ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipėria dhe Qipro, ekonomitė kampione tė Evropės, pėr 2009-n

Shko poshtė

23042009

Mesazh 

Shqipėria dhe Qipro, ekonomitė kampione tė Evropės, pėr 2009-n Empty Shqipėria dhe Qipro, ekonomitė kampione tė Evropės, pėr 2009-n




Fondi Monetar Ndėrkombėtar parashikon njė zvogėlim tė ekonomive pėr vitin 2009, veēanėrisht pėr vendet evropiane, por paralajmėron se Shqipėria, sė bashku me Qipron, do tė jenė tė vetmet ekonomi qė do tė ruajnė ritmet e larta tė rritjes ekonomike. 3 ekspertė francezė parashikojnė qė ritmet e rritjes ekonomike ta shndėrrojnė Shqipėrinė nė “Kinėn e Evropės

TIRANE - Shqipėria dhe Qipro janė vendet evropiane qė pavarėsisht ndikimit nga kriza ekonomike botėrore do tė njohin rritje ekonomike pėr kėtė vit nė njė kohė qė tė gjithė vendet kryesore evropiane dhe botėrore do tė njohin njė rėnie tė ndjeshme tė tė ardhurave pėr frymė.
Ėshtė ky parashikimi qė Fondi Monetar Ndėrkombėtar ka bėrė dje.
Vendet aziatike janė ato qė do tė qėndrojnė nė krye pėr sa i pėrket rritjes ekonomike mė ne krye Kinėn (6.5 pėr qind), Indinė (4.5 pėr qind) dhe Indonezinė (2.5 pėr qind). Jo keq parashikohet e ardhmja edhe pėr ekonomitė kryesore tė vendeve tė Amerikės Latine.
Ndėrkaq rėnia mė drastike e PBB parashikohet qė tė jetė pėr Irlandėn, Singaporin dhe Islandėn.
Nė vitin 2010 krahasuar me vitin 2007 pritet njė rėnie e tė ardhurave pėr frymė nė masėn 15 pėr qind.
Tre ekspertėt francezė: “Shqipėria i ka shanset tė bėhet ‘Kina’ e Evropės”/Tre ekspertė tė njohur francezė tė ekonomisė, ish-ministri i Ekonomisė dhe Financave nė vitet 2002-2005 nė Francė, Francis Mer dhe profesorėt analistė, Michel Godet dhe Jacques Marseille, shprehen opinionet e tyre rreth zhvillimeve ekonomike nė takimin “Kriza e sotme botėrore dhe Shqipėria”, me intelektualė, pedagogė tė ekonomisė, etj, tė zhvilluar nė Tiranė. “Shqipėria i ka mundėsitė qė tė bėhet ‘Kina’ e Europės, pasi ka fuqi punėtore tė re, nivele ende tė ulėta pagash, pozicion tė favorshėm gjeografik. Por janė tė nevojshme politikat e zhvillimeve rajonale, sipas kushteve tė zonave tė ndryshme, sikurse dhe pėr politika afatgjata zhvillimi”, theksoi ish-ministri i Ekonomisė dhe Financave tė Francės, nė vitet 2002-2005, Francis Mer.
Lidhur me situatėn ekonomike nė Shqipėri, nė kuadėr tė krizės globale, vlerėson, se “Nuk duhet harruar qė Shqipėria ėshtė nė Evropė dhe ka avantazhe gjeografike, por ka njė nivel jetese tė ulėt dhe e vetmja rrugė pėr zhvillim, ėshtė qė tė eksportojė sa mė shumė jo vetėm fuqi punėtore, por dhe kapacitetin e saj tė prodhimit, pasi ka mundėsi tė bėhet ‘uzina dhe reparti’ i Evropės. Kjo ėshtė rruga qė i lejon Shqipėrisė tė rrisė nivelin e jetesės”.
Sipas Mer, ėshtė e rėndėsishme pėrcaktimi i prioriteteve tė qarta nga njė qeveri e fortė, me objektiva tė qarta, pėr ta ēuar vendin nė BE. Pėr tė, ėshtė i rėndėsishėm roli i tregut dhe shtetit, pasi shteti duhet tė marrė rolin e njė ekuilibristi shumė tė mirė mes kėtyre dy hallkave. “Nė Shqipėri shteti ka detyrė tė ndėrmarrė projekte afatgjata zhvillimi, ku fushat kryesore prioritare duhet tė jenė: arsimimi i rinisė, qė tė jetė e aftė t'i zhvillojė projektet, shėndetėsia pėr tė rritur nivelin shėndetėsor tė popullsisė, mjedisi i pastėr dhe patjetėr, urbanizimi, pasi vihet re se ndėrtohet pa rregulla urbanistike, sikurse ėshtė nė Durrės. Mendoni mirė kur tė ndėrtoni nė bregdet, pa betonizime”, theksoi Mer.
Pėr tė, “investitorėt francezė mundohen tė njohin gjithė botėn dhe Shqipėria ėshtė afėr Francės, ka potenciale, por imazhi korrespondon me tė kaluarėn e saj. Shqiptarėt duhet tė pėrmirėsojnė imazhin e sė kaluarės, qė investitorėt tė shohin dhe tė kenė besim tė investojnė”.
Ish -ministri Mer nuk pranon zgjidhjen globale tė krizės, duke u shprehur se, “nuk jam dakort pėr gjetjen e njė zgjidhjeje globale, pasi ēdo vend ka karakteristikat e tij ekonomike dhe politike. Por pas daljes nga kjo krizė, ēdo vend i botės do tė marrė mbi vete mė shumė pėrgjegjėsi”.
Ndėrsa Profesori i Ekonomisė, Godet, vlerėson se Shqipėria ka shans tė madh popullsinė nė moshė tė re, lindshmėrinė e lartė, krahasuar me vendet e BE-sė, pasi ky, ėshtė shans pozitiv pėr tė punuar, por dhe pėr tė drejtuar nė kėto vende sektorė tė ndryshėm nė tė ardhmen.
Pėr tė, zgjidhjet e nevojshme pėr tė kapėrcyer tranzicionin dhe situatėn ekonomike nė tė cilėn ndodhet Shqipėria, lidhen me zgjedhjet sa mė rajonale tė projekteve tė zhvillimit.
“Tre janė ēėshtjet kyē qė nevojiten nė Shqipėri pėr t'u zgjidhur: krijimi i njė shoqėrie besimi, kapacitete njerėzore, tė afta qė tė mund tė adoptojnė zhvillimet e reja ekonomike, si dhe dėshira pėr tė ecur para. Tė treja kėto, kėrkojnė krijimin e kushteve pėr njė shoqėri sa mė harmonike”, tha Godet.
Profesor Marseille vlerėson se “Shqipėria ėshtė njė destinacion i jashtėzakonshėm turistik, pasi pėrfaqėson nivele kurioze historike dhe ja vlen tė zbulosh njė vend qė ka kaluar njė sistem komunizmi obstruksionist dhe njė tranzicion ekonomik dhe social”.
Ndėrsa pėr krizėn botėrore, Marseille e vlerėson se “kjo krizė i jep botės njė shans tė mirė pasi i bėn njerėzit tė reflektojnė mbi problemet financiare”.
55
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34471
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi