ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Varfėria, adoleshenti vetėvaret nė pemėn e ftoit

Shko poshtė

08022008

Mesazh 

Varfėria, adoleshenti vetėvaret nė pemėn e ftoit Empty Varfėria, adoleshenti vetėvaret nė pemėn e ftoit





Varfėria, adoleshenti vetėvaret nė pemėn e ftoit




Aleksander Hysenllari

Korēė, Aleksandro Hysellari, 16 vjeē, vuante prej kohėshnga kushtet e kėqija ekonomike nė tė cilat jetonte familja e tij
Kushėrira: S'e kam besuar ende, por mendoj se drejt kėtij fundi tė llahtarshėm e ēoi varfėria
KORĒĖ- Njė 16- vjeēar nga njė fshat i Korēės ėshtė vetėvarur dje nga kushtet e kėqija ekonomike. Aleksandro Hysellari ka vendosur t'i japė fund jetės sė tij duke u vetėvarur nė njė pemė ftoi nė oborrin e fqinjit tė tij nė njė depresion tė thellė. Djali qė ėndėrronte tė punonte pėr tė ndryshuar realitetin e dhimbshėm tė familjes sė tij, synonte Greqinė vendin ku dėshironte tė prekte realizimin e ėndrrave tė shumta, por nuk ka mundur tė shkelė asnjėherė nė shtetin fqinj, por dhe as tė jetojė si gjithė tė tjerėt nė atdheun e tij. Orėt e fundit tė jetės sė tij, tė afėrmit dhe miqtė i tregojnė si shumė tė gėzuar me njė hare qė kishte pėrfshirė pa kuptuar adoleshentin, por asgjė nuk dihet se ēfarė ka ndodhur mė pas me saktėsi pėr tė arritur deri tė vendimin ekstrem.
Ngjarja
Zbulimi i tragjedisė pėr familjen Hysellari ka qenė i rastėsishėm, pas kėrkimeve tė shumta qė familja e tė riut ka bėrė gjatė gjithė natės. Aleksandri ka dalė nga shtėpia gjatė pasdites pėr tė mos u kthyer mė. Nga rindėrtimi i skenės nga ana e policisė kriminale mėsohet se ai ka qenė jashtė me disa shokė tė tij, por pas ndarjes me ta, nuk ėshtė parė nga askush. Kėrkimet kanė vazhduar edhe gjatė orėve tė natės sė kaluar, ndėrsa rreth orės 08.00 tė mėngjesit tė sė enjtes babai i adoleshentit ka vendosur tė hipė nė ēatinė e shtėpisė sė vet nga ka parė tė birin tė varur nė njė pemė ftoi. Askush nė familjen Hysellari nuk ka dashur tė besojė pėr skenėn e llahtarshme qė iu ėshtė dashur tė shohin, ndėrsa menjėherė janė pėrpjekur ta largojnė nga pema fėmijėn e tyre qė kishte disa orė qė kishte vdekur. Pas kėtij momenti qė duket se ka tronditur jashtėzakonisht dhe fshatin e vogėl vetėm 18 kilometra larg qytetit tė Korēės, policia lokale ka nisur dhe hetimet. Sipas saj nuk ekziston asnjė konflikt i tė riut me ndonjė individ, dhe aq mė tepėr me familjen e tij, ndaj mendohet qė kushtet e vėshtira ekonomike nė tė cilat 16- vjeēari jetonte ta kenė shtyrė drejt vetėflijimit.
Familja
Familjen Hysellari e tronditur nga varfėria e tejskajshme, ėshtė nė zi ndėrsa shtėpia nė tė cilėn kanė nisur tė jetojnė tetė vite mė parė, kur zbritėn nga njė fshat malor i zonės sė Gorės, ka pritur bashkėfshatarėt e tyre. Familja e madhe me tetė anėtarė, gjashtė prej tė cilėve fėmijė, jetonte me vetėm pak tė ardhura qė nuk mund tė kalonin shumėn e 50 mijė lekėve tė vjetra nė muaj, ndėrsa fėmijėt e saj ushqeheshin vetėm njė herė nė ditė me atė ushqim tė pakėt qė mund tė siguronte nėna e tyre. Djali ndonėse shumė shtatvogėl dėshironte tė punonte dhe kryente ēfarėdo lloj pune qė kishte nė fshat, por qė gjithsesi ishin shumė tė rralla. Ndėrsa prindėrit e viktimės nuk kanė pasur fuqi tė tregojnė dhimbjen e tyre, dy kushėrinjtė e parė tė djalit vajza dhe djali i xhaxhait kanė treguar gjithēka ka ndodhur. Brunilda Drizaj, kushėrira e parė e viktimės ka rrėfyer pėr gazetėn se djali ishte zhdukur pa lėnė gjurmė njė natė mė parė, ndėrsa ka qenė njė djalė i urtė dhe model madje pėr familjen pasi ishte shumė punėtor, ndonėse nuk kishte mundėsi ku tė punonte. Sipas saj, atė e ka gjetur babai i tij nė pemė tė vetėvarur, ndėrsa askush nuk do tė besojė kėtė gjėmė qė i ka ndodhur familjes sė tyre. "Aleksandri ishte njė fėmijė i urtė dhe pa fjalė dhe bėnte ēmos tė punonte tė mbante familjen, ndonėse kishte dėshirė tė shkonte dhe nė shkollė-ka pohuar kushėrira e parė e tij Brunilda Drizaj.- S'e kam besuar ende, por mendoj se drejt kėtij fundi tė llahtarshėm pėr tė gjithė e ēoi varfėria". Ndėrkaq kushėriri tjetėr i parė i Aleksandrit, Romi Dulellari ka rrėfyer pėrmes lotėve se ai ėndėrronte tė shkonte nė Greqi. "Nė ēdo moment ai ka dashur tė shkojė nė Greqi pėr punė-thotė Romi Dulellari-por ai ishte shumė i vogėl nė shtat dhe ndaj prindėrit e tij nuk e lejonin kėtė gjė. Madje ai insistonte duke ia kėrkuar kėtė gjė dhe vėllait tė tij 20 vjeēar, Eljonit qė jeton pa dokumente nė Greqi, tė shkonte bashkė me tė, por ai e ka ndaluar tė mos udhėtonte nė kėmbė nga mali, ku mund tė mbetej nė dėborė." Familja Hysellari duket se ėshtė e shokuar, ndėrsa nuk kanė forcė as t'i bėjnė apel shtetit pėr ndihmė, pėr ata fėmijė, mė e vogla e tė cilėve ėshtė pesė vjeē. Romi Dulellari thotė se apeli ndaj shtetit ėshtė i pavlerė, ndaj nuk mundet tė kėrkojė asgjė nga ky shtet qė nxiti adoleshentin tė vetėvritej.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34471
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi