ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse Milo e Majko duhet tė heshtin pėr “kolaboracionistėt”

Shko poshtė

14032009

Mesazh 

Pse Milo e Majko duhet tė heshtin pėr “kolaboracionistėt” Empty Pse Milo e Majko duhet tė heshtin pėr “kolaboracionistėt”




Nga Armand Maho

Debati nė lidhje me tė pushkatuarit pa gjyq nė Shqipėri ka degjeneruar nė nivelet mė tė ulėta. Partizanė tė dėnimit tė veprės sė atyre njerėzve qė u pushkatuan pa gjyq, qoftė para 30 nėntorit 1944, ose qoftė pas kėtij viti, ka mbetur nė dorė tė disa pseudo-historianėve dhe pseudo-nacionalistėve, tė cilėt tė paktėn pėr sa i pėrket prejardhjes sė tyre nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me nacionalizmin nė kėtė vend.
Ka ngritur kokė sėrish dhe Nexhmije Hoxha, pas insistimit tė ndonjė gazetari, i cili e dinte qė mė parė pėrgjigjen, por me atė mortje s’ia vlen tė merresh, dihet qė ajo flet nė pozicionin e xhelatit. Shkonte deri aty, sa mundohej tė hidhte poshtė dhe kontributin e Lef Nosit, njėrit prej atdhetarėve dhe mendimtarėve mė tė shquar qė ka nxjerrė kjo tokė.
Nė rast se dikush merr pėrsipėr tė gjykojė tė drejtėn apo padrejtėsitė e historisė qė i janė bėrė njė vendi, atėherė ai duhet tė jetė njohės i mirė i historisė tė kėtij vendi.
Nė Shqipėri nuk ndodh kėshtu. Prej tri ditėsh, dy deputetė tė Kuvendit tė Shqipėrisė, qė i pėrkasin spektrit tė majtė, kanė ndėrmarrė njė fushatė denigrimi ndaj tė pushkatuarve pa gjyq nga regjimi komunist. Janė bėrė shqetėsuese, jo vetėm deklaratat e tyre, por edhe hapėsira qė i jepet nė media pėr tė shprehur mllefin qė ata kanė ndaj njerėzve qė kanė sakrifikuar pėr kėtė vend dhe qė ende sot e kėsaj dite nuk po marrin atė qė i takon. Bėhet fjalė pėr atė klasė nacionalistėsh qė u pushkatuan pa tė drejtė pėrgjatė luftės civile qė komunistėt e quajtėn Lufta Nacionalēlirimtare, por edhe pėr pushkatimet e tė njėjtit lloj qė vijuan pas pėrfundimit tė saj. Nė spektrin politik shqiptar po shfaqen si “engjėj” mbrojtės tė nacionalizmės Paskal Milo dhe Pandeli Majko. Tė dy me origjinė nga jugu i Shqipėrisė, por qė mė shumė se e majta i bashkon dhimbja qė ata ndjejnė pėr pėrmbysjen e komunizmit nė Shqipėri.
Nė vitin 2007, mė rastisi tė bėja pushimet nė Dhėrmi dhe ndalova nė njė hotel pranė Palasės, me sa mė kujtohet quhej “Palasa”. Pėrbri hotelit qė ndodhej nė njė nga vendet mė panoramike tė zonės ndodhej njė vilė trekatėshe. Pas njė bisede me pronarin e hotelit mėsova qė vila ishte e deputetit Paskal Milo, qė na paska marrė tokat e paraardhėsve tė tij. Kėtė vilė Milo e ka ndėrtuar pėrgjatė kohės qė ka qenė ministėr i Jashtėm, dhe pėrdoret mė sė shumti nga i biri i tij qė vjen pėr pushimet e verės nga Franca, por edhe nga vetė Milo. Njėkohėsisht, duhet thėnė se nė shtetin e “pinjollėve tė kolaboracionistėve qė janė nė krye tė PD”, siē shprehet ai, nė njė intervistė tė dhėnė dje, vajza e tij mban detyrėn e Sekretares sė Pėrgjithshme nė ambasadėn tonė nė Gjermani, gjė qė Milo nuk e pranonte, kur mbante detyrėn e ministrit tė Jashtėm. Por nga njė hulumtim i thjeshtė mbi njė guidė antishqiptare e botuar nga Bashkia e Himarės apo mė saktė nga kreu i saj, Vasil Bollano, na del qė gjyshi i Paskal Milos, Spiro Milo, ka ngritur flamurin e pavarėsisė sė Himarės nga Shqipėria dhe ka firmosur pro bashkimit tė saj me Greqinė. Jo vetėm kaq, por nė prag tė rėnies sė murit tė komunizmit Milo ka botuar dy libra, njėri kundėr politikės evropiane pėr komunizmin dhe tjetri kundėr NATO-s. Pėr ta mbyllur, nė vitet 2000, Milo boton njė tjetėr libėr, ku pėrpiqet tė deformojė tė vėrtetėn rreth luftės sė Kosovės dhe konferencės sė Rambujesė. Kaq deformues ishte ky libėr, sa solli dhe reagimin e ambasadorit tė Kosovės nė vendin tonė rreth tė pavėrtetave tė tij. Nuk ėshtė e rastit qė kėtė libėr me pėrmbajtje antishqiptare e pėrshėndeti deputeti i PS, Pandeli Majko.
Por, si Milo, si Majko, apo dhe ndonjė tjetėr kanė njė favor shumė tė madh, sepse ata kanė ku shprehen. Pėr shkak tė makinacioneve tė tyre, pas ‘90 morėn nga njė mandat deputeti dhe i kanė dyert e hapura nė media apo dhe nė parlament pėr tė shprehur dufin dhe mllefin e tyre ndaj kėsaj shtrese shoqėrore dhe fisnike, e cila pret me durim t’i vihet nė vend dinjiteti i saj, kanė pothuaj 20 vjet qė presin. Ata nuk po i kėrkojnė gjė askujt, ama kėta soj deputetėsh nuk e kanė moralin qė t’i pėrgojojnė. Kjo shtresė nuk i ka kėrkuar asnjėherė Milos tė dalė dhe tė kėrkojė falje pėr rolin antishqiptar qė kanė luajtur paraardhėsit e tij, as Majkos nuk i kėrkojnė tė dalė dhe tė kėrkojė falje se babai i tij ka qenė i pėrkėdheluri regjimit, dhe se na paska qenė njė ndėr ata 200 petritė qė na sollėn atė gjėmė qė e jetuam tė gjithė. Tek e fundit, s’ka pse ia di kush pėr nder, sepse nga njė pushtim na sollėn njė tjetėr. Kėtyre s’u ka kėrkuar askush asgjė, por ama e kemi tė gjithė tė drejtėn qė t’i kėrkojmė sė paku tė heshtin. Ata qė u pushkatuan, ishin elita e kėtij kombi dhe xhelatėt qė shkrehėn armėt mbi ta nė emėr tė komunizmit ishin tamam komunistė.
Nė mbyllje, do desha t’i rikujtoj dhe njėherė dy deputetėve nė fjalė, se janė pėrfaqėsues nė parlamentin shqiptar dhe fjala e tyre rėndon shumė. Deklarata tė tilla janė jo vetėm antishqiptare, por edhe antinjerėzore. Pasardhėsit e “kolaboracionistėve” nuk janė ngjitur nė asnjė nivel tė asnjė partie, aq mė pak tė PD, shoku Milo. Ata pėr 50 vjet kanė qenė tė detyruar tė dėgjojnė broēkullat e tua se si deformoje historinė. Duhet tė tė duronin se si flisje kundėr etėrve tė tyre, ndėrkohė qė njerėz tė kallėpit tėnd i kishin privuar tė rriteshin pa baba, jetimė rrugėve. Ti, shoku Milo, s’besoj se e ke provuar kėtė ndjesi. Njerėz tė kallėpit tėnd i burgosnin, i internonin, iu mohonin shkollėn, ndėrsa sot ti merr pėrsipėr t’iu bėsh dhe gjyqin dhe tė na flasėsh me gjuhėn e Koēi Xoxes apo Kadri Hazbiut, xhelatė tė atij sistemi. Kjo shtresė, pra, pasardhėsit e atyre qė ju i quani “kolaboracionistė”, ende sot dhe kėsaj dite s’ka zgjidhur as nevojat mė elementare tė jetės dhe bijtė e tyre enden rrugėve pėr njė bursė studimi, ndėrsa yt bir vazhdon shkollėn nė Francė dhe bėn pushimet nė vilėn tėnde nė Palasė. E pra, si ti, si Majko apo dhe tė tjerė, nuk i meritoni kėto privilegje.
Tema
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34466
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Pse Milo e Majko duhet tė heshtin pėr “kolaboracionistėt” :: Komentet

emigranti

Mesazh Sat Mar 14, 2009 1:58 pm nga emigranti

Nuk ėshtė e rastit qė kėtė libėr me pėrmbajtje antishqiptare e pėrshėndeti deputeti i PS, Pandeli Majko.
njeri grek tjetri serb

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi