ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njė e dhėnė e re pėr flamurin e Princ Vidit

Shko poshtė

19032009

Mesazh 

Njė e dhėnė e re pėr flamurin e Princ Vidit Empty Njė e dhėnė e re pėr flamurin e Princ Vidit




Njė e dhėnė e re pėr flamurin e Princ Vidit VILHELM%20VIDFrederik Stamati
Flamuri qė ruhet nė fondin etnografik tė Qendrės sė Studimeve Albanologjike, ėshtė flamuri i jahtit tė Princ Vidit


Nė gazetėn "Shekulli" tė datės 5 shtator 2004 kam botuar shkrimin "Vilhelm Wied, armėt e fjetura tė Princit", ku tregoja pėr flamurin origjinal tė Princ Vidit dhe historinė e rizbulimit tė tij nė arkivat tona mbas njė harrese gjashtėdhjetė vjeēare.
Ndėr tė tjera shkruaja:

"Ekzistojnė tė gjitha mundėsitė qė flamuri tė jetė pėrgatitur nė Gjermani. Flamuri ka pėrmasat 156X140 cm, pra gati katror. Copa ėshtė njė pėlhurė e hollė dhe e leshtė, e ngjyer me tė kuq.
Thuajse nė tė gjithė sipėrfaqen e tij, nga tė dyja anėt, ėshtė stampuar njė shqiponjė e zezė dy krerėshe, aspak e ngjashme me shqiponjėn e flamurit tonė. Ka ndryshim nė krahė, nė kthetra, e sidomos nė dy krerėt, tepėr tė vegjėl pėr atė madhėsi shqiponje. Nė gjoksin e saj dallohet shqyti i verdhė dhe njė pallua blu. Ёshtė ky njė shartim i simboleve shqiptare me ato tė familjes Fon Wied".

"Flamurit i mungon njė pjesė e tėrė nga e djathta e tij. Dikush i ka qepur me makinė njė pėlhurė tė kuqe tė mėndafshtė, qė ėshtė sa gjysma e flamurit, e mbi tė ka modeluar me copė tė zezė flatrat e shqiponjės, qė i mungojnė pjesėrisht. Nuk dihet nėse ky dėmtim i ka ardhur flamurit pas ikjes sė Princ Vidit".

I bėrė kurioz pėr kėtė dėmtim tė flamurit dhe restaurimin dosido, herė pas here jam munduar tė gjej shkakun e vėrtetė. Kam vėzhguar shumė flamuj qė valaviten, nėpėr shtylla, e kudo, pėr tė parė se ēfarė ndodh me ta dhe vetėm rastėsisht, duke udhėtuar me vapor nė linjėn Korfuz-Igumenicė pashė flamurin e anijes qė valavitej si i tėrbuar.
Pjesa e tij, qė ėshtė nė tė kundėrt tė vendit ku kalon litari, ishte shqyer si nė rastin e flamurit tė Princ Vidit. Pastaj vėzhgova, e vėzhgova shumė raste tė tjerė dhe bėra krahasimet edhe me flamujt qė valaviten nė shtylla nė tokė.

Dėmtimi i flamujve ndodh nė pjesėn qė valavitet mė shumė dhe mė me forcė dhe kjo ndodh nga njė erė e fuqishme, e vazhduar, qė mund tė fryjė vetėm nė det. Nė rastin tonė konkret kjo nuk mund tė ndodhte, aq mė tepėr qė periudha e qėndrimit tė Princ Vidit nė Shqipėri ishte mars-shtator, nė njė sezon pa erėra tė fuqishme, qė do tė shkaktonin dėmtimin deri nė shkatarrim tė flamurit.

Kėshtu, duke u nisur nga mėnyra e dėmtimit, mund tė themi, se flamuri qė ruhet nė fondin etnografik tė Qendrės sė Studimeve Albanologjike, ėshtė flamuri i jahtit tė Princ Vidit.
Dhe ky konstatim ėshtė njė e dhėnė mė tepėr qė plotėson dosjen muzeale tė kėtij objekti historik.
Kush e ka "restauruar", duke i bėrė njė pėrforcim? Hė pėr hė kemi vetėm hamendėsime.
shekulli
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi