ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbardhet plani i tranzicionit te bashkise te Lulzim Basha

Shko poshtė

27062011

Mesazh 

Zbardhet plani i tranzicionit te bashkise te Lulzim Basha Empty Zbardhet plani i tranzicionit te bashkise te Lulzim Basha




Zbardhet plani i tranzicionit te bashkise te Lulzim Basha 20110627121719_artikullZbardhet plani i trazicionit te bashkise se Tiranes, nga kryetari i meparshem Edi Rama, tek ai i sapomandatuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lulzim Basha.

Gazeta “Koha Jone” ka mundur te zbuloje detaje nga ky plan si dhe ka siguruar informacion mbi tre mbledhje pergatitore qe z.Basha ka kryer vetem gjate dites se djeshme me stafin e tij.

Mesditen e se dieles ne oren 12.30, Lulzim Basha, kryetari i bashkise se Tiranes, mandatuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka pritur ne takimin e pare ne zyrat e tij prane Torre Drin ne Tirane, stafin e afert politik.

Sipas te dhenave qe ka siguruar “Koha Jone” nga stafi i ngushte i z.Basha, kryetari i sapomandatuar ka marre ne dore dje ne mesdite organiken e plote te Bashkise se Tiranes si dhe te gjitha ndermarrjet qe varen prej saj.

Z. Basha ka diskutuar me stafin e tij te afert per tranzicionin nga bashkia e drejtuar prej z. Rama ne bashkine qe ai do te drejtoje per kater vitet e ardhshme.

Burimet brenda stafit te punes bene te ditur per gazeten “Koha Jone” se z.Basha ka vendosur qe brenda diteve te ardhshme te emeroje dy pergjegjes per tranzicionin, proces i cili mendohet se do te zgjase rreth 45 dite. Behet e ditur se njeri prej ketyre dy pergjegjesve pritet te jete i majte.

Sakaq, skuadra e tranzicionit, ku njeri prej tyre eshte eksponent i njohur i socialisteve dhe bashkepunetor i afert i Edi Rames, eshte duke punuar intensivisht per te realizuar nje proces korrekt dhe te plote te transferimit te pushtetit.

Nderkohe z.Basha ka zhvilluar nje tjeter takim me stafin e afert, lidhur me veprimet e para qe kryetari i ardhshem i bashkise se Tiranes do te ndermarre ne 90 ditet e para te ushtrimit te detyres ne krye te metropolit shqiptar.

Burimet i thane gazetes “Koha Jone” se tre ditet e fundit, z.Basha ka kryer konsulta me punonjes te sektoreve drejtues te bashkise se Tiranes.

Po dje, ne oren 15.00, kryetari i bashkise se Tiranes i mandatuar nga KQZ, ka zhvilluar edhe nje takim te trete me stafin e tij politik dhe keshilltaret amerikane. Per kete takim nuk jepen te dhena se per cfare eshte biseduar.

Por sipas te gjitha gjasave, kryetari i mandatuar nga KQZ per te drejtuar bashkine e Tiranes, po harton nje plan konkret te detajuar te transferimit pas 11 vjetesh te bashkise se Tiranes nga Edi Rama tek Lulzim Basha.

Axhenda e z.Basha ka qene e ngjeshur dje edhe ne oret e pasdites, sepse ai eshte pare te hyje ne nje nga rezidencat qeveritare ne Durres, ku ndodhet kryeministri i vendit, Sali Be

Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34536
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi