ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Profesor Kristo Frasheri rrefen "Qyteterimin e shqiptareve"

Shko poshtė

15032009

Mesazh 

Profesor Kristo Frasheri rrefen "Qyteterimin e shqiptareve" Empty Profesor Kristo Frasheri rrefen "Qyteterimin e shqiptareve"




Profesor Kristo Frasheri rrefen "Qyteterimin e shqiptareve"



Jo. Nuk do te ndalet. Se fundi, per lexuesin eshte libri "Qyteterimi shqiptar" nga Antikiteti deri ne Kohet e sotme, qe mban siglen e tij. Profesor Kristo Frasheri ka vendosur qe te sjelle pak nga pak te gjithe punen e tij, e cila duhet thene se do me shume se nje kohe fizike njerezore te behet. Por, per Profesor Kriston, kjo ka pak rendesi. Ai e ka tejkaluar kete kohe me punen e tij te madhe. Me e rendesishmja eshte te thuhet ajo qe sipas tij, duhet te shprehet me zell dhe force nga profesionistet.

Punet e tij te fundit

Libri i fundit, botim i Akademise se Shkencave, eshte prej pak ditesh ne shtyp dhe meton te hedhe nje fashe drite mbi te ashtuquajturin Qyteterimin shqiptar, qe nga Antikiteti dhe deri ne Luften e Dyte Boterore. Per fat, Profesor Kristo, vec bagazhit te madh profesional ka qene nje pjesemarres aktiv i kesaj lufte, si anti-fashist me arme ne dore. Ky detyrim moral ndaj te vrareve te shumte te kesaj lufte, por me shume nderimi per nje kauze, qe politikanet shqiptare sot e anashkalojne, e kane bere qe ketij kapitulli, ne fund te librit te tij, t'i dedikohet me shume.

Por, edhe ketu nuk ndalet. Se shpejti, eshte duke pergatitur dhe do te jete para publikut "Historia Antike e Kosoves", por e pare me nje kendveshtrim tjeter dhe duke rrefyer ne nje fare mase dhe ate qe deri me sot, historianet shqiptare ua besojne thjesht gjykimit te historianeve dhe gazetareve te huaj per autoktonine e shqiptareve ne keto vise. Dhe, fill, pas saj, do te jete dhe nje vellim kushtuar "Mesjetes kosovare", nje pune titanike, me nje bibliografi teper te pasur, qe do te ndricoje ate periudhe aq te perfolur deri me tani nga historianet sllave.

Ndersa, ajo qe ia vlen, te permendet eshte dhe nje perpjekje e njekohshme e autorit, per te freskuar idete dhe te vertetat qe lidhen me Skenderbeun. Duke marre shkas nga amullia dhe nga perfshirja e shume aktoreve jo profesioniste ne debatin pas botimit te librit te Schmitt per Skenderbeun, ai ka vendosur qe te rrefeje edhe te sqaroje serish tezat ne lidhje me te, duke treguar dhe shume nga gabimet e debatit te sotem.

Nuk ndalon ketu. Edhe pse, profesor Kristo preferon qe te flase gjithmone e me pak, sepse i duhet kohe per pune dhe jo per fjale. Kush ka fatin te shikoje shtepine e tij, e di se jane ende shume e shume doreshkrime, qe duhet te dalin. I vetmi merak i tij, kuptohet, mbetet indiferenca dhe padituria ne mase e shqiptareve qe shume gjera i shikojne ne menyre krejt siperfaqesore.

Si e nisi

Ne vitin 1949 do te ishte Aleks Buda, shef i seksionit te historise ne Institutin e Shkencave ne Tirane, qe do te ndihmonte atehere te riun Kristo. I dha nje teme, qe te ndiqte "Mbi rolin e fshataresise ne historine e Shqiperise ne vitet 1912-1939". Kjo rezultoi e mbare. Vete Frasheri i shtoi dhe "Luften e Vlores 1920". Lidhja ndermjet dy burrave do te ishte e vazhdueshme dhe do te vazhdonte deri ne momentet, qe Buda i ndjere do te nderronte jete ne vitin 1993. Nga vjeshta e vitit 1951 dhe duke vazhduar deri ne vitin 1955, Buda e perfshiu ate ne grupin e historianeve, qe nen drejtimin e Institutit do te hartonte "Historine e Shqiperise". Ndersa ne prill te vitit 1953, ai do te shkeputej nga Banka e Shqiperise, ku punonte deri atehere- per te kaluar perfundimisht ne Institutin e Shkencave shqiptare ne sektorin e "Historise se Shqiperise".

Dhe, erdhi koha per Skenderbeun. "Erdhi nje moment dhe fillova te dyshoj per disa te dhena qe ka bibliografia mbi Skenderbeun. Burimi kryesor i historise se Skenderbeut ka qene per shume shekuj Marin Barleti. Ai eshte nje burim, por ai eshte nje burim tregimtar. Barleti nuk eshte nje burim dokumentar. Domethene, thjesht mbeshtetet mbi dokumente te kohes. Ai mund ta kete pare heroin, por ne ate kohe ka qene i vogel, sepse ka qene ne Shkoder dhe Skenderbeu ka kaluar vetem nje here ne Shkoder. Ca me teper, ai e thote vete, qe une e kam hartuar kete liber nga tregimet, qe me kane thene bashkeluftetaret e tij. Ne fushen e historiografise ka kritika, qe ne shekullin e XIX per Barletin. Sipas Jorges, Skenderbeu nuk ka qene ndonje figure e madhe, por ka qene pena e Barletit, qe e ka bere te madh. Ka dhe te tjere, qe e ulin figuren e tij". Kjo ishte koha qe ne vitet 1980 mendoi: "A mund te behet nje histori e Skenderbeut pa Barletin dhe ne qofte se mund te behet pa Barletin, si mund te dale Skenderbeu. A do te kishte valle ato permasa te madheshtise se tij?"

Keto kane mbetur pas, sepse Profesor Kristo, punon me nje plan, qe ai e ka te fiksuar mire ne koke: Do te punoje deri kur te mundet dhe do te jete gjithmone i ndershem ne punen e tij sepse "Ndershmeri profesionale do te thote per historianin, qe ai te trajtoje temen sipas bindjeve qe ka formuar gjate studimit te thelluar te fakteve dhe proceseve, qe kane lidhje drejtperdrejt ose terthorazi me temen qe trajton". Dhe, profesori ka treguar se eshte jo vetem i ndershem, por edhe se mbetet shume shqiptar.
avatar
ilda

Numri i postimeve : 3423
Reputation : 16
Points : 28762
Registration date : 19/09/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi