ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ligji i dosjeve, Gjykata Kushtetuese nuk njeh konfliktin e interesit

Shko poshtė

08052009

Mesazh 

Ligji i dosjeve, Gjykata Kushtetuese nuk njeh konfliktin e interesit Empty Ligji i dosjeve, Gjykata Kushtetuese nuk njeh konfliktin e interesit




ERALD KAPRI
Konflikti i interesit nuk ekziston pėr Gjykatėn Kushtetuese dhe kjo argumentohet se ka pėrparėsi mosbllokimi i kėtij institucioni. Kėshtu i ėshtė pėrgjigjur kėrkesės sė Kėshillit tė Ministrave Gjykata Kushtetuese qė 4 nga gjykatėsit e saj tė mos shqyrtojnė ligjin e dosjeve, pasi kanė njė tė kaluar qė preket nga ky ligj. Gjykata nisi dje shqyrtimin e ligjit tė lustracionit tė miratuar nga Kuvendi, ku nė njė seancė maratonė prej 5 orėsh, dėgjoi tė gjitha palėt. Nė fillim nisi shqyrtimi i kėrkesės sė Kėshillit tė Ministrave, ku pėrfaqėsuesi Viktor Gumi kėrkoi qė katėr gjykatėsit: Vladimir Kristo, Petrit Plloēi, Fehmi Avdiu dhe Kujtim Puto, tė mos shqyrtojnė kėtė ligj me motivacionin “kanė konflikt interesi, pasi kanė shqyrtuar nė tė kaluarėn ēėshtje dhe kanė marrė vendime nė gjyqe politike”.

Kjo kėrkesė shkaktoi njė nervozizėm tek kryetari i Gjykatės, Vladimir Kristo, i cili kėrkoi njė pushim pėr shqyrtimin e saj. Nė pėrfundim tė pushimit, u lexua vendimi i cili e rrėzoi kėtė kėrkesė me argumentimin se cenohet ky institucion. “Nė mbėshtetje tė Kushtetutės, Gjykata rrėzoi kėrkesėn pėr cenim tė paanshmėrisė, me argumentin se nė raport me bllokimin e institucionit kushtetues, ka pėrparėsi mosbllokimin e institucionit kushtetues”, - tha anėtari i Gjykatės Kushtetuese, Sokol Berberi, i cili lexoi vendimin. Seanca vijoi mė tej, ku gjykatėsit dėgjuan tė gjitha palėt tė cilat kanė ankimuar kėtė ligj. Pėr afėrsisht 5 orė u dėgjuan pėrfaqėsuesit e Kuvendit, tė qeverisė dhe Kėshillit tė Ministrave, qė mbronin ligjin si dhe pėrfaqėsuesit e deputetėve tė PS-sė, Shoqatės sė Prokurorėve dhe Komitetit Shqiptar tė Helsinkit, tė cilėt kundėrshtuan ligjin. Pėrfaqėsuesit e Kėshillit tė Ministrave dhe Kuvendit deklaruan se ligji ėshtė marrė si model nga vendet ku ai ėshtė zbatuar, konkretisht Ēekia. Sipas tyre, ai nuk prek Kushtetutėn dhe kėrkuan qė Gjykata Kushtetuese tė lejojė zbatimin e tij ashtu siē ėshtė miratuar me shumicė votash nga Kuvendi. Ndėrkohė, pėrfaqėsuesit e PS-sė, prokurorėve, Komitetit Shqiptar tė Helsinkit deklaruan se ligji prek Kushtetutėn dhe kėrkuan shfuqizimin e tij. Konkretisht, janė mbi 20 nene tė cilat PS-ja i cilėson si antikushtetuese.

Ligji i dosjeve, i miratuar pak muaj mė parė nga Kuvendi, shkaktoi njė debat tė gjerė publik dhe politik. Ndėrsa njė pjesė e madhe e shoqėrisė civile, kryesisht shpresat e ish-pronarėve dhe ish-tė pėrndjekurve politikė, kėrkuan zbatimin e ligjit, opozita e kundėrshtoi ashpėr atė. PS-ja e dėrgoi nė Kushtetuese, e cila vendosi mė pas pezullimin e zbatimit tė kėtij ligji, me argumentimin se priste kėshillat nga Komisioni i Venecias. Por nė rast se ligji do tė kishte marrė rrugėn normale tė zbatimit tė tij, nė muajin shkurt do tė ngrihej Komisioni i Verifikimit tė Figurave, i cili do tė shqyrtonte ēdo zyrtar qė prekte ligji nė kėtė vend, por edhe kandidatėt pėr deputetė. Nė rast se e kaluara e tyre do tė ishte me njollė, ata nuk do tė lejoheshin tė kandidonin, si dhe zyrtarėve nė administratė dhe drejtėsi, do t’u kėrkohej qė tė largoheshin nga posti i tyre, duke mos u pėrfshirė nė detyra shtetėrore nė njė periudhė 5-vjeēare.

Standart
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Ligji i dosjeve, Gjykata Kushtetuese nuk njeh konfliktin e interesit :: Komentet

ADMIN

Mesazh Fri May 08, 2009 4:52 pm nga ADMIN

Po te mos jene gjukatesit kushtetus te drejte dha pa hile ,ne shqiperi nuk do te kene drejtesi

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi