ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Glover: Zgjedhjet, perparimi eshte i dukshem

Shko poshtė

27052009

Mesazh 

Glover: Zgjedhjet, perparimi eshte i dukshem Empty Glover: Zgjedhjet, perparimi eshte i dukshem




Glover: Zgjedhjet, perparimi eshte i dukshem 20090526200219_artikullNga Edison Kurani
Shefja e misionit te vezhguesve te ODIHR, ambasadorja Audrey Glover (Odrij Gluver), ne nje interviste ekskluzive per gazeten "Koha Jone", flet mbi zgjedhjet e 28 qershorit, situaten paraelektorale dhe raportin qe pritet te dale nje dite pas 28 qershorit. Zonja Glover i pergjigjet pyetjes lidhur me perplasjen per emerimin e saj dhe ndalet ne raportin per zgjedhjet e 26 majit 1996, duke siguruar se "ky raport i nxjerre 13 vjet me pare nuk do te ndikoje ne asnje rast, menyren se si do te trajtojme vezhgimin e zgjedhjeve te qershorit". Zonja Glover evidenton edhe faktin se gjate zgjedhjeve te kaluara OSBE/ODIHR-i, kritikoi rolin e partive kryesore politike pasi, sikunder pohon "ato vune interesat afatshkurtra partiake mbi stabilitetin dhe besueshmerine e procesit zgjedhor". Kurse thote se shpreson qe "nuk do te kete nje perseritje te ketij fenomeni ne zgjedhjet e sivjetme, sic edhe shpresojme qe arritjet e deritanishme te konsolidohen me tej me 28 qershor". Zonja Glover, e pyetur mbi debatin e diteve te fundit per ceshtjen e certifikatave, perjashton rikthimin e tyre ne zgjedhjet e 28 qershorit, kur thekson faktin se "per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, sipas te cilave nje zgjedhes mund te paraqese karten e identitetit apo pasaporten ne menyre qe te votoje, u ra dakord nga Partia Demokratike dhe ajo Socialiste, si pjese e disa ndryshimeve dhe permiresimeve te tjera per Kodin Zgjedhor". Intervisten e plote te zonjes Glover, mund ta lexoni ne numrin e neserm te gazetes "Koha Jone".

E nderuar Ambasadore Glover, se pari ju urojme suksese ne detyren tuaj qe per hir te se vertetes, sidomos pas mbylljes se kutive te votimit me 28 qershor, merr nje rol shume te rendesishem per politiken dhe popullin shqiptar. Duke u ndalur ketu, do te doja te njihnim lexuesit me misionin tuaj konkret ne Shqiperi?

Ne jemi ketu me ftese te Ministrise shqiptare te Puneve te Jashtme dhe ne perputhje me mandatin e OSBE/ODIHR-it per vezhgim shumeplanesh te zgjedhjeve para, gjate dhe pas dites se zgjedhjeve. Ne kemi nje grup ekspertesh per zgjedhjet ne Tirane, ku pershihet nje analist politik, nje analist ligjor, dy analiste te zgjedhjeve dhe nje analist per mediat. Pervec tyre, kemi 26 vezhgues afatgjate te shperndare ne ekipe prej dy personash ne te gjitha zonat e vendit. Dy nga keto ekipe jane te vendosura ne Tirane. Per vezhgimin e dites se zgjedhjeve, ODIHR-i ka kerkuar ardhjen e 400 vezhguesve afatshkurter nga vendet pjesemarrese ne OSBE, te cilet do te vezhgojne zhvillimet e dites se zgjedhjeve, si dhe numerimin e votave dhe nxjerrjen e rezultateve. Konstatimet e eksperteve dhe vezhguesve afatshkurter e afatgjate do te paraqiten ne nje raport paraprak, i cili do te shpallet diten pas zgjedhjeve.

Qytetaret shqiptare jane njohur me ju, per nje debat te forte qe lindi pak jave me pare kur ju u emeruat si drejtuese e misionit. Qeveria pranoi se e kishte kundershtuar emrin tuaj, kurse opozita ju perkrahu. Nderkohe, mediat raportuan se kreu i KQZ, i zgjedhur nga PD, kerkoi zyrtarisht ndryshimin e emrit tuaj kurse pak me vone, u njoftua konfirmimi nga KQZ qe ju emeronte si kryetare te misionit. Publiku eshte informuar per hir te se vertetes, permes raportimeve te njeanshme ne media ndaj do te ishte mire te sqaroni, cfare ndodhi?

Nuk eshte sekret qe qeveria dhe kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve kane shprehur shqetesim per emerimin tim, duke iu referuar raportit te ODIHR-it per zgjedhjet e vitit 1996, i cili u publikua nen pergjegjesine time si drejtoreshe e atehershme e ODIHR-it. Kjo u pasqyrua gjeresisht ne media. Jam e vetedijshme qe jo te gjithe ishin te kenaqur me perfundimet e raportit tone te vitit 1996. Por eshte detyra jone, qe na eshte caktuar nga 56 vendet pjesemarrese te OSBE-se, qe ndonjehere te paraqesim ceshtje te veshtira e ndonjehere te pakendshme. Sidoqofte, ky raport i nxjerre 13 vjet me pare nuk do te ndikoje ne asnje rast menyren se si do te trajtojme vezhgimin e zgjedhjeve te qershorit. Qe te sqarohem deri ne fund: Une jam ketu pa koncepte apo ide te paramenduara dhe jam plotesisht e angazhuar per t'i vezhguar keto zgjedhje me objektivitet dhe paanshmeri. Metodologjia jone, e testuar per vite me radhe ne vezhgime zgjedhjesh ne te gjithe rajonin e OSBE-se, jep garanci per nje vleresim te bazuar mbi fakte, dhe te pacenuar nga anesite e ndikimet politike.

Nderkohe, une jam akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve se bashku me pjesen tjeter te eksperteve dhe vezhguesve afatgjate. Misioni eshte takuar me perfaqesues te Ministrise se Jashtme dhe Kryeministrise. Une dhe anetaret e ekipit tim kemi takuar nje sere partish politike qe garojne ne keto zgjedhje. Gjithashtu kam takuar te gjithe anetaret e KQZ-se dhe z. Poni, Zevendesministrin e Brendshem. Analistet kane takime te rregullta me KQZ-ne dhe pale te tjera te perfshira ne zgjedhje. Vezhguesit afatgjate kane nje axhende te ngjeshur me takime ne zonat e tyre. Me vjen mire qe kundershtite e fillimit per emerimin tim nuk shkaktuan probleme per aktivitetet tona vezhguese.

Ashtu si ne zgjedhjet e vitit 1996, edhe tani, 13 vjet me pas, ne krye te shtetit eshte Sali Berisha, atehere president dhe sot kryeminister. Ne raportin qe ju nxoret per zgjedhjet e atehershme, evidentuat parregullsi te shumta. A mendoni se situatat jane te ndryshme nga njera-tjetra, sot dhe ne vitin 1996?

Zgjedhjet e vitit 1996 u zhvilluan me teper se nje dekade me pare. Sot jemi ketu per te vezhguar zgjedhjet e 2009-es. Raporti i vitit 1996 pasqyroi konkluzionet faktike te vezhguesve te atehershem. Qe nga ajo kohe, ne ligjin zgjedhor dhe proceset zgjedhore shqiptare kane ndodhur mjaft ndryshime teper pozitive. Ne shpresojme qe kjo ecuri e arritur ne zgjedhjet e meparshme te konsolidohet me tej me 28 qershor.

Vijme ne procesin aktual zgjedhor. Ne Kod eshte parashikuar qe per te votuar, jane te vlefshme pasaportat dhe kartat e reja te identitetit, duke perjashtuar certifikatat, aq shume te kontestuara, si mundesi per te manipuluar zgjedhjet. Si e shihni ju ecurine e ketij procesi dhe sa besoni se te gjithe shqiptaret do te pajisen me karta deri ne zgjedhje, flas per ata qe nuk kane pasaporta, ose afro nje e treta e votuesve?

Ne raportet mbi zgjedhjet e meparshme, ODIHR-i rekomandoi prezantimin e nje forme te re identifikimi qe nuk le vend per abuzime, si dhe nje regjister te gjendjes civile dhe te sistemit te adresave, qe te jete funksional dhe i modernizuar. Jemi te kenaqur qe shikojme se Kodi i ri Zgjedhor parashikon nje sistem regjistrimi zgjedhesish te bazuar ne regjistrat kombetare te gjendjes civile, te cilet jane te kompjuterizuar dhe modernizuar. Eshte teper heret qe ne te bejme komente mbi procesin e shperndarjes se kartave te identitetit, por e kuptojme se kjo eshte nje ceshtje, e cila ka hapur polemika ne keto zgjedhje.

Keto dite, nga Partia Socialiste, Kastriot Islami, publikisht ka kerkuar sic tha ai, nje alternative tjeter per shtetasit qe nuk pajisen dot me karte deri me 28 qershor, duke mos bere te qarte se cfare kerkohej konkretisht. Megjithate mazhoranca deklaroi permes kreut te Partise Demokratike te Tiranes, Aldo Bumci, se nuk do te pranohej asnje kompromis per te rikthyer ne "loje" certifikatat. Kujtojme ketu, se eliminimi i certifikatave nga votimet ishte rrjedhoje e nje konsensusi PD-PS. Si e shihni ju gjithe kete histori dhe a mendoni se ka nje zgjidhje?

Per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, sipas te cilave nje zgjedhes mund te paraqese karten e identitetit apo pasaporten ne menyre qe te votoje, u ra dakord nga Partia Demokratike dhe ajo Socialiste, si pjese e disa ndryshimeve dhe permiresimeve te tjera per Kodin Zgjedhor. Duhen bere te gjitha perpjekjet e mundshme qe te gjithe ato zgjedhes me te drejte vote por pa dokumentet e duhura te identifikimit, te pajisen me karta identiteti, ne menyre qe ata te mund te votojne diten e zgjedhjeve, me 28 qershor 2009. Kjo eshte nje pergjegjesi e qeverise ne menyre te vecante, por si me te gjitha politikat qe kane te bejne me qytetaret, procesi i aplikimit dhe shperndarjes se kartave te identitetit duhet te kete mbeshtetjen e qytetareve dhe partive politike. Vezhguesit tane afatgjate po e ndjekin procesin ne rajone dhe nje nga analistet tane te zgjedhjeve ka detyre te vecante analizimin e regjistrimit dhe identifikimit te zgjedhesve. Konkluzionet ne lidhje me kete ceshtje do te perfshihen ne raportet tona te ndermjetme, si dhe ne deklaraten e konkluzioneve paraprake qe do te nxjerrim diten pas zgjedhjeve.

Zyrtarisht fushata elektorale, presupozohet te nise me 28 maj. Ne te vertete te gjithe e dime se ajo ka nisur shume me heret, qe veren e kaluar kurse nga janari u be edhe me intensive. Ju duket normale dhe brenda normave ligjore nje fushate e tille kaq e tejzgjatur?

Ne shohim politikane dhe parti politike qe po bejne fushate. Kodi Zgjedhor nuk i ndalon ne menyre specifike aktivitete te tilla perpara fillimit zyrtar te fushates zgjedhore. Ekipi yne po e ndjek fushaten, perfshire edhe median, per te pare nese fushata eshte ne perputhje jo vetem me angazhimet e OSBE-se, por edhe me legjislacionin kombetar shqiptar.

Ju thate se jeni duke monitoruar edhe mediat e shkruara dhe ato televizive. Mund te na jepni disa te dhena mbi rezultatin e monitorimit?

Te dhenat e para nga monitorimi i medias do te dalin ne kohe per raportin tone te dyte te ndermjetem, te cilin mendojme se do ta nxjerrim perpara mesit te muajit qershor.

Nga vezhgimi qe ju keni bere deri tani, si e shihni aktualisht procesin parazgjedhor dhe ku mendoni se ka probleme qe deri me 28 qershor, duhen korrigjuar?

Eshte teper heret qe ne te arrijme ne perfundime ne nje faze kaq paraprake te procesit. Shpresoj qe polemikat ne lidhje me kartat e identitetit te mos ndikojne ne menyre negative procesin zgjedhor. Po ashtu, po ndjekim edhe ngritjen e komisioneve zgjedhore dhe procesin e regjistrimit te listave te kandidateve me KQZ-ne, pasqyrimin e procesit zgjedhor ne media, dhe, sic e permenda edhe me lart, fushaten.

Raporti qe ju do te nxirrni per zgjedhjet, duhet pranuar se ka nje rol deciziv dhe ndikim real ne politiken shqiptare dhe arenen nderkombetare. Duam t'ju pyesim: Ku do te bazoheni ne kete raport, pra cilat jane pikat e forta qe do te fokusoheni?

Ne e dime qe raporti yne do te kete nje rol te rendesishem per politiken shqiptare dhe te ardhmen e Shqiperise. I sigurojme te gjitha palet e interesuara ne kete proces qe ODIHR-i do ta beje punen e saj me paanshmeri te plote. Paanshmeria e ODIHR-it eshte nje nga arsyet se pse eshte vleresuar aq shume puna jone ne te gjithe rajonin qe mbulon OSBE-ja, 56 vende, per kaq vite me radhe.

Ne po veprojme vetem mbi bazen e metodologjise se ODIHR-it, e cila eshte sprovuar shume here dhe pranohet gjeresisht. Kjo do thote se marrim angazhimet e OSBE-se dhe legjislacionin kombetar dhe vleresojme se deri ne c'shkalle i arriti standardet procesi zgjedhor.

Misioni vezhgues po perqendrohet ne te gjitha aspektet e procesit zgjedhor, administrimin e zgjedhjeve, perfshire punen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe te komisioneve te niveleve me te uleta, regjistrimin dhe identifikimin e zgjedhesve, procesin e regjistrimit te kandidateve, fushaten zgjedhore, pasqyrimin mediatik te zgjedhjeve dhe fushates, si edhe pjesemarrjen e grave dhe pakicave kombetare ne procesin zgjedhor. Dhe sigurisht qe ne do te vezhgojme diten e zgjedhjeve, numerimin e votimeve dhe nxjerrjen e rezultateve.

Nje pyetje jashte ceshtjes aktuale. Si e shihni Shqiperine para 13 vjeteve dhe tani. Cfare mendoni se ka ndryshuar per mire dhe a nuk mendoni edhe ju se kjo kohe do te ishte e mjaftueshme per ta afruar Shqiperine me shume me Evropen dhe cilesine e saj te jeteses?

Sic e permenda edhe me pare, ne kemi vene re, se qe nga viti 1996 ka pasur ecuri qe eshte arritur hap pas hapi. OSBE/ODIHR-i mund ta beje kete koment, pasi ka nje pozicion unik duke qene se i ka vezhguar pothuajse te gjitha zgjedhjet ne Shqiperi qe nga viti 1996. Raportet e ODIHR-it per Shqiperine e pasqyrojne shume qarte kete ecuri. Ne vecanti, eshte permiresuar Kodi Zgjedhor, dhe procesi i regjistrimit te zgjedhesve. Te dyja raportet e fundit te OSBE/ODIHR-it, - ai per zgjedhjet parlamentare te vitit 2005 dhe raporti per zgjedhjet vendore te vitit 2007, deklarojne se zgjedhjet kishin permbushur pjeserisht angazhimet e OSBE-se dhe se kishin plotesuar kushtet per gare konkurruese. Nga ana tjeter, gjate te dyja ketyre zgjedhjeve OSBE/ODIHR-i kritikoi rolin e partive kryesore politike pasi ato vune interesat afatshkurtra partiake mbi stabilitetin dhe besueshmerine e procesit zgjedhor. Shpresoj qe nuk do te kete nje perseritje te ketij fenomeni ne zgjedhjet e sivjetme, sic edhe shpresojme qe arritjet e deritanishme te konsolidohen me tej me 28 qershor.

Ju falenderoj shume per kohen qe me kushtuat.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Glover: Zgjedhjet, perparimi eshte i dukshem :: Komentet

avatar

Mesazh Thu May 28, 2009 6:33 pm nga neni 55

sa dinak qe i ka syt kjo

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Thu May 28, 2009 7:09 pm nga ADMIN

neni 55 shkruajti:sa dinak qe i ka syt kjo
hahahaahh nuk pate as nje fjal tjeter ta pershkruash gjithe kete shkrim aq interesant!!! Smile

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu May 28, 2009 8:55 pm nga neni 55

besova se mjaftohesha me ato dy fjale per te komentuar gjith domethanien e pergjigjeve te zonjes Wink

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

gerrard

Mesazh Thu May 28, 2009 9:34 pm nga gerrard

Nese kemi perpruar ne zgjedhje kyte do ta shikojme kur t'i zhvillojme ato dhe jo tani. Une shpresoj se do te jene te ndershme dhe demokratike, perndryshe ........do te ishte nje tragjedi kolosale.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi