ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BE me ndjenja te perziera ne prag te shpalljes se pavaresise

Shko poshtė

16022008

Mesazh 

BE me ndjenja te perziera ne prag te shpalljes se pavaresise Empty BE me ndjenja te perziera ne prag te shpalljes se pavaresise




BE me ndjenja te perziera ne prag te shpalljes se pavaresise se Kosoves

15 February, 2008 09:44:00 D.W

Bashkimi Evropian e pret deklaratėn pėr shpalljen e pavarėsisė me ndjenja tė pėrziera. Vendimi pėr planin e vepritmi tė misionit tė rindėrtimit tė Kosovės merret kėtė fundjavė
Shtetet e BE-sė nuk pritet qė ta njohin bashkarisht pavarėsinė e Kosovės, qė sipas tė gjitha gjasave do tė shpallet mė 17 shkurt. Qipro thotė jo, Rumania, Sllovakia dhe Spanja kanė rezerva. Shtetet e BE-sė do tė "marin lajmin e shpalljes sė pavarėsisė". Mė pas do tė pasojnė njohjet e secilit shtet, mė vete. Mė tė bashkuar janė evropianėt nė lidhje me misionin e BE-sė. Ky mision nė njėrėn anė do tė pėrmbajė EULEX-in, i cili do tė ndėrtojė dhe kontrollojė gyjqėsinė, administratėn policinė dhe doganėn e ku do tė pėrfshihen 2000 policė dhe juristė.
Bashkimi Evropian pėrveē tė tjerash do tė hapė Zyrėn Ndėrkombėtare Civile (ICO), e cila do ta kėshillojė dhe mbikqyrė qeverinė e Kosovės. Deputetja gjermane e parlamentit evropian Doris Pack thotė se do tė jenė ndėrkombėtarėt ata qė do ta thonė fjalėn e fundit: "Pavarėsia e mbikqyrur do tė pėrfshijė edhe mundėsinė e korrigjimit, ndėrrimit tė personelit dhe qė do tė jetė Bashkimi Evropian ai qė do tė thotė fjalėn e fundit. Pavarėsia do tė mbikqyret pėr njė kohė tė gjatė, pėr tė na dhėnė neve sigurinė, qė e tėra ecėn nė rregull."
Zyra Ndėrkombėtare do tė zėvendėsojė njė pas njė administratėn e OKB-sė, e cila nuk ka qenė shumė eficiente gjatė gjashtė vjetėve paraardhės: "Deri tani pjesa mė e madhe e punės udhėhiqej nga OKB-ja, ndėrsa shiqptarėt ishin vetėm sa pėr dekor. Tani do tė jetė anasjelltas. Shqiptarėt do tė janė ata qė do tė marrin pėrgjegjėsinė nė dorė ndėrsa ne do tė jemi dekor," thotė Pack. Ajo shton se ky dekor ėshtė shumė i rėndėsishėm qė gjithēka tė bėhet si duhet."
Bashkimi Evropian do tė harxhojė gjithsej rreth dy miliardė Euro pėr rindėrtimin e administratės dhe infrastrukturės nė Kosovė. I ndodhur nėn presionin e Rusisė, Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki Mun (Ban Ki Moon) nuk e mbėshteti haptazi dėrgimin e misionit tė BE-sė nė Kosovė. Rusia e konsideron kėtė mision tė pamoralshėm dhe tė paligjshėm, pasi ai nuk mbėshtetet mbi rezolutėn 1244. Bashkimi Evropian shpreson, qė Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė ta tolerojė nė heshtje kalimin e administratės nga OKB-ja nė dorė tė evropianėve.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34516
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi