ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Personalitete te historise dhe politikes shqiptare.

Shko poshtė

05052009

Mesazh 

Personalitete te historise dhe politikes shqiptare. Empty Personalitete te historise dhe politikes shqiptare.




Pershendetje te gjitheve.
Po postoj nje shkrim mbi
veprimtarine e patriotit Spiridon Ilo, nje prej delegateve te Korces ne
Shpalljen e Pavaresise dhe nje prej firmetareve te aktit te Pavaresise. Pres
mendimet e lexuesve.
Juaji
Niko
K./
__________________________________
Spiridon Anastas Ilo 1876 -
1950
Si gjithmonė ėshtė bėrė zakon qė jeta tė fillojė me lindjen e njeriut.
Pra edhe Spiridoni lindi nė Korēe mė 30 shtator 1876 ashtu sikurse ėshtė shkruar
me dorėn e tij sipas dokumentit tė pagėzimit
Ai lindi nė njė nga shtėpitė e
vjetra tė Korēės qė ndodhet ndėrmjet Mitropolisė dhe Ēezmave tė Reja, afėr me
shpėtinė e Mitkove. Kėtė shtėpi Robert Ballauri e pėrshkruan si njė shtėpi me
interes, si njė varian i banesės sė mbyllur. Ajo ka qėnė dy katėshe me hajat tė
mbyllur nė katin pėrdhe. Sigurisht ngjiteshe nė katin e parė me shkallė tė
brendėshme ku mbi hyrjen kryesore del “sofaja” nė formė ekreri me tre dritare
ballore. Duket qartė distanca e madhe nga pragu i portės deri nė nivelin e
sofasė dhe duhen ngjitur edhe disa kėmbė shkallė pėr tė vajtur te sofaja. Sofatė
zakonisht nė banesėn qytetare tė shekullit tė 19-tė ishin ambiente ku pushonte
ose argėtohej familja, ishin tė mbylluara me mindere tė ulta nė faqen ballore
dhe muret anėsore. Nė dritare pėrveē xhamave me hapje vertikale, kish edhe
kanata, gjė qė dėshmon pėr masat qė mereshin atėhere kundėr klimės sė ftohtė
dimerore. Muratura e akrerit ishte si gjithmonė ēatia e suvatuar me llaē
gėlqere, kurse muret e tjera tė banesės – mure guri 40 deri 60 cm tė gjėrė ishin
tė pasuvatuar. Terreni ku ngrihej banesa kishte njė pjerėsi tė lehte kėshtu qė
oborri me kalldrėm qė shtrihej pėrpara godinės, ēdo njė metėr e gjysme afėrsisht
kishte njė shkallė po tė gurtė. Gjithsej kishte katėr shkallė tė tilla. Nga
prapa kishte pėrsėri oborr dhe njė derė qė tė nxirte karshi shtėpisė sė Mitkove.

Mund tė themi se nė kėtė dhjetvjeēar lindėn nė Korēė shumė patriotė tė
shquar, sepse siē duket ishte kjo periudhė kur shoqėria midis tyre i frymėzoi
kėta njėrės me tė njėjtat ideale qė tė luftonin pėr pavarėsi e pėr
liri.
Shkollėn fillore e bėri nė Korēė dhe pastaj po kėtu vazhdoi edhe
gjimnazin grek tė Korēės. Me Themistokli Gėrmenjin e Sotir Pecin bėhen shokė
fėmijėrie qė kur ky i fundit vinte te tetoja e tij nė Korēė, e cila banonte nė
mėhallėn e Spiridonit nė rrugėn qė sot mban emrin Pandeli Cale.
I mbrujtur
qė nė atė moshė me ndjenjat kombėtare ai nė gjimnaz nuk mund tė lejonte mėsuesit
e tij grekomanė qė tė shanin dhe tė pėrbuznin kombin shqiptar, prandaj njė herė
kur njė nga mėsuesit grekomanė po propagandonte kundėr Shqipėrisė ai u grind me
tė, e shau rėndė, u hodh nga dritarja dhe nuk u kthye mė nė atė shkollė. Ai nuk
mund tė duronte propagandėn greke e cila synonte qė Korēėn t’a quante greke, dhe
theksonte qė populli shqiptar ėshtė populli mė i vjetėr i Ballkanit “Pellazgėt –
thoshte ai, – kanė qėnė paraardhėsit tanė, prandaj ne jemi krenarė qė jemi
shqiptarė, dhe duhet tė punojmė qė mėmėdheu i ynė tė pėrparojė dhe te zerė
vendin qė meriton nė radhėt e kombeve tė tjerė tė Ballkanit dhe tė
Europės.
Qė nė moshė tė re ai lidhet me grupet patriotike tė qytetit tė
Korēės qė luftojnė pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga rrobėria turke.
Ai vizitonte
shpesh Shkollėn e Vashave nė Korēė, qė ishte kthyer nė njė fole kombėtare tė
lėvizjes patriotike nė Korēė. Kėtu ai duke u lidhur me patriotėt e njohur tė
kohės, mbruhet akoma mė shumė me ndjenjat patriotike, jo vetėm pėr ēlirimin e
kombit shqiptar, po edhe pėr ēlirimin e kombeve tė tjerė tė shtypur nga zgjedha
turke.
Ai jo vetėm qė mer pjesė nė mbledhjet qė bėhen nė shkollėn e Vashave
edhe me komitėt, por ai u mėson kėngė patriotike tė gjithė atyre qė frekuentonin
kėtė “Fole Kombėtare”. Ish nxėnėset e kėsaj shkolle e kujtojnė sidomos pėr
kėngėt patriotike qė kėndonte me zėrin e tij tė fortė prej baritoni.
avatar
Niko Kotherja

Numri i postimeve : 24
Reputation : 0
Points : 27481
Registration date : 16/04/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Personalitete te historise dhe politikes shqiptare. :: Komentet

avatar

Mesazh Tue May 05, 2009 11:02 pm nga Niko Kotherja

Pėr tė ndihmuar lėvizjen pėr ēlirimin kombėtar ai nuk
kurseu asgjė. Shiti njėrėn pas tjetrės tėrė pasurinė qė kish lėnė babai
(vreshta, ara, shtėpi, etj) dhe paratė qė mori i pėrdori tė gjitha pėr tė
ndihmuar lėvizjen pėr ēlirimin kombėtar. Pėr ndihmat qė ka dhėnė nė kėtė drejtim
flet edhe Goni Katundi duke theksuar “Spiridoni ishte i gatshėm dhe dha ēdo gjė,
jo si disa tė tjerė qė thoshin “t’i kam”. Pėr ndihmat qė ka dhėnė shkruan edhe
Mihal Grameno nė kujtimet e tij “Kryengritja Shqiptare”.
Qė herėt ai shkon nė
mėrgim fillimisht nė Rumani dhe pastaj nė Amerikė ku afrohet mė tepėr me rrethet
patriotike qė vepronin e punonin pėr ēlirimin dhe pėrparimin e mėmėdheut.

vitin 1906 Spiridonin e gjejmė nė Amerikė ku sė bashku me Mina Gramenon, Thanas
Mborjen, Petro Nini Luarasin e shumė korēarė tė tjerė, mė 1 janar 1906
themelojnė shoqėrinė “Mall i Mėmėdheut” dhe mė vonė sė bashku me Fan Nolin etj
formojnė shoqėrinė “Besa Besėn” qė mė vonė shėrbeu si themel pėr ngritjen e
shoqėrisė panshqiptare “Vatra”. Ai jo vetėm qė ėshtė ndėr themeluesit e kėtyre
shoqėrive, por hap dhe njė bar - kafe bilardo nė Boston qė pėrdoret si klubi i
shqiptarėve atje. Ai mban miqėsi me personalitetet mė tė njohura tė lėvizjes
kombėtare si Petro Nini Luarasi, Sotir Peci, Fan Noli etj. Vlen pėr t’u theksuar
se kafenenė e tij ku kish dhe apartamentin e banimit, ai e pėrdor edhe pėr tė
stehuar shokėt e tij. Kėshtu kur vjen Fan Noli nė Boston ai streohet tek
Spiridoni nė adresėn: 239 Pleasant St. Boston Mass. si dhe Agathokli Ēamēe qė mė
von u bė dhespot nė Korēė etj.
Nė 8 mars 1907 Spiridoni si delegat i New
Yorku-t sė bashku me gjashtė shokė tė tjerė si Sotir Peci, Kristo Qirka, Vangjo
Myller etj bėn pjesė nė delegacionin e caktuar pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė
e dorėzimit tė Fan Nolit si prifti i parė shqiptar nė Amerikė. Ja se si shkruan
Fan Noli nė “Autobiografia”: “Nė shugurimin pėr prift muarėn pjesė nė suazėn e
njė delegacioni shokėt shqiptarė Sotir Peci, botues i “Kombit”, Spiridon Ilo nga
Bostoni etj...”
Nė Amerikė Spiridoni nė kėtė kohė ndihmon edhe pėr botimin e
librave shqip duke kontribuar me tė holla, si dhe pėr librin e parė tė Fan Nolit
“Izraelitėt dhe filistenjtė”.
Mė 1907-1908 nė Amerikė kish shkuar Bajo
Topulli pėr tė mbledhur ndihma pėr kryengritesit shqiptarė. Spiridoni sė bashku
me vullnetarėt nga Amerika kthehet pėrsėri nė Shqipėri pėr t’u bashkuar me
ēetat. Nė kėtė kohė shpallet hyrieti. Mė 1908 me shpalljen e Hyrietit ai jo
vetėm qė ėshtė antar i shoqėrive patriotike tė Korēės si “Klubi i diturisė
shqip”, “Pėrparimi” etj, por merr pjesė aktve nė to. Nė shtėpinė e Spiridonit
banojnė dhe punojnė figura tė rėndėsishme tė lėvizjes patriotike tė Korēės si
Thanas Floqi, qė nė kėtė kohė ish drejtor i shkollės shqipe tė djemve dhe
shkronjės i gazetės Korēa”, Hil Mosi me tė cilin ardhėn sė bashku nga Rumania,
patriot dhe poet i njohur shkodran qė organizoi dhe shoqėrinė sportive
“Vllaznia” nė Korēė. Nė shtėpinė e tij themelohet shoqėria “Lidhja Ortodokse” qė
botonte dhe revistėn me tė njėjtėn emėr tė udhėhequr nga Mihal Grameno. Ja se si
e pėrshkruan Nikollaq Zoi kėtė moment: “Ishte e djelė pas mesdite kur u themelua
kjo shoqėri. Nė shtėpinė e Spiridon Tasi Ilos u mblodhėn shumė patriotė qė dolėn
sė bashku nėpėr rrugėt duke kėnduar kėngėn “pėr mėmėdhenė” dhe kur kaloi para
mitropolisė, dritaret dhe shkallėt e saj ishin plot me grekomanė tė egėrsuar dhe
tė trembur nga formimi i kėsaj shoqėrie……”.
Patriotėt e levizjes ēlirimtare
themeluan nė Korēė shoqėrinė “Banda e Lirisė” qė e ka pasur qėndrėn e
veprimtarisė sė saj nė Shkollėn e Parė shqipe qė u themelua nė Korēė. Spiridoni
nė kėtė shoqėri, ka qėnė njė nga aktivistėt kryesorė jo vetėm se nė tė ai
kėndonte, shkruante dhe kompozonte kėngė patriotike e lirike pėr kėtė grup por
dhe luante me vegla muzikore. Nga dėftesa e kuotizacioneve mėsojmė pėr kuotat qė
paguanin antarėt e kėsaj shoqėrie ndėrmjet tė cilėve dhe Spiridon Ilo. Ndėrmjet
shokėve qė ai pati atje ishin edhe dėshmorėt e Orman Ēifligut Stefan Kondillari,
Kosta Kosturi, Odhise Piasto, Tushi Krastallillaku, e Nuēi Llapi. Kjo ishte edhe
njė nga arsyet qė librin e tij tė parė “Dėshirat e Zemrės” me pėrmbledhje
kėngėsh ay u a dedikon gjashtė dėshmorėve tė Orman Ēifligut.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue May 05, 2009 11:02 pm nga Niko Kotherja

Ndėr kėngėt e para qė pėrvehtėsoi Banda e Lirisė
krahas “Hymnit tė Bandės” tė shkruar nga Hil Mosi dhe “Pėr Mėmėdhenė” tė
shkrojtur nga Mihal Grameno, ishin dhe kėnga patriotike “ Tė gjithė ne o djema”
si dhe kėnga lirike “Sa bukur rronim”, shkruar, kompozuar dhe kėnduar nga vetė
Spiridoni. Veēanėrisht kėnga “Tė gjithė ne o djema”


TĖ GJITHĖ NE O
DJEMA

Tė gjithė ne o djema
Tė apim dorėnė,
Se neve jemi shokė
Me
bes’e dashuri!
Eja mblidhuni kėtu, (tri herė)
Bashkė me ne
Tė gjithė ne
o shokė
Tė apim fjalėnė
Pėr tė mjerėn nėnėn t’onė,
Tė bėjmė
mirėsi!
Eja mblidhuni kėtu, (tri herė),
Bashkėme ne
Se fjala t’onė
ėshtė
Liri pėr Shqipėri
Ahere flamuri ynė
Shkėlqen e mbretėron!
Eja
mblidhuni kėtu, (tri herė
Bashkė me ne


SA BUKUR RRONIMĖ

Sa
bukur rronimė
Kur ishim bashkė!
Dashurin e kishimė
Tė ėmbėl
shumė
Zili na kishinė
Tė gjithė bota
Kur na shikoninė
Bashkėtė
dy

Tani q’ u larguamė,
Po dėshėrojmė,
Sytė me lot
ngarkuamė,
Jetėn shkurtuamė,
Gjersa tė vinjė,
Ora e mirė,
Qė tė
shoh,
Pa le tė vdes!

Tė dua , tė dua, tė dua
Gjer nė buzė tė
varrit
Edhe tė vdekur
Edhe tė vdekur
Unė s’ tė le!


u bė hymn
luftarak jo vetėm nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar, por edhe mė vonė duke u
bashkuar me kėngėt “Pėr Mėmėdhenė “ tė Mihal Gramenos, “O Trima Luftėtarė “ tė
Thanas Floqit ajo ushtoi nė tė gjithė Shqipėrinė si nė shkollat dhe nė
demonstratat, nė qendrat e okupuara nga fashizmi, nėpėr burgjet, nė gojėn e
partizanėve nė malet dhe territoret e ēliruara, nė arbėreshėt e Italisė si dhe
nė rrugėt e Tiranės dhe tė qyteve tė tjera nė vitet ’90 nė luftėn pėr pėrmbysjen
e diktaturės komuniste.
Ja si shkruan Eno Koēo nė librin e tij “Kėnga
Karakteristike Korēare”: “Midis vjershėtorėve e kompozitorėve, kėngėt e tė
cilėvė fituan kėtė cilėsi tė re (kėngė tė stilit tė lehtė patriotik) dhe qė
kėndohen gjithė pasion edhe sot janė:.....Spiridon Ilo me “Tė gjitė ne o djema”,
Hil Mosi dhe tė tjerė, .... shėmbull tipik i refreneve tip marshi ėshtė ay i
kėngės “Tė gjithė ne o djema”, shėmbull 1, ku fraktura ritmike e pikėzuar,
hallkat e sekuencave dinamike zbritėse, karakteri i vendosur luftarak e
mobilizues, shprehja e natyrės shoqėrore, tė gjitha kėto harmonizohen mė sė miri
me tekstin “Eja mblidhuni kėtu, kėtu, kėtu”. Siē u vu nė dukje edhe mė sipėr me
marrje dhėnien e blloqeve tė ndryshme tė kėngėve, ky refren ka gėzuar
privilegjin tė huazohet nga kėngė tė tjera....”.
Nė kėto klube dhe shoqėri
patriotike, si dhe jashtė tyre, Spiridoni punon sė bashku me patriotė tė tjerė
qė ishin nė kėtė kohė nė Korēė si Mihal Grameno, Thoma Avrami, Nepsi Kėrėnxhi,
Qamil Panariti, Stefan Kondillari, Dr Haki Mborja etj. tė cilėt i gjejmė tė
reshtuar nė ēetat e asaj kohe.
Shtėpia e Spiridonit kthehet nė njė bazė
ilegale si pėr komitat qė vinin nga malet ashtu dhe pėr ata qė punonin brenda nė
qytet. Aty organizoheshin mbledhjet ilegale tė patriotėve demokratė si Mihal
Grameno, Dr. Haki Mborja, Hil Mosi, Thanas Floqi, Thoma Avrami, Nepsi Kėrėnxhi,
Thanas Mborja, Koēo Grameno, etj.
“Themistokli Gėrmenji, si udheheqės i
lėvizjes ēlirimtare tė Korēės, sa herė vinte nga Manastiri nė kėtė qytet, duke i
u shmangur rojeve turke, vinte nė orėt e natės nė shtėpinė e Spiridonit. Me
shokėt e mbledhur aty, rihnin problemet e ditės, i vinte nė korent ē’ bėhesh nė
Maqedoni dhe u jepte udhėzime tė reja”, -shkruan e shoqja e tij Evdhoksi
Gėrmenji nė deklaratėn e saj.
Kjo shtėpi edhe pėr pozicionin e saj tė
pėrshtatshėm nė anėn lidore tė qytetit shėrbente si bazė pėr tė fshehur komitat.
Njė herė Hil Mosi solli aty Spiro Belkamenin, i cili po gjurmohej dhe ishte nė
rrezik tė zbulohej dhe tė kapej. Mbasi ndenji disa ditė aty shkoi nė shtėpinė e
Thanas Mborjes.
Krahas aktiviteteve tė tjera, nė kuadrin e shoqėrive pėr
zhvillimin e arsimit dhe kulturės kombėtare, Spiridoni mė 1909 sė bashku me
Mihal Gramenon, Thanas Floqin, Hil Mosin, Stefan Kondillarin, Thoma Avramin,
Nepsi Kėrėnxhin, etj organizojnė dhe shfaqin pėr popullin e Korēės dramėn “Besa”
tė Sami Frashėrit, nė tė cilėn Spiridoni lot njė nga rolet kryesore, atė tė
Rexhepit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue May 05, 2009 11:03 pm nga Niko Kotherja

Aktiviteti i shoqėrive patriotike filloi tė
zhvillohet me hapa tė shpejta. Patriotizmi i popullit. i ndrydhur deri tani nga
shtypja e egėr e turqve filloi tė shpėrthejė me hov tė madh. Xhon Turqit qė nė
kėtė kohė kishin marrė udhėheqjen e shtetit turk, u trembėn nga kėto lėvizje dhe
nga patriotizmi i flaktė, jo vetėm i shqiptarėve, por edhe i popujve tė tjerė tė
Ballkanit, dhe filluan tė nxjerin pengesa nė punėn patriotike tė kombeve tė
ndryshme. Ndėr kėto ishte dhe pengesa pėr tė mos lejuar pėrhapjen e gjuhės
shqipe. Ata nė kėtė kohė nuk mund tė dilnin hapur kundėr gjuhės shqipe prandaj u
munduan dhe bėnė shumė pėrpjekje, qė gjuha shqipe tė shkruhej me gėrma arabe.
Kjo ngjalli njė zėmėrim tė madh nė shqiptarėt, tė cilėt u ngritėn tė gjithė pėr
tė kundėrshtuar kėtė vendim. Lufta pėr tė mbrojtur deri nė fund alfabetin me
shkronja latine, kundėr pėrdorimit tė shkronjave arabe, ishte ēėshtja kryesore e
ditės e patriotėve shqiptarė. Kėto i diskutonin nė mbledhjet qė bėnin
Themistokli Gėrmenji, Thanas Floqi, Dr. Haki Mborja, Hil Mosi, Thanas Viso
Mborja etj kur mblidheshin nė shtėpinė e Spiridonit. Pėr kėtė u vendos qė tė
bėhej njė miting i madh nė Korēė qė u quajt “Mitingu i abecesė”. Spiridoni
pėrveē punės pėr organizimin e kėtij mitingu, tregonte se si atė ditė shkurti, u
mblodhė nė shkollėn shqipe tė Vashave dhe qė aty me Bandėn e Lirisė nė krye dhe
duke kėnduar “Kėngėn e Alfabetit” dhe kėngė tė tjera patriotike si “Pėr
mėmėdhenė”, “Tė gjithė ne o djema” etj marshuan drejt Kodrės sė Shėndėllisė ku u
organizua mbledhja dhe ku bashkė me qytetarėt vėrshuan dhe mijra njerės nga
fshatrat pėrreth. Me kėtė rast u bė njė fotografi pllakat, tė cilėn Spiridoni e
ka ruajtur ndėr reliket e ti si kujtim tė asaj dite madhėshtore.
Mė von i
ndjekur nga represioni i madh qė u vendos, mė 10 mars 1910 ay nėpėrmjet
Manastirit niset pėr nė Rumani, ku ndėrmjet tė tjerave shkruan dhe
kėngėn:


“MALL PĖR MĖMĖDHENĖ DHE PĖR NĖNON”

Nėno ika u
largova
Mėmėdhenė dėshirova
Dhe pėr ty po pėrgjėronj,
Fati ynė na i
solli
Plot me lot po ngashėronj!

Fat-zi ē’ jam unė i mjeri
Jeta m’u
nxi m’u bė sterė,
Si tė bėnj, si tė qėndronj:
Jam gati dėshmor tė
bie
Dhe pėr ty nga dit kujtonj.


Ėndėronj se jam pran’ juve
Nėnė
prehje dhe dėfrime
Ah, mė kot jam nė mėrgime!
Po ju ēonj tė falat
t’ime
Mėmėdhe dhe mėma ime!

Nė kėtė kėngė ai shpreh dėshėrimin qė ka
pėr mėmėdheun dhe gadishmėrinė qė ka, qoftė edhe duke rėnė dėshmor, pėr t’u
kthyer nė vendin e vet. Kėtė kėngė ai e vendos ndėrmjet kėngėve patriotike, gjė
qė shpreh se ai ia kushton mė shumė mėmėdheut se sa mėmės sė tij.
Nė kohėn qė
Shqipėrinė e kėrcėnojnė pėr ta zhdukur qeveritė shoviniste tė vendeve fqinje,
Spiridoni ndodhet nė Rumani ku bėn pjesė nė shoqėritė shqiptare tė Bukureshtit.
Me tė ardhur Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi nė Bukuresht, ai bashkė me shokė
tė tjerė si Pandeli Evangjeli, Asdreni, Dhimitėr Ilo, Vasil Zografi etj,
mblidhen paraprakisht nė hotel “Kontinental” ku banonte Ismail Qemali pėr tė
diskutuar pėr fatet e Shqipėrisė.
Spiridoni ėshtė edhe njė nga organizatorėt
e mbledhjes sė Bukureshtit nė hotel “Kontinental”, ku merr pjesė aktive.
I
mbrujtur me dashuri tė madhe pėr Atdheun, i frymėzuar nga fjalėt qė tha Ismail
Qemali “.... tjetėr shpėtim pėr Shqipėrinė nuk ka, pėrveē se tė gjenden ca
atdhetarė me guxim, dhe bashkė me mua tė hyjmė tė Shqipėri dhe tė kasnecojmė
vetqeverimin e saj.....” “Spiridoni, pa kursyer asgjė del vetėdashės pėr t’u
nisur pėr nė Shqipėri”.
Dhimitėr Zografi, Dhimitėr Beratti, Dhimitėr Mborja,
Dhimitėr Ilo, Pandeli Emanoil dhe Pandeli Evangjeli, delegatė qė u zgjodhėn nga
kolonia e Bukureshtit pėr tė shkuar nė Shqipėri udhėtonin me shpenzimet e
shoqėrisė, ndėrsa Pandeli Cale, Thanas Floqi, Spiridoni i cili asnjėherė nuk
kurseu tė shpenzojė pėr tė mirėn e atdheut shkonin si vullnetarė me shpenzimet e
tyre.
Ndėrsa Ismail Qemali me Luigj Gurakuqin u nisėn disa ditė mė pėrpara
pėr nė Vjenė tė takoheshin me ministrin e jashtėm tė Austro Hungarisė
Bertholdin, Spiridon Ilo, Pandeli Cale, Dhimitėr Zografi, Dhimitėr Beratti,
Dhimitėr Mborja dhe Pandeli Mborja (ose Emanoil) u nisėn disa ditė mė vonė dhe
mbasi bashkohen me Ismail Qemalin nė Trieste, ku e kishin lėnė takimin, mė 19
nėntor nisen pėr nė Durrės me njė vapor qė u vuri nė dispozicion Bert’holdi,
konti austro-hungarez.
Nė Durrės, tregonte Spiridoni, na pritėn tė gjithė
mirė. Njerėzit e qeverisė tė lidhur pas qeres turke dhe tė klerit orthodhoks qė
ndiqnin politikėn shoviniste greke jo vetėm qė nuk na ndihmuan po edhe na
penguan. Krahas kėtyre u gjendėn edhe njerėz qė na pritėn me krahė hapur dhe na
ndihmuan. Nė Durrės nuk ndenjėm shumė – tregonte ai- sepse duhet tė niseshim sa
mė parė pėr tė ngritur flamurin nė Vlorė. Mbasi mbaruam punėt qė kishim dhe
njoftuam njėrėzit, u nisėm edhe vetė pėr nė Vlorė. Rugėn e kemi bėrė me qerre e
me kuaj, dhe kemi vuajtur shumė, se shkonim rrugė e pa rrugė se ruheshim mos na
zinin ushtarėt e turqisė qė na ndiqnin. Edhe rruga ishte shumė e keqe. Kemi
kaluar pėrmes kėnetės sė Tėrbufit. Ndėrsa Ismail Qemali ishte me njė qerre qė e
tėrhiqnin buajt, unė edhe disa tė tjerė e kemi kaluar kėnetėn me kuaj. Njė herė
kam qėnė gati duke u mbytur – vazhdon ai – sepse uji nga njė herė arrinte deri
nė barkun e kalit, por zjarri qė kishim nė gji dhe dita e madhe qė na priste na
bėnte qė tė kalonim ēdo vėshtirėsi. Mua s’ mė mbante vendi, sepse unė qė nga
Rumania mbanja nė gji flamurin qė kishim pregatitur dhe e kishim marrė me vehte
pėr ta ngritur me shpalljen e Pavarėsisė. Mbas shumė peripecish, arritėm nė
Vlorė, Gjatė rrugės ne u bashkuam edhe me shumė patriotė tė tjerė dhe delegatė
qė vinin nga vėnde tė ndryshme”.
Flamuri qė ngriti Ismail Qemali ditėn e
shpalljes sė pavarėsisė nė Vlorė ishte ai flamur qė Spiridoni na i paraqet nė
kartolinėn e tij tė botur nė vitin 1920 me deēidurėn “ Flamuri q’ u ngrit nė
Vlorė mė 28 nėntor 1912”.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue May 05, 2009 11:03 pm nga Niko Kotherja

Kur arritėn nė Vlorė, nė mbledhjen e parė tė kuvendit
kombėtar, Spiridon Iloja zgjidhet nga Kuvendi si delegat i Korēės. Ja se ē’
thuhet nė procesverbalin e mbledhjes sė parė tė Kuvendit Kombėtar mė 28 nėntor
1912: “...Pas vėrtetimit tė kartave. Z. Sali Xhuka mori fljalėn dhe tha: duke
qėnė qė Korēa ndodhet sot e qarkuarė nga ushtėria, e nuk mund tė dėrgojė
delegatė e duke qėnė qė atdhetaria e Korēės asht e njohun, e qė ndodhen nė mes
t’ėnė zotėrinj korēarė qė janė tė njohun pėr atdhetarinė e tyne, kėrkon qė tė
pėlqehen si pėrfaqėsonjės tė Korēės zz. Pandeli Cale, Athanas Floqi dhe Spiro
Ilua. Mbledhja me plotėsin e zanavet e pėlqeu e e poltisi kėtė vendim.
“Z.
Mustafa Asim Efendiu kėrkoi qė edhe pėr Shkodrėn qė ndodhet nė shtet ma tė keq
se Korēa, tė pėlqehet si pėrfaqėsonjės z. Luis Gurakuqi ....”. Spiridoni mori
pjesė nė tė gjitha mbledhjet e Kuvendit Kombėtar me pėrjashtim tė mbledhjes sė
gjashtė.
Spiridoni si delegat i Korēės ka firmosur shpalljen e pavarėsisė mė
28 nėntor 1912 me firmėn “Spiro T. Ilo” sė bashku me Pandeli Calen e Thanas
Floqin dhe ka dalė nė fotografi me gjithė delegatėt e Kuvendit Kombėtar.
Pėr
veprimtarinė e tij tė shquar patriotike, pėr kontributin qė ai dha nė tė gjitha
fazat e ndryshme tė shpalljes sė pavarėsisė, si mbajtės i flamurit qė nga
Bukureshti nė Vlorė, nė pėrvjetorin e parė tė shpalljes sė pavarėsisė mė 28
nėntor 1913 ai ėshtė nė ballkon sė bashku me Ismail Qemali dhe personalitetet e
tjera si Luigj Gurakuqi, Mehmet Pashė Dėrhalla, Qemal Karaosmani, etj. Kėtė
fotografi ai e ka ruajtur si relike nė dokumentat e tij. Me qėnė se nė kėtė kohė
Qeverija e Vlorės kishte nevojė tė madhe qė tė mėsohesh gjuha shqipe, ai pėr pak
kohė punoi si mėsues nė Vlorė.
Mbas shpalljes sė pavarėsisė, Korēa mbeti e
okupuar nga forcat greke. Me t’u shpallur nga Komisioni i caktimit tė Kufijve qė
Korēa do tė mbetet shqiptare, ai si gjithmonė i gatshėm dhe i vendosur, del
vullnetar qė sė bashku me vullnetarėt e tjerė tė udhėhequr nga Themistokli
Gėrmenji tė shkojė nė Korēėn e tij tė dashur pėr t’a marrė nė dorėzim nga forcat
greke. “Ne prisnim me padurim qė tė niseshim- tregonte Spiridoni . Mė nė fund u
nisėm. Rrugėn e kemi bėrė me kuaj. Kemi shkuar bashkė me Themistoklinė.” Nė ato
ditė tė javės sė parė tė prillit 1914 kur ndodhėn disa turbullira tė organizuara
nga qarqet shoviniste greke, nga mbeturinat qė kishin lėnė ata nė Korēė, si dhe
nga agjentėt e tyre grekomanė, ai me pushkė nė dorė mori pjesė nė shtypjen e
tyre. Ai tregonte se diku afėr bashtės sė Themistokliut qė ėshtė sot, duke
patrulluar me kalė ata njė natė u ndeshėn me armė me mbeturinat e andartėve
grekė.
Nė Amerikė Spiridoni vazhdon me konseguencė dhe me pėrkushtimin e tij
tė plotė, veprimtarinė patriotike. Me tė gjitha mundėsitė, afėsitė dhe mjetet e
mundėshme ai bashkohet me shokėt e tij tė vjetėr e tė rinj dhe luftojnė pėr
ngjalljen dhe forcimin e ndjenjės sė atdhedashurisė tek shqipatarėt e atjeshėm.
Hyn nė shoqėritė patriotike “Vatra” nė shoqėrinė korēare “Arsimi” etj. Punon pėr
tė mbledhur ndihma pėr shoqėritė shqiptare dhe pėr Shqipėrinė kur ėshtė nevoja.
Duke kėnduar ai shkon nėpėr qytete tė ndryshme tė Amerikės i veshur me kostum
kombėtar herė me kostum lab, herė me fustanella dhe herė me gunėn e ēobanit tė
Shqipėrisė sė Jugut. Kėtu ai si bariton i njohur, sikurse shkruan dhe “Gazeta e
Korēės”, kėndon kėngė patriotike dhe kėngė popullore duke folur pastaj pėr
Shqipėrinė dhe pėr qėllimet patriotike tė shoqėrive tė mėrgimit.
Ai ėshte i
lidhur pandarshmėrisht dhe propagandon vazhdimisht simbolet kryesore tė Atdheut,
Flamurin, Kėngėn dhe Hymnin Kombėtar si dhe Skėnderbeun si mjetet me tė forta
dhe mė tė dashura jo vetėm pėr atė, por edhe pėr gjithė shqiptaret.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue May 05, 2009 11:04 pm nga Niko Kotherja

Nė kėtė kohė me tė vajtur nė Amerikė ai nė fillim
meret me botimin e Flamurit shqiptar. Ai boton nė beze nė formate tė ndryshme
flamurin tonė kombėtar, pėr t’ja u shpėrndarė shqiptarėve si nė Amerikė edhe nė
Shqipėri. Njė kopje tė kėtij flamuri ai e solli me vehte, e mbante nė sėndyq nė
shtėpinė e tij dhe e ngrinte nė ēdo pėrvjetor tė pavarėsisė, qė e quante festėn
e tij. Nė arkivin e tij ruhen dhe stampat me tė cilat u stampua ky flamur nė
dimensione mė tė vogla. Po kėshtu ruhen edhe stampat e botimit tė flamurit
shqiptar krahas flamurit amerikan.
Mė von pėr tė pėrhapur edhe mė mirė kėngėn
shqiptare, qė ka qėnė njė mjet shumė i fortė pėr tė pėrhapur ndjenjat e
atdhedashurisė nė tė mėrguarit, Spiridoni mė 1916 boton njė libėr me pėrmbledhje
kėngėsh me titull “Dėshirat e Zemrės”. Ja se si shkruan Spiridoni nė parathėnien
e kėtij libri: “Duke parė mungesėn e njė koleksioni tė plotė tė kėngėvė
kombėtare, disa atdhetarė mė kėshilluan ti mbledh tė gjithė kėngėt qė
kėndoheshin nė Shqipėri nė kohėn e turqisė dhe nė kohė tė ēlirimit dhe t’i
botonj nė njė vellim tė vogėl, tė cilėn t’a ketė secili shqiptar kėngėdashės.
Sot po u jap bashkatdhetarėve kėtė libėr… dhe besonj se me kėtė botim pėrmbush
njė dėshirė tė nxehtė tė tyre”.
Qėllimi patriotik i kėtij libri duket jo
vetėm nga parathėnia, nga kėngėt qė janė pėrfshirė nė kėtė vėllim, por edhe nga
renditja e tyre. Vėllimi hapet me “Hymin Mbretėror” qė nė atė kohė simbolizonte
njė Shqipėri tė bashkuar e tė pavarur, vazhdon me vjershėn e Vaso Pashės “Mori
Shqypni e mjera Shqypni” e cila simbolizonte bashkimin e shqiptarėve rreth njė
kombi tė vetėm pa dallim feje, krahine dhe ideje, tė cilėn ai shpesh deri nė
fund tė jetės sė tij e kėndonte me shumė dashuri e ndjenjė, vazhdon me “Betimin
mi flamur “ tė Asdrenit, qė ishte Hymni Kombėtar i ynė dhe qė sė bashku me Murat
Toptanin dhe me shokėt e tjerė korēarė tė Rumanisė e kėnduan nė Vlorė ditėn e
shpalljes sė Pavarėsisė mė 28 nėntor 1912. Pas kėsaj vazhdojnė tri kėngė tė
tjera pėr flamurin dhe mė von kėngė tė tjera patriotike qė kėndoheshin nė atė
kohė dhe nė njė ndarje tjetėr nė fund vendosen edhe kėngėt lirike si pjesė e pa
ndarė e pasurisė sė popullit tonė.
Libri e kreu qėllimin pėr tė cilin u
botua, u pėlqye dhe u pėrhap shumė, prandaj mbas dy vjetėsh Spiridoni e plotėson
dhe e riboton kėtė libėr. Ja se ē’shkruan ai nė parathėnien e botimit tė dytė:
“Dyke parė se libra “Dėshirat e Zemrės” u prit me njė dashuri tė madhe nga
bashkatdhetarėt e mij, dhe e bėri atė efektin mė tė madh tė patriotizmit, u
kuptua fort bukur se shqiptarėt pėrparojnė sė gjithash. Andaj me gėzim tė madh
pėrsėri po botonj kėtė libėr dyke shtuar dhe kėngė tė tjera, si komp qė u
pėrlintmė, ti kėndojmė kėngėt e bukura me tė cilat imnojmė dhe lartėsojmė kombin
tonė shqiptar. ……”.
Tė dyja botimet e kėtij libri patriotik u dedikohen
shokėve tė tij tė kėngės dhe tė luftės qė dhanė jetėn pėr liri:

“Gjashtė
dėshmorėve qė vdiqėn
duke luftuar pėr atdheun nė fushėn
e Korēės
Kėtė
libėr u dedikoj
Pėrmbledhėsi”

Fakti qė kėtė vepėr tė tij Spiridoni u
a kushton gjashtė dėshmorėve qė dhanė jetėn pėr Atdhe tregon pėr respektin dhe
konsideratėn e madhe qė ka ai pėr ata qė luftuan dhe falėn jetėn pėr Atdhe, pėr
ata qė kanė qėnė dhe shokėt e tij tė luftės, tė kėngės dhe tė pėrpjekjeve pėr
liri. Po kėshtu dhe librin tjetėr “Vėrtet Ėndėr” ia dedikon Sotir Pecit, shokut
tė tij tė fėminisė dhe mė vonė bashkėpuntorit nė lėvizjen patriotike si nė Korēė
dhe nė Amerikė. Ja se ē’ shkruan ai kėtu:

“Kėtė libėr tė vogėl i a
dedikoj
atdhetarit tė vyer Z. Sotir Peci pėr veprat
atdhesore dhe pėr
karakterin e tij tė patundur”.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue May 05, 2009 11:04 pm nga Niko Kotherja

Sikurse e thamė mė 1916 Spiridoni shkruan edhe njė
komedi tė shkurtėr me titull “Vėrtet Ėndėr”.
Cili ishte qėllimi i botimit tė
kėsaj vepre? Kėtė na i thotė mė mirė Spiridoni nė parathenien e kėsaj vepre, ku
ndėrmjet tė tjerave shkruan:
“Do tė pėrpiqem qė me atdhetarėt sė bashku ta
lozim dhe ta pėrhapim tė lohet nė tė gjitha viset ku ndodhen shqiptarė.
“Dyke
parė kombet e ndryshme qė kanė pasuruar dhe me anėn e saj zgjojnė
popullin.
“U mundova tė shkruaj kėtė komedi tė vogėl dhe s’ kam dyshim qė
vepra ime do tė enkurazhojė shkrimtarėt shqiptarė pėr tė shkruar llohesh libra,
si komedira, drama etj tė cilat pa dyshim do tė zbukurojnė e pasurojnė
bibliotekat e atdhetarėve dhe veēanėrisht do tė bėjnė popullin tė stėrvitet me
to.
“Cilido shkrimtar shqiptar ėshtė i lirė ta madhojė dhe t’a zbukurojė kėtė
komedi mė mirė ....”
Edhe kėtu shikojmė dėshirėt e tij qė jo vetėm tė
shkruajė njė vepėr, por edhe tė mbledhė bashkatdhetarėt pėr t’u zbavitur e pėr
t’u marė me aktivitete kulturore, qė edhe ata si kombet e tjera me anėn e
literaturės tė zgjohen. Ai dėshėron qė me anėn e kėtij libri tė nxisė edhe tė
tjerėt qė tė shkruajnė, pėr tė pasuruar sa mė shumė literaturėn tonė, bile ai u
thotė shkrimtarėve qė edhe kėtė vepėr tė tij mund t’a marin si pikė nisje dhe
mund t’a zgjerojnė e t’a pėrmirėsojnė. Pra, edhe njė herė vihet nė dukje
ndėrgjegjėsimi i tij qė nuk ėshtė njė shkrimtar i mirėfilltė por qė me kėtė rast
qėllimi i tij kryesor ėshtė pėr tė nxitur tė tjerėt qė tė shkruajnė pėr
pasurimin e letėrsisė sonė.
Zjarri i atdhedashurisė e shtyn Spiridonin tė
gjejė gjithmonė rrugė tė reja pėr tė ngjallur tek gjithė tė mėrguarit dashurinė
pėr Atdhe. Pėr kėtė qėllim dhe pėr tė ndihmuar nė pėrhapjen dhe pėrvehtėsimin e
muzikės patriotike shqiptare nė masat e tė mėrguarve, Spiridoni hyn nė kontakt
me shoqėrinė mė tė madhe diskografike tė asaj kohe dhe nė bashėpunim me tenorin
e njohur arbėresh Giuseppe Mauro nga Piana dei Greci me tė cilin ishte njohur qė
nė Rumani dhe qė tashi ishte thirur tė kėndonte nė Operan Metropolitane tė
Chicagos, kėndojnė sė bashku njė seri kėngėsh patriotike dhe lirike shqiptare
ndėrmjet tė cilave pėrmendim: “Hymni mbretėror”, “Betimi mi flamur”, qė mė vonė
u bė hymni ynė kombėtar, e gjejmė tė kėnduar nga vetė Spiridon Ilo dhe nė njė
rast tjetėr si duet me tenorin arbėresh Giuseppe Mauro. Ky ėshtė edhe inēizimi i
parė i hymnit tonė kombėtar, tė cilin do ta shohim tė inēizuar pėrsėri nė vitin
1923 nė diskogtrafinė e tij pėr tė cilėn do flasim mė poshtė. “Rrofsh ti o
flamur”dhe “Prandvera” qė i gjejmė tė regjistruara nė katallogun e kėngėve
partiotike tė shoqėrisė Columbia” etj. qė duhet tė jenė emetuar nga viti 1918.
Po kėshtu nė njė reklamė qė gjejmė nė numurin 1508 tė gazetės “Dielli” jepet dhe
lista e kėngėve tė tjera qė ka inēizuar me shoqėrinė “Columbia”. Ndėrmjet tė
tjerave kėtu pėrmenden kėngėt e kompozuara prej tij “Tė Gjithė ne o djema” dhe
“Sa Bukur rronim”, kėngėt “Dėshėrim i mėmėdheut” qė kėndohet edhe sot me emrin e
ndryshuar “Dua mė shumė Shqipėrinė”, kėngėn “Bilbili ē’ ėshtė njė zok” qė edhe
sot e kėndon aq bukur kori karakteristik i Pleqve tė Korēės si dhe disa kėngė tė
tjera. Por duke u nisur nga parathėnia qė Spiridoni ka shkruar nė botimin e dytė
tė kėngėtores “Dėshirat e e Zemrės” ku thotė: “Nė kėtė libėr janė gjithė kėngėt
qė kemi kėnduar nė pllakat e kompanive mė tė mira si nė “Columbia” dhe “Victor”,
pra sipas kėtij shėnimi ai duhet tė ketė kėnduar dhe nė pllaka gramafoni tė bėra
nga shoqėria “Victor” por deri mė sot nuk kam mundur tė gjej ndonjė gjurmė tė
tyre. Qėllimi si gjithmonė ėshtė pėr tė ndezur atdhedashurinė tek
bashkatdhetarėt e mėrguar. Ja se ē’ shkruan ai nė njė nga revistat e asaj kohe:
“Pas shumė mundimesh munda tė nxjer pllaka tė reja prej mė sė mirės kompani nė
bashkėpunim me profesorin shqiptar (prej Italie) tė dėgjuarin tenor Giuseppe
Mauro. Kėnduam ato mė tė bukurat kėngė kombėtare tė cilat anė e mbanė do
himnojnė kombin dhe do tė ligjėrojnė gjuhėn e bukur shqipe. Tingėllimi i kėtyre
pllakave nė veshėt e shqiptarėve do tė jetė njė gėzim i madh nė zemrat e
zhuritura tė atdhetarėve.
Andaj tė dashur shqiptarė ndihmoni duke blerė
pllaka qė tė mund tė nxjerim edhe tė tjera pėr lartėsimin e kombit shqiptar”.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue May 05, 2009 11:05 pm nga Niko Kotherja

Spiridon Ilo jo vetėm qė ishte njė tenor i mirė por
ai pėrdorte mirė dhe veglat muzikore si nė “Bandėn e Lirisė” pėrdorte kitarėn
dhe mandolinėn dhe muzikonte, prandaj sot gjejmė dhe panfleta me vjersha tė
botuara dhe ta muzikuara prej tij.
Njė nga kėto ėshtė panfleti muzikor i
kėngės “Dėshėrim i Mėmėdheut” me nota tė cilėn siē thamė edhe me lart e ka
inēizuar edhe nė pllakė nė shoqėrinė “Columbia” si dhe panfletin muzikor me
titull “Hymni Mbretėror” vjershėruar prej Loni Logorit dhe muzikuar si e kėndon
Spiridon T. Ilo nė tė cilin ēfaqet dėshira pėr tė vendosur fronin mbretin tonė
qė do tė pėrfaqėsojė kombin tonė.
Mė nė fund nė vitin 1923 ai realizon njė
nga ėndėrat e tij qė tė botojė vetė muzikėn patriotike dhe popullore shqiptare.
Nė atė kohė shumė shoqėri tė huaja si “Columbia”, “Odeon”, ”Victor” etj. pėr
qėllimet e tyre tregėtare inēizonin dhe shisnin ndėrmjet tė tjerave dhe pllaka
me kėngė shqipe, por Spiridoni nuk pranon qė kėto pllaka tė inēizohen nga
shoqėri tė tilla megjithse tė mirėnjohura nė botė, por ngre njė shoqėri me emrin
“The Spiridon Record Co” mbledh nė tė disa instrumentistė dhe kėngėtarė
shqiptarė si Pando Opingari instumentist virtuoz nė fyell, Hysen Rodenji
kėngėtar i njohur i kėngės popullore nga Pėrmeti e tė tjerė dhe formon atė qė
sot njihet si diskografia e pare shqiptare ku inēizohen njė numur pllakash me
stemen “ALBANIAN” dhe jo siē dilnin me parė me stemen “Columbia”, “Odeon“
etj.
Si Rilindas qė kish pėrqafuar idetė kryesore tė Rilindjes sonė
Kombėtare, Spiridoni ėshtė pėr vėllazėrimin dhe bashkėpunimin midis popujve dhe
sidomos me popujt fqinjė. Kjo shprehet edhe me faktin se ndėrmjet pllakave qė
inēizon ai janė dhe “Polkė me Klarinetė”, “Polkė me orkestėr”, “Vals me kitarė,
“La Paloma kolumbiane“ si dhe “Dy polka Ballkanike” ndėrmet te cilave shprehet
vėllazėrimi me popujt e tjerė tė Ballkanit dhe fakti qė duhet tė njohim jo vetėm
traditat tona por edhe muzikėn e bukur tė gjithė botės.
Kallėpėt e pllakave
qė inēizoi vetė i solli mė vonė nė Shqipėri dhe mė 1946 i a dhuroi Pushtetit
Popullor, por ato fatkeqėsisht u shpėrdoruan dhe me qė ishin prej bakri u futėn
nė bazamentet e antenės sė Radio Korēės.
Pėrveē kėtyre Spiridoni ėshtė marrė
edhe me pikturėn. Duke ndjekur gjithmonė vijėn patriotike ay ka punuar nė radhė
tė parė me simbolet frymėzues tė Rilindjes sonė Kombėtare me Heroin tonė
Skėndėrbeun duke bėrė, botuar dhe shpėrndarė njė portret me ngjyra me vaj tė
Skėnderbeut nė formatin 50X60, pllakatin “Skėnderbeu me kalė” dhe njė kartolinė
tjetėr ku pėrsėri paraqitet “Skėndėrbeu me kalė”, me flamurin tonė Kombėtar dhe
me Hymnin tonė kombėtar.
Pėrveē kėtyre ai boton kartolinat:

Flamuri
Kombėtar me diēidurėn:
“Kujtim pėr ditėn e lirisė q’ u ngrit
flamuri nė
Vlorė mė 28 nėntor 1912”

Luftėtari Kombėtar me flamurin shqiptar tek e
cila ve diēdurėn :
“O Flamur, Flamur, shenj e shenjtė
Te ty betoheni
kėtu
Pėr Shqipėrin Atdhen e shtrenjtė
pėr nder edhe lavdin e
tu”

Luftėtarja kombetare me flamur dhe shpatė sė cilės i vė
diēidurėn:
“Punoni edhe vetė
Se unė do tu ndih
Mos thoni duke
ndenjur
Shpėtona Perėndi”

Malėsori me pushkė me diēidurėn:
“Me
pushkė nė dorė
do vdes pėr Shqipėri”

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue May 05, 2009 11:05 pm nga Niko Kotherja

Kėto gravura Spiridoni nė vitin 1920 i boton nė
dhjetra mijra kopje duke i shpėrndarė nė gjithė mėrgimtarėt jo vetėm pėr tė
ndihmuar nė korrespondencėn e tyre, por edhe pėr tė propaganduar mė mirė atdheun
e tyre. Nėpėrmjet tyre ai ndiqte me konseguencė rrugėn e filluar pėr tė ngjallur
dhe pėr tė forcuar atdhedashurinė tek gjithė shqiptarėt si jashtė ashtu dhe
brenda nė Shqipėri, mbasi njė pjesė tė kėtyre botimeve ai i dėrgonte dhe vetė nė
vendlindje.
Prof. Ferrit Hudhri, pėr krijimtarinė e Spiridonit nė kėtė fushė,
shkruan: “Pėr tė mbajtur gjallė ndjenjat patriotike tek bashkatdhetarėt nė kohėn
e pavarėsisė, dhe shqiptarėt e mėrguar kanė bėrė njė punė tė gjithanshme
nėpėrmjet formave tė ndryshme. Pėrveē krijimeve letrare me interes janė edhe
punimet qė kanė bėrė ata nė fushėn e arteve figurative e sidomos nė gjininė e
grafikės ................
“Njė ndėr figurat interesante qė ka kontribuar nė
kėtė fushė ėshtė dhe patrioti Spiridon Ilo.
“Deri tashi nuk ėshtė ndriēuar
fare aktiviteti i tij nė fushėn e arteve figurative, ndonse rėndėsia e atyre
punėve ėshtė e madhe ..........
“Ndonse autori ka jetuar e punuar nė njė vend
tė huaj, nė kėto punime ndjehet fryma e jonė kombėtare. Sidomos nė grafika me
figurėn e malėsorit, autori ka realizuar njė tip shqiptari, ku jo vetėm nga
veshja, por edhe nga psikollogjia nga qėndrimi etj duket veēoria
kombėtare.
Kartolina e Spiridon Ilos tė kujton p.sh. pėrafėrsisht si nga
qėndrimi ashtu dhe nga veshja figurėn e gruas te tablloja e njohur e Delakruasė,
“Liria nė Barikada”.
“Ndėr punimet qė ruhen nga Spiridon Ilo gjetėm edhe tri
grafika tė kohės sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit qė janė fotografuar nga
Marubi. Nė to pasqyrohen “Luftėtarė tė Lidhjes sė Prizrenit nė Kohėn e lirė” dhe
“Mėsimi i shpatės”. Spiridoni kishte filluar t’i bėnte me ngjyra. Ndoshta
mendonte t’i bėnte kartolina e t’i shpėrndante si ato tė parat, por s’ arriti
dot ose dhe i ka pėrfunduar e i ka botuar, e kėto janė provat e para. Sido qoftė
kėto janė njė dėshmi tjetėr e punės sė tij si artist e si patriot.
Nė mars
1926 ai u kthye nė atdheun e tij, por Zogu dhe regjimi i tij nuk i jepnin as
punė, sepse ai ka pasur idetė e tij demokratike dhe ka qėnė gjithmonė kundėr
regjimit tė Zogut dhe bashkėpuntorėve tė tij. Ai kishte miqėsi tė ngushtė mė
Sotir Pecin dhe Fan Nolin qė ishin kundėrshtarė tė vendosur tė monarkut. Ai
jetoi njė kohė tė gjatė nė Amerikė ku mėsoi dhe pėrvetėsoi frymėn e lirisė
demokratike prandaj nuk mund tė pajtohesh nė asnjė mėnyrė me tė.
Persekutimi
qė i bėhej shprehet qartė nė letrėn qė Spiridoni i dėrgon mikut tė tij dhe
kryeministrit tė Zogut Pandeli Evangjeli nė vitin 1930 ku ndėrmjet tė tjerave i
thotė: “ .......mua mė meret e tėrė e drejta pėrsa kemi punuar si patriotė dhe
do na marin nėpėr kėmbė tėrė antipatriotėt.........”
Mė nė fund mbasi mbeti 6
vjet pa punė dhe pa asnjė tė ardhur, mbasi hoqi dhe njė sėmundje tė rėndė, ai
detyrohet t’i kėrkojė qeverisė njė pension qė tė mund tė jetojė dhe tė mbajė
familjen.
Nė letrėn qė i drejton Kėshillit tė Ministrave ai thotė: “Me qėnė
se humba tėrė djalėrinė time duke punuar pėr tė shėnjtėn dhe pėr lirinė e tė
shtrenjtit atdheut tonė, sikundėr qė do t’a provoj me dokumenta qė u
bashkangjiten kėtu.
“Djalė edhe nuk mbeēė pa mos marrė pjesė nė ēdo lėvizje
atdhetare. Shtėpia t’ime qe bėrė shtrufka e komitave, klub i fshehtė i
bisedimeve dhe mė nė fund u nisa nga Bukureshti me tė ndjerin ISMAIL QEMAL nė
Vlorė ku ngritmė flamurin e independencės sė tė dashurės sonė Shqipėri.”

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue May 05, 2009 11:06 pm nga Niko Kotherja

Por qeveria e Zogut nuk mund t’i akordonte pension njė patrioti qė nuk kishte
mendime tė pėrbashkėtadhe qė nuk e kishte mbėshtetur dhe nuk e mbėshteste
politikėn e tij. Ajo pėr gjashtė vjet e la pa punė dhe jo tani t’ i akordonte
pension prandaj edhe lutja e Spiridonit nuk u muar parasysh.
Sė fundi nė
vitin 1933 atij i japin njė punė nė Bashkinė e Korēės pėr tė mbledhur taksat e
dyqaneve tė qytetit. Por edhe kjo nuk zgjat shumė. Edhe nga kjo punė ai pushohet
se kritikon padrejtėsitė qė bėheshin. Pėr kėtė veprim tė prefekturės protestojnė
si bashkėpatriotėt e tij ashtu edhe shtypi i kohės, kėshtu qė qeveritarėt nga ky
presion detyrohen qė t’a rikthejnė pėrsėri nė punė.
Nė kėtė kohė ai lidhet me
rrethet mė demokratike tė kohės. Shikonte me optimizėm dhe simpatizonte tė renė
dhe luftėn revolucionare tė rinisė pėrparimtare.
E vetma pasuri qė i kish
mbetur si trashėgim nga pasuria e babajt ishte njė copė vreshtė prej 2.5 dynym
mbi kafenenė e Pandės. Kėtu ai kishte ndėrtuar njė shtėpi dhe njė kopėsht qė pėr
ata qė e mbajnė mend mund tė thuash se e kish kthyer nė njė parajsė mbi
tokė.
Aty vinin pėr t’u ēlodhur e pėr tė biseduar Kol Tromara, Zai Fundo,
Fazlli Frashėri, Koēo Tashko, Misto Shuli, Dhori Mitace, Kristaq Gjilardi, Mili
Serani, Koēo Grameno, Kristaq Qirka, Vani Qirka, Gavril Peppo, Petro Singjeri,
Thanas Viso Mborja, Ilo Mosko, Kristo Kono, Vangjush Mio, Maksut Vinēani, Kiēo
Shedollari, Mihail Trebicka, Shabani Mborja, prifti i Mborjes, etj. Aty vinte
dhe Spiro Konda i cili i binte mrekullueshėm kitarės sė Spiridonit.
Kėshtu
Spiridoni mbante kontakt me shokėt e tij dhe me rininė pėrparimtare. Ai
qėndronte nė ėmbėltoren e Heroit tė Popullit Koci Bako ku mblidheshin rinia
revolucionare e asaj kohe si Mihail Trebicka, Nuēi Shedollari, etj, ku dėgjonin
radio Moskėn dhe BBC, ai ndiqte me simpati si luftėn e Spanjės ashtu dhe luftėn
qė bėnte rinija shqiptare kundėr armiqve tė vendit dhe atyre ndėrkombėtarė .

Nė vitin 1938 kur nė zgjedhjet bashkiake tė Korēės fitoi grupi demokratik i
Korēės, edhe nė organe e tjera si nė sindikata, nė dhomėn e tregetisė, nė
dhimogjerondi fituan mė shumė vende demoktarėt. Njė nga forumet e rėndėshishme
tė qytetit ishte dhe Dhimogjerondia e cila nė atė kohė ishte vėnė nė shėrbim tė
politikės greke dhe qė patriotėt shqiptarė luftonin qė t’a mernin me ēdo kusht.
Edhe kėtu fitoi lista e paraqitur nga organizatat demokratike qė zhvillonin njė
luftė tė ashpėr kundėr megalidhesė qė propagandonte kisha greke. Me kėtė listė
nė dhimogjerondi u zgjodh edhe Spiridon Ilo krahas shokėve tė tjerė si Gavril
Peppo, Sotir Gurra , etj.
Okupatorėt fashistė si gjithė populli ai i priti me
urrejtje tė madhe. Nė kėtė kohė ai bėhet frekuentues i regullt i ėmbėltores Koci
Bako dhe i kafenesė sė Milit (Seranit) ku kalonte njė pjesė tė mirė tė
kohės.
Si patriot i njohur Spiridoni qė nė dhjetor 1944 thiret pėr tė
kontribuar nė ndėrtimin e Shqipėrisė sė re , por me qėnė se ishte nė moshė tė
thyer dhe i sėmurė ai nuk mundi tė punonte mė pėr Shqipėrinė qė tashi ishte e
ēliruar siē kishte ėndėruar, punuar dhe luftuar ay gjithė jetėn e tij. Por i
kėnaqur qė mė nė fund Shqipėria u ēlirua dhe u bė realitet ėndėra e Rilindasve,
me besimin se Shqipėria tashi do ecte pėrpara, ai jetoi i sėmurė dhe i mėnjanuar
nga jeta politike, me pensionin qė i u akordua mė 1 prill 1945 si Patriot i
Rilindjes Kombėtare.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue May 05, 2009 11:06 pm nga Niko Kotherja

Ai kishte njė kulturė tė gjėrė dhe tė pėrgjithėshme
duke zotėruar dhe mjaft gjuhė tė huaja si greqisht, anglisht, rumanisht,
frėngjisht, etj.
Gjatė jetės sė tij pėrveē veprimtarisė sė tij patriorike, ai
punoi dhe me shumė degė tė tjera tė artit e tė kulturės, por gjithmonė nė
funksion tė qėllimit tė tij atdhetar.
Pėrveē qė ishtė njė kėngėtar i njohur,
ai ishte dhe instrumentist, u muar me kompozime dhe pėrshtatje muzikore, luajti
pjesė teatrale, u muar me pikturė, me poezi, shkroi dhe botoi mjaft vjersha
patriotike dhe lirike, mblodhi dhe botoi kėngė popullore dhe tė autorėvė tė
ndryshėm, shkroi njė komedi tė vogėl, punoi si mėsues, si nėpunės
etj.
Spiridoni ishte njeri i thjeshtė dhe shumė popullor. I pėlqente tė
bisedonte e tė diskutonte me tė gjithė pėr tė gjitha. “Me sa dashuri e pasion tė
madh bisedonte me ne pėr muzikėn, sidomos pėr kėngėt tona tė Rilindjes, pėr
muzikėn tonė popullore shumė tė bukur e tė larmishme shkruan Artisti i Popullit
Kristo Kono i cili ishte nja nga vizitorėt e pėrhershėm tė shtėpisė sė
Spiridonit.
Spiridoni vdiq mė 7 nėntor 1950 i gėzuar qė e pa Shqipėrinė tė
ēliruar. Pėr tė nderuar kujtimin e tij, eshtrat e tij prehen sė bashku me
eshtrat e shokėve tė tij nė njė parcelė tė veēantė tė patriotėve nė
Korēė.
Spiridon Ilo duke bashkėpunuar ngushtė me patriotė tė shquar tė
Rilindjes Kombėtare si Themistokli Gėrmenji, Sotir Peci, Mihal Grameno, Dr Haki
Mborja, Thoma Avrami, Stefan Kondillari e tė tjerė gjithe jetėn e tij ia kushtoi
ēėshtjes patriotike dhe si njė demokrat i udhėhequr nga idetė iluministe tė
Rilindjes Kombėtare, punoi pėr Atdheun me armė, me penė dhe me kėngė duke
qėndruar konseguent dhe pa asnjė lėkundje deri nė fund tė jetės sė tij.
Pėr
veprimtarinė e tij patriotike pas vdekjes nė vitin 1972 ėshtė dekoruar me
“Urdhėr pėr veprimtari patriotike tė klasit tė dytė” me kėtė
motivacion:
“Patriot dhe demokrat revolucionar. Ka marrė pjesė aktive nė
shoqėritė patriotike tė qytetit tė Korēės. Mė 1912 sė bashku me patriotin Ismail
Qemali kthehet nga Bukureshti dhe mer pjesė nė tė gjitha mbledhjet e Kuvendit
Kombėtar, u zgjodh delegat i Korēės dhe firmosi dokumentin historik tė shpalljes
sė pavarėsisė mė 28 nėntor 1912. Mė von bashkėpunoi ngushtė me patriotin
Themistokli Gėrmenji dhe aktivizohet me grupin e vullnetarėve. Gjatė kohės sė
mėrgimit punoi pėr ngjalljen dhe forcimin e ndjenjės sė atdhedashurisė tek
shqiptarėt e Amerikės duke shkruar, kompozuar dhe kėnduar kėngė.”
Kurse ne
vitin 1992 ėshtė dekoruar me “Urdhėrin pėr veprimtari patriotike te klasit tė
parė” me motrivacionin: “Atdhetar i dalluar i lėvizjes kombėtare qė ka dhėnė njė
kontribut tė madh pėr forcimin e shtetit tė pavarur shqiptar”
Me vendimin e
Kėshillit Bashkiak tė Korēės Nr. 10 datė 7. mars 2006 ėshtė shpallur “Qytetar
Nderi” i Korēės me motivacionin:“Patriot i shquar, qė me veprimtarinė e tij i
bėn nder qytetit tė Korēės dhe Kombit “

Niko
Kotherja
__________________________________________________ _______

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue May 05, 2009 11:13 pm nga Niko Kotherja

Gazeta "Shqip"* 30 janar 2009.


Kristo e
Vangjel Sulidhi mjeshtrit e fotografisė qė "skalitėn" historinė

Nga
familja Sulidhi kanė dalė dy breza fotografėsh me vlera tė
mėdha artistike si
dhe historike* duke mos pėrmendur kėtu
fotografin e njohur Kristaq Sotiri*
nip i Kristo Sulidhit* ai qė hapi
studion e tij fotografike dhe u bė i
dėgjuar nė gjithė Ballkanin
NIKO KOTHERJA
Nė historinė e artit shqiptar*
si dhe tė pėrpjekjeve pėr liri e pavarėsi tė kombit tonė* Kristo Sulidhi dhe
djali i tij Vangjel* zėnė vend nderi. At e bir* ata janė pėrfaqėsuesit
mė tė
denjė tė brezit tė tyre. Me dokumentet fotografike qė krijuan* lanė pas njė
"perandori" informacioni tė vyer historik* "perandori" kjo qė ata nuk do ta
merrnin vesh kurrė se paskėsh qenė e diktuar qė tė zhdukej* pa lėnė as
shenjėn
mė tė vogėl tė ekzistencės; njė "perandori" celuloidi qė kapte mbi
20000 negativė* pothuajse gjithė rrugėn e zhvillimit
politiko-shoqėror tė
Korēės nė etapa tė ndryshme tė historisė sė saj. Nga kjo "rrugė xhami" e krijuar
me shumė peripeci e mundime tė pa pėrshkruara* me pėrndjekje e persekutime* sot
ka shpėtuar njė copėz fare e vogėl* nė krahasim me dėshirėn dhe punėn e
Sulidhėve tė mėdhenj. Ndaj* ne sot nuk kemi mundėsinė tė konsultojmė
njė
trashėgimi tė konsiderueshme tė shpirtit tė Korēės* si dhe tė gjithė
historisė sonė
kombėtare shqiptare. Nga zbrazėtia e trashėguar sot nga
fototeka "Sulidhi"* ne
nuk kemi tė dokumentuar me pamje shumė nga ngjarjet
kulmore tė historisė
sonė* siē janė p.sh.: seria e fotove tė shkollave shqipe
tė Korēės ose jo* duke filluar
nga vitet 1900 e deri vonė; gjithė seria e
fotove tė shkrepura me rastin e
shpalljes sė "Hyrjetit" mė 1908; fillimi i
kryengritjes sė pėrgjithshme nė Korēė*
mbledhjet e veteranėve tė lėvizjes pėr
ēlirim kombėtar; veprimtaria e krahinės
autonome tė Korēės; ngritja e
flamurit mė 1918 nė ballkonin e Prefekturės sė Ko-
rēės; formimi i degės sė
shoqėrisė "Bashkimi" tė Avni Rustemit nė Korēė* etj.* etj.
Pėrveē kėtyre* njė
boshllėk tė madh informativ nga ana vizive kemi sot pėr personalitete

ndryshme* por shumė tė rėndėsishme tė jetės politike e shoqėrore
tė fillimit
tė viteve 1900. Pėrmendim kėtu fotoportrete qė rezultojnė tė humbura

patriotėve Themistokli Gėrmenji* Mihal Grameno e Anastas Grameno*
Anastas
Frashėri e Mina Frashėri* Spiridon Ilo* Hilė Mosi* Thimi Thoma Kreji*
Pandeli Sotiri* Thimi Marko* etj.* etj. Nga familja Sulidhi kanė dalė dy
breza
fotografėsh me vlera tė mėdha artistike si dhe historike* duke mos
pėrmendur
kėtu fotografin e njohur Kristaq Sotiri* nip i Kristo Sulidhit* ai
qė hapi studion
e tij fotografike dhe u bė i dėgjuar nė gjithė Ballkanin.
Edhe Kristaq Sotiri*
mėsimet e para nė fotografi i mori nga Sulidhi. I pari
qė ēeli rrugėn e vėshtirė*
por tė bukur tė artit* ishte veterani i lėvizjes
pėr ēlirim kombėtar* patrioti i
shquar Kristo Shuli* qė shpejt u bė i njohur
me mbiemrin Sulidhi.
Kristoja ka lindur nė fshatin Marjan tė Oparit nė
vjeshtėn e vitit 1858* nė familjen
e Panajot Shulit* njė mjeshtri ndėrtues*
profesion ky qė ka dalluar shumė
oparakė tė tjerė. Puna e kėtyre mjeshtėrve
shihet tė ketė lėnė gjurmė deri nė
Egjipt* me usta Vasil Trashėn.
Stėrgjyshėrit e familjes sė Panajot
Shulit ishin suljotė* ata suljotėt e
famshėm qė nuk iu dorėzuan Ali Pashės. Pas
vrasjes sė kėtij tė fundit* tė
parėt e kėsaj familjeje tė madhe u vendosėn nė Korēė*
ku pėr kujtim tė vendit
tė tyre famėmadh morėn mbiemrin Shuli* pra Suli.
Si shumė bashkėmoshatarė tė
tjerė qė ndoqėn rrugėn e vėshtirė tė mėrgimit*
edhe Kristaqi i ri iu drejtua
shtetit helen* ku filloi tė shesė punėn e krahut tė vet
pėr t'i kontribuar
familjes sė tij. Edhe pse zanati i ndėrtuesit kishte zėnė vend nė
zemrėn e
djaloshit dhe nė traditėn e fisit tė tij* Sulidhi i ri preferoi tė
perfeksionojė
mjeshtėrinė e fotografit. Nė ndihmė tė kėsaj* ai kishte edhe
talentin e tė vizatuarit.
Kėto punė tė tij sot konsiderohen tė zhdukura.
Hapat e parė dhe bazat e
formimit tė tij si fotograf* Sulidhi i mori nė
Athinė.
Nė fillimin e viteve '80 tė shekullit tė kaluar* e shohim nė Korēė*
ku punon si
fotograf gjysmėprofesionist (pėr kohėn). Ėshtė shumė vėshtirė qė
tė pėrcaktojmė
fotografitė e para tė tij nė Korēė. Mendojmė qė nga tė parat
foto tė tij tė jenė
ato tė grupimeve me nxėnės tė shkollės greke (gjimnazit)
tė Korēės* tė qeveritarėve
turq tė asaj kohe* apo edhe tė figurave tė shquara
tė luftės sonė kombėtare
pėr ēlirim. Gjatė viteve tė Lidhjes sė Prizrenit* ai
bashkė me Sotir Nikolla
Stratobėrdhėn e veprimtarė tė tjerė* u bė mbėshtetės
dhe veprimtar i degės sė
Lidhjes nė Korēė. Kristo Sulidhi ishte ai qė me
guxim tė pashoq pėr kohėn* kur ndiqej e kėrcėnohej me jetė* me aparatin e tij tė
sapoblerė
nė krah* fiksoi nė celuloid dy momente qė historia jonė do t'i
mbajė mend shumė
gjatė nė analet e saj* dy momente pėr tė cilat
historiografia jonė duhet t'i thotė
"Faleminderit" mjeshtrit Sulidhi: nė
vitin 1899* mes shumė fotokronikash* ai kreu
dy fotografi me vlerė tė rrallė
kombėtare: Mėsonjėtoren e parė shqipe tė djemve
me drejtor Nuēi Naēin*
nxėnėsit si dhe mėsuesit Thanas Nona e Kristo Vodica.
Pėrveē kėsaj* po kėtė
vit* ai fotografoi edhe shkollėn e parė shqipe tė vashave*
ku dallohen
mėsuesja Poliksena Luarasi dhe mėsuesi patriot Thanas Sina. Vlen tė
pėrmendim
kėtu se fotografia e Mėsonjėtores sė parė shqipe tė djemve ėshtė e
vetmja qė
kemi tė trashėguar deri mė sot pėr kėtė shkollė. Nėse shihet me vėmendje
kjo
fotografi* nė krye tė saj duket figura e Sulltan Abdyl Hamitit dhe fjalėt
e
shkruara nė shqip "Mėsonjėtore Shqipe ndė Korēė 1899". Ndėrsa nė tė
djathtė
tė kėsaj tabele shohim tė pikturuar njė djalė me rroba tė kohės* i cili
pėrfaqėson
nė mėnyrė figurative nxėnėsit e kėsaj shkolle. Pikėrisht kjo
pikturė ka pėr
autor Kristo Sulidhin. Ėshtė interesant fakti qė ky detaj
ėshtė fiksuar nė kėtė
fotografi dhe falė saj* ne sot shohim njė punim nė
pikturė tė Kristos. Nga tė parėt
qė kanė dhėnė lajmin se kjo foto (pra pamja
e Mėsonjėtores sė djemve) ėshtė
me autor Sulidhin* ėshtė patrioti dhe
studiuesi Ilo Mitkė Qafėzezi* i cili* nė veprėn
e tij "Dhaskal Gjoka"* tė
botuar mė 1936* shkruan se "vetėm fotografinė e kėtij viti
shkollor tė
Mėsonjėtores muntmė tė zbulojmė* tek plaku fotograf e nacionalist i
vjetėr z.
Kristo Sulidhi i Korēės..." ("Dhaskal Gjoka" - Ilo Mitkė Qafėzezi.
Korēė*
1936* faqe 155). Origjinali i kėsaj fotografie ka njė pėrbėrje tė
veēantė* sepse
nė shtresat e saj* materiali qė pėrbėn kėtė letėr fotografike*
ėshtė i pajisur me njė lloj
plastike tė veēantė* material ky qė e ka sjellė
foton deri nė ditėt tona pak tė dėmtuar.
Veprimtarinė e tij patriotike*
Kristo Sulidhi e vazhdoi edhe me mė shumė vrull. Pėr arsye se ai punonte pa
pushim nė shėrbim tė ēėshtjes sė ēlirimit kombėtar* u ēkishėrua nga kisha greke.
Si i tillė* ai s'mund tė shkelte nė kishė. Kur i vdiq i biri* kisha nuk e lejoi
ta varrosė atė nė oborrin e kishės e as nė varrezat e qytetit* si dhe nuk lejoi
tė zhvillojė ceremoninė mortore pėr nder tė tė ndjerit. Por kėto nuk e mposhtėn
karakterin e "plakut nacionalist". Ai vazhdonte tė shpėrndante libra nė gjuhėn
shqipe* botime pėr shkollat*
si dhe tekste tė tjera qė botoheshin nė kolonitė
e ndryshme tė shqiptarėve
nėpėr botė. Nga dokumentet qė disponojmė* mėsojmė
se "Kristo P. Shuli ėshtė
persekutuar* ėshtė burgosur dhe i ėshtė sekuestruar
pasuri para vitit 1912*
sepse ka punuar me veprimtari patriotike". Nė
dokumentet e Arkivit tė Shtetit
(A.Q.SH.* d. 225* f. 102) rezulton se Kristo
P. Sulidhi ėshtė anėtar i klubit patriotik
"Dituria"* tė themeluar nė Korēė.
Ai ėshtė autor edhe i sė vetmes fotografi tė kėtij
klubi* anėtarėt e tė cilit
janė tė vendosur para godinės sė tyre. Anėtarė tė tjerė tė
kėtij klubi
patriotik ishin edhe patriotėt e shquar Mihal Grameno* Pandeli Cale*
Thanas
Floqi* Sami Pojani* Idhomone Kosturi* Qani Dishnica* Sotir Nikolla
Stratobėrdha*
etj. Pra* ėshtė lehtėsisht e kuptueshme se Kristo Sulidhi* si
anėtar i kėtij
klubi patriotik* ka bashkėpunuar me kėto figura. Kėshtu qė ai
ka njė meritė tė
ēmuar nė zgjimin e ndėrgjegjes kombėtare. Nuk duhet tė
harrojmė kėtu njė
figurė tjetėr interesante* Spiro Xegėn* patriot dhe
njėkohėsisht artist* bashkėpunėtor
i ngushtė i Sulidhit* pasi ishin tė dy nga
Marjan Opari. Tė vitit 1906 janė disa fotografi ku
mjeshtri korēar ka fiksuar
momente tė ndryshme nga jeta e qytetit tė Korēės* si
p.sh. njė festė nė
Kishėn e Shėn Thanasit* njė panoramė tė qytetit tė Korēės nga
kodra e Shėn
Thanasit* Kisha e vjetėr e Shėn Thanasit* si dhe fusha pėrreth saj*
etj. Kėto
fotografi* ai i stampon me shėnimin "Chr. P. Soulides". Tė vitit 1908
janė
disa momente nga festimi i shpalljes sė Kushtetutės xhonturke. Ndėrsa nė
vitin
1909 dhe nė tetor 1910* pėrkatėsisht mė 14 prill* Kristo Sulidhi
fotografon grupin
muzikor* tė njohur ndryshe me emrin "Banda e Lirisė"* nė
ambientet e godinės
sė Mėsonjėtores shqipe tė djemve* ku anėtarėt e Bandės
merrnin mėsimet nė
instrumentet pėrkatėse. Ky grupim zhvillonte njė aktivitet
tė gjerė patriotik nė
favor tė luftės pėr ēlirim kombėtar. Drejtuesi i saj
ishte Pandeli Cale. Nga radhėt
e "Bandės sė Lirisė" kanė dalė gjashtė
dėshmorėt e Orman - Ēifligut* tė cilėt u
vranė nė fushėn e Korēės mė 16-17
korrik 1911. Kėto fotografi janė tė vetmet qė
kemi nga kjo shoqėri
patriotike. Para objektivit tė Sulidhit ka pozuar edhe profesori
i kėsaj
Bande* Paskal Anibali* italian me ndjenja tė theksuara shqiptarizmi.
Mė 1914*
mė 24 mars* Kristo Sulidhi* Themistokli Gėrmenji* Pandeli Cale*
Vasil
Tromara* etj. morėn pjesė nė ceremoninė mortore tė dy dėshmorėve tė
ēėshtjes kombėtare* Papa Llambro Ballamaēit dhe vėllait tė tij* Sotirit.
Momentin e pėrcjelljes
sė tyre pėr nė banesėn e fundit* fotografi Sulidhi e
ka fiksuar nė celuloid pėr
t'ia lėnė testament pasardhėsve nė emėr tė
vuajtjeve qė hiqnin tė parėt e tyre*
vetėm sepse mėsonin dhe pėrhapnin gjuhėn
shqipe.
Veterani i shquar* mbrojtėsi i ēėshtjes kombėtare* ai qė bashkėpunoi
me mjaft
atdhetarė brenda e jashtė atdheut* "plaku nacionalist" Kristo
Sulidhi vdiq nė maj tė vitit 1938. Nė qytetin e Korēės iu organizua dhe iu
zhvillua njė ceremoni madhėshtore varrimi. Nė arkivolin e tij* tė punuar me
shqiponjė* u shpalos flamuri kombėtar* nė shenjė respekti ndaj veprės sė tij tė
pavdekshme. U dekorua me rastin e 80-vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė
Kombėtare me urdhrin "Pėr veprimtari
patriotike tė klasit III". Por* Kristo
Sulidhi la pas vetes djalin e vet* njė veprimtar tė
zellshėm* me forcė e
besim nė tė ardhmen e ndritur tė Shqipėrisė. Ai la pas Sulidhin e
ri*
Vangjelin. Ky lindi nė Korēė mė 13 mars 1895. Duke marrė me vete fjalėn e tė
atit*
nė vitin 1909* Vangjeli katėrmbėdhjetėvjeēar emigron nė Amerikė dhe
vendoset
nė qytetin St. Louis. Aty kryen punė tė ndryshme dhe gjithmonė duke
menduar
pėr ekonominė e familjes sė tij. Nė kėtė kohė* bie nė kontakt me miq
tė tė atit* me
patriotėt Sotir Peci* Josif Pani* Kristo Dako* tė cilėt e
aktivizojnė djaloshin nė shoqėritė
patriotike tė shqiptarėve tė atjeshėm. Nė
fillim anėtarėsohet nė shoqėrinė "Besa-
Besėn" e mė pas Vangjeli* menjėherė
pas themelimit tė federatės panshqiptare
"Vatra"* bėhet anėtar dhe militon nė
radhėt e para tė kėsaj federate. Aty lidh
miqėsi tė ngushtė me veprimtarėt e
shquar Kol Tromara* Kristo Kirka* Kristo
Floqi* si dhe ka shansin tė njohė
edhe Faik Konicėn e Fan Nolin. Nė Amerikė* Sulidhi
i ri fillon punėn e
fotografit* zanat qė ia kish mėsuar i ati. Nė ambientin e aktivistėve

federatės "Vatra"* Vangjeli fillon tė fiksojė portretet e tyre* mbledhjet qė ata
zhvillonin*
si dhe harton polifotot e para tė anėtarėve nė degė tė ndryshme

"Vatrės" nėpėr Amerikė. Pas disa vitesh punė nė mėrgim* Vangjel Sulidhi
kthehet
nė Korēė nė vitin 1915. Tashmė ai e ka formuar komplet profilin e tij
si njė fotograf
profesionist. Nė Korēė* merr nė dorėzim studion fotografike
tė tė atit dhe e modernizon
atė. Gjatė kėsaj kohe nė Korēė* studioja
fotografike e Sulidhit bėhet e
dashur pėr gjithė korēarėt* tė cilėt edhe sot
ruajnė me fanatizėm ndonjė fotografi tė
tė afėrmve tė tyre qė e ka origjinėn
nga kjo studio. Sulidhi fikson peizazhe* portrete
dhe grupe kolektive. Nė
fototekėn e tij gjendeshin tė fiksuara portretet e shumė
veprimtarėve tė
lėvizjes patriotike shqiptare. Vangjel Sulidhi ishte anėtar i
shoqėrisė
patriotike "Vatra e Shqiptarėve" me qendėr nė Korēė. Gjatė ditėve
tė Revolucionit
tė Qershorit mė 1924* ai mbėshtet Fan Nolin dhe vendosjen e
rendit
demokratik nė Shqipėri. Por* pas dėshtimit tė tij* ai si shumė tė
tjerė* mbeti i zhgėnjyer
nga kjo sprovė. Vlen tė pėrmendim kėtu se fototeka
e
tij e pasur* me mbi 10000 negativė* pllaka xhami e celuloidi* ka qenė njė
koleksion i
pėrkryer me subjekt aktivistėt dhe veprimtarinė patriotike tė
shqiptarėve tė
Amerikės. Artisti i shquar* fotografi i talentuar* biri i tė
parit fotograf tė Korēės* Vangjel
Sulidhi vdiq nė Korēė mė 26 qershor 1969.
Si para ashtu edhe pas vdekjes sė tij* nga
pushteti i kohės nuk pati
interesim qė trashėgimia e dy brezave fotografėsh tė
rezervohet* tė arkivohet
e tė mirėmbahet pėr t'i shėrbyer historisė. Kjo pėr shkak
se nė fototekėn
"Sulidhi" ndodheshin edhe negativat e fotografive ku ishin fiksuar
vizitat e
princeshave apo anėtarėve tė tjerė tė familjes mbretėrore* tė Liceut
francez
tė Korēės* tė shumė manifestimeve kombėtare apo dhe tė grupimeve
antifashiste
tė nacionalistėve shqiptarė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue May 05, 2009 11:14 pm nga Niko Kotherja

HISTORIA E RRALLĖ E LUFTĖTARIT TĖ LIRISĖ
ANDREA STATHI NGA
KORĒA


Nga: Niko KOTHERJA
Studiues, koleksionist
Nė hartim e
sipėr tė njė sinteze historike mbi veprimtarinė dhe kontributin e Korēės nė
lėvizjen tonė kombėtare, duke hyrė thellė nė dokumente historike dhe dorėshkrime
tė hershme qė hedhin dritė mbi tė kaluarėn tonė, kronikė pas kronike, spikati
figura e veprimtarit dhe luftėtarit tė lirisė Andrea Thoma Stathi. Me pėrjashtim
tė ndonjė shkrimi telegrafik qė ka qarkulluar nė shtyp, pėr figurėn e kėtij
patrioti nuk ėshtė shkruar. Pėr shumė vite ka vazhduar tė “respektohet” kjo
heshtje, e po vazhdon tė jetė e tillė edhe sot, duke bėrė qė pluhuri i harresės
tė pushtojė tej e mbanė veprimtarinė e kėsaj figure historike. Ne, duke
“prishur” kėtė “traditė” qė injoron veprėn e paraardhėsve tanė, morėm mundimin
dhe filluam tė hulumtojmė pėr kėtė figurė, morėm pėrsipėr tė hulumtojmė detajet
e njė jete tė shkurtėr qė iu pėrkushtua atdheut. Sot ėshtė dita qė emri i Andrea
Thoma Stathit tė shkruhet nė altarin e dėshmorėve tė atdheut, pra tė zerė vendin
qė meriton.
Nė morinė e mjaft dokumenteve, dallohet njė bllok modest, por me
vlera tė jashtėzakonshme, i hartimit tė “Historikut tė prejardhjes sė familjes
Stathi” qė ruhet sot nė Korēė nga nipi i dėshmorit, Andrea Gaqo Stathi. Ky bllok
shumė interesant, me fletė tė zverdhura nga koha, jep detaje dhe tė dhėna shumė
tė rėndėsishme pėr njė nga familjet e vjetra e tė mėdha tė vendosura nė qytetin
e Korēės qė nė fillim tė shekullit XIX, rreth vitit 1828. Autori i kėsaj shkrese
prej mėse 70 faqesh ėshtė Llazar Stathi, nip i kėsaj familje. Ky ka qėnė
studiues dhe mbledhės i materialeve tė shoqėrisė patriotike tė quajtur “Banda e
Lirisė”, tė themeluar nė Korēė mė 1 tetor 1908. Vlen tė pėrmendim kėtu se autori
ngjarjet i ka konsultuar mė parė se t’i shkruante me kujtimet e familjarėve tė
tij, miqve si dhe dokumentacionit tė bollshėm qė zotėronte. Meqėnėse punimi ka
nė pėrbėrje tė tij referenca, kjo na bėn tė besojmė se pėrshkohet nga njė
saktėsi objektive. Autori nė fund tė shkrimit tė tij na thotė se pėr krijimin e
tij janė nė dijeni disa figura tė shquara tė kulturės dhe historisė sė
Shqipėrisė, si psh.: Sterjo Spasse, Nesti Havjari, Vasil Balli, Dhimitėr Canco,
etj.
Pasi jep tablonė e jetės sė paraardhėsve tė tij tė mbushur me shumė
detaje interesante, autori i broshurės trajton nė pak faqe figurėn e vėllait tė
tij, dėshmor tė luftės pėr ēlirim kombėtar, atė tė Ndreēi Stathit.
Nga kėto
shėnime qė janė konsultuar prej Llazar Stathit edhe me gjendjen civile tė
Korēės, rezulton se nė kėtė qytet nė vitin 1898 lindi Andrea. Ai pasi kreu
shkollėn fillore nė vendlindje, emigroi nė vitin 1912, nė moshėn 14 vjeēare nė
Rumani, mė saktėsisht nė Bukuresht. Gjatė kėsaj kohe Stathi i ri mund tė ketė
ndjekur mėsimet qė jepte nė gjuhėn shqipe patrioti Kosta Jani Trebicka nė
shkollėn shqipe tė natės qė ai drejtonte. Nė Bukuresht vėllezėrit e nėnės e
regjistruan Andrean nė shollėn rumune tė atjeshme, institucion ku Stathi ndoqi
mėsimet pėr tre vjet, deri mė 1915. Nga kjo kohė familja trashėgon edhe
fotografinė e vetme tė dėshmorit, ku ai dallohet midis bashkėnxėnėsve tė tij, qė
tė gjithė tė veshur me uniformėn e shkollės. Nė vitin 1915, shkon nė Bukuresht
atdhetari i shquar Themistokli Gėrmenji. Ai, nė bashkėpunim me patriotin Kristo
Dako, gjatė kėsaj kohe, filloi botimin e sė pėrkohėshmes “Biblioteka Zėri i
Shqipėrisė”, broshurė kjo qė u botua vetėm nė tetė numra, nėn kryesinė e
Themistokliut dhe redaktimin e Dakos. Nė verė tė kėtij viti, pra mė 1915,
Gėrmenji filloi tė organizonte ēetėn e tij me qėllim qė tė hidhej nė Shqipėri
pėr tė vazhduar luftėn kundėr pushtuesve osmanė. Nė broshurėn e tij, Llazar
Stathi, shkruan se: “Themistokliu, i ndihmuar dhe i pėrkrahur nga patriotėt e
kolonis shqiptare tė kėti qyteti – (Bukureshtit-shėn. im N. K) - , krijoi ēetėn
e tij me djelmosha tė njomė qė tė shkonin nė Shqipėri pėr tė luftuar shkelėsit e
huaj. Nė kėtė ēetė u shqua edhe vėllai ynė Ndreēi.”
I ushqyer me ndjenja tė
pastra atdhetarizmi nga familja dhe sidomos nga xhaxhallarėt e tij, Spiro e
Sotir Peēo veprimtarė tė shoqėrisė sė shqiptarėve nė Rumani dhe nga themeluesit
e kolonisė shqiptare tė atjeshme, Ndeēi Stathi merr armėt dhe del malit “pėr
lirinė e Shqipėrisė”. Si njė nga anėtarėt e denjė tė ēetės sė Themistokli
Gėrmenji, dėshmori Andrea Stathi merr pjesė nė tė gjitha luftimet qė kryen nė
qarkun e Korēės nė kėto vite. Merr pjesė aktive nė lėvizjen kombėtare qė
zhvillohej nė Korēė nga komiteti i atėhershėm kryengritės. Ai ka marrė pjesė
edhe nė takimet e rėndėsishme qė patriotėt korēarė Themistokli e Telemak
Gėrmenji, Mihal e Mina Grameno, Menduh Zavalani, Mihal Ballkameni, Gavril Pepo,
Spiridon Ilo, Llambi Bimbli, Haki Mborja, Hasan Bitincka, etj kanė patur nė
teqenė e Melēanit apo nė hotel “Lirija” i Manastirit.
Luftėtari i shquar
Andrea Stathi mė 10 dhjetor 1916, si rojė personale i Themistokli Gėrmenjit,
mori pjesė nė shpalljen e Krahinės Autonome tė Korēės, njė vepėr kjo e shkėlqyer
patriotike, e cila nė ato vite mbajti gjallė frymėn e shtetit shqiptar. I veshur
tashmė me uniformėn e policisė shqiptare patrioti Andrea Stathi i shėrbente me
mish e me shpirt Republikės sė re shqiptare, ėndrrės dhe idealt tė tij si dhe
gjithė gjerdanit tė luftėtarėve tė lirisė.
Nė fillim tė shkurtit 1917,
Andrea Stathi bashkė me Nuēi Pallėn, tė dėrguar nga Themistokli Gėrmenji, shkuan
nė fshatin Boboshticė tė Korēės, 7 km larg qytetit, pėr tė takuar komitin Sali
Butka e pėr t’i dorėzuar kėtij tė fundit njė letėr – ftesė nė tė cilėn
Themistokliu kėrkonte bashkėpunim nė tė mirė tė “Republikės Vetqeveritare”.
Mėngjezi i njė dite shkurti tė vitit 1917 do tė rezultonte tragjik pėr fatin e
jetės sė tė riut luftėtar Andrea Stathi. Momenti i vrasjes sė tij dhe plagosjes
sė veteranit tjetėr Nuēi Palla, pėrcillet ndryshe nga ato burime qė ne kemi
patur mundėsinė t’i konsultojmė pėr hartimin e kėtij shkrimi. Por, shumė dėshmi
tė tjera gojore dhe dokumentare, dėshmojnė pėr njė vrasje tė pėrgatitur tė
kėtyre dy fatosave tė lirisė. Nga kujtime tė ndryshme si dhe nga broshura e
familjes Stathi, mėsojmė se Ndreēi Stathi dhe Nuēi Palla janė qėlluar nga
luftėtarė tė Sali Butkės me urdhėr tė kėtij tė fundit. Nė broshurėn e tij Llazar
Stathi shkruan: “Nė pranverėn e vitit 1917, Themistokliu dėrgoi Nuēi Pallėn e
Ndreēi Stathin me mision nė katundin Boboshticė, qė tė takoheshin me Sali
Butkėn, i cili po nė ato ditė ndodhej nė Boboshticė-Floq. Tė dy militantėt u
strehuan nė banesėn e Mihallaq Konomit (boboshtar, familja e tij edhe ay vetė
ndodhen sot nė Kostancė tė Rumanisė). Tė nesėrmen dy revolucionarėt dollėn nga
deriēka e gradinės qė tė pėrmbushin misionin e tyre pėr tė cilin ishin ngarkuar:
atėhere tre, katėr ose dhe mė shumė veta, qė ndodheshin mbi varrezat e kėti
fshati (pranė kėmbanores) duke i parė kėta dy luftėtarė me guna dhe pushkė u
shtinė dhe e vrasin vėllan tonė Ndreēi Stathin, (nėnvijėzimi ėshtė i
origjinalit) ndėrsa Nuēi Palla shpėtoi dhe lėshoi me njėherė kushtrimin nė
shtėpin e Mihallaq Konomit e nė gjith katundin. Themistokliu u dėshpėrua shumė
pėr kėtė krim tė shėmtuar, qė nuk e besonte tė ndodhte. Mė von u muar vesh se
ishte ēeta e Sali Butkės qė e kreu kėtė vrasje”. Njė pikė shumė e errėt e
historisė sė luftės sė parė botėrore nė qarkun e Korēės. Tjetėr interpretim pėr
kėtė ngjarje jepet nga shkrimtari Sabri Godo nė librin e tij “Plaku i Butkės”.
Aty shkruhet tekstualisht se plaku nuk ka qėnė i informuar pėr sa po ngjiste,
por me tė marrė vesh urdhėroi pushimin e zjarrit. Ndryshe jepet kjo situatė nga
tė paktėn dy burime tė tjera qė mund tė quhen si burime tė para derisa janė
shkruajtur nga persona tė afėrt me ngjarjen: i pari informacion, i pabotuar
derimė sot, na vjen nga patrioti dhe luftėtari Ilo Nona, ish – shef i policisė
sė Korēės. Nė kujtimet e tij ai shkruan se: ““Mbas ngritjes sė Flamurit (10
Dhjetor 1916), shkuan shumė komisione pėr t’i mbushur mėndjen Saliut qė tė vinte
nė Korēė, mirė por nuk pranonte. Mbas pak kohė Saliu erdhi nė katundin
Boboshticė, ku atėhere Themistokliu me gjith shokėt dhe Gjindėrmarinė u nis pėr
atje pėr tė luftuar, kundėr Saliut ku edhe luftuam dhe nė fushė e sipėr, prej
shokėve tė Saliut na vritet njė shok tė quajtur Ndreēi Stathi.....” (Nga
shėnimet e Ilo Nonės Korēė mė 23-XI-1937); i dyti informacion: dokument i
pabotuar nga disa faqe dorėshkrim me kujtime nga Evdhoksi Gėrmenji, bashkėshorte
e Themistokli Gėrmenjit, e cila gjatė kėsaj kohe, siē pohon dhe vetė, i ka
qėndruar shumė pranė burrit tė saj nė veprimtarinė e tij kombėtare. Nė lidhje me
emrin e Sali Butkės, ajo shėnon se “ai ka vrarė djem nacionalistė nė
Boboshticė”, fakt ky i cili na shtyn tė besojmė shėnimet e cituara mė lart nga
patrioti Ilo Nona, njėkohėsisht vullnetar i Themistokliut. Njė tjetėr
informacion marrim nga njė kronikė e botuar nė mars 1917 nė gazetėn “Koha” tė
Mihal Gramenos, i cili midis tė tjerash na ve nė dijeni pėr vrasjen e tė riut
nacionalist Ndreēi Stathi. Ndėr tė tjera Gramenoja shkruan: “ I ndyeri dėshmor
ishte njė djalė i ri 21 mot dhe quheshe Ndreēi Thomaq Stathi. Si do djaloshi
prej 4 vjet ka marrė anėt nė luftėt e Shqipėrisė duke qėndruar besnik gjer sa
dha jetėn e tij pėr nder tė Atdheut”. Ndėrsa, nė vitin 1992, me rastin e
pėrvjetorit tė 80 tė shpalljes sė pavarėsisė kombėtare, kur u propozua figura e
Stathit pėr dekorim, nė shtyllėn e motivacionit tė tij, midis tė tjerash u
shkruajt: “Vrarė nga bombardimet qė u bėnė nė Korēė nė shkurt 1917”. Akoma sot,
pas rreth 90 vjetėsh tė kėsaj ngjarje, askush nuk ka denjuar ta zbardhė atė,
duke e lėnė nė njė heshtje tė pamerituar. Pėrveē kėsaj, ende sot nuk dihet ku
ėshtė varri i dėshmorit qė “dha jetėn e tij pėr nder tė Atdheut”.
Familja e
Mihal Kuneshkės zhvilloi ceremoninė e varrimit tė djaloshit nė njė kohė dhe
gjendje shumė tė nderė, pasi asnjė nga fshatarėt e tjerė nuk guxonte ta kapte me
dorė trupin e pajetė tė 20 vjeēarit tė shtrirė nė rrugėn kryesore tė fshatit
Boboshticės, pasi kishin frikė se ndoshta mund tė kishin fatin e tij. “Babai im
si dhe anėtarė tė tjerė tė familjes sime, e lanė dhe shpėlanė kufomėn e Ndreēit
dhe pastaj e varrosėn me kujdes djalin dhe patėm kujdes se ndoshta mund tė
dhunohej varri i tij nga andartėt”- kujton Ilo Kuneshka.
Nė ditėn e shtatė
tė vrasjes sė tij, shokėt dhe bashkėluftėtarėt e Stathit, Mihal Ballkameni,
Themistokli Gėrmenji, Gavril Pepo, Ilo Nona, Pasa Pema, etj. mbajtėn njė meshė
tė veēantė nė kishėn e madhe tė Shėn Gjergjit. Kronika e kėsaj ngjarje ka mbetur
e fiksuar nė njė artikull tė gazetės “Adriatiku” qė botohej nga patrioti Dhori
Koti. Nė ceremoninė e rastit fjalėn e mbajti veterani i lėvizjes kombėtare Mihal
Ballkameni, i cili me pak fjalė nxorri nė pah figurėn e bashkėluftėtarit tė tij
dhe dėshmorit kombėtar Ndreēi Stathi.
Familja Stathi, sot nė 110 vjetorin e
lindjes tė tė ndjerit dėshmor, pret qė tė vlerėsohet kjo figurė e shquar, t’i
jepet vendi i duhur jetės dhe gjakut tė luftėtarit tė lirisė dhe dėshmorit tė
konsolidimit tė shtetit shqiptar, Andrea Stathi, i cili punoi e luftoi nė kohėn
mė kritike tė ekzistencės sė shtetit shqiptar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue May 05, 2009 11:17 pm nga Niko Kotherja

PATRIOTĖT KORĒARĖ KUNDĖR DEPUTETĖVE TĖ KORĒĖS NĖ PARLAMENTIN SHQIPTAR TĖ 1924 -
ės.

- PUBLIKOHET PĖR HERĖ TĖ PARĖ DOKUMENTI ME TĖ CILIN PATRIOTĖT KORĒARĖ
DALIN HAPUR KUNDĖR DEPUTETĖVE TĖ TYRE

Nė dosjet e “Arkivit tė Familjes
Kotherja” nė Korēė ruhet njė dokument i rrallė. Ai mban datėn 16 mars 1924,
tregon sesi korēarėt janė tė pakėnaqur nga pėrfaqėsia qė kanė nė Parlamentin
Shqiptar.
Ky dokument vjen i nėnshkruar nė njė moment tė rėndėsishėm pėr
kohėn kur u hartua, sepse nė njė farė mėnyre dha shkėndijėn e atij manifestimi
tė fuqishėm popullor qė u quajt dhe njihet nė histori si Revolucioni Demokratik
i Qershorit 1924, triumfi i tė cilit u shėnua nė muajin qershor tė atij viti me
formimin e qeverisė sė kryesuar nga Fan Noli.
Nė qoftė se shohim mė nga afėr
gjendjen politiko-shoqėrore tė kėsaj kohe, vėrejmė se nė kėto momente fillon tė
marrin hov lėvizjet kundėr qeverisė shqiptare. Nė pranverėn e vitit 1923,
gjendja po bėhej mė kritike. Mė 11 mars 1923 kryetarėt e lagjeve tė Korēės i
dėrguan njė protestė qeverisė, me anė tė sė cilės vinin nė dukje spekulimin dhe
shitjen e shtrenjtė tė bereqetit dhe miellit dhe u kėrkua importi i drithit pa
taksa doganore. Kjo protestė u nėnshkrua nga mė shumė se njėmijė banorė. Ditėn e
nesėrme, me mijėra fshatarė, zejtarė, nėnpunės dhe punėtorė, mes tė cilėve
dalloheshin edhe nxėnėsit e Liceut tė Korēės, protesuan para bashkisė dhe
prefekturės duke thirrur: “Bukė popullit”, etj. Kjo bėri jehonė shumė tė madhe
nė Shqipėri dhe pas disa ditėsh njė demostratė e tillė u organizua edhe nė
Vlorė. Nė dimrin e vitit 1923 nė Korēė u rrit ēmimi i importit tė drithit, gjė e
cila u prit jo me pak pakėnaqėsi nga qytetarėt. Nė janar tė vitit 1924
profesorėt e Liceut tė Korēės dhe tė tjerė, mbi 60 mėsues, shpallėn grevė pėr
arėsye tė pagave tė prapambetura. Shtypi i kohės i bėri jehonė kėsaj ngjarje
duke marrė krahun e profesorėve. Nė anėn tjetėr qeveria bėnte thirrje qė ata tė
ktheheshin nė punė ose do tė pushoheshin. Marrėveshja u arrit kur qeveria pagoi
pagat e prapambetura tė mėsuesve.
Themelimi i disa shoqėrive punėtore nė
Korēė nė fillim tė muajve janar e shkurt dhanė tė kuptojnė se populli po
fillonte tė organizohej seriozisht kundėr qeverisė sė kohės, sė cilės i kishte
mbetur edhe rreth 4 muaj jetė.
Zhvillimet politike e shoqėrore nė kėto
momente janė vendimtare pėr atė qė do tė ndodhte pak muaj mė vonė.
Nė fillim
tė vitit 1924 u formua nė Korēė njė lėvizje qė pati pėr emėr “Partia Liberale” e
cila pėrgatiti gjithė veprimet kundėr qeverisė, e cila dukej qartė se tani nuk
ishte e aftė tė organizonte shtypjen e kėtyre veprimeve.
Gjendjes sė nderė
tė kėsaj kohe iu shtua edhe atentati qė iu bė Ahmet Zogut nė hyrje tė Asamblesė
Kombėtare mė 23 shkurt 1924, dorėheqja e tij dhe krijimi i qeverisė sė re tė
kryesuar nga Shefqet Vėrlaci.
Gazeta “Zėri i Popullit”, nė datėn 15 mars
1924, nė faqet saj shkruante kėshtu: “Qeveritarėt dhe ansamblistėt po tallen dhe
lozin kartat dit’ e natė mbi kuris tė popullit. Peshku ėshtė qelbur nga koka.”
Ky pėrshkrim telegrafik tregon qartė sesa e tensionuar ishte gjendja politike nė
Korēė nė atė kohė. Tė nesėrmen e kėtij shkrimi, patriotėt korēarė, duke parė se
ishte e afėrt era e njė revolucioni mbarėpopullor, i dėrgojnė Eshref Frashėrit
kėtė dokument qė po publikojmė sot pėr herė tė parė. Interesat e ngushta
politike dhe ekonomike bėnė qė njėra palė tė hidhej kundra tjetrės, pra
nacionalistėt nė kėtė kohė patėn pėrplasjet e tyre, tė cilat sollėn si rezultat
revolucionin e Qershorit mė 1924. Shumica e firmėtarėve tė kėtij dokumenti kanė
qėnė bashkėluftėtarė me disa prej deputetėve qė u drejtohet protesta..

Revolucioni i Qershorit ishte pasojė pjesėrrisht negative dhe pjesėrrisht
pozitive e mjaft faktorėve, si politikė, ekonomikė, shoqėrorė, si dhe i
aktivitetit tė shqiptarėve jashtė atdheut dhe pėrplasjes aspak tė pėlqyeshme dhe
tė shtrembėrruar tė ideve tė Revolucionit Socialist tė Tetorit nė Rusinė e kuqe
me ambjentin e prapambetur shqiptar. Duke dashur triumfin e njė revolucioni tė
ngjashėm me atė rus, opozita shqiptare e asaj kohe rėzoi qeverinė dhe u ndikua
mjaft nga fryma e majtė e politikės pėr tė dhėnė shėmbėllimin e njė lėvizje tė
ngjashme shoqėrore e politike si nė Rusi. Botimet sė fundi tė arkivave ruse e
vėrtetojnė mė sė miri kėtė. Duke mos pėrmendur kėtu adhurimin e tejskajshėm tė
Nolit pėr idetė dhe zhvillimet komuniste nė Rusinė e kuqe dhe pėrshėndetjet e
shumta qė ai i dėrgonte rusėve e deri te lidhja e marrėdhėnieve diplomatike me
shtetin e ri komunist rus.
Njė arėsye tjetėr e fortė qė i dha dorė
shpėrthimit tė revolucionit ishte edhe plagosja mė 20 prill 1924 e Avni Rustemit
nė Tiranė, e cila u prit me indinjatė tė thellė nė popull, por jo nė rradhėt e
larta tė krerėve nacionalistė. Revolucionarėt e rinj prorusė pėrdorėn vrasjen e
Rustemit dhe ceremoninė e varrimit tė tij nė Vlorė mė 1 maj 1924 pėr tė ngritur
popullin nė revoltė e pėr tė fituar mė vonė pushtetin me anė tė armėve.
Kjo
pasqyrė e pėrgjithshme e kėtyre ngjarjeve kryesore besoj se japin idenė se nė
ē’momente korēarėt iu drejtuan deputetėve tė tyre me njė protestė, ku kėrkonin
qė ata tė mos pėrfaqėsonin mė Korēėn nė Parlament.



Patriotėt
korēarė mė 1924 i drejtohen deputetėve tė tyre: “Mos pėrfaqėsoni mė qytetin tonė
nė Parlament.”

Teksti i plotė i dokumentit:
“Eshref Frashėrit Tiranė.
Koēo Kottės, Kristaq Kosturit, Loni Llogorit, Skėndo Pojanit, Sulejman Starovės,
Dr. Haki Mborjes, Qani Dishnicės.
Miopia juaj politike e gjertanishme dhe mė
nė funt bashkėpunimi juaj me feudalėt antikombėtarė dhe reaksionarė pėrkundėr
zotimeve qė kini dhėnė herė pas here qė do tė lėftonit shtypėsit e lirive
popullore dhe tradhėtorėt dėshpėroj thellėrisht tėrė popullin kėtushmė i cili
desaprovon plotėrisht sjelljen tuaj me qė shkeltė fjalėn dhe besėn tuaj qė dhatė
dhe dekllaron se qė sot e tutje nuk meritoni ta pėrfaqėsoni popullin patriotik
tė Korēės.
Korēė, mė 16 mars 1924
Patriotė Korēarė
(nga emrat e
firmėtarėve po shėnojmė ato emra qė mund tė lexohen)
Thanas Mano Sotir Kotta
D. Cekani Dh. Ef. Grabocka
Vani ....... Rahmi Rusi Dhimitri Bab.... Kristaq
Kotta
Kr. Ruēo Vangjel Turtulli Janēo Pula Vasil Trebicka
Ilo S. .....
Kristaq Mosko Naoum G. Xexo Kr. Bezhani
............. Miēe Frashėri Llazo K
Bicolli M. Dishnica
Kosta Spiro Filip Lasko Loni N. Luarasi Nuēi Palla

Koci Dhimitri Nova Gaqi Pepo ..................
Ligor R. Chani N.
Tollkoēi D. Fundo Andrea Naum F.
K (oēo). Grameno Fani Kosta
................... P. Mongoleci
D. Tefik Lioni P. Qafėzezi Ilo Koki L.
Mborja ”
shenim: tre pikeshi perfaqeson nje emer qe s'mund te
deshifrohet.

Niko
Kotherja

___________________________________________

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue May 05, 2009 11:17 pm nga Niko Kotherja

Shkrimi eshte botuar ne shtyp dhe eshte nje detaj shume interesant i historise
sone te luftes antifashiste. Lexuesit mund te japin mendimet e tyre si dhe
pyetjet.
Niko K./
____________________________

SI U DĖNUAN
KOMUNISTĖT MIDHI KOSTANI DHE KIĒO GREĒO

BOTOHET PĖR HERĖ TĖ PARĖ
DOKUMENTACIONI I PROCESIT GJYQĖSOR KUNDĖR DĖSHMORĖVE KOSTANI E GREĒO QĖ U VARĖN
DATĖN E 6 GUSHTIT 1942 NĖ QYTETIN E KORĒĖS.

Duke u nisur nga sukseset e
arritura dhe zgjerimi i lėvizjes guerilase nė tė gjitha krahinat e vendit, duke
marrė parasysh pėrvojėn e grumbulluar nė kėtė fushė, eksponentėt e komitetit
qėndror nxorrėn pėrfundimin se ishin pjekur kushtet pėr tė organizuar dhe vėnė
nė veprim njė aksion qė tė lėshonte jehonėn e tij nė shkallė kombėtare, njė
aksion ku tė merrnin pjesė tė gjithė njėsitet guerile tė vendit, tė ēetave
antifashiste dhe efektivit drejtues tė lėvizjes antifashiste.
Si objekte
aksioni u caktuan prerja dhe shkatėrrimi i shtyllave dhe telave telefonikė e
telegrafikė nė tė gjithė Shqipėrinė. Si datė e kryerjes sė kėtij aksioni tė
bujshėm u zgjodh 24 korriku i vitit 1942 dhe u vendos si orė veprimi, ora 21.
“Nata e 24 korrikut duhet tė jetė njė natė sulmi tė pėrgjithshėm mbi armikun.
Prisni telat, shtyllat telefonike e telegrafike tė qarkut tuaj, goditeni armikun
atje ku e dėmtoni mė shumė!”. Kėshtu thoshte direktiva e Komitetit Qėndror
(Shih: “Dokumenta kryesore tė PPSH”, vėllimi I, faqe 75.)
Pjesė e kėtij
aksioni tė organizuar deri nė detaje e qė do tė vihej nė veprim atė natė
korriku, ishte edhe djegia e selisė sė Federatės Fashiste tė Korēės. Vendimi pėr
djegien e saj u mor nga aktivistėt dhe veprimtarėt e njėsitit gueril tė qytetit
tė Korēės. Plani i veprimit u organizua dhe pėrpunua nga ky njėsit. Plani
pėrmbante pikat mė kryesore tė veprimit, si pėrgatitja e njėsitit pėr aksionin
dhe sigurimin e mjeteve dhe armėve tė nevojshme, ndarja e detyrave qė secili
anėtar duhet tė kryente gjatė sulmit, marrja e shaptilografit dhe djegia e
selisė sė fashios, tėrheqja e formacionit dhe vendosja e tij nė mėnyrė tė
organizuar dhe pa dėmtime nė bazat ku do tė strehoheshin.
Aksioni, sipas
porosive, duhej tė kryhej me ēdo kusht, duke u bėrė ballė rreziqeve tė shumta qė
mund tė lindnin gjatė kryerjes sė detyrave. Njėsiti gueril ishte pėrgatitur nga
ēdo anė, pėrfshi kėtu dhe pajisjen me armė e municione tė tjera tė shumta, tė
cilat do t’i bėnin ballė ēdo pėrleshje, sulmi apo lufte tė armatosur.
Si
pjesėmarrės tė aksionit tė djegies sė selisė fashiste u caktuan Midhi Kostani,
Kiēo Greēo, Demir Progri, Petro Lalaj, Faik Zajmi, Mustafa Beli.
Aksioni u
krye me sukses, nė pėrpikmėri me oraret e paracaktuar. Anėtarėt e njėsitit i
pėrmbushėn me gjakftohtėsi dhe guxim detyrat e tyre. Djegia e selisė fashiste tė
Korēės pati njė jehonė tė madhe nė ambjentin antifashist shqiptar e mė gjerė. Ky
veprim ishte njė impuls i ri qė i jepej luftės kundėr pushtuesve italianė. Ai
tregoi edhe njė herė qė shpatat e Liktorit nuk kishin vend nė flamurin tonė
komėtar, tė pastėr e tė larė me gjakun e heronjve shqiptarė ndėr vite.
Ky
aksion qė u krye me trimėri nga tė rinjtė korēarė, doli me njė therori tė hidhur
qė tronditi anė e mbanė Shqipėrinė, plagosi zemrėn e patriotėve dhe tė
intelektualėve pėrparimtarė tė kohės, sepse u hapėn dy varre tė rinj mbi tokėn
shqiptare. Kjo tokė e gatuar me gjak, do tė mbante nė gjirin e saj dėshmorėt
MIDHI KOSTANI dhe KIĒO GREĒO, tė cilėt u kapėn nga fashistėt nė momentin kur po
i drejtoheshin bazės sė tyre dhe paraditen e 6 gushtit 1942 u varėn nė mes tė
qytetit tė Korēės, njėri nė kopshtin e Spiro Ballkamenit dhe tjetri nė pazarin e
qytetit.
Ky artikull trajton pėr tė parėn herė dokumentacionin me anė tė sė
cilit, gjykata fashiste e Korēės, dėnoi tė dy veprimtarėt komunistė me vdekje.
Dokumenti del nga dosjet e “Arkivit tė Familjes Kotherja” nė Korēė (AFK) dhe
ėshtė kopje e orgjinalit tė pėrkthyer nė shqip nga gjuha
italiane.


“Nr. i proēesit : 2110 data 3 gusht 1942-XX
N’EMĖN TĖ
MADHNIS SĖ TIJ
VIKTOR EMANUELIT III
PĖR HIR TĖ ZOTIT E VULLNDET TĖ
KOMBIT
MBRET’ I ITALIS DHE I SHQIPNIS
PERANDOR I ETHIOPIS


Gjyqi
ushtarak i FF.AA. t’Unjisueme nė Shqipni i pėrbam prej ZZ:
Gjeneral Brigade
Paganuzzi Of. i Madh Ferrucio – Kryetar
N/Kolonel G.M Milesi Giuseppe
Gjykatės Relator
Konsull Gallo Enea Gjykatės
Major Gengarolli Ugo
Gjykatės
Senitor Gjeloshi Ndok Gjykatės
ka shqitue kėtė
:

Vendim
I. Arqimidhi Petro Kostani, bir’ i Pjetrit e i Polixhes,
lindur nė Korēė mė 1917, zdrukthėtar ;
II. Kristaq Vangjel Greēo, bir’ i
Vangjelit dhe i Artemisit, lindur nė Korēė mė 1921, letra-pėrndarės ;

ndaluem e prezent ;
tė pandehun
a) pėr shkatrrim (neni 48 i D.M 31
Dhjetuer 1939-XVIII Nr. 228 tash 29) sepse natėn e 22 Korrikut 1942-XX me qėllim
qė t’atentojnė sigurimin shtetnuer i kanė vue zjarmin selis sė Federatės
Fashiste tė Korēės qė shkatrrohej krejtėsisht:
b) pėr mbajtje armė pa leje
dhe armė lufte, me tė cilat kanė tentue nė jetėn e atyre qė bajnė pjesė nė Fuqit
e Armatosuna (nenei 9 i D.M 2 Qershuer 1939-Nr. 22) sepse janė gjetė nė Korēė
natėn e 24 Korrikut 1942-XX sejcili nė zotnim tė njė revolveri automatik dhe dy
bombash dore Breda pėr tė cillat nuk kishin ba denonsimin as dorėzimin pranė
autoriteteve si mbas ligjit dhe sepse nė tė njėjtat rrethana kohe e vendi i kanė
pėrdorė armėt nė fjalė tue shprazė dy herė kundėr agjentit tė Sigurimit Botuer
Haxhi Hysenit dhe kundra kėmishave tė zeza Nazar Gjyli Bilisht dhe Veli Megollit
q’ishin me shėrbim roje.
Nė pėrfundim tė gjykimit tė sotshėm oral e botuer,
mbassi u ndigjue Prokuror’ i Mbretit nė pėrmbledhjet e tijė dhe tė pandehunit qė
me anėn e mbrojtasve tė tyre folėn tė fundit, ka rezultue: Nė fakt:
Prej
raprtit tė denoncimit Nr.2037 datė 30 Korrik 1942-XXtė Kuesturės Mbretnore tė
Korēės (Korēė) rezulton: Kahė ora 21,45 tė datės 24 Korrik 1942 popullsija e
Korēės vehej n’alarm prej njė zjarri shum tė fortė qė mbrenda pak kohėsh
shkatėrronte godinėn qė pėrdorej si seli e Federatės Fashiste Shqiptare. Zjarmi
u pa me nji herė se ishte vue me dhel sepse i pėrftuem me naftė e benzinė tė
derdhun ndėr lokalet e poshtme ku auktorėt nuk kanė pas se si mbėrrijnė veēse
prej nji kanēeli sekondar tė mbrojtun me tel me gjemba. Mbas pak minutash mbasi
kishte shpėrthye zjarri nė rrugėn Vangjel Gjika – e cilla prej Federatės shpjen
nė krahun e jashtėm tė qytetit kahė kodrina – roja e pėrbame nga roja e zgjedhun
e S.B.Hysen Haxhija dhe nga KK.ZZMazar Gjili dhe Veli Mengolli pamė dy civila qė
me vrap drejtoheshin kah kodrina. U urdhnue “ndal” e mbasi kėta tė dy vazhduen
tė ecin me vrap milicėt shtinė: njani prej tė dyve i njoftun nga Haxhija pėr njė
farė Arqimidhi Pjetėr qė kishte nė dorė njė mbėshtjellse ra pėr tokė, tue u ēue
me nji herė dhe tue fillue me rend rishtas: gjatė rendjes kundra rojes u shtie
me revolver si prej atyne qi ikshin si prej anės njė grupi gjashtė personash se
tė tjerė t’arritun aty e qė po ashtu ja duelnė m’u zhdukė. Dy tė parėt tue
vazhdue me hikė gjatė rrugės Vangjel Gjika shkuen e u ndeshėn me Karabinierin
Potito Epifanio, i cili ishte lėshue pėr nė vendin e ngjarjes bashkė me
kapitenin De Macina, me kap. man. Girotti e me Togerin Mallia tė shtėpis sė
Presisios aty afėr, mbasi ishin thirrė nga krismat. Nėn kėrcėnimin e revolverit
tė nxjerrun ata tė dy u-ndalėn, i kontrolluan shkurtimisht dhe mbasi u gjetėn me
zotnim secili tė njė revolveri me disa fishekė tė pa shprazun ende e me dy bomba
dore u rreshtuan. U identifikuan pėr Arqimidhi Pjetėr Kostemi dhe Kristaq
Vangjel. Revolveri i zanun tė parit ndizej prej tė nxehtit nga tė shtimet pak
pėrpara dhe atij vetėi delte gjak prej njė plagės sė vogėl nė shpinėn e dorės sė
djathtė. Tė dy deklaruen se ishin gjet aty rastėsisht tue ardhė nga Metropolia,
se ishin vue nė t’ikun mbasi kishin ndigjue se shtiheshin pushkė, dhe se kishin
gjetė rastėsisht sejcili pėr llogari tė vet pėrpara zjarit dhe ndėr vende tė
ndryshme armėt e municionet qė kishin me vehte. Mohuan se kishin marrė pjesė nė
djegie dhe se kishin shtie me armė. N’e nesre u suallėn nė Kuestura ēiklositi i
gjetun prej agjentave pak larg vendit tė konfliktit, pa rul qė u suell veēan nga
Roja e Sigurimit Botuer Hysen Haxhija i cili deklaroj se e kishte gjet natėn
pėrpara nė vendin ku ishte rrėzue Arqimidhi e fill mbas rrėxumjes sė tij dhe nė
tė dy t’arrestuemit njofti ata tė dy qė natėn pėrpara kishin mujt me ikė dhe pse
tė favorizuem nga tė shtimet e revolvereve tė shprazun qoftė prej tyre qoftė
prej gjashtė tė tjerėve qė ishin lėshue nė ndihmė tė tyre.
Dy tė rreshtuemit
jnė sjellė pėr gjykim tė drejtė pėr drejtshėm tė kėsaj gjykate pėr me u pėrgjegj
pėr faktet e kryeme prej tyne e t’eksozueme mė naltė dhe gjatė udiencės dy tė
rreshtuemit mohojnė tė kenė marrė pjesė nė djegie tė Federatės e tė kenė shtie
me armė, pohojnė sekuestrimin e armėve pėr zotnimin e tė cilave japin
justifikimin e nalt pėrmendun: mohojnė tė kenė idena komuniste.
Dėshmitarėt e
parafolun kanė konfirmue sejcili pėr vehten e vet faktet e rendueme ma nalt: dhe
kapiteni mjek dell’ Aquila pohon se plaga e vogėl q’asht konstatue, te Arqimidhi
mund tė jetė prodhue prej ndeshjes kundėr telit tė hekurit me gjemba. Mareshali
Ciczioni ka pohue se kėta tė dy ishin tė dyshuem pėr veprimtari komuniste.

tė drejtė, vren Trupi Gjykues.
Nė gjykim tė drejtė pėr drejtshėm mund tė
proēedohet kur nė llojin e fajit tė rekurojnė qyshket e kėrkueme prej nenit dy
tė D.M. datė 29 Shtatuer 1941 Nr. 277.-
Nė ēashtje; nga pėrfundimi i gjykimit
me za (oral) Gjykata asht nė fakt e bindun se Arqimishi e Kristaqi depėrtuen
ndėr lokalet e Federatės tue kalue nga ana e poshtme dhe me njė lėng tė
ndezėshėm vunė zjarin: kėshtu ndodhi qė mu kundėr telit me gjemba tė kanēelit u
plagos Arqimishi. Nė kėtė vepėr kėta tė dy janė ndihmue sigurisht prej tė
tjerėsh siē dėshmohet dhe se Arqimidhi kishte me vedi rulin e ēiklostilit tė
marrun prej tė tjerėsh dhe mbrojtja qė i asht ba ikjes sė tyne nga gjashtė tė
tjerėt qė kan mbet tė pa njoftun e qė kanė shtie kundra rojes sė Haxhis. Tė dy
zotnojshin nė mėnyrė tė pa justifikueme nga nji revolver sejcili dhe nga dy
bomba dore: Arqimidhi ka shtie me siguri kundra rojes sė Haxhis sepse kishte
ende revolverin me tytė tė nxehtė dhe se ju asht lehtėsue ikja prej gjashtė
vetve qė kan mbet tė pa njoftun e qė pėr kėt qėllim kan shtie kundra rojes. Dy
tė rreshtuemit janė me idena komuniste. – Gjykata pėr kėtė arsye nuk u-xen besė
mohimeve tė tė pandehunve sepse tė janė pa besueshme e tė zhveshuna nga
provat.
Qėllimi i djegies ishte aty qė me provokue njė shkatrrim pėr me
atentue nė sigurin e Shtetit, qoftė pėr lehtėsin e pėrhapjes sė zjarrit nė
pjesėn e qytetit qoftė pėr selin e zgjedhun pėr zjarm t’aftė me pėrftue, sikurse
nė fakt e pėrftoi, alarm nė popull dhe reprezalje eventuale, aq e vėrtetė sa u
urdhnue gjendje alarmi nė trupė (ushtri).
Mbasi u vėrtetue se tė dy kan
shkaktue djegien me qėllim shkatrrimi pėr atentat kundra siguris sė Shtetit, kan
ra nė fajin e parapam dhe tė parashikuem prej nenit 48 tė D.M datė 31.12.1939
Nr. 228, pėr tė cilin Gjykata duhet t’i deklarojė pėrgjegjsa dy tė
pandehunit,
Mbasi u vėrtetue edhe se, prej njanit nga tė rreshtuemit, i
ndihmuem prej gjashtė tė tjerėsh qi kan mbet pa u-zbulue, asht pėrdorė armė
zjarmi, qė nuk mbahej ligjėrisht, kundra agjentave tė fuqis Botore nė shėrbim tė
sipėr, ky dhe gjith tjerėt kanė ra nė fajin e parapam dhe tė ndėshkuem prej
nenit 9 tė D.M. datė 2 qershor 1939 Nr. 22 dhe se pėr kėtė faj Gjykata duhet t’i
deklarojė pėrgjegjsa dy tė pandehunit;
Nė tė tilla pohime pėrgjegjėsie
Gjykata nuk e shef me udhė me pėrdorė mėshirė kundrejt pėrgjegjsave, por e
gjykon t’arsyeshme me zbatue ligjėn me tė tanė rreptėsinė e sajė.
Pėr sa i
pėrket dėnimit, pra, Gjykata e shef me udhė me zbatue dėnimin e shpallun me
vdekje, i parapam pėr tė dy fajet.
Pėr kėto arsyena:
Mbasi u panė nenet 48
D.M d. 31.12.1939 Nr.28; neni 9 hiptheza e fundit e D.M 2/6/1939 Nr. 22; neni 27
K.P.U.
Deklaron Arqimidhi Petro Kostani e Kristaq Vangjel Greēo pėrgjegjėsa
shatrimi pėr atentat siguris Shtetit si edhe pėr pėrdorim, nė bashkėpunim me tė
tjerėt qė kan mbet tė pa njoftun, armėsh zjari, tė mbajtuna jasht ligjit, kundra
agjentave tė fuqis Botore nė shėrbim dhe i dėnon tė dy me Vdekje. – Urdhnon
kthimin Federatės F.SH tė ēiklostilit tė sekuestruem dhe dorzimin e armėve
administartės Ushtarake.-

Korēė mė 3 gusht 1942-XX

Gjykatėsi
Relator Kryetari
N/Kol. Giuseppe Milosi d.v Gen Ferruccio Paganuzz d.v


Gjyqtarė
Kons. Enea Gallo - Major Ugo Gengaroli - Sen. Ndoc Gjeloshi
d.v
Sekretari
Toger : Pjetro Margariti d.v
P.K.K me origjinalin

Korēė mė 3 gusht 1942-XX

Sekretari Ushtarak
Toger Margariti d.v.

Shėnim:
ky shkrim i qėndron
besnik origjinalit, tė nxjerrė
nga:
Dosja 16 , dokumenti 19.
“Kopje e proces-verbalit gjyqėsor

kundėr Midhi Kostanit e Kiēo Greēos.”
Arkivi i Familjes Kotherja (AFK)

Korēė.

Niko Kotherja
_________________________________________

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue May 05, 2009 11:22 pm nga Niko Kotherja

Ketu me poshte po postoj nje artikullin tim mbi federaten panshqiptare "VATRA".
Ky artikull eshte botuar edhe ne te perditshme.

Me shume kenaqesi pres mendimet e lexuesve.
Nderime
Niko.
K./

“Vatra” 95 vjeēare e shqiptarėve tė Amerikės.

Vėshtrim mbi
krijimin e shoqėrive patriotike tė shqiptarėve nė SHBA dhe themelimi i Federatės
“Vatra”.

Nė historinė e lėvizjes sonė kombėtare pėr liri dhe pavarėsi njė
rol shumė tė rėndėsishėm kanė luajtur kolonitė shqiptare tė mėrgimit.
Nė fund
tė shekullit XIX dhe nė fillim tė shekullit qė ne lamė pas, emigrantėt shqiptarė
krahas rrugėve tė njohura tė emigracionit pėr nė Bullgari, Rumani, Greqi, Misir,
etj, filluan tė drejtohen pėr nė SHBA. I pari shqiptar qė shkeli tokėn amerikane
ishte At Kolė Sotir Kristofori, i lindur mė 1860 nė fshatin Katund tė zonės sė
Vakėfeve nga Korēa. Ai shkoi nė Amerikė nė vitin 1884 dhe u vendos fillimisht nė
Boston, ku filloi tė zhvillonte veprimtarinė e tij patriotike, pėr tė cilėn
ėshtė dekoruar me medaljen “Pėr veprimtari patriotike”. Pas tij shkuan dhe shumė
tė tjerė, kryesisht nga Korēa dhe Gjirokastra.
Emigrantėve shqiptarė iu desh
tė pėrballonin vėshtirėsi tė mėdha. Ata niseshin me karroca drejt Manastirit dhe
mbėrrinin nė Budapest e prej andej me trenat ndėrkombėtarė shkonin nė portet
gjermane e franceze, nga ku niseshin drejt Amerikės. Ata shkonin nė njė vend ku
ēdo gjė ishte e huaj pėr ta: gjuha, zakonet, organizimi shtetėror, ekonomia.
Emigrantėt shqiptarė nuk kishin ndonjė profesion dhe kėshtu detyroheshin tė
punonin nė punėt mė tė vėshtira. Java e punės ishte 56-60 orė nė javė (Costandin
Demo “Shqiptarėt nė Amrikė” Boston, 1960.) Ata jetonin nė grupe prej 7-10 vetash
nė njė vend, hanin bashkarisht dhe kryenin tė gjitha nevojat e tyre. Shumė
shqiptarė pėr shkak tė pagė sė ulėt qė merrnin dhe duke mos pėrballuar nevojat e
tyre e tė familjes, detyroheshin tė punonin edhe nė lokalet e natės, si
pjatalarės, ndihmės kamarierė, etj.
Shqiptarėt jetonin me problemet e punės
sė pėrditshme dhe me problemet e atdheut. Pėr tė ndihmuar njėri-tjetrin, pėr tė
kontribuar sė bashku nė luftėn pėr liri dhe pavarėsi kombėtare, pėr tė zgjidhur
problemet e mėdha qė qėndronin para tyre, u krijuan shoqėritė shqiptare tė
mėrgimit.


Pėr tė ruajtur dhashurinė pėr atdheun, pėr tė kontribuar mė
shumė nė luftėn ēlirimtare, pėr tė pėrballuar me sukses pėrpjekjet e organizuara
tė shovinistėve grekė, pėr tė bashkuar shqiptarėt e ndihmuar njėri-tjetrin,
patriotėt punuan pėr formimin e shoqėrive patriotike nėn shembullin e shoqėrive
patriotike shqipate tė Rumanisė, Bullgarisė, Egjiptit, etj. Nė kėtė drejtim rol
tė rėndėsishėm luajti Petro Nini Luarasi, i cili shkoi nė SHBA mė 1904. Me
inisiativėn e tij mė 1905 u formua shoqėria e parė me emrin “Pellazgėt”, e cila
ēeli rrugėn e formimit tė mjaft shoqėrive tė tjera. Ajo luajti njė rol tė madh
nė organizimin e shqiptarėve. Mbas disa mujave, me inisiativėn e Petro Nini
Luarasit, Mina Gramenos dhe Llambi Bimblit, mė 1 janar 1906 u themelua nė
Jamestown shoqėria “Malli i Mėmėdheut”. Po aty u krijua edhe njė shoqėri tjetėr
me emrin “Allovoithja”. Si duket nga emri, ajo ishte nėn influencėn e elementeve
greke. Programi i kėsaj shoqėrie kėrkonte arritjen e ēlirimit tė Shqipėrisė
pėrmes ndihmės sė Greqisė. Shoqėria “Malli i Mėmėdheut” i vuri detyrė vetes qė
tė sqaronte anėtarėt e shoqėrisė “Allovoithja” se ēlirimi i Shqipėrisė mund tė
realizohej vetėm me luftėn e shqiptarėve tė

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue May 05, 2009 11:22 pm nga Niko Kotherja

bashkuar. Puna kėmbėngulėse e argumentuar deri nė
detaje bėri qė shoqėria greke tė shkrihej me shoqėrinė “Malli i Mėmėdheut” dhe
anėtarėt e tė dy grupimeve tė punonin pėr ēėshtjen shqiptare. Kjo ishte njė
fitore e rėndėsishme e shoqėrisė “Malli i Mėmėdheut” pėr bashkimin e shqiptarėve
nė luftė kundėr shovinistėve grekė.
Nė propagandėn e luftės pėr ēlirim
kombėtar dhe rolin e shqiptarėve tė SHBA nė kėtė luftė, njė veprimtari tė gjerė
zhvilloi nė kėtė periudhė Sotir Peci e Fan Noli.
Sotir Peci i ndjekur nga
autoritetet turke emigroi nė SHBA. Pėr tė realizuar “bashkimin kombėtar tė
popullit shqiptar nė luftėn pėr mbrojtjen e tė drejtave kombėtare” dhe pėr ta
bėrė atė tė njohur nė opinionin publik, me inisiativėn e drejtimin e vet, Peci
filloi botimin e gazetės “Kombi”. Shtypshkronja u ble nga Sotir Peci, Goni
Katundi dhe Thimi Naēi e u vendos nė qilarine njė dyqani nė Boston. Numri i parė
i “Kombit” doli mė 9 qershor 1906. gazeta “Kombi” shumė shpejt u bė njė organ i
dashur pėrshqiptarėt e Amerikės, pėr kolonitė e tjera shqiptare jashtė SHBA dhe
filloi tė lexohej edhe nė Shqipėri.
“Kombi” propagandoi nevojėn e bashkimit
tė shqiptarėve. Nė tipografinė e saj gjithnjė bisedohej pėr kėtė. Me nismėn e
Pecit, Nolit e patriotėve tė tjerė u organizua njė mbledhje e shqiptarėve tė
Bostonit, ku u vendos tė themelohej njė tjetėr shoqėri e shqiptarėve. Mė 6 janar
1907, mbledhja e drejtuar nga Fan Noli, me propozimin e tij themeloi shoqėrinė
“Besa-Besėn”. Kjo shoqėri shpalli si qėndrim kryesor tė saj ngritjen e
ndėrgjegjes kombėtare nėpėrmejt arsimimit tė shqiptarėve, ēeljes sė shkollave
shqipe nė Shqipėri, pėrgatitjen e kuadrove pėr kėto shkolla, botimin e revistave
shqipe, etj. Shoqėria “Besa-Besėn” i vuri detyrė vetes tė krijonte degėt e saj
nė tė gjitha qytetet dhe qendrat e banimit tė shqiptarėve tė Amerikės. I
ngarkuar nga shoqėria “Besa-Besėn” Noli shkoinė qytetin Natric pėr tė ngritur
degėn e parė tė shoqėrisė. Ai u foli bashkėatdhetarėve tė tij pėr
domosdoshmėrinė e bashkimit dhe qėllimet e shoqėrisė “Besa-Besėn”. Shqiptarėt e
Natrikut formuan degėn e tyre mė 10 shkurt 1907 me kryetar Ilo Elias Tromarėn
dhe mė pas ata tė Manchesterit, mė 10 mars 1907, tė Concorad Hudson Mass tė
Worcesterit Mass me kryetar Llambi Polenėn, mė 7 prill 1907. Shoqėritė “Malli i
Mėmėdheut” dhe “Besa-Besėn” u bėnė shoqėritė kryesore tė shqiptarėve tė
Amerikės. Krahas tyre vepronin edhe shoqėri tė tjera, si “Koha e lirisė” nė New
York qė mė 1906, “Lidhja” nė Sant Louis qė mė 1906. Mė 13 mars 1907 u krijuan
edhe dy shoqėri tė tjera “Mbarėsi” dhe “Lidhja”; “Mirėbėrėse e Dardharėve”,
gusht 1907, “Nderi shqiptar”, Dielli i Shqipėrisė”, “Fatbardhėsi”, tetor 1907
(sipas “Kalendarit tė Vatrės” 1918). Shoqėria “Mbarėsi” ngriti me forcė
problemin e hartimit tė njė alfabeti tė vetėm tė shqipes, problem ky shumė
aktual dhe njė nga problemet kryesore tė luftės pėr gjuhėn, shkollėn dhe
shkrimin shqip.
Krijimi i shoqėrive patriotike dhe rritja e anėtarėve tė tyre
janė shprehje e forcimit tė ndėrgjefjes kombėtare nė rradhėt e shqiptarėve tė
mėrgimit. Por detyrat qė parashtroheshin para lėvizjes sonė kombėtare, kėrkonin
bashkimin e tyre nė njė organizatė tė vetme dhe koordinimin e veprimeve me
lėvizjen kombėtare brenda nė Shqipėri. Kėtė problem e shtroi me forcė gazeta
“Kombi” qė nė fillim tė prillit 1907. Thirrjes pėr bashkim iu pėrgjigjėn tė
parat shoqėritė “Besa-Besėn” dhe “Malli i Mėmėdheut”. Nė mbledhjen e mbajtur mė
16 mars 1907 anėtarėt e shoqėrisė “Besa-Besėn” diskutuan ēėshtjen e bashkimit.
Nė kėtė mbledhje Petro Nini Luarasi foli mbi problemet e luftės pėr ēlirim
kombėtar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue May 05, 2009 11:22 pm nga Niko Kotherja

Kontribut pėr lėvizjen kombėtare ėshtė edhe nota qė
iu dėrgua Konferencės sė Hagės mė 8 korrik 1907 nė emėr tė shoqėrive
“Besa-Besėn”, “Malli i Mėmėdheut”, “Lidhja” dhe “Koha e lirisė”, tė cilat, si
shprehej nė notė, pėrfaqėsonin moralisht 9/10 e kombit shqiptar. Nė notė u
paraqitėn kėto kėrkesa:
1) Tė njihej zyrtarisht nga Perandoria Osmane kombi
shqiptar mbi bazėn e gjuhės dhe pavarėsisht nga dallimet fetare.
2) Qeveria
osmane tė lejonte mėsimin e shqipes.
3) Tė sigurohej liria e tregėtisė dhe tė
hiqeshin tė gjitha pengesat e kufijėzimet pėr shqiptarėt.
Kėto kėrkesa tė
ēonin nė autonominė e Shqipėrisė si hap drejt krijimit tė njė shteti tė pavarur
shqiptar. Paraqitja e kėtyre pikave nė njė kohė kur autoritetet turke, dhe
shovinistėt fqinjė mohonin ekzistencėn e shqiptarėve si komb mė vete, ka rėndėsi
pėr lėvizjen kombėtare shqiptare. Kėrkesat dilnin edhe njė herė para botės, duke
mohuar fjalėt se Shqipėria ishte thjesht njė shprehje gjeografike.
Konferenca
e Hagės nuk i mori parasysh dhe nuk i shqyrtoi kėrkesat e shqiptarėve duke
treguar edhe njė herė qėndrimin armiqsor tė fuqive evropiane ndaj lėvizjes sonė
kombėtare. Nė pėrgjigje tė kėsaj fryme antishqiptare “Kombi” bėnte thirrje se
“ēlirimi i Shqipėrisė nuku duhej pritur nga fuqitė e mėdha po nga bashkimi i
shqiptarėve dhe lufta e tyre” (“Kombi”, 15 korrik 1907).
Njė ngjarje me
rėndėsi nė historinė e kolonive shqiptare nė SHBA ishte dhe krijimi i kishės
autoqefale shqiptare. Inisiativėn pėr kėtė akt e morėn degėt e shoqėrisė
“Besa-Besėn” nė Natrick Mass, Hudson Mass dhe Marlboro Mass. Pėr kėtė ato iu
drejtuan peshkopit tė kishės ruse nė New York, imzot Platonit pėr tė dorėzuar
priftin shqiptar. Me kėtė detyrė u ngarkua Fan Noli. Ceremonia e dorėzimit tė
Nolit prift u zhvillua mė 24 shkurt 1908 dhe mesha e parė u krye nė njė sallė tė
Bostonit nė Tremont St. Noli tregoi se “liturgjia nė gjuhėn shqipe transmetonte
lutjet, kėndonte psallmet aq bukur, aq shkoqur, aq kuptueshėm dhe pėr tė
pagdhėndurin sa dhe gjuha e ‘pazėvendėsueshme’ greqishtja” (Goni Katundi
“Kujtime nga lėvizja pėr ēlirim kombėtar” 1962, faqe 12.). Nė kėtė mėnyrė mesha
e parė shqipe e kryesuar nga Fan Noli ishte njė shėrbim i madh pėr gjuhėn shqipe
dhe njė armė e patriotėve pėr tė luftuar pėr gjuhėn shqipe nė luftė kundėr
armiqve tė gjuhės, shkrimit dhe shkollės shqipe.
Noli duke punuar pėr kishėn
autoqefale shqiptare e vazhdoi me forca tė reja luftėn pėr ēėshtjen kombėtare
dhe pėr mendimin tonė kjo pėrbėnte veprimtarinė kryesore tė tij. Krijimi i
kishės autoqefale shqiptare nuk ishte njė veprim vetėm fetar, por edhe politik.
Ajo u pėrdor me mjeshtėri nga patriotėt tanė me mjeshtėri pėr tė propaganduar
lėvizjen kombėtare dhe pėr tė luftuar Fanarin grek dhe Patriarkanėn e
Stambollit.
Shoqėritė patriotike nė SHBA zhvilluan njė aktivitet tė gjerė nė
pėrhapjen e arsimit shqip nė rradhėt e shqiptarėve. Ato hapėn shumė shkolla
shqipe (tė mbrėmjes). Nė kėto shkolla u pėrdor alfabeti i Stambollit. Gjithashtu
ato u bėnė qendra pėr edukimin patriotik, sidomos pėr tė rinjtė. Nė mbarėvajtjen
e kėtyre shkollave njė meritė shumė tė veēantė ka Petro Nini Luarasi. Ai ishte
njė “librari me dy kėmbė”, me xhepa tė mbushur me panfleta, revista e gazeta
(Demo “Shqiptarėt nė Amerikė” 1960, faqe 60). Kurse Noli nė njė letėr tė tij
shkruante “Ishte propagandist i

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue May 05, 2009 11:23 pm nga Niko Kotherja

palodhur dhe kudo qė kishte qėndruar nė Amerikė,
linte pas nga njė grup patriotėsh enthuziastė”.
Shoqėria “Malli i
Mėmėmdheut” krijoi bibliotekėn e saj me tė gjitha veprat e rilindasve. Shumė
shkolla u hapėn me kujdesin e saj. Nė to punonin mėsues vullnetarė, ku midis tė
cilėve u dallua patrioti nga Korēa Thanas Visso Mborja. Duke vlerėsuar drejt
problemin e alfabetit kombėtar, shqiptarėt e Amerikės dėrguan Sotir Pecin si
pėrfaqėsues tė tyre nė Kongresin e Manastirit mė 1908.
Patriotėt e kolonive
shqiptare tė mėrgimit e panė me dyshim politikėn xhonturke nė Shqipėri dhe nuk u
gėnjyen prej saj. Qė nė prill 1908 “Kombi” shkruante se xhonturqit nuk kanė
qėllim tjetėr veēse tė shuajnė ēėshtjen tonė kombėtare. Ajo dėnoi me forcė
pėrpjekjet e tyre pėr t’u mohuar popujve tė pushtuar kombėsinė e tyre e pėr t’i
paraqitur ata me kombėsi osmane.
Patriotėt shqiptarė nė Amerikė mbėshtetėn me
tė gjitha forcat lėvizjen kombėtare brenda nė Shqipėri kundėr xhonturqve.

Kryengritjet e vitit 1909-1912 u pėrkrahėn prej patriotėve dhe nėpėrmjet
gazetės “Dielli”, organ i shoqėrisė “Besa-Besėn” qė u botua nga 15 shkurti 1909,
u propaganduan gjerėsisht qėllimet e veprimet e shqiptarėve nė atdhe.

kushtet e rritjes sė luftės sė armatosur kundėr sundimit turk nė Shqipėri,
bashkimi i shoqėrive shqiptare nė SHBA u bė njė domosdoshmėri pėr tė kontribuar
me sukses nė lėvizjen tonė kombėtare. Nėpėrmjet gazetės “Dielli” patriotėt duke
trajtuar problemin e luftės pėr ēlirim tė Shqipėrisė, ngritėn zėrin pėr bashkim.
“Dielli” shkruante: “Le tė bashkohemi me njė mėndje. Le t’u japim shkelmin disa
intrigantėve dhe ēdo armiku dhe sė fundmi le tė sulemi tė lėftojmė me gjithė
zemėr pėr tė mundur tė shohim njė ditė flamurin tonė gjer nė qiell” (“Dielli”,
tetor 1911).
Ngjarjet e vitit 1911 dhe qėllimet e shteteve europiane e
monarkive ballkanike ndaj Shqipėrisė, rreziku i copėtimit ftonin ēdo shqiptar tė
kryente detyrėn e tij ndaj atdheut. Nė kėto momente tė vėshtira kėrkohej bashimi
i tė gjithė shqiptarėve nė luftė nė luftė kundėr Perandorisė Osmane dhe planeve
tė Fuqive tė Mėdha. “Dielli” shkruante: “Ka ardhur koha tė tregojmė me vepra se
jemi patriotė, duhet vepruar o sot o kurrė, ka ardhur koha qė shqiptarėt tė mos
lejohen tė pėrdoren si mish pėr top... ē’duhet bėrė? Duhet bashkuar... duhet
krijuar njė komitet qėndror. O burra! Tė gjithė bashkohuni, kėrkoni bashkimin,
thėrrisni tė gjithė me njė zė: Rroftė bashkimi! Ja liri e atdhe, ja hi e nabeti”
(“Dielli”, 2 nėntor 1911).
Shoqėria “Besa-Besėn” mori inisiativėn pėr
bashimin e shoqėrive. Nė mbledhjen e saj tė datės 5 nėntor 1911 diskutoi
gjerėsisht kėtė problem. Ajo vendosi t’u bėnte thirrje gjithė shoqėrive pėr t’u
bashkuar dhe krijoi njė komision pėr tė drejtuar punėn. Nė kėtė komision u
caktuan Fan Noli, Paskal Aleksi, Kristo Floqi, Faik Konica, etj. Nėpėrmjet
“Diellit” u ftuan tė gjitha shoqėritė tė dėrgonin pėrfaqėsuesit e tyre nė Boston
mė 24 dhjetor 1911. Gjithashtu nė gazetėn “Dielli” u botua “Kanunorja” e
shoqėrisė sė bashkuar duke ftuar gjithė shqiptarėt tė shprehnin mendimet e tyre
mbi tė.
Nė projekt “Kanunoreja” shpallte se qėllimi i shoqėrisė sė bashkuar
do tė ishte: Sė pari- bashkimi i shqiptarėve dhe ēlirimi i Shqipėrisė. Sė dyti-
Pėrhapja e arsimit dhe kulturės nė Shqipėri dhe nė shqiptarėt e
Amerikės.
Shoqėria do tė ndėrtohej mbi baza demokratike. Anėtar i saj mund tė
bėhej ēdo shqiptar qė kishte mbushur moshėn 18 vjet dhe tė paguante rregullisht
kuotat.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue May 05, 2009 11:23 pm nga Niko Kotherja

Shoqėria do tė drejtohej nga kryetari, nėnkryetari,
sekretari i pėrgjithshėm, sekretari i dytė, kujdestari dhe 6 kėshilltarė, tė
cilėt do tė zgjidheshin me shumicė votash nga mbledhja e pėrgjithshme e
shoqėrisė pėr njė vit. Tė gjithė kėta, me pėrjashtim tė sekretarit tė
pėrgjithshėm, do tė punonin falas dhe nė fund tė vitit do tė jepnin llogari pėr
aktivitetin e zhvilluar. Degėt e shoqėrisė do tė krijoheshin nė ēdo vend ku
kishte mė se 20 shqiptarė dhe do tė drejtoheshin nga njė pleqėsi prej 5
anėtarėsh.
Bashkimi i shoqėrive i parashikuar pėr mė 24 dhjetor nuk u arrit
tė bėhej. Por po atė ditė u krijua komisioni pėr bashkimin, i cili u dėrgoi
fjalė shoqėrive qė tė dėrgonin njė pėrfaqėsues me tė drejta tė plota pėr tė
pėrfaqėsuar shoqėrinė nė mbledhjen pėr bashkimin e pėr kėtė tė njoftohej
sekretari Fan Noli deri nė fund tė shkurtit 1912.
Nė njė mbledhje qė u mbajt
mė 3 mars 1912 komisioni deklaroi se kėrkesės pėr bashkim iu pėrgjigjėn 8
shoqėri. Pėrsa i pėrket programit tė shoqėrisė sė bashkuar 4 shoqėri ishin pėr
qėllime politiko-propagandistike, 2 pėr qėllime edukative kurse dy tė tjerat
miratonin dy programet.
Mbledhja e delegatėve tė shoqėrive “Besa-Besėn”,
“Malli i Mėmėdheut”, “Kombėtarja”, “Pėrlindja”, “Flamuri i Krujės”, “Mirėbėrėse”
dhe “Dallėndyshja” u mblodhėn mė 17 mars 1912 sė bashku me komisionin
organizativ nė kishėn e Shėn Gjergjit tė Bostonit.
Qė nė seancėn e parė u
dukėn kontradiktat lidhur me programin e shoqėrisė sė bashkuar. Seancat e
mbledhjeve vazhduan mė pas mė 24 mars dhe 31 mars 1912.
Nė mbledhjen e 31
marsit u njoftua vendimi i shoqėrisė sė Garry-int “G. Skėnderbeu” pėr tė marrė
pjesė nė bashkimin e shoqėrive. Nė seancat e 9 dhe 14 prillit u diskutua
kanunorja e hartuar prej Faik Konicės e Kristo Floqit dhe nė atė tė 28 prillit
iu dha fund debateve. Komisioni i bashkimit tė shoqėrive dhe delegatėt nė
mbledhjen e 28 prillit 1912 vendosi: Tė quajnė tė formuar “FEDERATĖN
PANSHQIPTARE TĖ AMERIKĖS VATRA” prej shoqėrive “Besa-Besėn”, “Komiteti”,
“Flamuri i Krujės”, “Kombėtare” dhe “Dallėndyshja” (“Dielli”, 2 maj 1912).
Mbledhja zgjodhi sekretar tė pėrgjithshėm Fan Nolin, arkėtar Llambi Cikozin,
mamaxher tė “Diellit” Kristo Kirkėn; si organizatorė tė degėve tė “VATRĖS” u
zgjodhėn Faik Konica dhe Kristo Floqi; si mbikqyrės sė “Diellit” u zgjodhėn
Paskal Aleksi, Elia Tromara dhe Kosta Vasil. Procesverbalet e themelimit tė
Federatės janė firmuar nga personat e lartpėrmendur.
Krijimin e Federatės
“VATRA” gazeta “Dielli” e vlerėsoi si njė ngjarje shumė tė rėndėsishme: “Mbas
shtatė muajsh pėrpjekje tė vazhdueshme bashkimi i shoqėrive mori fund. Duke
filluar qė sot pėr ne hapet njė udh’ e re, njė rrug’ e mbarė, nė tė cilėn ēdo
shqiptar i vėrtetė thirret tė pėrveshė llėrėt e pėqitė e tė veprojė me gjithė
zellė e dėshirėn e tij, me gjithė afshin e zjarrtė qė ndjen pėr kombin e vet...
Le tė mos dėgjojmė gjė tjetėr veē ndėrgjegjes sonė dhe zėrit tė kombit”
(“Dielli”, 2 maj 1912).
Themelimi i Federatės “VATRA” nė prill tė vitit 1912
nė pragun e ngjarjeve tė mėdha pėr vendin tonė, ishte njė ngjarje me rėndėsi nė
lėvizjen tonė kombėtare. Ajo grumbulloi rreth saj forcat patriotike tė SHBA,
mori pjesė drejt pėr sė drejti nė luftėn e popullit shqiptar pėr liri e
pavarėsi, propagandoi lėvizjen kombėtare shqiptare nė opinionin publik dhe mbroi
ēėshtjen shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare. Federata “VATRA” punoi pėr ruajtjen
e traditave dhe dashurisė ndaj atdheut.
Pas prillit 1912 filloi me tė
shpejtė organizimi i degėve tė Federatės nga Kristo Floqi dhe Faik Konica. Deri
nė fund tė vitit 1918 ata kishin hapur 65 degė tė shtrira

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue May 05, 2009 11:24 pm nga Niko Kotherja

nė tė gjithė terrirorin e SHBA. Pas kėsaj arritje,
Federata punoi pėr tė bashkuar edhe shoqėritė e tjera qė mbetėn pa u bashkuar qė
mė 28 prill. Mė 18 maj 1912 u bashkua shoqėria “Mirėbėrėse” e Syracuse-lit, mė 4
tetor 1913 u shtuan anėtarėt e “Flamurit tė Shqipėrisė” nga Ēikago, mė 25 nėntor
1913 u bashkua “Malli i Mėmėdheut”, “Atdheu” e Filadelfias.
Mė 13 qershor
1913 Federata u njoh zyrtarisht nga sekretari i shtetit Massachusetts, zoti
Albert P. Langtry dhe mori diplomėn prej tij. Emrat e atyre qė kėrkuan
ligjėrimin e Federatės dhe qė janė tė shkruar nė diplomė, janė: Faik Konica,
Llambi Cikozi, Fan Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere, Koēo
Kota.
Njohja zyrtarisht nga autoritetet e SHBA e Federatės “VATRA” ishte njė
fitore e madhe pėr lėvizjen tonė, sepse erdhi nė njė moment kur Shqipėria po
mohohej prej Turqisė dhe shteteve fqinje.
Feredata “VATRA” duke parė
vėshtirėsitė financiare qė po kalonte Mėsonjėtorja e Parė e Korēės, hapi njė
llogari nė ndihmė tė saj nga ku mblodhi njė sasi tė konsiderueshme tė hollash qė
mė pas iu dėrguan shkollės sė Korēės. Gjithashtu nė nėntor tė vitit 1912,
“VATRA” pėrshėndeti nxehtėsisht Kuvendin e Vlorės dhe miratoi vendimet e tij,
duke i siguruar kabinetit “Qemali” pėrkrahjen e gjithė shqiptarėve tė Amerikės.

Federata Panshqiptare “VATRA” e Amerikės krijoi edhe bandėn e saj, tė
quajtur “Banda Kombėtare Vatra”, e cila u themelua mė 11 dhjetor 1916 me
drejtues artistik patriotin nga Dardha e Korēės, Thoma Nassi dhe me kryetar
Kosta Panon.
Aktiviteti i kolonive shqiptare dhe Federata “VATRA” nė SHBA
ėshtė mjaft i gjerė, po nė kėto shėnime tė shkurtra u mundova tė jap vetėm njė
vėshtrim tė pėrgjithshėm nga krijimi i tyre deri nė Shpalljen e Pavarėsisė, pa
pretenduar njė analizim tė plotė tė tyre, duke shpresuar se njė analizė tė tillė
do ta shohiom tė botuar shumė shpejt.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue May 05, 2009 11:24 pm nga Niko Kotherja

SHOQĖRIA “DĖSHIRĖ” E THEMELUAR NĖ SOFJE NĖ VITIN 1893, NĖ MBROJTJE TĖ INTERESAVE
KOMBĖTARE SHQIPTARE

Nė mbrojtje tė interesave kombėtare, shqiptarėt e
Bullgarisė, tė vendosur aty kryesisht pas vitit 1878, kanė luajtur njė rol tė
madh. Numri i emigrantėve shqiptarė deri nga viti 1887 arriti deri nė 2000 vetė.
Pjesa mė e madhe e tyre vinte nga qarku i Korēės dhe sidomos nga treva e shquar
patriotike e Vakėfeve. Nga tė parėt nismėtarė tė pėrhapjes sė ideve kombėtare
dhe propagandimit tė tyre nė rrethin shqiptar, ishte Dhimitėr Mole, i cili duke
patur pėrvojėn e kolonisė shqiptare tė Bukureshtit me njė punė kėmbėngulėse
mundi tė mbledhė rreth vetes nė qytetin e Sofjes njė numėr tė konsiderueshėm
shqiptarėsh.
Puna e tė palodhurit mėmėdhetar Dhimitėr Mole bėri qė nė vitin
1889 tė marrė jetė bėrthama e shqiptarėve qė kishin emigruar nė Bullgari.
Veprimtaria e kėsaj bėrthame patriotike ishte mbi tė gjitha shqetėsimi pėr
arsimin dhe shkollėn shqipe. Nė kėtė fushė u bėnė pėrpjekje tė gjera dhe u morėn
rezultate mjaft tė pėlqyeshme. Zanatēinjtė e thjeshtė shqiptarė qė ishin
vendosur nė kryeqytetin bullgar mėsuan tė shkruajnė e tė lexojnė nė gjuhėn e
nėnės, duke ia transmetuar kėtė edhe fėmijėve tė tyre e duke krijuar kėshtu njė
traditė tė pėlqyeshme nė atė rreth shqiptarėsh qė sa vinte e shtohej.
Kjo
bėrthamė me karakter thellėsisht kombėtar e pėrparimtar e shtriu veprimtarinė e
saj dhe kėshtu u ndje nevoja e riorganizimit tė saj nė njė shoqėri, e cila do tė
kishte programin, drejtuesit dhe imunitetin e vet nė ndėrhyrjet zyrtare pro
ēėshtjes shqiptare. Kėshtu, me nismėn e patriotėve shqiptarė tė atjeshėm, prej
tė cilėve pėrmend Dhimitėr Molen, Ligor Marko Borovėn, Adham Zhgabėn, etj. u
themelua nė Sofje mė 1 janar tė vitit 1893 shoqėria e parė e shqiptarėve nė
Bullgari, e cila me miratim unanin u pagėzua me emrin kuptimplotė “Dėshirė”, pra
dėshirė pėr gjithēka, pėr arsim, dije, kulturė, shkencė, pavarėsi dhe integrim
shoqėror.
Nė krye tė kėsaj nisme kombėtare u zgjodh veterani Ligor Papa Marko
Borova, i cili kishte patur njė veprimtari tė bollshme patriotike nė Bullgari e
vende tė tjera.
Shumė shpejt shoqėria patriotike e shqiptarėve tė Sofjes
“Dėshirė” e rriti ndjeshėm numrin e antarėve tė saj. Veprimtaria e saj jehoi
deri nė qytetet Plodviv dhe Varnė, ku u hapėn edhe degėt e para tė shoqėrisė.
Shqiptarėt e shumtė qė ishin nė kėto qytete pėrshėndetėn nxehtėsisht formimin e
“Dėshirės” dhe vrapuan tė shėnoheshin antarė tė saj, duke derdhur edhe
kontributin e tyre financiar nė favor tė shoqėrisė shqiptare.
Nė statutin e
vet shoqėria nėnvijėzonte se qėllimi i saj ishte “pėr tė pėrhapur dituri dhe
mėsime tė gjuhės shqipe dhe pėr tė hapur mėsonjėtore nė Shqipėri”. Edhe pse
zyrtarisht ajo u paraqit si njė shoqėri kulturore, nė realitet ajo zhvilloi njė
veprimtari tė bollshme, me pikėsynime tė qarta politike, pėr tė ēliruar atdheun
nga robėria turke.
Fill pas formimit tė saj, “Dėshira” krijoi kontakte me
personalitetet shqiptare tė kohės. U vendosėn marrėdhėniet korrespondenciale me
shumė atdhetarė, brenda e jashtė Shqipėrisė, si p.sh me Naim e Sami Frashėrin nė
Stamboll, Pandeli Evangjelin, Nikolla Naēon, nė Rumani, me shoqėrinė “Drita” tė
Bukureshtit dhe me koloninė shqiptare tė Rumanisė, etj.
Me fondet e saj,
shoqėria i shėrbeu fuqimisht botimit tė librave dhe teksteve shqipe, duke
shmangur kėshtu njė pengesė pėr publikimin e tyre. Vlen kėtu tė pėrmendim
kontributin e madh qė ka dhėnė shoqėria “Dėshirė” nė favor tė Mėsonjėtores sė
Parė Shqipe tė Korēės. Antarėt e shoqėrisė zotoheshin para drejtorit tė shkollės
shqipe Petro Nini Luarasi se do tė dėrgonin ēdo vit 15 napolona flori vetėm e
vetėm pėr mbarėvajtjen e shkollės sė Korēės.
Njė evenimet tjetėr qė ndodhi nė
qarkun shqiptar nė Bullgari ishte edhe blerja dhe funksionimi i shtypshkronjės
shqipe “Mbrothėsija” nė vitin 1886. Kontributi i madh qė ka dhėnė “Dėshira” pėr
kėtė ėshtė i papėrshkruar dhe nuk mund tė pėrkufijėzohet me fjalė nė kėtė
artikull tė shkurtėr. Me punėn e saj “Mbrothėsija” i fali shqiptarėve veprat e
Naim e Sami Frashėrit, ato tė Kristo Dakos, Papa Kristo Negovanit, Gjergj
Qiriazit, “Kalendarin Kombiar”, Mihal Gramenos, Kosta Jani Trebickės, etj. Aty u
botuan gazetat patriotike “Liri e Shqipėrisė”, “Drita”, e sa e sa organe tė
tjerė shtypi. Antarėt e “Dėshirės” arritėn tė sillnin ilegalisht nė atdhe kėto
botime duke pėrmbushur kėshtu njė amanet dhe duke gėzuar zemrėn e atdhetarėve qė
punonin e vepronin nė Shqipėri. Gazeta “Drita” nė vitin 1904 kishte njė tirazh
prej 670 kopjesh dhe pėrfaqėsonte njė nga organet mė pėrparimtare dhe mė
demokratike nė gjirin e lėvizjes pėr ēlirim kombėtar.
Me interes tė
jashtėzakonshėm janė memorandumet dhe shkresat qė shoqėria “Dėshirė” u ka
dėrguar komisioneve tė Fuqive tė Mėdha dhe Portės sė Lartė nė mbrojtje tė
zjarrtė tė interesave kombėtare. Ato dėnonin hapur pretendimet territoriale
greke nė jug tė Shqipėrisė duke i quajtur ato akte tė qarta tė paqėndrueshmėrisė
politike nė Ballkan dhe duke patur forcėn t’i dėnojė paturpėsitė e Fuqive tė
Mėdha nė favor tė kėtyre veprimeve antishqiptare. Me anė tė lutjeve tė saj,
“Dėshira” kėrkonte qė tė sigurohej pacėnueshmėria e trojeve shqiptare, mos
copėtimi i tyre dhe tė pushohej veprimtaria e shovinizmės greke nė Korēė,
etj.
Krijimi i komitetit tė fshehtė “Pėr lirinė e Shqipėrisė” nė Manastir,
nėntorin e vitit 1905, shqoėria e pėrshėndeti me admirim tė madh dhe e pėrkrahu
duke vėnė nė dispozicion gjithė ndihmėn e saj, morale dhe materiale. Nė Bullgari
ēeta e Bajo Topullit dhe Mihal Gramenos gjeti ambjent tė pėrshtatshėm pėr
vazhdimin e veprimtarive tė tyre patriotike. Formacionet e tyre kryengritėse
dimėronin nė Sofje, bėnin planet pėr hapat qė do tė hidheshin nė vazhdim dhe
pajiseshin me armė e materiale tė tjera tė nevojshme pėr njė qėndresė tė
armatosur kundra osmanėve.
Pėr ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare, zhvillimin e
arsimit dhe kulturės shqiptare nė ambjentin bullgar, veproi dhe u shqua patrioti
i palodhur, mėsuesi Kosta Jani Trebicka dhe veterania Polikseni Luarasi, tė
cilėt mundėn tė hapin nė Sofje njė shkollė shqipe dhe t’u mėsojnė fėmijėve
shqiptarė gjuhėn shqipe. “Dėshira” i ka dhėnė njė ndihmė tė admirueshme ngritjes
sė nivelit kulturor, duke vėnė nė skenė pjesė me karakter thellėsisht patriotik
e kombėtar, siē ishte interpretimi i dramės “Besa” tė Sami Frashėrit, drama
“Vdekja e Pirros” e Mihal Gramenos, etj.
Veprimtaria e shoqėrisė “Dėshirė”
luftoi me ashpėrsi kundėr qėndrimit armiqsor tė Patriarkanės sė
Stambollit.
Nė kujtim tė pėrpjekjeve dhe luftės sė “Dėshirės”, patrioti i
shquar nga Stratobėrdha e Vakėfeve, Adham Zhgaba solli nė Shqipėri nė vitin 1937
dhe dorėzoi nė stendat e muzeut kombėtar, flamurin e shoqėrisė, tė qėndisur me
fije ari, me mbishkrimin “SHOQĖRIA E SHQIPĖTARĖVET ‘DĖSHIRĖ’ FILLUAR MĖ 1
KOLLOZHEG 1893 NĖ SOFJĖ”.
Nga atdhetarėt e shquar qė kanė vepruar dhe janė
dalluar nė pėrpjekjet e tyre pranė kėsaj shoqėrie, mund tė pėrmend Stefan
Kondillarin, Dhimitėr Molen, Adham Zhgabėn, Ligor Sharėxhi Stratobėrdhėn, Mihal
Gramenon, Kosta Jani Trebickėn, Kristo Luarasin, Aleksandra Ilon, Gjikė Priftin,
Spiro Garon, Pandi Trenin, etj, etj.
Pėr aq kohė sa veproi shoqėria
“Dėshirė”, gjatė Rilindjes dhe viteve tė para tė Pavarėsisė Kombėtare, bėri
gjithēka qė ishte e mundur pėr mbrojtjen e interesave kombėtare dhe u bė kėshtu
njė nga ikonat mė tė mėdha tė shqiptarizmės

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed May 06, 2009 2:50 pm nga Iliriada Portal

Patjeter qe do ta lexoj por materiali eshte i gjate dhe don pak koh qe te lexohet megjithate desha tju pyes nese e keni shkruar ju apo eshte e ndonje autori tjeter?

Edituar pėr herė tė fundit nga Teuta nė Wed May 06, 2009 5:54 pm, edituar 1 herė gjithsej

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed May 06, 2009 2:53 pm nga Niko Kotherja

Pershendetje!
Keto jane punime te miat, te cilat ne shumicen e tyre jane botuar edhe ne shtypin e perditshem ne Shqiperi, si psh. te gazetat "SHQIP", "55", etj.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi