ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA-BE: Shtate arsyet pse PS duhet te hyje Ne Kuvend

Shko poshtė

14102009

Mesazh 

SHBA-BE: Shtate arsyet pse PS duhet te hyje Ne Kuvend Empty SHBA-BE: Shtate arsyet pse PS duhet te hyje Ne Kuvend




Rozeta Rapushi
SHBA-BE: Shtate arsyet pse PS duhet te hyje Ne Kuvend 20091013190141_artikullAsambleja Parlamentare e OSBE tha dje se Shqiperia e kaloi testin me 28 qershor, teksa ka renditur dhe shtate arsyet se perse PS duhet te hyje ne Kuvend. Konkluzioni final, ne takimin e zhvilluar ne shtetin fqinj ishte se zgjedhjet ishin te lira, te ndershme dhe ne rrugen e drejte te nje demokracie te plote. Zgjedhjet shenuan nje progres domethenes politik, dhe rriten kredibilitetin e vendit, teksa e kane cilesuar pjesemarrjen e socialisteve ne Kuvend, si nje detyrim ndaj elektoratit, i cili i ka votuar. Keshtu, opozita shqiptare, u kritikua ashper nga drejtuesit e Asamblese Parlamentare te OSBE-se, per bojkotin e vazhdueshem te Kuvendit. Ne mbledhjen e zhvilluar dje, ne Athine, Komiteti Drejtues i Asamblese se OSBE-se, analizoi zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit ne Shqiperi, duke i quajtur ato zgjedhje demokratike. Njeheresh e keshilloi opoziten t'i rikthehet jetes parlamentare per te vijuar me reformat. Zevendes Presidenti i kesaj Asambleje, Uolfgang Grossruck, u shpreh se konkluzioni i OSBE-se mbi zgjedhjet ne Shqiperi, ishte se ato ishin te lira, te ndershme dhe ne rrugen e drejte te nje demokracie te plote. Ne keto kushte, Grossruck, tha se eshte per te ardhur keq qe opozita nuk po merr pjese ne Parlament. "Pjese e pjekurise demokratike eshte edhe te pranosh rezultatin e zgjedhjeve dhe shpresoj qe partia e opozites, te marre sa me shpejt pjese ne Parlament. Kjo eshte e vetmja rrugedalje per te zhvilluar me tej demokracine", u shpreh ai. Po keshtu, Kryetari i Delegacionit te Italise ne Asamblene Parlamentare te OSBE-se, Ricardo Migliori, duke komentuar zgjedhjet e 28 qershorit, u shpreh se ato ishin me te mirat, nga pikepamja organizative, te zhvilluara ndonjehere. "Do te thosha pra, nje hap domethenes nga pikepamja politike, pasi kredibiliteti i Shqiperise u rrit, cka eshte shume e rendesishme, vecanerisht ne kete moment te integrimit te Shqiperise ne Evrope", u shpreh Migliori. Ne keto kushte, ai i sugjeroi opozites shqiptare, qe te verifikoje rezultatet e vezhgimit te OSBE-se, Keshillit te Evropes si dhe te Parlamentit Evropian, sepse sipas ketyre institucioneve, zgjedhjet ne Shqiperi ishin te lira dhe te drejta. "Une shpresoj qe me ne fund, gjithcka te hyje serish ne dialektiken demokratike, pasi eshte e drejte e detyrueshme per opoziten te perfaqesoje qytetaret shqiptare qe e kane votuar. Qytetaret kane votuar partine e kryeministrit Berisha, per partine, qe se bashku me kryeministrin Berisha qeveris Shqiperine, por jo pak prej tyre kane votuar edhe per Partine Socialiste dhe keta qytetare duhen perfaqesuar", theksoi ai. Nje tjeter anetar i Asamblese Parlamentare te OSBE, perfaqesues i Zvicres, Miesch nenvizon faktin se pavaresisht perballjes per here te pare me nje sistem te ri zgjedhor, Shqiperia e kaloi testin per zgjedhje demokratike. Kritika ndaj se majtes, qe po qendron jashte Kuvendit, u bene edh nga anetari i Kongresit Amerikan, Alcee Hastings. Sipas tij, nese do ta vinte veten ne postin e kreut te opozites shqiptare, do te kishte hyre ne Kuvend. Hastings theksoi se Shqiperia po maturohet shpejt dhe PD e LSI po bashkohen e po behen me pragmatiste ne qendrimin e tyre politik, dhe besoj qe ky eshte nje tregues i shendetshem per demokracine ne Shqiperi.



Kundershtimi

Anetaret e Asamblese Parlamentare te OSBE-se, leshuan lume kritikash ndaj bojkotit te opozites ne Kuvend. Sipas tyre, zgjedhjet e 28 qershorit ishin te lira dhe te ndershme dhe socialistet duhet te hyjne ne Kuvend.





SHBA: Vleresojme bashkeqeverisjen

PD-LSI, nje demokraci e shendetshme

Anetari i Kongresit Amerikan, Alcee Hastings, vleresoi bashkeqeverisjen mes Partise Demokratike dhe asaj te Levizjes Socialiste per Integrim. Ne mbledhjen e Asamblese Parlamentare te OSBE-se, Hastings, tha se fakti eshte qe zoti Berisha, se bashku me zotin Meta, munden te krijojne nje koalicion, besoj se eshte tregues i nje demokracie te shendetshme. Sipas tij, koalicioni i sotem qe drejton vendin duhet te vazhdoje te ruaje vemendjen e komunitetit nderkombetar, i cili eshte i fokusuar per te ndihmuar Shqiperine qe te behen hapa te metejshem perpara. Kongresmeni amerikan, kritikoi ashper bojkotin e opozites ne Kuvend, duke theksuar se deputetet socialiste, duhet te marrin pjese ne seancat plenare dhe ne jeten aktive ne Kuvend.





Uolfgang Grossruck (Austri)

"Une raportova gjate takimit ne Athine per zgjedhjet ne Shqiperi dhe jam shume i kenaqur per raportin, sepse ne beme nje raport te perbashket nga OSBE, Asambleja Parlamentare dhe ODIHR. Dhe rame plotesisht dakord per rezultatin e zgjedhjeve dhe vleresimin e tyre. Konkluzioni yne eshte se zgjedhjet ishin te lira dhe te ndershme dhe ne rrugen e drejte te nje demokracie te plote. Eshte per te ardhur keq qe opozita nuk po merr pjese ne Parlament. Pjese e pjekurise demokratike eshte edhe te pranosh rezultatin e zgjedhjeve, dhe shpresoj qe partia e opozites te marre sa me shpejt pjese ne parlament. Kjo eshte e vetmja rrugedalje per te zhvilluar me tej demokracine".





Ricardo Migliori (Itali)

"Zgjedhjet ne Shqiperi, sipas mendimit te OSBE, ishin me te mirat nga pikepamja organizative. Nje hap domethenes nga pikepamja politike, pasi kredibiliteti i Shqiperise u rrit, cka eshte shume e rendesishme, vecanerisht ne kete moment te integrimit te Shqiperise ne Evrope. Shpresoj qe drejtuesit e opozites shqiptare te verifikojne rezultatet e vezhgimit tone, te KE, te Parlamentit Evropian, pasi sipas mendimit tone, zgjedhjet ne Shqiperi ishin te lira e te drejta. Une shpresoj qe, me ne fund, gjithcka te hyje serish ne dialektiken demokratike, pasi eshte e drejte e detyrueshme per opoziten, te perfaqesoje qytetaret shqiptare qe e kane votuar".



Alcee Hastings (SHBA)

"Fakti eshte qe zoti Berisha, se bashku me zotin Meta, munden te krijojne nje koalicion, besoj se eshte tregues i nje demokracie te shendetshme. Nuk do te kishte qene ky qendrimi im, po te kisha qene une lideri. Per sa me perket mua, une po pres zgjedhjet e ardhshme pas kater vitesh! Shqiperia ka nje ndikim substancial ne rajon, dhe pikerisht ketu, qendron ajo qe une besoj se eshte "xhevahiri i fshehur" i asaj qe sjell pjekuria e procesit elektoral. Ne kete kontekst jam shume i kenaqur per hapat pozitive qe u kryen. Ka pasur natyrisht, mangesi qe mbeten per t'u zgjidhur ne zgjedhjet e ardhshme dhe jam i bindur qe do te kete permiresime".
koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34541
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi