ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vazhdojnė kompromiset, ashtu si dueli i madh Vllaznia-Tirana

Shko poshtė

12052009

Mesazh 

Vazhdojnė kompromiset, ashtu si dueli i madh Vllaznia-Tirana Empty Vazhdojnė kompromiset, ashtu si dueli i madh Vllaznia-Tirana




Vazhdojnė kompromiset, ashtu si dueli i madh Vllaznia-Tirana


Javė kompromisesh. Tifozėt vendas duartrokasin e falėnderojnė skuadrat kundėrshtare. Madje, haptazi. “Teatėr” futbollistik. Pėrqafime midis rivalėve. Ashtu siē e kishte parashikuar trajneri i Teutės, Sulejman Starova. Gjithsesi, java e 31-tė, me fitoren 3-1 tė Tiranės me Shkumbinin e 1-0 tė Vllazninė me Dinamon, ripėrcaktoi edhe njėherė faktin se finalja e madhe, Tirana-Vllaznia - java e 33-tė - do tė jetė shumė herė mė e nxehtė se gjysmėfinalja e Kupės sė Shqipėrisė midis tyre, e qė kėrkoi 120 minuta lojė, pasi ose Vllaznia do tė fitojė titullin e 10-tė historik ose Tirana do tė mbetet pėr tė dytin vit rresht pa asnjė trofe. Nė “katet e poshtme frigoferike” tė Superligės, situata ėshtė edhe mė e komplikuar, pasi jo pak, por pesė skuadra qė renditen nga vendet 8-12, pra nga Partizani e deri tė Bylisi i vendit tė fundit ndahen midis tyre me vetėm 2 pikė, kur duhen edhe dy ndeshje e 6 pikė nė lojė nga pėrfundimi i Kampionatit tė 70-tė Kombėtar, e gjithēka mund tė ndodhė.


TIRANA-SHKUMBINI 3-1
Nė njė “Qemal Stafa” krejtėsisht tė boshatisur (rreth 300 shikues nė impiantin prej 16 mijė vendesh) dhe ndaj njė Shkumbini pa asnjė objektiv nė kampionat (pas fitimit tė Kupės nga ana e Flamurtarit), Tirana nuk e pati aspak tė vėshtirė tė dominonte takimin nga minuta e parė e deri te minuta e 32-tė, kur arriti tė shėnonte edhe tre golat qė i dhanė ndoshta fitoren mė tė lehtė nė 31 javėt e zhvilluara. Nė minutėn e 18-tė mbrojtėsi Andi Lila dėrgoi njė top drejt portės peqinase, tė devijuar mė pas nga 23-vjeēari Mujdragiē i Shkumbinit nė rrjetėn e mbrojtur nga Ervin Llani i Shkumbinit. Dhjetė minuta mė pas, Muzaka (28’) realizoi njė gol tė bukur me kokė, pėr t’ia lėnė radhėn golashėnuesit mė tė mirė tė kampionatit Migen Memellit nė tė 32’, kur ky i fundit shėnoi golin e tretė tė bardhebluve pas asistim tė Ansi Agollit. Pėr Memellin ky ishte goli i 21-tė sezonal, tri mė shumė se ndjekėsi i tij mė i afėrt Sebino Plaku i Dinamos (18 gola).
Fraksioni i dytė pati shumė goditje tė pasakta drejt portave, por dhe njė gol tė realizuar nga Shkumbini, pikėrisht nga serbi Ahmet Mujdragiē, i cili nė minutėn e 50-tė shleu gabimin pėr autogolin e tij.
BYLIS-BESA 2-0
“Besa, Besa!”. Ky emėr u pėrmend mijėra herė nga tifozėt vendas nė “Adush Muēa” nė shenjė falėnderimi pas fitores sė ēmuar 2-0 tė Bylisit ndaj Besės, madje shumė herė mė tepėr se emrat e Klevis Dalipit e Endri Bakiut, autorėt e dy golave me rėndėsi jetike pėr klubin ballshiot, nė premierėn e Gert Haxhiut, trajnerit tė katėrt sezonal. Bylisi e kėrkoi me forcė fitoren ndaj Besės (pa asnjė pretendim) dhe ia arriti ta sigurojė atė brenda fraksionit tė parė tė lojės. Klevis Dalipi shėnoi nė minutėn e 17-tė (goli i tij i pestė sezonal), ndėrsa Endri Bakiu dyfishoi shifrat nė minutėn e 43-tė (goli i tij i dhjetė sezonal). Gjithsesi, Bylis mbeti sėrish i fundit, por tashmė me 31 pikė, njė mė pak se Apolonia, Lushnja e Elbasani (tė tre me nga 32 pikė). Nė javėn pasardhėse, Bylis do tė luajė kundėr Shkumbinit nė Peqin, ndėrkohė qė Besa do tė presė nė shtėpi Apoloninė.

FLAMURTARI-PARTIZANI 2-1

Fituesit e Kupės sė Shqipėrisė me trepikėshin e marrė kundėr Partizanit (2-1) siguruan pėrfundimisht qėndrimin nė Kategorinė Superiore, ndėrkohė qė tė “Kuqtė” ndodhen sėrish nė njė situatė tė vėshtirė menaxhimi nė dy javėt e fundit. Ermir Strati shėnoi njė eurogol nė minutėn e 25-tė. Golashėnuesi mė i mirė i Partizanit, Marius Ngjela barazoi shifrat nė minutėn e 49-tė, goli i tetė sezonal i korēaret. Kapiteni i Flamurtarit, Brako Paniē nė 65’ vulosi shifrat 2-1, edhe pse zėvendėsuesi Arbėr Capa i Partizanit i kishte nė fund tė takimit tė gjitha mundėsitė pėr ta mbyllur nė barazim takimin. Nė javėn e 32-tė, Partizani pret nė “Qemal Stafa” Elbasanin nė njė luftė pėr “jetė a vdekje”, ndėrsa Flamurtari do tė luajė nė Durrės me Teutėn, nė njė stadium ku fitoi pak ditė mė parė pėr herė tė tretė Kupėn e Shqipėrisė.

LUSHNJA-ELBASANI 0-0
Dy skuadrat ndanė nga njė pikė nė barazimin e tyre pa gola nė “Roza Haxhiu”. Nga tifozėt lushnjarė pati kore tė vazhdueshme me fyerje ndaj gjyqtarit Sokol Ēekaj, pėr dy penallti tė pa dhėna sipas stafit tė Lushnjės. Dy ekipet sėrish ndodhen nė kuotė tė barabartė pikėsh, nga 32, po aq sa edhe Apolonia, por tashmė Elbasani ndodhet tėrėsisht i rrezikuar pėr tė rėnė nga Kategoria Superiore.

APOLONIA-TEUTA 2-0
Apolonia mori maksimumin ndaj njė Teutė tėrėsisht tė qetė nė “Loni Papuēiu”, duke fituar me durrsakėt 2-0, me nga njė gol nė ēdo pjesė loje: Sead Haxhibuliē shėnoi nė minutėn e 32-tė, ndėrsa Arbėr Dhrami realizoi 20 minuta mė pas, nė tė 52’.

KATEGORIA SUPERIORE
Java e 31-tė, 09.05.2009

Tirana-Shkumbini 3-1
Shėnues: Mujdragiē 18’ (ag), Muzaka 28’, Memelli 32’/ Mujdragiē 50’
Vllaznia-Dinamo 1-0
Shėnues: Lici 45+1 (p)
Bylis-Besa 2-0
Shėnues: K.Dalipi 17’, Bakiu 43’
Apolonia-Teuta 2-0
Shėnues: Sead Haxhibulic 32’, Dhrami 52’
Flamurtari-Partizani 2-1
Shėnues: Strati 25’, Paniē 68’ / Ngjela 49’
Lushnja-Elbasani 0-0

RENDITJA
Vllaznia 63
Tirana 62
Dinamo 52
Shkumbini 44
Teuta 44
Besa 40
Flamurtari 36
Partizani 33
Elbasani 32
Lushnja 32
Apolonia 32
Bylis 31


Java e 32-tė
(16.05.2009)

Dinamo-Tirana
Vllaznia-Lushnja
Shkumbini-Bylis
Besa-Apolonia
Teuta-Flamurtari
Partizani-Elbasani

Java e 33-tė
(23.05.2009)

Tirana-Vllaznia
Bylis-Dinamo
Apolonia-Shkumbini
Flamurtari-Besa
Elbasani-Teuta
Lushnja-Partizani
ADMIN
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 54
Reputation : 17
Points : 29245
Registration date : 19/10/2008

http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi