ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtate kredi kalojne sot ne Kuvend

Shko poshtė

11052009

Mesazh 

Shtate kredi kalojne sot ne Kuvend Empty Shtate kredi kalojne sot ne Kuvend




Fatjona Mejdini
Parlamenti pritet te votoje sot ne nje nder seancat e fundit per legjislaturen e tij te 17-te, shtate kredi qe sipas eksperteve do te ndikojne ne stabilitetin ekonomik te vendit si dhe 14 nisma ligjore. Seanca e sotme e pasdites pritet te jete nje seance maratone, ku perfaqesuesit e partive te majta dhe te djathta do te miratojne projektet e mbartura dhe ato me te fundit qe jane diskutuar ne mbledhjet e Keshillit te Ministrave. Jane gjithsej 21 projekte te cilat pritet te marrin miratimin e legjislativit, ku 7 prej tyre jane kredi te marra nga institucionet financiare per ndertimin e veprave te ndryshme publike ne vend, mes tyre edhe rruga Durres-Kukes. Por perfshirja ne rend e ketyre kredive pritet te rindeze debatet mes mazhorances dhe opozites edhe ne seancen e fundit parlamentare te kesaj legjislature. Nenkryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste, Erion Brace ka paralajmeruar debate ne lidhje me kredine e marre nga qeveria shqiptare per financimin e rruges Durres-Kukes.

Debatet nga socialistet pritet te behen edhe per sa i perket gjate kredive te tjera, te cilat jane marr nga qeveria per financimin e projekteve te rrugeve dytesore, sherbimet sociale, zhvillimin e zonave rurale malore. Nje ceshtje tjeter e cila pritet ti mbaj per nje kohe te gjate deputetet e Kuvendit ne salle eshte edhe projektligji "Per ratifikimin e marreveshjes se garancise ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim (IBRD) per garantimin e projektit te privatizimit te OSSH sh.a.-se". Nga ana tjeter, opozita ka deklaruar keto dite se ne seancen plenare do te beje nje bilanc per qeverisjen kater vjecare te mazhorances se drejtuar nga Partia Demokratike, ku sigurisht nuk do te mungojne edhe debatet mes paleve.

Ne seancen e sotme pritet te votohen edhe projektligjet per tregtine elektronike, gjendjen civile, taksat kombetare, lejet dhe licencat, rishikimin e titujve te pronesise mbi tokat bujqesore dhe financimin e bashkesive fetare. Nje projektligj i rendesishem i cili prit te kaloj sot eshte ai per organizimin e drejtesise administrative. Keshtu projektligj "Per gjykimin e mosmarreveshjeve administrative dhe organizimin e drejtesise administrative", i shtyre prej kohesh pritet te sjelle dhe debate mes forcave politike. Nga ana tjeter, sot pritet te marre miratimin edhe nje shtese ne ligjin nr. 9948 "Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore". Projekte te tjera qe presion miratimin jane edhe ato qe lidhen me shendetin publik dhe nje sere nismash qe synojne te rregullojne patrullimin e hapesires ajrore te vendit. Po keshtu nje tjeter nisme qe pret miratimin eshte edhe ajo per "Per disa ndryshime ne legjislacionin ne fuqi per licencat, autorizimet dhe lejet ne Republiken e Shqiperise", si dhe nisma "Per krijimin e Qendres se Panaireve dhe te Ekspozitave Tregtare".



Opozita

Ka deklaruar keto dite se ne seancen plenare do te beje nje bilanc per qeverisjen kater vjecare te mazhorances se drejtuar nga Partia Demokratike, ku sigurisht nuk do te mungojne edhe debatet mes paleve.



Kuvendi ka punuar per reformat qe sollen integrimin dhe ka kryer diplomaci



Miratimi i rezolutave per NATO-n dhe MSA-ne thelbesor per integrimin



Perfaqesuesit e mazhorances ne menyre te vazhdueshme e kane konsideruar kete legjislature si shume te rendesishme per sa i perket miratimit te nismave te cilat i kane hapur rrugen edhe integrimit te Shqiperise ne NATO dhe vazhdimit te integrimit ne Bashkimin Evropian. Parlamenti ka miratuar rezoluten kur kerkonte anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Po keshtu rezoluta e Parlamentit per paraqitjen e kerkeses se vendit kandidat ne Bashkimin Evropian ka qene nje shtyse me shume per qeverine ne marrjen e ketij hapi te rendesishem. Nga ana tjeter kjo legjislature eshte dalluar edhe per levizjet e saj diplomatike, kritikuar shpesh nga opozita per shpenzime te shumta. Delegacionet e parlamentit te kryesuara nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli kane bere vizita te shumta ne parlamentet dhe senatet e vendeve te NATO-s, duke ndikuar edhe ne pershpejtimin e miratimit te protokollit te anetaresimit te Shqiperise. Diplomacia parlamentare eshte pare e nevojshme edhe ne rastin kur ne parlamentet e 27 vendeve te Bashkimit Evropian do te ratifikonin marreveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Shqiperise dhe BE-se.



699 nisma

Ligjore jane miratuar ne kater vitet e kesaj legjislature, pa perfshire ketu edhe 21 nismat te cilat pritet te marrin miratimin ne seancat plenare qe mbyllin Kuvendin. Nje sere reformash te rendesishme kane ardhur si pasoje e ketyre ligjeve te miratuara ne Parlament.



Bojkoti

Opozita, ne salle pas marreveshjes per kartat

Perfaqesuesit e Partise Socialiste kane vendosur te jene sot pjese e seances se radhes plenare te legjislatures se 17 te Kuvendit. Prej javesh grupi parlamentar i Partise Socialiste bojkotonte parlamentin si pasoje e pakenaqesive qe shfaqte ne lidhje me procesin e shperndarjes se kartave te identitetit. Por pas marreveshjes se PD-se dhe PS-se ne lidhje me shperndarjen vetem 200 leke te reja te ketyre kartave, opozita pritet te jete pjese e miratimit te 21 prej nismave te fundit ligjore per kete legjislature.



Rendi i seances se sotme:

1. Miratimi i procesverbalit te seances plenare date 23.04.2009 dhe 27.04.2009.

2. Projektligji "Per ratifikimin e marreveshjes kuader te huase ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes per Zhvillim te Keshillit te Europes (CEDB) per financimin e projektit te rrugeve dytesore dhe vendore".

3. Projektligji "Per ratifikimin e marreveshjes se huase, ndermjet Shqiperise dhe Bankes Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim (IBRD) per nje financim shtese per projektin e ofrimit te sherbimeve sociale".

4. Projektligji "Per ratifikimin e marreveshjes kuader te huase ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes per Zhvillim te Keshillit te Evropes (CEDB) per financimin e programit per zhvillimin e qendrueshem te zonave rurale malore".

5. Projektligji "Per ratifikimin e marreveshjes se kredise se eksportit, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise perfaqesuar nga Ministria e Financave dhe Unicredit Bank Austria AG per financimin per permiresimin e pajisjeve mjekesore per Spitalin Universitar "Shefqet Ndroqi".

6. Projektligji "Per ratifikimin e marreveshjes se huase ndermjet Republikes se Shqiperise te perfaqesuar nga Keshilli i Ministrave qe vepron nepermjet Ministrit te Financave Alpha Bank A.E. E Deutsche Bank AG Dega e Londres, si rregullues, institucioneve financiare te listuara si huadhenesit fillestare dhe ALPHA BANK AE Dega e Londres si agjent per financimin e shpenzimeve kapitale per vitin 2009 ne perputhje me strategjine kombetare per zhvillimin dhe integrimin e Shqiperise".

7. Projektligji "Per ratifikimin e marreveshjes se garancise ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim (IBRD) per garantimin e projektit te privatizimit te OSSH sh.a.-se".

8. Akt normativ nr. 2, date 8.4.2009, "Per ratifikimin e memorandumit te mirekuptimit, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Kombeve te Bashkuara, per kontributin e burimeve per misionin e Kombeve te Bashkuara ne Republikes se Afrikes Qendrore dhe ne Republiken e Cadit (MURCAT)".

9. Projektligj "Per gjykimin e mosmarreveshjeve administrative dhe organizimin e drejtesise administrative".

10. Projektligj "Per tregtine elektronike".

11. Projektligj "Per gjendjen civile".

12. Projektligj "Per Fondin Shqiptar te Zhvillimit".

13. Projektligj "Per disa ndryshime ne ligjin nr.9975, date 28.7.2008, "Per taksat kombetare", te ndryshuar".

14. Projektligj "Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr.8530, date 23.9.1999, "Per sherbimin postar ne Republiken e Shqiperise".

15. P/ligji "Per patrullimin e hapesires ajrore te Republikes se Shqiperise".

16. Projektligji "Per financimin nga buxheti i shtetit te bashkesive fetare qe kane nenshkruar marreveshje me Keshillin e Ministrave".

17. Projektligj "Per krijimin e Qendres se Panaireve dhe te Ekspozitave Tregtare".

18. Projektligj "Per disa ndryshime ne ligjin nr.9128, date 29.3.2003, "Per nje trajtim te vecante financiar te piloteve fluturues, ne pension".

19. Projektligji "Per nje shtese ne ligjin nr. 9948, date 7.7.2008 "Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore".

20. Projektligji "Per disa ndryshime ne legjislacionin ne fuqi per licencat, autorizimet dhe lejet ne Republiken e Shqiperise".

21. Projektligj "Per shendetin publik
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34466
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Shtate kredi kalojne sot ne Kuvend :: Komentet

flutura

Mesazh Mon May 11, 2009 8:30 pm nga flutura

E pashe debatin. Opozita nuk merrte pjese. Nuk e di se ēfare mesazhi eshte ky per zgjedhesit. Shocked

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi