ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I fituari i madh

Shko poshtė

31052011

Mesazh 

I fituari i madh Empty I fituari i madh




I fituari i madh Besnik-mustafaj-150x150BESNIK MUSTAFAJ
Pėrtej vendimit tė pritshėm tė Kolegjit Zgjedhor, i cili do tė pėrcaktojė edhe se cili nga dy kandidatėt kryesorė do tė shkojė nė drejtimin e Bashkisė sė Tiranės, nė kontekst mė tė gjerė, besoj se mund tė thuhet me plot gojėn se Lulzim Basha ėshtė i fituari i madh nga kėto zgjedhje. Njė bindje e tillė nuk do tė mė lėkundet edhe nė qoftė se Kolegji Zgjedhor do tė marrė njė vendim kundėr aspiratės imediate tė Bashės, aspiratė e mbėshtetur si kurrė mė parė nga elektorati kryeqytetas pėr njė kandidat demokrat pėr tė udhėhequr Tiranėn nė katėr vitet e ardhshme. Nė tė dyja variantet, kryetar i Bashkisė sė Tiranės ose jo, Basha ka tashmė nė dorė njė fitore, rėndėsia e vėrtetė e sė cilės do tė pėrcaktohet nga aftėsia e tij pėr tė ndėrtuar njė perspektivė tė re pėr karrierėn e tij.
Shpejt e shpejt do tė pėrmendja disa arsye tė qenėsishme, tė cilat mė shtyjnė nė pėrfundimin se Lulzim Basha ėshtė i fituari i madh i votimeve tė 8 majit. Fillim e mbarim ai zhvilloi njė fushatė pozitive. Sado qė nuk jam nė gjendje tė gjykoj me ndershmėri se sa realiste ishin disa nga premtimet e tij mė tė bujshme, mė duket parėsore tė nėnvizohet qė premtimet e tij ishin tė vendosura qartazi nė kuadrin e nevojave qė ka qyteti ynė pėr t’u modernizuar nė kuptimin mė tė gjerė tė kėsaj fjale. Pėrcaktimi i qartė i objektivit tė fushatės duket se i dha atij njė siguri tė mjaftueshme nė vete, pėr tė ruajtur frymėn pozitive gjatė paraqitjeve publike, duke shmangur qoftė polemikat shterpe me kundėrshtarin e qoftė shpjegimet e hollėsishme pėr akuzat qė i bėheshin. Ishte njė kurth, nė tė cilin ai nuk ra dhe meriton pėrgėzime tė sinqerta. Kėshtu, ligjėrimi publik i fushatės nė Tiranė nuk u ndot ose u ndot fare pak, dhe pėr kėtė meritėn e ka krejt Basha. Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se nuk duhet tė ketė qenė aq e lehtė pėr tė ruajtja e frymės, e pėrcaktuar paraprakisht si pozitive. Po tė sjellim ndėrmend pėrmbajtjen thellėsisht negative tė fushatės sė rivalit kundėr tij, njė fushatė e ndėrtuar mjeshtėrisht pėr tė prekur me mesazhe dhe me figurė deri nė pikat mė tė ndjeshme tė njeriut, siē ėshtė egoja. Unė besoj se kjo frymė pozitive ngjalli shumė mė tepėr simpati ndėr qytetarėt e Tiranės ndaj tij, sesa vetė projektet e tij pėr Tiranėn. Dhe me tė drejtė. Kjo frymė nxjerr thellėsisht mė mirė nė pah vizionin e njė politikani pėr tė ardhmen, sesa njė listė premtimesh me tramvaje apo ulje marramendėse taksash. Premtime tė ngjashme bėri me bollėk edhe kundėrshtari i Bashės, por atij nuk i zunė vend. Nisur nga ky fakt, neve na jepet e drejta tė supozojmė se Lulzim Basha e ka kuptuar dukshėm mė mirė se kundėrshtari i tij, por edhe mė mirė se shumė e shumė nga kolegėt apo eprorėt e tij, nė hierarkinė e Partisė Demokratike, mentalitetin e pėrparuar tė opinionit publik tė kryeqytetit dhe ėshtė pėrpjekur t’i pėrgjigjet kėtij mentaliteti.
Ma merr mendja se nė kėtė hulli arsyetimi gjen shpjegim edhe risia tjetėr e fushatės sė Bashės. Ai e udhėhoqi krejt i vetėm fushatėn e vet. Pėrveē ditės sė parė, nė mitingun ēelės tė fushatės dhe ditės sė fundit, nė mitingun pėrmbyllės, – gjė e natyrshme – nė krah tė tij nuk u pa pėr asnjė ēast as Berisha, as Topalli, ashtu si edhe asnjė nga tenorėt e tjerė zyrtarė tė Partisė Demokratike. Ky fakt ėshtė theksuar si njė ēudi nga shumė vėzhgues dhe analistė tė jetės tonė politike. Publikisht apo nėpėr tryezat e kafeneve, janė bėrė gjithfarė hamendjesh pėr tė zbėrthyer nėse e mėnjanoi Basha Berishėn apo Berisha Bashėn dhe nėse kjo ka qenė njė zgjedhje e Bashės, ku e mori ai forcėn pėr t’i treguar nė mėnyrė aq tė prerė kufijtė Berishės. Gjithsesi, nė fjalė tė mbrame, tė gjitha kėto hamendje janė bashkuar te pėrfundimi qė kjo zgjedhje ka qenė tejet e dobishme pėr Bashėn. Njė numėr shumė i madh qytetarėsh tė Tiranės kanė pėlqyer, me sa duket, tė shpresojnė se Basha kėshtu do tė vazhdojė tė jetė edhe si kryetar Bashkie po tė fitojė: as marionetė e Berishės dhe as marionetė e Topallit. Por, edhe po nuk fitoi, kėta dhjetėra mijė qytetarė tė nderuar e tė ditur tė kryeqytetit kanė dashur me votėn e tyre tė inkurajojnė Bashėn tė vazhdojė tė mendojė me kokėn e vet nė tė ardhmen, dhe kjo ėshtė njė gjė e madhe pėr njė politikan tė ri.
Ka vend tė urohet me zemėr nė dorė, sidomos nga ne demokratėt, qė posaēėrisht, kryetari ynė ta shqyrtojė me seriozitet kėtė arsye tė popullaritetit tė ri tė Bashės dhe tė nxjerrė me gjakftohtėsi dhe pa xhelozi, mėsime qė do tė ishin nė tė mirė tė sė djathtės shqiptare, po aq sa edhe tė atij vetė, lidhur me mėnyrėn se si ai e drejton qoftė partinė e qoftė qeverinė. Zgjedhjet e vitit 2013 janė te dera. Ama, edhe mė tė rėndėsishme se analizat qė do t’i bėjė kėtij fakti Berisha, janė analizat qė do tė bėjė vetė Basha. Deri sot ai ėshtė, pa dyshim, i fituari i madh i 8 majit. Por, shkoi apo nuk shkoi nė Bashki, ai ėshtė pėrpara sfidės pėr tė provuar nė radhė tė parė, pėrpara votuesve tė tij, se mbajtja larg e Berishės gjatė fushatės ka qenė njė vendim i tij i vetėdijshėm, domethėnė shprehje e personalitetit tė tij si politikan nė formim, dhe jo njė taktikė po e Berishės, sa pėr tė fituar kundėr Ramės. Nė qoftė se do tė provohet se ka qenė zgjedhje e Berishės pėr t’iu fshehur Tiranės gjatė pesė a gjashtė javėve tė fushatės, Basha do tė jetė thjesht njė zhgėnjim mė shumė dhe veēanėrisht i hidhur pėr lumin e atyre qė bėjnė ēfarė kanė nė dorė, dhe nė dorė kanė vetėm votėn, pėr ta ndihmuar mendjen e klasės tonė politike tė hapet, tė ajroset, tė ndriēohet.
Nuk ėshtė puna qė Basha t’i shpallė luftė Berishės tashmė apo t’i tregojė gjoksin Jozefinės. Jo. Do tė ishte keqkuptim i madh nga ana e tij lidhur me mesazhin qė i dhanė zgjedhėsit kryeqytetas. Basha duhet tė tregojė pa vonesė se ēfarė mendon pėr gjendjen e demokracisė nė Partinė Demokratike dhe tė shpalosė vizionin e tij pėr reformimin e kėsaj partie, nėse e ka njė vizion tė tillė, sigurisht. Ky ėshtė njė borxh qė ai ua ka, para sė gjithash, demokratėve dhe qė duhet t’ua shlyejė njėsoj, qoftė duke qenė kryetar Bashkie e qoftė jo. Nė kėto gjashtė vjet karrierė qeveritare, Basha nuk ka pasur asnjėherė rast, por edhe nuk e ka kėrkuar rastin, pėr tė dėshmuar para shqiptarėve se ka brumin e njė politikani tė vėrtetė. Tani ky rast po i paraqitet nė njė plotėsi qė ia heq atij tė drejtėn tė shfajėsohet nėse nuk do ta kapė. Guximi, qė ėshtė cilėsia mė e rrallė te politikanėt tanė nė ngjitje, ka pėr Lulzim Bashėn kėsaj here njė burim tė shėndetshėm te rezultatet qė ai arriti nė votimet e 8 majit.

panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi