ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Levizja e Dhjetorit '90, dalin detaje ekskluzive

Shko poshtė

11122010

Mesazh 

Levizja e Dhjetorit '90, dalin detaje ekskluzive Empty Levizja e Dhjetorit '90, dalin detaje ekskluzive




Fjoralba Shahaj
Pas dokumentarit kushtuar dyndjes neper ambasada dhe eksodit te shqiptareve jashte vendit (Korrik 1990), gazetari i mirenjohur Blendi Fevziu rikthen ne kujtese ngjarjet e Levizjes se Dhjetorit 1990. Duke u ndalur tek ato kater dite qe ndryshuan kryekeput historine e Shqiperise. Sot, pas 20 vitesh kjo ngjarje me zhvillime te ethshme ka ende shume interes nga te gjithe ne, ndaj mbreme, Fevziu zbuloi biseda dhe pamje qe s'ishin bere publike me pare. Si u be e mundur qe kerkesat e studenteve te ngritur ne proteste me 8 dhjetor, te ndryshonin nga kerkesa kryesisht te lidhura me kushtet e tyre, ne thirrje per nje Shqiperi pluraliste me parulla si "E duam Shqiperine demokratike"? Si u futen ne "loje" studenti 28-vjecar i Drejtesise, Azem Hajdari, kryeministri aktual Sali Berisha, Gramoz Pashko, Besnik Mustafaj, Arben Imami?! Ditet vendimtare ne harkun e 8-10 dhjetorit 1990, te para ndryshe, nga nje optike profesionale, historike, duke sjelle te plote plenumin e 13-te te PPSH-se, arkiven nga A. Buxheli dhe bisedat mes Nexmije Hoxhes, e veja e diktatorit dhe Ramiz Alise. E projektuar ne teatrin gjigant te tv Klan, ne prani te emrave me te njohur te politikes, si kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e veja e Azem Hajdarait, Fatmira Hajdari, ministra dhe intelektuale te shquar, gjithashtu pjesemarres ne zhvillimet e ketyre diteve historike, dokumentari i realizuar me mjaft kujdes nga Fevziu nuk mund te mos ngjallte me pas reagime ne bisedat qe zhvillonin me njeri-tjetrin te pranishmit, gjate koktejit te rastit. Studentet ngriten me 8 dhjetor kerkesat e tyre dhe pretendonin qe te mos shkonin te Ramiz Alia, por ky te shkonte te ata, gje qe ai e kishte me frike, pasi sic tha: jane 10 mije pjesemarres, do me vene para me te shara, e kushedi c'do me bejne... Kjo ishte thyerja e Sekretarit te Pare te Partise, qe coi ne pranimin nga ana e tij te pluralizmit, i fundit per vendet ish-komuniste te Evropes. I pranishem ne projektimin e ketij dokumentari, kryeministri Berisha e cilesoi Levizjen e Dhjetorit si nje nga ngjarjet me te rendesishme dhe me te medha te dhjetorit. Dokumentari zbuloi edhe nje bisede te panjohur mes Nexhmije Hoxhes dhe Ramiz Alise, duke nxjerre ne pah se e veja e diktatorit deri me 10 dhjetor mendonte se Alia do te gjente ende nje zgjidhje per te mashtruar studentet, te cilet me 9 dhjetor kishin marshuar ne drejtim te sheshit Skenderbej, por ishin zmbrapsur nga policia qe perdori dhune. I frikesuar nga drejtimi qe po merrnin ngjarjet, Ramiz Alia nuk e kishte opsion pluralizmin, deri paraditen e 10 dhjetorit, edhe pse permes pamjeve ekskluzive u be e qarte se ne takimin e ores 18:00 ne Pallatin e Brigadave me studentet, ai u thye nga kerkesa e tyre per pranimin e nje organizate te studenteve, gje qe ata e kthyen ne parti. Vendimi per partine e tyre u mor, sipas Arben Imamit, ne autobus, ndersa ktheheshin te shoket e tyre ne Qytetin Studenti, pas takimit ne Pallatin e Brigadave. Megjithate, Alia nuk e pranoi kete gje ne Pleniumin e Partise, te zhvilluar me pas. Ne oren 11:00 te paradites se 11 dhjetorit, plenumi i PPSH-se mori vendimin e shumepritur per pluralizmin. Po ate nate u mblodh nje perfaqesi e protestuesve ne nje nga godinat e Qytetit Studenti, per te hartuar programin e Partise Demokratike, qe u shtyp ne kompjuterin e vetem qe kishte Gramoz Pashko. Programi i PD u be kryesisht duke u bazuar ne Karten e Kopenhages. PD u legalizua si parti vetem 6 me pas. Levizja studentore e dhjetorit 1990, beri qe pas 45 vjetesh Shqiperia monopartiake te kishte edhe nje parti te dyte. Berisha: Studentet e Dhjetorit u perballen me nje beteje legjendare Per kryeministrin e Shqiperise, Sali Berisha, Levizja e Dhjetorit eshte nje nga ngjarjet me te medha te kombit. "Falenderoj me shume mirenjohje zotin Blendi Fevziu, per kete krijim te mrekullueshem, te plote, autentik, te njeres prej ngjarjeve me te medha, asaj ngjarje ne te cilen rinia studentore, studentet e universiteteve te Tiranes, u perballen me nje beteje legjendare, beteje qe te kujton betejen mes Davidit dhe Goliathit dhe gjunjezuan diktaturen me te eger ne Europe. Ky ishte nje perjetim i asaj dite te cilat ndane historine. I pyetur se a jane plotesuar idealet e Levizjes se Dhjetorit, kreu i qeverise shtoi se Shqiperia ne Nato, Shqiperia ne Europe me levizjen e lire, jane tregues qe ne teresi keto ideale jane realizuar. "Sot, Shqiperia pas 20 vitesh, eshte 20 vite drite larg asaj qe ka qene ne vitin '90", shtoi ai ne fjalen e tij. Fevziu: Dokumentare si ky sjellin ne kujtese momente te harruara Autori i ketij dokumentari te rralle, gazetari Blendi Fevziu, u shpreh dje se projektime te tilla tentojne te sjellin ne vemendje aspekte te harruara te ngjarjeve qe shkruan historine e pluralizmit. "Shume persona tani po peshperitin apo po bisedojne me njeri-tjetrin, pasi ngjarje te tilla jane shume interesante, duke qene se gjithsecili i ka perjetuar me miqte e vet dhe tenton te sjelle kujtimet e tij. Dokumentare te tille tentojne te sjellin ne kujtese momente te harruara", tha ai, ndersa shtoi se "pjesa me e panjohur ishte mbledhja e 13-te e plenumit te Komitetit Qendror te Partise se Punes dhe nje mbledhje thuajse sekrete ku jane biseduar te gjitha opsionet e mundshme per t'i dhene zgjidhje levizjes se studenteve". Sipas gazetarit Blendi Fevziu, nje nder studentet e dhjetorit, ky dokumentar eshte fryt i nje pune disavjecare.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi