ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyn nė fuqi ulja e kontributeve shoqėrore

Shko poshtė

05052009

Mesazh 

Hyn nė fuqi ulja e kontributeve shoqėrore Empty Hyn nė fuqi ulja e kontributeve shoqėrore




Emirjon Senja
TIRANĖ- Me fillimin e kėtij muaji, pritet qė tė gjithė punėdhėnėsit tė paguajnė pesė pėr qind mė pak kontribute shoqėrore pėr punonjėsit e tyre. Ndryshimet nė ligjin pėr "kontributet shoqėrore", tė votuara nė Kuvend nė fillim tė muajit shkurt, kanė hyrė nė fuqi qė mė datė 1 maj. Sipas ndryshimeve tė fundit, punėdhėnėsit do tė paguajnė 24.5 pėr qind tė pagės bruto tė punonjėsve tė tyre, si kontribute pėr sigurimet shoqėrore, nga 29.5 pėr qind qė ishte deri mė tani. Ulja e masės sė detyrimeve tė kontributeve shoqėrore pėr punėdhėnėsit do tė shėnojė njė kosto deri nė 4 miliardė lekė, tė cilat sipas zėvendėsministrit tė Financave, Florion Mima, pritet qė tė kompensohen nga rritja e interesit tė punėdhėnėsve dhe punėmarrėsve, pėr t'u pėrfshirė mė gjerė nė skemėn e sigurimeve shoqėrore.
Njė efekt tjetėr i ndryshimeve qė u bėnė nė fillim tė shkurtit, sipas Mimės, do tė jetė edhe krijimi i mundėsisė pėr rritjen e numrit tė tė punėsuarve dhe tė kontributpaguesve nė sistemin e sigurimeve shoqėrore dhe ulja e informalitetit nė tregun e punės. Gjatė debatit mbi kėto ndryshime nė ligj, pėrfaqėsues tė opozitės nė Kuvend i kundėrshtuan ato me argumentin se, ulja e sasisė sė kontributeve shoqėrore mund tė ndikojė nė uljen e shumės sė pensionit qė do tė pėrfitojė njė punonjės, pasi nė tė pesė degėt e sigurimeve, vlera e kontributit qė shkon pėr pensionin, ka pėsuar uljen mė tė madhe, me plot 2.3 pikė pėrqindje nga totali i sigurimeve. Njė argument tjetėr qė pėr socialistėt e bėn "nul" hapin e marrė nga qeveria, ėshtė edhe funksiononim i ligjit mbi pagat referuese, i cili sipas tyre i detyron bizneset qė tė paguajnė taksa pėr pagat e punonjėsve tė tyre, jo aq sa ata realisht paguhen, por sa e ka vendosur qeveria
Tė vetėpunėsuarit
Ligji i ri, i cili ka hyrė nė fuqi qė mė datė 1 maj, parashikon pagimin e mė pak kontributeve shoqėrore edhe pėr personat e vetėpunėsuar. Nė bazė tė tij, kjo kategori do tė paguajė 3.2 pėr qind mė pak sigurime se sa paguante mė parė. Kėshtu, tė vetėpunėsuarit nuk do tė paguajnė mė 26.2 pėr qind tė pagės bruto minimale sigurime, por 23 pėr qind tė saj. Ndryshe nga degėt e tjera tė sigurimeve, norma e sigurimit shėndetėsor pėr kėtė kategori nuk ka pėsuar ndryshime, duke mbetur nė nivelin prej shtatė pėr qind tė pagės bruto. Ndėrsa pėr tė punėsuarit, kjo masė mbetet nė 3.4%, ku, si punėdhėnėsi ashtu edhe punėmarrėsi, paguajnė nga 1.7 pėr qind.
Shekulli
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34466
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Hyn nė fuqi ulja e kontributeve shoqėrore :: Komentet

lidabica

Mesazh Tue May 05, 2009 12:59 pm nga lidabica

Po mire qeka edhe kjo se na moren frymen sigurimet

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi