ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lulzim Basha, kryetari me mendjelehte, i nje partie politike, qe ka njohur historia e politikes shqiptare.

Shko poshtė

15112021

Mesazh 

Lulzim Basha, kryetari me mendjelehte, i nje partie politike, qe ka njohur historia e politikes shqiptare. Empty Lulzim Basha, kryetari me mendjelehte, i nje partie politike, qe ka njohur historia e politikes shqiptare.




Me sa po shohim Basha tashme e ka humbur toruan plotesisht. Vendimi per thirrjen e kuvendit tė PD me 18 Dhjetor, si nje perpjekje per te bere lojen e kundershtarit, shtoj rradhen e vendimeve te gabuara politike, te nderrmarra kohet e fundit e me gjere, per gjate tete viteve te te qenit te tij, ne krye tė PD. Tanime ska dyshim qe PD, eshte drejt rruges se perēarjes pa kthim. Kete e vulosi sot Basha, me vulen te cilen po perpiqet ta mbaje me ēdo mjet dhe kusht. Ajo ēka bie tjeter ne sy, eshte dalja e tij, jashte petkut te politikanit evropian, nje percaktim i artikuluar gjate fushates se zgjedhjeve te 25 Prillit, por qe gjithsesi nuk e ndihmoj ate te fitonte zgjedhjet. Se fundmi ai ēdo dite eshte ēveshur nga pak nga maska e tij, e politikanit te moderuar, duke na dhene mundesine, te njohim Bashen e vertete. Bashen e papjekur politikisht, Bashen e pafuqishem per ti dale ne balle situatave brenda e jashte PD, Bashen e pavullnetshem per te mbajtur qendrime konsekuente, Bashen e paafte per te mbajtur pergjegjesite qe i takojne mbi supe, Bashen e pa ekuiliber perballe bazes se PD. Eshte e pakuptueshme se si nje kryetar partie, tashme te tronditur nga humbja dhe kriza e brendeshme, ta shohesh te sillet sikur nuk ka ndodhur asgje, ose me e shumta te kerkoje zgjidhje ne lojra, sjellje e qendrime aspak prestigjoze. Vendimi i tij i sotem per tju kundervene serish, vendimit te “Foltores” per mbledhjen e kuvendit me 11 Dhjetor, nuk eshte as me shume e as me pak, vetem se nje fije tjeter e keputur me bazen demokrate. I shkeputur prej tete vitesh nga PD, me nje humnere te thelle ne mes tyre, ai deshmoj se e ka te pamundur te gjeje rrugen e duhur per tu kthyer ne faktor per ruajtjen e PD nga shkermoqja, sepse ai thjesht nuk e ka kuptuar se pergjate gjithe kesaj periudhe ka qene dhe eshte barra e tij, per ti dal zot PD qofte edhe duke sakrifikuar ambicjet e tij politike, pra qofte edhe duke dhene doreheqjen. Gjate gjithe kesaj kohe ai ka lene te kuptoj se ai nuk ka asnje lidhje shpirterore me PD, dhe se e vetmja lidhje e tij ka te beje me ambiciet e tij te planit personal. Prandaj per Ramen nuk ka qene e veshtire te perdorte apo te vazhdoje ta perdore Lulzim Bashen ne ēdo skenar te tij ogurzi ndaj Shqiperise e shqipetareve. A ka gje me te lehte se te kesh perballe nje opozite pupel te lehte, drejtuar nga kryetari me mendjelehte qe njeh historia politike ne Shqiperi e me gjere, ndoshta?!!! Perfundimisht e vetmja shprese ne keto kushte mbetet “Foltorja “ dhe baza e grumbulluar rreth saj.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Iliriada Portal likes this post

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi