ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aleksandri i Madh dhe Skėnderbeu me epitetet “Gjarpri-Dragoi-Kuēedra”!

Shko poshtė

07052009

Mesazh 

Aleksandri i Madh dhe Skėnderbeu me epitetet “Gjarpri-Dragoi-Kuēedra”! Empty Aleksandri i Madh dhe Skėnderbeu me epitetet “Gjarpri-Dragoi-Kuēedra”!




Zbulohet nga arkeologjia “Muri Gjarpri i Kuq” i Aleksandrit tė Madh!
Aleksandri i Madh dhe Skėnderbeu me epitetet “Gjarpri-Dragoi-Kuēedra”! Dragoi-kuqSipas internetit, nė zėrin, “Il “Serpente Rosso”, arkeologjia iraniane nė bashkėpunim me njė mision arkeologjik anglez, kanė raportuar mė 2008, tė dhėnat e para tė hetuara qysh nga viti 1999, pėr ekzistencėn e njė muri dhe tė njė vepre hidrike tė pėrmasave gjigande, i quajtur si “Muri ose Barriera, Gjarpri i Kuq i Aleksandrit tė Madh”, ndryshe edhe si “Muri i Gorgonit”. Ky mur fillonte qysh nga Deti Kaspik, pėr tė vazhduar pėrgjatė maleve Elbrus e mė tej. Ngjyra e kuqe e kėtij “gjarpri”, vjen siē mendohet nga tullat e kuqe prej balte tė pjekur. Tė dhėnat e para tregojnė pėr njė vepėr kolosale dhe njė kryevepėr tė inxhinierisė sė ndėrtimit civile dhe ushtarake. Kam shkruar edhe herė tė tjera, pėr njė pasazh dhe njė interpretim mjaft tė ēuditshėm tė M. Barletit, qė po e citoj: “Ėshtė shumė turp pėr ne, shumė turp pėr Venedikun dhe tė gjithė mbretėrit e krishterė, qė ne tė durojmė si sundimtarė ata, nga ato fshatra tė pėrbuzur tė Skythisė, tė cilėt nė kohėn e etėrve tanė, me zor se mund t’i mbanin edhe pėr skllevėr. S’ka gjė mė tė ulėt se ata, qė janė mėsuar tė jetojnė vetėm hajdutėri e me tė rrėmbyer... fundėri gjindjesh, llum skllevėrish... turqit siē thuhet atdheun e lashtė e kanė pasur pėrtej maleve Rife, pėrtej viseve tė murranit, pranė oqeanit tė veriut. Racė e ndyrė, e poshtėr e rritur nė strofka ujqėrisė, qė s’ka tė ndytė as nga mishi i ujqėrve dhe i hutinave...
Thuhet se Aleksandri i Madh i pat mbyllur kėta me shula hekuri, si bagėti nė njė vathė dhensh ndėrmjet maleve Hyperborė”. (HS f 102; f 110). Unė kisha menduar se Barleti diku-diku ishte ndikuar nga tregimi i Dhulkarnejnit-Kokėdybrirėshit nė Kuran, pėr atė pendėn ndarėse pėr jexhuxh-maxhuxhėt. Kėto njerėz shkonin nė kuptimin si njerėz tė njė race tė shkurtė, xhuxhallarėt, por gjithsesi misteri mbetej i pazgjidhshėm sepse nuk mund tė pėrafrohej kėtu “Muri i Madh i Kinez”!
Tashti qė ky “Muri i Aleksandrit”, ėshtė sinjalizuar si njė realitet, pavarėsisht se ndoshta mundet tė kishte qenė edhe si ndonjė vazhdim-pėrvetėsim i njė tradite ndėrtimtare vendase pararendėse, po na del se “Penda e Dhulkarnejnit” paska qenė njė realitet. (Suria, El Kehf, ajetet 83-98). Aleksandri i Madh, duke “ndjekur gjurmėt e Herakliut” nga lindja donte tė arrinte deri te Oqeani-briri i lindjes dhe ndoshta edhe mė shumė duke kapėrcyer “anėn e anės sė oqeanit”, duke shkuar gjithnjė nga lindja, donte tė rikthehej nė perendim. Sikurse e kam shkruar nė njė rast tjetėr edhe Pirrua i Epirit, duke ndjekur edhe ai “gjurmėt e Herakliut”, donte tė hidhej nga Siēilia nė Tunizi, pėr tė arritur nė Perėndim nė “fundin e tokės”...

Ėndrra e Vojsavės, e shpjeguar si “mrekullitė profetike biblike”


Pėr lindjen e Gjergj Kastriotit, M. Barleti shkruan: “Por, pėrpara se tė kaloj mė tutje, nuk mendoj se duhet lėnė mėnjanė ajo qė unė e mora si krejtėsisht si njė ēfaqie mrekullie dhe qė u profetizua prej shumė njerėzve, mbi lavdinė e kėtij njeriu, megjithėse e di mirė se shumė vetė s’do t’a pėrfillin fare, si fort tė ngajshme me pėrrallat e vjetra. Thonė, pra, se kur Vojsava mbeti me barrė me tė, pa nė ėndėr se lindi njė gjarpėr aq tė madh, sa qė mbulonte gjithė Epirin, kokėn e shtrinte ndėrmjet kufijve tė turqve, tė cilėt i pėrpinte me gurmazin e vet tė gjakosur, ndėrsa bishtin e mbante nė det ndėrmjet kufijve tė krishterė dhe sidomos tė shtetit tė Venedikut. Gjoni, me t’iu rrėfyer ėndrra, nga qė ajo nuk ishte njė punė qė tė hetohej me anė rropullish apo qė kėrkonte pėr shpjegues Apollonin, e qetėsoi me gėzim tė madh tė shoqen dhe profetizoi me lehtėsi se prej saj do tė lindte njė burrė i pėrmendur nė luftė e nė vepra, i cili do tė ishte armiku mė i rreptė i turqve dhe njėkohėsisht kapedani i tyre mė fatbardhė, mbrojtės i fesė sė krishterė...” (HS; f 54. Origjinali latinisht e shkruan gjarpėr, por pėrkthyesi S. Prifti e ka sjellė si dragua AL)
Mendoj se, pėrpara se t’a konsiderojmė kėtė ėndėrr tėrėsisht si njė “manipulim e pėrrallė tė tipit folklorik”, mbase duhet t’i hapim paksa vend edhe hipotezės sė njė ėndrre qė Vojsava e kishte parė realisht. Kjo ėndėrr ndoshta mund tė kishte qenė si njė pasqyrim i deformuar i traditave tė folklorit dhe tė leximeve tė literaturave antike, e ndėrthurur edhe nė kuadrin e shqetėsimeve tė mėdha kohore, nė shtėpinė e Kastriotėve. Mė konkretisht Vojsava, mund tė ketė parė njė ėndėrr, si njė imitim, pak a shumė si legjenda e Olimpisė sė Epirit, nė shtatzėninė me Aleksandrin e Madh. Dhe duhet tė vėrejmė kėtu se, Gjoni ka dijeni dhe mban njė qėndrim disi tolerues pėr besėtytnitė pagane. Ai ka njohuri pėr interpretimet me tė pėrbrendshmet/rropullitė e flijeve me berra dhe pėr shpjegimet orakulltare me Apollonin etj, por duke i pėrjashtuar kėto, i jep kėsaj ėndre njė veshje e justifikim sipas mrekullive kristiane. Kėtė interpretim i jep edhe vetė Barleti, madje duke shtuar edhe diēka tjetėr se nė gjirin e natyrės ekzistojnė mrekullitė.
Njė pjesė e ish traditave antike, me sa duket ekzistonin ende si rudimente nė mesjetė tek ne. Kėtė, mund t’a konstatojmė edhe te vetė M. Barleti. Jo rrallė meshtarit kristjan Barlet, i shpėtojnė dhe i dalin mbi ujė disa shprehje si (t’a themi me vetė fjalėt e tija); “betohem pėr Herkulin” (HS f 49); “bestytni tė antikitetit tė rremė (RrSh f 89) etj. Por, kur ėshtė e domosdoshme, prifti popullor, jo vetėm se i aprovon dhe ia gjen justifikimin traditave tė lashta, por edhe na i pėrshkruan ato pėr tė mos u fshirė fare nga kujtesa. Kėshtu, pėrshkruan lavdėrimin e trimėrisė nė gostitė: “ndėrmjet trimėrive tė tjera tė ndritura tė tė vjetėrve dhe lavdeve tė tė parėve, tė cilat kėndohen zakonisht nga tanėt nėpėr gostira, sipas njė zakoni tė lashtė, dhe ndoshta jo tė pėrbuzshėm, brezi i ri ka futur jo pa mirėnjohje sidomos kėtė ngjarje...” (HS, f 381-382 ). Po ashtu ka pėrshkruar “gjamėn mortore”: Mamica thirri, sipas zakonit tė gjindjes shumė zonja e nderoi varrimin e burrit me zi e lotė qė s’pushonin ditė e natė... Unė me plot tė drjetė do tė kujtoja se tė vjetrit e kanė quajtur kėtė gjamė Nenia. Dhe me tė vėrtetė ata e kanė pasur zakon qė gjatė vajtimit tė pėrmendeshin jo vetėm trimėria dhe veprat e shquara tė tė ndyerit, por edhe trimėritė e etėrve dhe gjithė kujtimet stėrgjyshore dhe lavdet e lashta tė families. Ky zakon ka qenė dikur aq fort nė pėrdorim ga shumė popuj tė lindjes, saqė merreshin pėr kėtė detyrė gra tė mėsuara me pagesė, tė cilat t’i nxirrnin lotėt me kėngėt dhe xhestet e pėrvajshme” (HS, f 342) Dhe nė fakt, pėrmes rreshtave ne mundemi t’a gjejmė edhe thelbin e atij pėrkufizimit, siē e kishte konceptuar Barleti vetė: “Populli epirot/alban/maqedon, ėshtė njė popull mė tepėr luftarak se sa fetar” (HS f. 125). Ėshtė trajtuar nga disa autorė se, Olimpia e Epirit, nėna e Aleksandrit tė Madh, kishte pėrhapur njė legjendė, mbi bazėn edhe tė njė ėndrre, se Aleksandrin e kishte ngjizur me njė lloj gjarpri bollė ose me njė dragua, me tė cilin kishte fjetur, i cili nė fakt ishte vetė Zeusi i metamorizuar. Kėto shembuj tė ngjizjes direkt me Zeusin, Olimpia i imitonte nga fondi popullor dhe me sa duket edhe nga leximet te Homeri. Kėtė legjendė tė manipuluar tė Olimpisė e pėrmendin disa autorė antikė, si Plutarku, Livi etj. Lukiani, duke u pėrpjekur tė na japė njė burim shpjegues sa mė natyral tokėsor, na njoftonte se, kjo legjendė me variantin si dragua-gjarpėr, bazohej edhe te njė lloj gjarpri bollė orėmirė, qė pinte qumėsht gjiri direkt nga gratė, luante me fėmijėt etj. Ai tregonte pėr njė ish specie qė sot konsiderohet si e zhdukur nė gadishullin tonė. (Shih, Lukiani, “Vepra tė Zgjedhura”, shqip 1987, f 254, 351-354).
Nisur edhe nga disa deklarata tė vetė Gj.K.Skėnderbeut, i cili i quante vazhdimisht Aleksandrin e Madh dhe Pirron e Epirit, si “tė mitė” e si “paraardhės tė fisit tim”, nisur nga deklarata e origjinės sė fisit alban, maqedon, epirot, mendoj se Vojsava e dinte dhe e kishte lexuar nė autorėt antikė legjendėn e Olimpisė pėr lindjen e Aleksandrit tė Madh. Gjithashtu ajo e kishte edhe njė lloj parafytyrimi se si mund tė ishte ai gjarpėr ose dragua i paraqitur nė artet e ndryshme tė antikitetit. Pra kemi njė arsye tė besojmė se ajo ėndėr, mbase e ka pasur njė fillesė reale dhe pastaj mbi tė padyshim ėshtė manipuluar nė modėn folklorike. Kėshtu konceptimi i parardhėsve tonė nė mesjetė pretendonte, njė pjesė tė konsiderueshme nga trashigimia e Aleksandrit tė Madh. Dhe realisht e kishin njė bazament shumė mė tė justifikuar se sa pretendimet e varfėra tė maqedonasve ardhės e folės sllavojugorė tė mėvonshėm. Kėtė paraqitje tė kėtij dragoi ose kuēedre, si minigrafikė na e ka paraqitur edhe vetė M. Barleti, qysh nė hapjen e kapitullit/librit I, nė botimin e parė. Dhe duhet tė vėrejmė se nė ribotimet e mėvonshme kėtė e kanė hequr!

avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Aleksandri i Madh dhe Skėnderbeu me epitetet “Gjarpri-Dragoi-Kuēedra”! :: Komentet

avatar

Mesazh Thu May 07, 2009 1:58 pm nga Iliriada Portal

Gjarpri, Dragoi, Kuēedra

Gjarpri, dragoi ose kuēedra/kushedrat, nė pėrdorimin e folklorit tonė, siē e kanė shėnuar ekspertėt, shpesh janė ngatėrruar e pėrzier njera pėr tjetrėn. Ato ishin qenie tė pėrmasave tė mėdha, ndonjėherė edhe gjigande, me njė ose me shumė kokė, mund tė zhyteshin nė ujrat detare e tė ėmbla, mund tė futeshin nėpėr shpellat karstike etj. Kėto mund tė ishin nė role pozitive e negative ose shpesh janė pėrdorur nga njerėzit pėr asgjėsimin e armiqve tė tyre, pėr ruajten e shpellave dhe kullave me thesare etj. Nė raste si mė tė veēanta dragoi e kuēedra e kuqe vihen nė role pozitive, ndėrsa kuēedrat qime zeza nė role negative dhe madje i gjejmė edhe nė ndeshje pėr jetė a vdekje midis tyre. Siē edhe kimerat e lashtėsisė, kėto qenie tė mėdha ishin gjakpirėse, mund tė shternin burimet, liqenet, lumenjtė etj. Ngatėrresa midis kėtyre qenieve, diku ėshtė shkaktuar nga koha e largėt e mjegulluar, diku janė pėrzier edhe kombinacione tė ndryshme tė fantazive njerėzore edhe identifikime nėpėr hapėsira gjeografike tė largėta. Nė lashtėsi kėto lloje qeniesh i gjejmė deri edhe me origjina hyjnore, siē e pėrshkruante Homeri, Kimerėn e Liqes: “Me gjak e fis hyjnish lubi kuēedra ishte: / nė kokė luan, dhi n’mes, n’bisht gjarpėr a dragua,/ e zjarr shkrumbues pėr tmerr nga goja villte...”. (Iliada, pėrkth. 1979, VI, 219-222; Kjo ishte Kimera e Likisė, nė zonėn e liqeneve tė Azisė sė Vogėl jug-perėndimore. Liqia/Likia duket se lidhet me liqen/lekanon= gr. e vjetėr, ndėrsa Kimera si gjakpirėse mbase shkon edhe me gjakpirėsen e njohur nė shqip qimra/kimra)
Parafytyrimi dhe paraqitja e tyre nė skulptura, basorelieve nė piktura, nė minigrafika e nėpėr monedha, nė popuj tė ndryshėm ndryshonte dhe po ashtu ka ndryshuar nė kohė edhe brenda tė njėjtit popull. Mė 1636, F. Bardhi shkruante: “Ancora oggi i nostri connazionali... chiamano il nostro Scanderbeg col nome specifico di Kulshedra e Arbėnit, cioč il Drago d’Epiro... Epiri Draco, cioé Il Drago o per dirla in albanese, il Drangue d’Epiro o dell Albania”, dmth si “Drangoi i Epirit ose i Albanisė”. Po ashtu, F. Bardhi, edhe te “Dictionarium latino-epiroticum...”, Roma 1635, f 197 e pėrkthente nga lat. Draco, me arbnishte si “Kulshedra e Arbnit”, pra siē shihet e ka bėrė edhe ai ngatėrresėn si njė lloj barazvleshmėrie midis dragoit dhe kuēedrės.
Prof. E. Ēabej nė “St. Etim. nė fushė tė shqipes” III, f 300-302, te zėri “dragua, drague” jep njė sintezė tė mjaft tė plotėsuar tė karakterit gjuhėsor e etimologjik, tė vėshtruar edhe sipas interpretimit e funksioneve mitologjike dhe tė pėrhapjes mbarė evropiane. Mbi kėtė ai pėrpiqet tė vėrė edhe njėfarė rregulli kronologjik, duke i dhėnė pėrparėsi njė bazamenti tė gadishullit tonė. Ēabej shėnon se “dragoi mbetet si simboli i trimėrisė dhe mund tė jetė i njė burimi paralatin, dhe tė jetė pėrzier pastaj me pėrfytyrimet romake, ashtu si te figura e kuēedrės”. T. Dhama, “Fjalori i Mitologjisė”, 1987, nė fakt bėn njė lloj ndarje e dallimi, midis dragoit, kuēedrės, pėrbindėshit, divit e lubisė, duke i trajtuar si ish qenie mitologjike tė veēanta. Mė veēanėrisht pėr dragoin dhe kuēedrėn, na duket se ky autor referon diēka, sepse kuēedra ėshtė e mbuluar me qime, ndėrsa dragoin e gjejmė nė shumė rafigurime edhe me luspa detare etj.
Sa i pėrket ndonjė shpjegimi konkret tė etimologjisė linguistėt nė rastin e dragoi-t shohin ngjashmėri me gr. vj. ?????? (shih edhe Ēabej cit., dreq/k, f 316-317) dhe lat. drakonem, ndėrsa te kushedra-kuēedra, gjithashtu shohin gr. ????????? dhe lat. chersydrus. Nisur nga lidhja edhe si qenie ujore- hidros, duket se diku mund tė ketė lidhje rrėnja e vjetėr sanskritishte dri-dra=rrjedhje ujore siē te Drin, emri i lashtė ilir pėr lumė e te deti Adriatik. (Shih te Ēabej, Dri, dragunarė etj) Kėtu hyn edhe qenia mitologjike “Hidra e Lernės”, ku Hidra shkon qartė si qenie ujore dhe Lerna, njė lloj kėnete me llucė, “lera”, siē quhet ende nė Myzeqe. Te kuēedra/kuēedria, mbase do tė shkonte edhe kompozita nga ngjyra e kuqe, tė cilėn e zhvillon Ēabej, nė lidhje edhe me gjakun e dragoit. Nė shpella, nė toponime e oronime Ēabej pėrmend “Vrima e Dragoit” nė Shpirag; “Guri i Drangonit”, nė Preshevė, kurse K. Luka e gjen dragoin, edhe me konsultimin e Ēabejt, te Dragoē; Dragovojė-a; Shpella e Dragobisė, nė krahasim edhe me arumanishten drakul si drek/dreq tė shqipes. (K.L., “Gjeog. Toponomastike nė dy Kadastrat e Shkodrės tė shek XV”, rev. St. Fil. Nr. 1, 1976). Prof. Ēabej ndėr variantet e shumta, ka gjetur nė arbėreshėt e Kalabrisė njė “drangolé, zdrangolé”, me tė cilin quajnė njė lloj gjarpri. Edhe nė afėrsi tė Shkupit ėshtė gjetur njė mbishkrim i formės Drakon-Draccena, qė interpretohet si njė kult i njė ēifti gjarpėrinjsh. (P. Margilaj, “Ilirėt flasin shqip-shqiptarėt flasin ilirisht”, bot. 2000, f 231) Edhe Marlekaj shėnon nga folklori shqiptar se “Thesari i Skėnderbeut na ishte fshehur nė njė shpellė nė male dhe atė e ruante njė gjarpėr gjigand”.
Imagjinanatat dhe deshifrimet pėr dragoin dhe kulēedrat gjigande, padyshim zhyten lashtė, kur si tė tillė njerėzit interpretonin sa duket mbeturinat e eshtrave gjigande tė dinozaurėve, ku kėmbėt e pėrparme shpesh i interpretonin si krahė fluturues etj. Tė tilla mbeturina gjendeshin nė Sahara, nė njė pjesė tė ngurtėsuar nė bregdetin Adriatik tė Kroacisė etj. Bazuar, mbi krahasimin e dragojve tanė gadishullorė me ata tė ishujve britanikė, unė kam ngritur edhe njė hipotezė. Ėshtė e mundshme qė vetė dragoi fluturues, aq i pėrhapur nė legjendat anglo-saksone, si vizatim-figurė tė ketė shkuar atje, nga gadishulli ynė, sipas modelit tė shqyteve/mburojave, helmetave dhe monedhave prej argjendi. Nė Skoci, nė njė faqe kodre, ėshtė gjetur njė figurė e Herakliut me topuz, e zmadhuar me teknikėn e mbushjes me gurė, sipas modelit tė njė monedhe argjendi e cila ėshtė e krahasueshme me modelet e Dyrrahut. Ėshtė plotėsisht e mundshme, po ashtu si shtegtimi i emrit Albania, deri nė Francė dhe Skoci nga ushtarėt ilirė nė legjionet romake, tė ketė shtegtuar edhe Herakliu me topuz. Nė Shkodėr, ne kemi gjetur njė monedhė argjendi, nė gjendje shumė tė mirė e cila ėshtė me prejardhje nga Lukania (ish kolonitė e Magna Grecia nė Italinė jugore), por qė ėshtė kopje e modeleve greke tė kohės sė Aleksandrit tė Madh, shek IV p.K. Nė helmetėn e Athinasė ka njė dragua me krahė fluturues, me kokė shqiponje me brirė etj. Ana tjetėr e monedhės ka njė luan, sfurkun e Poseidonit etj. Dragoin dhe luanin ne i kemi gjetur tė krahasueshėm me dragoin, luanin paleokristian (aty ka edhe njė shqiponjė) tė vendosur nė murin e kishės sė Mesopotamit pranė Delvinės.
Kėtė krahasim e kanė miratuar edhe disa studiues italianė dhe dr. Moikom Zeqo. Kėto objekte paleokristiane “Dragua, Shqiponjė, Luan”, nė murin e kishės sė fshatit Mesopotam (gr. mes dylumejve), sa duket duhet tė jenė tė kohės sė Aleksandrit tė Madh. (Duke vėshtruar edhe deshifrimet e emėrtimit Aleksandėr nė egjiptianishten antike pjesėrisht edhe piktografike, na del se germa e parė A ishte aethos=shqiponjė, germa e dytė L = luan dhe kėshtu mbase kjo enigmė zgjidhet...)
Unė do tė do tė shprehesha, se kjo ngatėrresa e dragoit me kuēedrėn, nuk mund tė ndahet me “shpatėn e Aleksandrit si te Nyja Gordiane”. Edhe nė pėrkthimin shqip nė Biblėn e Vjetėr ndodh njė ngatėrresė “gjarpėr me kuēedėr”, te “Profecia e Danielit”, ku “gjarpėr-kuēedra nderohet si e shenjtė” (Bibla, 14, 1-13; 14-22: 23-27) Unė mendoj se kjo lloj ngatėrrese, gjarpėr, dragua, kuēedėr, rrjedh sipas bishtit tė gjatė rrėshqanor qė ne e gjejmė edhe te mitologjia e Kadmit nė Iliri, kur ai lufton te enkelejtė ilirė, kur vret dragoin ose kur mbas vdekjes sė bashku me Harmoninė shndėrrohen edhe vetė si dragonj a gjarpėrinj, siē e shkruajnė dhe e ngatėrrojnė edhe autorėt antikė si: Scymni; Apollodori; Straboni; Pausania; S. Bizantini; (Sip. “Ilirėt dhe Iliria nė autorėt antikė”, 1965, f 550, indeksi alfabetik).
Me sa dihet, me evolucionin dhe ēensurėn e monoteizmit, kuptimi fillestar i qenieve mitologjike tė politeizmit, sėbashku edhe me perėnditė e tyre protektore, u nxorėn “on bloc” jashtė ligjit. Kėshtu ndryshoi edhe draco-drago, duke u barazuar me dreqin/diavolo, ndoshta si ndonjė lloj ish kategori homonime, dhe ndoshta edhe pėr shkak tė ish brirėve, u fut nė kategorinė si Pėrbindėsh etj. Duhet nėnvizuar se ndėrsa Aleksandri i Madh nė reformėn e madhe fetare e unifikuese, si “biri i Zeusit, Amonit, perėndive diell”, me epitetet shqiponjė, luan, gjarpėr-dragua-kuēedėr e kuqe, me pėrkrenaret e tilla etj, ishte brenda moralit dhe fesė sė kohės, pėr Skėnderbeun kėto vazhdonin pėr njė inerci tė traditės popullore, sepse nė fakt pėr moralin e krishterė, me ndonjė pėrjashtim, nuk ishin edhe aq tė preferueshme e tė pranueshme imitimet e traditave antike pagane.
Studiues historie
SOT

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi