ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rezoluta e PE: Opozita duhet te jete ne Kuvend

Shko poshtė

26112009

Mesazh 

Rezoluta e PE: Opozita duhet te jete ne Kuvend Empty Rezoluta e PE: Opozita duhet te jete ne Kuvend




Rezoluta e PE: Opozita duhet te jete ne Kuvend 20091125193021_artikullBashkimi Europian ka percuar nje sinjal inkurajues per zgjerimin me vendet e Ballkanit gjate debatit lidhur me strategjine e zgjerimit te kesaj organizate, te zhvilluar ne seancen plenare te Parlamentit Europian ne Strasburg. Ministri i Jashtem suedez, Carl Bildt ka thene, se nese BE i mbyll deren vendeve te Ballkanit, do t'i hapen dyert forcave te erreta ne rajon dhe kete Bashkimi Europian nuk mund ta toleroje. Duke renditur arritjet gjate presidences suedeze me vendet e rajonit. Carl Bildt eshte shprehur entuziast lidhur me ecurine e aplikimit te Shqiperise dhe Malit te Zi: Carl Bildt, Ministri i Jashtem i Suedise

"Ne kemi pranuar aplikimin e Malit te Zi dhe Shqiperise dhe shpresoj, qe ata do te marrin pergjigjjen e opinionit te Komisionit Europian per nje vit." Gabriele Albertini, Kryetari i Komisionit te Jashtem ne PE "Kerksesa e Shqiperise, Malit te Zi dhe Islandes tregon, se Bashkimi Europian ka ende forcen teheqese per te thithur shtete te reja".

Ceshtje tjeter inkurajuese, eshte se Carl Bildt ka nxjerre ne pah edhe vullnetin e shteteve anetare, qe Shqiperia dhe Bosnja t'i bashkangjiten bllokut te listes se bardhe se vendeve qe perfitojne nga heqja e vizave, sa me shpejt te jete e mundur, gje qe komisioneri Olli Rehn e ka perforcuar ne fjalimin e tij: Olli Rehn, Komisioneri pergjegjes per Zgjerimin

"Po e shnderrojme endrren e qytetareve te Maqedonise, Serbise dhe Malit te Zi ne realitet duke realizuar liberalzimin e vizave. Shpresojme qe te bejme te njejten gje per Shqiperine dhe Bosnjen vitin e ardhshem, kur ato te mbushin kushtet". Nderkohe qe eurodeputetet jane shprehur te gjithe ne favor te perspektives se qarte anetaresimit per Ballkanin ne BE, ata jane thellesisht te ndare kur behet fjale per anetaresimin e Turqise. Projekt-rezoluta do te votohet neser ne seancen plenare.



Duke riafirmuar perkushtimin ndaj procesit te zgjerimit te Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perendimor, Komiteti i Puneve te Jashtme ne Parlamentin Europian ka pregatitur nje rezolute mbi strategjine e zgjerimit qe do te debatohet ne seancen plenare te pasdites. Persa i perket Shqiperise ne draftin e perpiluar nga eurodeputeti Gabriele Albertini vleresohet progresi i Shqiperise qe pas raport progresit te fundit, ne vecanti ne fushen e dokumentave te identitetit dhe ne permiresimin e kornizes ligjore administrative te procesit zgjedhor. Projekt rezoluta i kerkon gjithashtu opozites t'i jape fund bojkotit ne parlament dhe i ben thirrje te kryeje detyren e saj kryesore qe eshte perfaqesimi i votuesve te saj ne legjislativ. Qeveria dhe opozita thuhet me tej ne rezolute duhet te punojne ne gjetjen e nje baze te perbashket ne diskutimin e procesit te zgjedhjeve ne parlament. Autoritetet shqiptare ftohen te vazhdojne perpjekjet e tyre ne rrugen e reformave qe duhet te jene ne favor te progresit ekonomik dhe social te qytetareve ne menyre qe i gjithe vendi te perparoje ne rrugen drejt anetaresimit ne Bashkimin Europian. Projekt rezoluta do te votohet ne seancen e se enjtes. Eurodeputetet ritheksuan qendrimin e tyre si avokate te liberalizimit te vizave me Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen duke u kerkuar ketyre dy vendeve te nxitojne ne plotesimin e kushteve ne menyre qe ky regjim te hyje ne fuqi qe nga Korriku i vitit 2010.

koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34541
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi