ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Merret peng dhe perdhunohet 19-vjecarja

Shko poshtė

15032009

Mesazh 

Merret peng dhe perdhunohet 19-vjecarja Empty Merret peng dhe perdhunohet 19-vjecarja




Merret peng dhe perdhunohet 19-vjecarja



Eshtė marrė peng nė mes tė ditės, ėshtė pėrdhunuar nė njė hotel, ndėrkohė qė policia ende nuk ka mundur ta dokumentojė kėtė ngjarje dhe tė arrestojė autorin. Ngjarja e rėndė ka ndodhur nė mes tė Tiranės, ku sipas denoncimit tė 19- vjeēares sė dhunuar, personi ka qenė duke udhėtuar me njė mjet, kur e ka futur me forcė brenda dhe ka bėrė me tė ēka dashur. Policia e kryeqytetit bėri tė ditur se kjo ngjarje e rėndė ėshtė denoncuar dy ditė mė parė, ndėrkohė qė ka nisur puna pėr kapjen e autorit. Vajza e re, e cila ėshtė studente e vitit tė parė nė shkollėn e lartė, ėshtė paraqitur nė Komisariatin e Policisė Nr. 2 dy ditė mė parė. Rreth orės 08.30 minuta, e veshur thjesht, e tmerruar dhe me lot nė sy, ajo ėshtė paraqitur para derės sė Komisariatit, ku oficeri roje e ka pyetur se ēfarė kėrkonte. “Dua tė kontaktoj me ndonjė shef policie”, ėshtė shprehur ajo me gjysmė zėri, ndėrsa dihaste nga trauma qė kishte kaluar. Menjėherė policia ėshtė vėnė nė dispozicion tė saj, duke e pyetur se pėr ēfarė kėrkonte ndihmė nga policia. E nė kėto kushte, pasi ajo ėshtė qetėsuar, ka treguar se e kishin marrė peng dhe e kishin pėrdhunuar. Ajo ka rrėfyer se disa ditė mė parė, pikėrisht mė datė 10 mars, ka qenė duke ecur nė rrugėn “Ylbere Bylykbashi”, kur njė makinė, tipi i sė cilės nuk deklarohet nga policia pėr arsye hetimore, i ka ndaluar para kėmbėve dhe ka filluar ta ngacmojė. Duke dashur tė vazhdojė rrugėn, vajza 19-vjeēare, me iniciale K. A., i ka kėrkuar ta linte tė qetė, por kjo e ka nevrikosur edhe mė shumė agresorin, ende tė paidentifikuar. Nė kėto kushte, ai ka zbritur me nerva, e ka kapur me forcė pėr krahu, ndėrkohė qė askush nuk kalonte nė rrugė, ia ka kėrcitur me pėllėmbė fytyrės dhe e ka futur nė makinė. Vajza e re ka treguar se nė ato ēaste ka humbur ndjenjat dhe e ka parė veten nė njė hotel, qė nuk ka ditur tė tregojė ekzaktėsisht vendndodhjen. Aty, ajo ėshtė pėrdhunuar disa herė nga agresori, ndėrkohė qė mė pas e kanė lėnė sėrish tė lirė, duke e ēuar me makinė, pikėrisht ku e ka marrė. Megjithatė, vajza e re ka mundur tė ruajė pak qetėsi nė ato momente tė vėshtira dhe tė mbajė nė mendje njė imazh tė tij. Pas kėsaj ngjarjeje, ajo ka shkuar nė shtėpi, duke u ndjerė fajtore pėr ēfarė i kishte ndodhur dhe nuk ka dashur tė denoncojė nė polici. Por, me kalimin e ditėve, ėshtė ndjerė mė e qetė dhe ka vendosur tė denoncojė nė polici, me shpresėn se uniformat blu do e arrestojnė agresorin e saj dhe do e dėrgojnė para drejtėsisė. Grupi hetimor, pasi ka dėgjuar dėshminė rrėqethėse tė adoleshentes, ka ndėrtuar njė identikit tė agresorit tė saj, qė vajza mendon se ishte pronari i hotelit, ku ėshtė pėrdhunuar, pavarėsisht se nuk ka ditur tė tregojė vendin. Mė pas, hetimet i kanė kaluar seksionit kundėr krimeve seksuale dhe lirisė sė personit, i cili qė prej tri ditėsh po merret me dokumentimin e plotė tė kėsaj vepre penale. Sipas policisė, ėshtė identifikuar njė i dyshuar pėr kėtė ngjarje, por ende nuk ka prova pėr arrestimin e tij.

Burimi: Gazeta Shqip
avatar
ilda

Numri i postimeve : 3423
Reputation : 16
Points : 28737
Registration date : 19/09/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Merret peng dhe perdhunohet 19-vjecarja :: Komentet

avatar

Mesazh Sun Mar 15, 2009 7:51 pm nga ilda

ne mes te tiranes te jete njeriu duke kaluar per pune te vet dhe ta pesoje ne nje menyre te tille Mad Mad uroj qe tkapet dhe te vendoset perpara drejtesise ....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi