ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Emigrantėt nė Selanik dalin nė protesta pėr leje qėndrimi

Shko poshtė

08042009

Mesazh 

Emigrantėt nė Selanik dalin nė protesta pėr leje qėndrimi Empty Emigrantėt nė Selanik dalin nė protesta pėr leje qėndrimi




Emigrantėt nė Selanik dalin nė protesta pėr leje qėndrimi Emigrantet%20ne%20proteste%20ne%20AthineSelanik - Tashmė pėr emigrantėt nė Greqi nuk bėhet mė fjalė pėr vonesa nė rinovimin e lejeve tė punės apo tė qendrimit, pasi ato jepen tė skaduara dhe mbi dy vjet vonesė. Problemi tjetėr shqetėsues ėshtė se nė veri tė Greqisė, nė Selanik, janė ngritur nė kėmbė emigrantėt qė kėrkojnė leje pėr tė punuar. Kjo gjė po ndodh nė njė kohė kur krimi nė kėtė vend ka marrė pėrpjestime tė mėdha dhe njė problem mbarkombėtar.

Prefektura e Selanikut nuk jep lejet e punės pėr refugjatėt. Pėr kėtė, pėrfaqėsuesit e emigrantėve dhe Anėtarėt e Kėshillit tė Nismės kundėr Racizmit kanė akuzuar prefektin e Selanikut, Panajotis Psomiadhis, i cili nga ana e tij kėtė problem ja faturon institucionit OAED.

Pėrfaqėsuesi i Nismės Antiracizėm, Nikos Nikisianis, ėshtė shprehur se ndryshe nga krahinat e tjera, tė cilat nuk zbatojnė dispozitat, prefektura e Selanikut ka lėshuar me pikatore leje pune pėr refugjatėt qė kėrkojnė azil, por theksohet se ka raste kur jepen lejet ato nuk regjistrohen nė prefekturė dhe nė OAED.

Nga ana e tij, prefekti i Selanikut Panajotis Psomiadhis, ėshtė shprehur se: “Ne do tė marrim masa pėr zgjidhjen e menjėhershme tė kėsaj situate, duke thėnė se problemi nuk ėshtė i prefekturės por i institucionit pėrkatės OAED, i cili bėn edhe verifikimin nė tregun e punės”.

Por tjetėr mendim kanė zyrtarėt e tjerė tė prefekturės, qė deklarojnė se: “Nė qoftė se jepet njė vend i lirė pune nga instiotucioni OAED, ne nuk mund tė japim leje pune”. Lidhur me kėtė problem i janė derguar ministrisė pėrkatėse edhe tre peticione.

Politika ka bėrė qė njė dėm tė madh nė kurriz tė biznesit tė mesėm, pasi emigrantėt e ardhur nga vendet aziate dhe afrikane merren vetėm me tregti tė paligjshme. Kjo vjen pasi greqia nuk ka mundėsi financiare pėr t’u dhėnė kėtyre emigrantėve ndihmė sociale, ashtu siē japin vendet e tjera. Evropa i jep kėtij vendi vetėm 0.5 euro nė ditė pėr emigrantėt.

Pėr vitin 2007 u dhanė pėr emigrantėt 1.99 milionė euro, ndėrsa pėr vitin 2008 janė shpenzuar 2.69 milionė. Pėr vitin 2009 janė planifikuar 3.46 milionė tė tjera. Por, nga komuniteti shqiptar nė Greqi, i cili pėrbėn 65 pėr qind tė gjithė emigracionit, deri mė sot nuk ka parė me sy as edhe njė euro tė shpenzohet pėr ta.

Lidhur me kėtė ambasadori shqiptar nė Greqi, Vili Minarolli, ua kėrkon shtypit shqiptar qė ta kėrkojnė kėtė. Njė pikėpyetje e madhe mbetet se ku kanė shkuar paratė e dhėna Bashkimi Evropian pėr integrimin e emigrantėve. Ndoshta mund tė kenė shkuar pėr ndėrtimin e burgjeve...

Shpėtim Zinxhiria, pėr “Start” - Athinė”
start
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34466
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Emigrantėt nė Selanik dalin nė protesta pėr leje qėndrimi :: Komentet

lidabica

Mesazh Fri Apr 10, 2009 10:46 am nga lidabica

po,kjo Greqia tere jeten e ka degjeneru emigrantin,qe nga trajtimi njerezor dhe per t'i vene kapakun paisja me dokumente.Tani le te perballet me protestat e emigranteve,se nuk i arrijne ,protestat e vet grekerve per problemet e tyre.
Ne fund te fundit emigrantet do te fitojne ate qe kerkojne.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi