ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjetan Keta kampion i Gjermanise ne thai box mbron titullin duke mundur sfidantin e tij Kaj Gomolla

Shko poshtė

11042009

Mesazh 

Gjetan Keta kampion i Gjermanise ne thai box mbron titullin duke mundur sfidantin e tij Kaj Gomolla Empty Gjetan Keta kampion i Gjermanise ne thai box mbron titullin duke mundur sfidantin e tij Kaj Gomolla




Gjetan Keta kampion i Gjermanise ne thai box mbron titullin duke mundur sfidantin e tij Kaj Gomolla Gjetan-keta-deutscher-titelmeister-02

Siē ju kam shkruajtur edhe heren tjeter Gjetani u be Kampion i Gjermanise ne ferderaten IKBF duke fituar ndeshjen perballe rusit qe perfaqeson prej kohesh Gjermanine Nikolay Mertes. Me daten 4 prill Gjetani duhej ta mbronte titullin duke u ndeshur me kampionin e Gjermanise Kaj Gomolla i Ferderates MTBD.

Kaj Gomolla e kishte fituar titullin duke fituar ndaj thaiboxtjerit shume te njohur 5 here mbrojtes i titullit kampion Dirk Brozovski nga Kölni duke e rrezuar Brozovskin ne raundin e pare me Nokaut. Me daten 4 prill ai synonte ti merrte Gjetanit titullin ne ferderatern IKBF qe sapo e kishte gezuar.

Ne nje interviste te dhene mediave Gjermane Gomolla pati deklaruar se une dua te ndeshem kunder me te mireve dhe jam i bindur qe do tja marr titullin Ketes. Nderkoh Gjetani u pergjigj se; "per te me marre titullin Gomolla duhet te me rrezoje me pare me nokaut." Gazetari ju drejtua Gjetanit duke i thene se; "Gomolla e ka treguar ne ndeshjen kunder Brozovskit qe eshte nje prej atyre qe ben te paritura dhe nokaut" dhe qeshi. Gjetani i kunderpergjigjet; "atehere per te marre Gomolla ate qe me perket mua,ai duhet te luftoje kunder fuqise time te fundit perndryshe nuk ja arrin qellimit."

Ndeshja midis Gjetanit dhe Kaj Gomolla do te vertetonte ate qe Gjetani kishte deklaruar para medias.

Qe para se te fillonte ndeshja atmosfera ne salle ishte mjaft elektrizuese.

Futja e Gjetanit ne ring me kengen“Falemderit nena ime qe ne kete bote krenar me linde”

i entuzjazmoi akoma ma shume te gjithe sportdashesit shqiptar se kishin ardhur ta mbeshtesnin Gjetanin ne kete ndeshje ne mbrojtje te titullit kampion.

Gjetan i filloi ndeshjen si gjithmone i koncentruar dhe shume luftarak.

Deri ne raundin e trete askush nuk dyshonte se Gomolla kishte ndonje shanc per te fituar.

Goditjet e Gjetanit e demtuan rende ne syrin e majte.
Por surpriza ndodhi. Gati ne fund te raundit te trete Gomolla tregoi qe eshte me te vertete nje kundershtar i forte qe ben te papritura dhe rrezon me nokaut ashtu siē edhe kishte paralajmeruar. Me nje teknik me themren e kembes e rezoi Gjetanin ne toke. I gjithe publiku u befasua.

Gjetani u ngrit por shume i tronditur dhe filloi te luftoj perseri,Gomolla duke shfrytezuar mire gjendjen e Gjetanit e goditi me shkathtesi duke e rrezuar perseri ne toke Gjetanin !! Une derdhja djese te ftohta dhe mendova ta nderpres ndeshjen nga qe mu dhimbs Gjetani shume (eshte e veshtire te jesh trainier dhe vella), por Gjetani vendosi te luftoje perseri. Une nuk mund te beja gje tjeter vetem e keshillova qe te levize, e ti shmanget kundershatarit derisa te marrte pak veten. Dhe te njejten gje beri Gjetani deri sa mbaroi raundi i trete.

Ne pushimin nje minutsh u qetesua.

Filloi raundi i katert. Tashme minutat do te flisnin per Gjetanin Nga raundi i katert e deri ne te shtatin qe ishte dhe raundi i fundit Gjetani tregoi aftesi luftarake duke arritur te dominonte dhe te dilte fitimtar ndaj Kaj Gomolla nje kundershar i fuqishem kampjon ne ferderaten MTBD te Gjermnise!!


Gjetani e fitoi bindshem ndeshjen dhe i gjithe publiku nuk mbahej nga gezimi dhe rrespekti qe Gjetani arriti qe mbas dy goditjeve te renda te marra nga kundershtari i tij sidodqofte arriti qe jo vetem te rezistonte por edhe te korrte fitore. Me kete fitore ai tregoi qe eshte me te vertete nje luftetar qe nuk mposhtet lehte ne ring. Vlen te per tu permendur se kundershtari i tij ishte 12 cm me i gjate ēka i jepte atij proritet ne goditje.

Pas perfundimit te ndeshjes me fitoren e Gjetanit, publiku shqiptar si dhe bokstjere te njohur shqiptar si, Haxhi Krasniqi e te tjere kaluan ne ekstrem nga gezimi. Ata gjithe kohes brohorisnin dhe kendonin kengen "Falemderit Nana ime ne kete bote krenar me linde”

Expertet e boxit Germane e vlersuan ndeshjen si nje nga ndeshjet me te bukura dhe entusiaste qe ishte zhvilluar ndonjeher.

Mua me beri sigurisht krenar dhe qe te mos ta ndieja gjithe ate lodhje qe kisha hequr per organizimin e atij turneu.

I gjithe publiku qe pjesa me e madhe ishin Gjermane i dhane Gjetanit dhe mua respektin qe meritonim pa llogaritur qe ne po mbronim titullin e Gjermanise dhe qe ne fakt Gjetani dhe une mbajme gjithmone ne qafe flamurin shqiptar dhe futetemi ne ring me muzike shqip.
Me te vertete respekt per kete popull qe vleroson punen dhe njeriun!
Per Iliriada Portal
nga Ismail Keta


Edituar pėr herė tė fundit nga ILIRI nė Sun Apr 12, 2009 11:29 am, edituar 1 herė gjithsej
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Gjetan Keta kampion i Gjermanise ne thai box mbron titullin duke mundur sfidantin e tij Kaj Gomolla :: Komentet

shqiptari

Mesazh Sat Apr 11, 2009 7:27 pm nga shqiptari

Ju lumte dhe suksese ne ndeshjet e ardheshme. I uroj gjetanit qe te behet kampion bote! Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Sat Apr 11, 2009 7:51 pm nga bulqizaku

sukse or gjetan lumi Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Sat Apr 11, 2009 9:22 pm nga emigranti

suksese dhe me tej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi