ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

OSBE: Opozita te hyje ne Kuvend

Shko poshtė

30092009

Mesazh 

OSBE: Opozita te hyje ne Kuvend Empty OSBE: Opozita te hyje ne Kuvend




OSBE: Opozita te hyje ne Kuvend 20090930045806_artikullRozeta Rapushi
Faktori nderkombetar i ben thirrje opozites per te hyre ne Kuvend. Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone, Robert Bosh, i kujtoi dje opozites se dialogu dhe debati konstruktiv, zhvillohet ne Kuvend dhe se reformat e Shqiperise, kane nevoje edhe per opoziten. "Kuvendi eshte vendi i duhur per bashkepunim politik. Qeveria dhe opozita duhet te bashkepunojne per rekomandimet per zgjedhjet. Ne jemi gati per te mbeshtetur Shqiperine, per te zbatuar realisht rekomandimet e raportit te ODIHR-it. Per ta bere kete, opozita eshte realisht e nevojshme dhe sigurisht kjo behet vetem ne Parlament",-tha Bosh. Ne nje takim me ministrin e Jashtem Ilir Meta, ne kuader te bashkepunimit drejt realizimit te aspiratave te Shqiperise drejt Bashkimit Evropian, Bosh shprehu vullnetin e tij per te mbeshtetur vendin tone ne integrimin e strukturave euroatlantike. "Ne shpresojme se ju do t'i afroheni Evropes sa me shpejt te jete e mundur", tha ambasadori i OSBE-se. Duke komentuar nje prej kushteve te opozites, e cila kerkon rinumerimin e votave ne zgjedhjet e qershorit, per te hyre ne Kuvend, Bosh, tha se gjykon se: "Te gjitha mjetet ligjore jane perdorur tashme dhe rezultatet e 1 gushtit, zyrtare te KQZ-se, jane ne rregull". Ne kete kuader, ai inkurajoi me tej qeverine qe te ece perpara me reformat, drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. Bosh theksoi se OSBE, mirepret bashkepunimin me qeverine si dhe me ministrin e Jashtem, Ilir Meta, duke besuar se ky bashkepunim do te jete po aq i mire sa edhe me paraardhesin e tij. Nga ana e tij, numri dy i qeverise, Meta, konfirmoi vullnetin e qeverise, per te bashkepunuar ngushte me OSBE. "E falenderoj ambasadorin Bosh, per kontributin qe ka dhene OSBE dhe ODIHR, ne menyre te vecante per mbarevajtjen e zgjedhjeve te 28 qershorit, te cilat u vleresuan ne menyren me pozitive edhe nga raporti i ODIHR-it, ku natyrisht u bene edhe shume sugjerime per te permiresuar edhe me tej standardet per zgjedhjet ne te ardhmen, qe zgjedhjet e ardhshme te arrijne standardet me te larta", u shpreh Meta. ai siguroi ambasadorin Bosh per vullnetin e qeverise, per te bashkepunuar ngushte me OSBE-ODIHR-in, ne menyre te vecante me opoziten ne Shqiperi dhe me te gjithe faktoret e tjere, qe te gjitha keto rekomandime te jene pjese e nje plani per veprim, i cili do te garantoje qe zgjedhjet e tjera te jene te standardeve me te larta te vendeve me te zhvilluara te Evropes. Prej kohesh jo vetem mazhoranca, por edhe nderkombetaret kerkojne qe opozita t'i rikthehet jetes normale parlamentare. Por pavaresisht thirrjeve te shumta, te 65 deputetet e opozites nuk pranojne qe te marrin pjese ne Kuvend. Vendimi i Rames per te bojkotuar Parlamentin, nuk gjeti qe ne fillim mirekuptimin e nderkombetareve. Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Bashkimi Evropian, Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes dhe mjaft institucione nderkombetare dhe perfaqesues te tyre, e kane bere te qarte qendrimin e tyre kunder braktisjes se Parlamentit.



Lohan: Debati politik, vetem brenda Kuvendit

Thirrje per pjesemarrjen e opozites ne Kuvend, beri dje dhe Ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan. I pranishem ne nje tryeze per parandalimin e pastrimit te parave, Lohan i beri te ditur opozites, se debati zhvillohet ne Kuvend dhe jo jashte tij. "Debati i vertete politik duhet te zhvillohet vetem brenda dyerve te legjislativit",-tha Lohan, i cili per te disaten here i drejtohet opozites, te mos bojkotoje me Kuvendin. Ne tryezen e djeshme, te zhvilluar ne kuader te luftes dhe parandalimit te krimit financiar, si dhe pastrimit te parave, Lohan tha se doganat dhe institucionet shqiptare, duhet te forcojne luften ndaj ketyre fenomeneve. "Lufta kunder kesaj, kerkon metoda me te mira dhe lidhje me te forta me perendimin, ku eksperienca jone ne perendim t'i kaloje edhe shqiptareve. Duhet t'i dergojme nje mesazh te qarte organizatave kriminale. Ne jemi ketu dhe do t'ju luftojme! Ne luften kunder pastrimit te parase dhe krimit financiar duhet implementuar nje strategji e re, ku cdo rast t'i kalohet gjykates per gjykim", theksoi Lohan. Sipas tij, per Prokurorine e Pergjithshme, mbetet i domosdoshem pergatitja e nje ligji per hetimin e krimit financiar. Diten e djeshme perfundoi projekti 27-mujore, i financuar nga Komisioni Evropian me nje vlere prej 1.3 milione lekesh, per luften kunder pastrimit te parave. Si rrjedhoje, Njesia e Inteligjences Financiare e Shqiperise po punon se bashku me autoritetet e tjera publike dhe private, perfshire ketu bankat e zyrat noteriale, per identifikimin e shkembimeve te dyshimta financiare. Duke identifikuar shkembime te tilla, autoritetet do te jene me te afta te ndjekin penalisht individet apo organizatat e perfshira ne aktivitete kriminale dhe do te jene me te afta te sekuestrojne pasurite e tyre.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34476
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi