikimit” dhe i mėse 30 librave tė tjerė qė e kanė revolucionarizuar historinė e kritikės letrare botėrore. “Kam ēuar njė jetė tė hallakatur, duke pirė, duke tymosur cigare dhe duke lėnė anash ushtrimet fizike”, shprehet ai pėr veten.

Enciklopeditė e pėrshkruajnė si “kritiku amerikan me mė influencė”, “Pishtari i kulturės perėndimore” qė nė epokėn e internetit merr mundimin tė shkruajė me penė stilografike, ngase, siē shpjegon ai, “njė dridhje e moēme nė duar mė pengon ta pėrdor tastierėn. Mirėpo, mendja ime ėshtė mė e zgjuar se kurrė, falė gjeneve. Prindėrit e mi ishin hebrenj shumė tė varfėr gjysmanalfabetė, me prejardhje nga shtetet e Evropės Lindore. Megjithatė kam pasur tė parėlindur studiues tė Talmudit, njė disiplinė qė kėrkon njė kujtesė tė hatashme”.

M. H. Abrams, studiuesi i njohur i Romantizmit, mentor i tij, e pėrcaktoi Harold Bloom-in si “studenti mė i talentuar qė kam pasur ndonjėherė” dhe si “i vetmi i zoti ta lexojė njė libėr me tė njėjtėn shpejtėsi si atėherė kur e shfleton”.

“Nga dora e parė, prore kam preferuar gjuhėn origjinale nė vend tė pėrkthimeve. Lexoj nė greqisht dhe hebraisht (antike dhe moderne) latinisht, yiddish, anglisht, frėngjisht, spanjisht, gjermanisht, portugalisht dhe italisht”, thotė Bloom.

Italia pėr Bloomin mbetet njė nga djepet letrare mė tė gjallė. “Nuk janė vetėm Dante, Petrarka e Bokaēio, - shpjegon ai, - por edhe Manzoni, njėri nga romancierėt mė tė mėdhenj nė botė. Pirandelo, mė inovativ se Ēehovi e Becketti. Kampana, qė mund tė bėhej Whitmani italian, po tė mos kishte vdekur aq i ri. Pastaj shumė i madhi Leopardi, njė poet nė nivelin e Keatsit, Shelleyt dhe Wordworthit, tė cilin e kam futur nė librin tim tė ri “Living Labyrinth”.

Po tė kthehej mbrapa, Bloomi s’do ta pėrpilonte mė listėn famėkeqe. “E urrej dhe s’ka arsye tė jetė. Efekti i saj i vetėm ka qenė se e ka rritur numrin tė njerėzve tė pagdhendur qė e lexojnė listėn, por jo librin. Ashtu siē nga ana tjetėr bėjnė pėrherė kritikėt letrarė”. Bloom ėshtė bėrė njė ikonė letrare. “Mė mbysin me telefonata dhe e-maile. Mė konsiderojnė farin e tyre, mė lusin tė zbres pėrsėri nė fushė. Po unė jam i lodhur. I kam harxhuar tė gjitha betejat e mia e atė qė duhej ta thosha e kam thėnė: nėse njė punim nuk pėrmban shkėlqim estetik, forcė njohėse dhe origjinalitet autentik, nuk ia vlen ta lexosh. Letėrsia ėshtė njė epifani individuale dhe s’duhet tė ketė asnjė valencė shpėrblese socio-politike. Ky afrim estetik te letėrsia mė ka shndėrruar nė njė pari (njeri i kastės sė ulėt) nė tė dy anėt e Atlantikut. U kam shpallur luftė tezave feministe, marksiste e post-strukturaliste, qė prej vitesh gjallojnė nėpėr universitete. Autorėt e mi tė preferuar mbeten Dante, Shekspir, Servantes, Faulkneri, Homeri, Prousti dhe Uajldi, sepse zgjerojnė vetėdijen tonė pa e deformuar. Dhe prekin individin, pa mėtime pėr ta ndryshuar botėn”.

Kryqėzatat e tij anti-“Nobel” janė bukur tė njohura. “Ia kanė dhėnė atė ēmim ēdo idioti tė kategorisė sė pestė, si Doris Lesingut, qė ka shkruar njė libėr tė vetėm dyzet vite mė parė, Le Klesios qė ėshtė i palexueshėm, Dario Fosė qė ėshtė thjesht qesharak”. “Nobelėt” e merituar? “Harold Pinter, njė zė autentik, edhe pse dishepull i Beketit”.

Ndėr bashkėkohorėt urren J.K. Rowling-un, Stephen Kingun dhe Adrien Riēin, ndėrsa e do Kormak Mēarthy-n (“Meridian gjaku” ėshtė njė libėr i jashtėzakonshėm), Philip Roth-in, Thomas Pynchon-in dhe Don DeLillo-n. Tepėr i ashpėr? “Kritika letrare s’mund tė jetė impersonale. Pėr dallim nga T. S. Elioti, mendoj se duhet tė jetė personale, e pasionuar dhe e thellė. Po tė socializohesh me autorėt qė i recensionon ėshtė gabim. Mė mirė t’i njohėsh nga veprat e tyre. Nėse nuk flasim ne keq pėr tė vdekurit, kush do ta bėjė?”.

Mes adhuruesve, Bloom pėrmend edhe Papa Vojtilan. “Miqtė e pėrbashkėt mė patėn thėnė se i kishte lexuar dhe ēmuar tė gjitha librat e mi dhe se do tė mė takonte po tė shkoja nė Romė. Pata refuzuar”. Shkaku nuk ishte i natyrės personale. “Krishterimi ėshtė sinonim i antisemitizmit, siē e dėshmojnė tė gjithė tekstet ēelės tė Testamentit tė Ri, duke u nisur nga Ungjilli i Gjonit”, shprehet Bloom.

Alessandra Farkas

Marrė nga “Corriere della sera”

korrieri
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi