ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Opozita duhet ta justifikoje aresyen, se pse duhet mbeshtetur si shpresa e vetme.

Shko poshtė

05022020

Mesazh 

Opozita duhet ta justifikoje aresyen, se pse duhet mbeshtetur si shpresa e vetme.  Empty Opozita duhet ta justifikoje aresyen, se pse duhet mbeshtetur si shpresa e vetme.




Mbas miratimit te shpejte te paketes normative anti "kēk" qeveria ka filluar me urgjence zbatimin e saj siē edhe kishte paralajmeruar. Nderkoh opozita megjithese e ka kritikuar ashper aktin normativ "anti kēk" ende nuk eshte artikuluar qarte se si e parasheh trajtimin e ketij akti, nese neser do te vije ne pushtet. Opozita e cila ka mundur te rregjistroje suksese me strategjine e "Vetingut" ndaj shume figurave te rendesishme te PS, dhe te zgjedhurve te kesaj force qeveritare, ne krye te bashkive, permes zgjedhjeve te 30 Qershorit, duket se eshte e kenaqur me kete strategji, duke menjanuar ofrimin e garancive konkrete per nje politike ndryshe ne kushtet e ardhjes ne pushtet. Qendrimet e zbutura ndaj pozites, si ulja ne nje tryeze per reformen zgjrdhore, me perfaqes te pozites, objekt i vetingut te opozites, siē eshte rasti i Gjiknurit, pavaresisht se pati perpjekje per tu interpretuar si sukses, duket se ka lene nje shije te hidhur tek mbeshtetesit e saj. Nderkoh PD partia me e madhe opozitare vazhdon me intensivitet riorganizimin e strukturave, ndoshta si nje menyre per te fituar koh, apo si justifikim per terheqjen nga aksionet konkrete me karakter "rradikal". Ne te gjithe kete kaos paqartesie nga opozita, fara e pasigurise per te nesermen duket se po vazhdon te lulezoje ne menyre marramendese e cila vazhdon te konkretizohet me emigrimin e pandalshem te qytetareve. Ne keto kushte barra mbi opoziten dyfishohet. Deklarimet e pergjitheshme, denoncimet ndaj  eksponenteve qeveritar apo politik te pozites per aferat  e tyre corruptive ne prokurori apo gjykate, denoncimet ne media, takimet e kufizuara me njerezit,  perpjekja per te shpjeguar pjese te programit ekonomik e politik qytetareve, qofte edhe rikthimi i protestave, jane arme tashme te ezauruara nga opozita. Ne keto kushte e vetmja rruge qe i mbetet opozites per te bindur qytetarin eshte, perfshirja direkte e qytetareve ne hartimin e programit te saj. Perballja me Edi Ramen ne gjygj per demet e shkaktuara ekonomis se vendit, shkeljes sistematike te te drejtave te njeriut,  genocidit permes  shpopullimit te vendit, per shkak te  instalimit te pasigurise ekonomike etj etj. Opozita duhet ta justifikoje aresyen se pse duhet. mbeshtetur si shpresa e vetme.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi