ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BE: Vizat, Shqiperia progres per kushtet

Shko poshtė

26052009

Mesazh 

BE: Vizat, Shqiperia progres per kushtet Empty BE: Vizat, Shqiperia progres per kushtet




Sinjale pozitive vijne nga strukturat evropiane per Shqiperine, ne kuader te realizimit te kushteve te vena nga Komisioni Evropian, per levizjen e lire te qytetareve shqiptare. Keshtu, Shqiperia ka arritur te permbushe nje pjese te madhe te kushteve te vendosura nga Bashkimi Evropian per heqjen e regjimit te vizave me vendet e bllokut 27 anetaresh. Keshtu e nis raportin per heqjen e vizave me vendet e Ballkanit perendimor Komisioni Evropian. Raporti vlereson se pari dokumentet e rinj te identifikimit, te cilat permbushin standardet e kerkuara nga Bashkimi Evropian. Por ndalet tek problemi i pajisjes se qytetareve me pasaportat biometrike, pasi nje numer i vogel qytetaresh ka aplikuar per marrjen e tyre dhe nje numer i paket eshte pajisur me to. Ne raport theksohen arritje te tilla si: krijimin e regjistrit te ri elektronik civil, progresi ne kontrollin e kufijve, ne luften kunder emigracionit klandestin, krimit e korrupsionit. Nje vleresim tjeter drejtuar Shqiperise ne rrugen e saj drejt heqjes se vizave me BE eshte ai i sigurimit te kufijve, azilit dhe migrimit per te cilat theksohet nje progres i prekshem.

Komisioni vlereson se Shqiperia ka bere te mundur hartimin dhe implementimin e ligjeve te standardeve te larta evropiane, lidhur me keto ceshtje. Progres eshte bere gjithashtu edhe ne trajnimin e forcave te rendit, nje zhvillim i dukshem krahasuar me nje vit me pare. Per sa i perket sistemit te azilit, raporti thekson se ky sistem eshte ne funksion te plote dhe ne perputhje me standardet e vendeve te bllokut 27 anetaresh te vendeve te Bashkimit Evropian. Progres i dukshem, thekson raporti eshte hyrja ne fuqi e ligjit per te huajt, ku vleresohet bashkepunimi i qeverise shqiptare, me vendet e Bashkimit Evropian. Per sa i takon luftes ndaj krimit te organizuar, korrupsionit dhe trafikimit te qenieve njerezore, Shqiperia ka arritur nje progres ne saje te strategjive dhe planveprimeve te qeverise. Po keshtu hapa perpara, jane shenuar edhe ne fushat e rendit publik dhe sigurise. Ky raport per progresin e vendeve te Ballkanit drejt heqjes se regjimit te vizave, te diskutohet mes vendeve anetare te BE. Pritet qe Komisioni Evropian te rekomandoje, vendet, qe nga qershori do te perfshihen ne listen e bardhe "Shengen", nje vendim ky qe do te duhet te marre aprovimin ne fillim nga Parlamenti Evropian, e me vone nga Keshilli.

Zogaj: "Vizat, zgjedhjet testi themelor"

Kryetari i Komisionit te Jashtem parlamentar, Prec Zogaj i beri thirrje qeverise dje, qe te marre shume seriozisht plotesimin e standardeve per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ne nje prononcim per mediat, ai theksoi se keto zgjedhje jane edhe testi kryesor qe duhet te plotesoje Shqiperia, per liberalizimin e vizave. "Parlamenti tani eshte i shperndare, vendi po zhytet ne fushate, ne kete kontekst zgjedhjet jane testi themelor qe Shqiperia te hedh nje hap vendimtare drejt liberalizimit te vizave. Kete problem duhet ta marrim shume seriozisht", theksoi Zogaj ne nje prononcim per mediat. Ne lidhje me afatet se kur do te ndodh liberalizimi, Zogaj theksoi se zyrtaret qe kane bere negociata ne Bruksel, duhet te japin me shume shpjegime, ne lidhje me ecurine e procesit dhe te behen reforma.
Koha Jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi