ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sot Lind shteti i dyte shqiptar

Shko poshtė

17022008

Mesazh 

Sot Lind shteti i dyte shqiptar Empty Sot Lind shteti i dyte shqiptar




Sot Lind shteti i dyte shqiptar 20080216210856_artikull
Sot lind shteti i dyte shqiptar


E Diele, 17 Shkurt 2008

"Bace, u krye". Kete fraze, qe duket momentale, kishin shkruar dje nje grup te rinjsh ne nje prej portreteve te Adem Jasharit, ne kryeqytetin e Kosoves, Prishtine. Kurse po dje, Kryeministri Hashim Thaci ka vizituar Drenicen, per t'i bere nderimet e fundit ne varreza Adem Jasharit, njerit prej heronjve te pavaresise, qe pritet te shpallet me ne fund sot.

***

Afrimi i dites se pavaresise ka krijuar atmosfere te mrekullueshme ne te gjithe Kosoven. Oret e fundit ne pritje te castit te shumepritur, qytetaret ne shtetin e ri qe po lind prane nesh, po i kalojne jashte, pavaresisht temperaturave disa grade nen zero, te ngrohur nga thirrjet "Pavaresi" dhe flamujt kuqezi. Drejtori i gazetes "Koha Jone", Blendi Fevziu, ben te ditur nga Prishtina se atmosfera eshte bere edhe me entuziaste, nga prania ne rritje e diaspores: "Diaspora kosovare po vjen ne mase te madhe, jo vetem permes tokes, por edhe permes aeroportit te Prishtines per te festuar. Ka me mijera e mijera flamuj qe po vendosen aktualisht ne qytet". Ne axhenden e dites se shpalljes se pavaresise, e quajtur si "P-Day", parashihet mbajtja e koncertit te Filarmonise se Kosoves, pasuar nga nje koncert me yjet e estrades muzikore ne sheshin "Nena Tereze". Kurse qytetaret kane siguruar se nata, duke gdhire dita e sotme, shume prej tyre do t'i gjeje jashte, ne pritje te shpalljes zyrtare te mevetesise.

Data e shumepritur

Dje asnje nga drejtuesit e Kosoves nuk thane drejtperdrejt daten dhe oren e sakte qe eshte publikuar te jete 17 shkurti, ora 15:00, por me deklaratat e tyre e lane te kuptohet, fare qarte. "Ne do te vazhdojme me axhenden tone tashme te njohur edhe diten e neserme", deklaroi dhe Kryeministri Hashim Thaci. Gjithsesi, ai e cilesoi te dielen, si nje dite kur "do te permbushet vullneti i qytetareve te Kosoves" dhe shtoi: "Neser (e diel), do te jete nje dite e qete, dite mirekuptimi dhe e angazhimit te shtetit per permbushjen e vullnetit te qytetareve te Kosoves". "Do te jete nje dite e madhe, dite historike, dite e bekuar per Kosoven e lire dhe te pavarur", i deklaroi Thaci shtypit, pas nje takimi me perfaqesues fetare. Ne kete menyre, Thaci ka bere nje konfirmim te lajmit te publikuar dje. Presidenti Fatmir Sejdiu, ne nje takim me perfaqesues te diaspores, konfirmoi shpalljen se shpejti te pavaresise se Kosoves, por pa permendur daten qe pritet te publikohet zyrtarisht. Ndersa Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, paralajmeroi seancen solemne te Kuvendit te Kosoves.

Era pavaresi

Minutat po numerohen mbrapsht ne mbare Kosoven dhe sidomos ne kryeqytetin Prishtine. Qytetaret shprehen tejet te lumtur se "po lind shteti i dyte shqiptar ne bote". Sot, festimet ne Kosove do te jene teresisht kuqezi. Drejtori i "KJ", Blendi Fevziu, ben te ditur nga Prishtina se flamuri do te jete ai kuqezi, pasi flamuri i Republikes se Kosoves nuk do te kete dale akoma. Mesohet se ai do te ngrihet nga komunat vetem pas shpalljes nga parlamenti. Festa do te jete e shperndare ne 5-6 qytete kryesore. Cdo qytet ka organizimin e tij. Entuziazmi evidentohet edhe me i ndezur ne zona si Prizreni, Kacaniku por dhe Klina, nje qytet i vogel me 15 mije banore, i cili ka mbledhur vullnetarisht mbi 1 milion euro per festimet e pavaresise. Keto te holla, kane shkuar per te dekoruar kryeqytetin Prishtine, me flamuj kuqezi dhe parullat e pavaresise. Kurse ne Prizren sot shpaloset "Flamuri i Pavaresise". Ai eshte 3 kilometra i gjate dhe do te simbolizoje luften qe coi drejt pavaresise. Flamuri do te mbahet nga 1878 persona, duke perkujtuar vitin e mbajtjes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Vezhgimi ne terren, evidenton faktin se ne Prishtine dhe qytete te tjera te Kosoves do te kete nje koncentrim maksimal te flamujve, por do te jete dhe numri me i madh i flamujve kuqezi, qe jane shpalosur ndonjehere ne historine e shqiptareve.

Axhenda e sotme

Dita e shumepritur nis ne oren 10:00, kur Kryeministri pritet te shkoje ne Parlament dhe te dorezoje kerkesen per seance te jashtezakonshme. Ne pren 15:00, zhvillohet seanca plenare e Kuvendit te Kosoves. Kryeministri Thaci ka konfirmuar qe prezenca e nderkombetareve ne parlament do te jete e plote. Ne 18:00, do te lexohet deklarata nga te tre lideret e Kosoves, Sejdiu, Thaci dhe Krasniqi, ne Media Center. Tridhjete minuta me vone, do te behet paraqitja e Obeliskut te Pavaresise perpara pallatit te Rinise ne Prishtine. Kurse ne 19:00 zhvillohet koncerti i Filarmonise se Kosoves. Nje ore me vone, nje tjeter koncert, por ne sheshin qendror te Prishtines. Ne oren 22:50, Presidenti dhe Kryeministri do t'i drejtohen popullit dhe dhjete minuta me vone, do te hidhen fishekzjarre ne kater pjese te ndryshme te Prishtines.

Sipas informacioneve te siguruara nga drejtori i "KJ" ne Prishtine, eshte definuar faza e pare e Kushtetutes se Kosoves. Mesohet se do te thuhet qe "Kosova do te jete nje vend i pavarur, sovran dhe demokratik". Pra, do te jete kjo faza e pare hartuese e Kushtetutes. Konfirmohet se sot pas mesdite, ne seancen e jashtezakonshme te parlamentit, do te shpallen edhe simboli i Kosoves dhe flamuri i saj. Ky i fundit eshte perzgjedhur ne tre variantet e fundit: Nje flamur ku ne nje sfond blu do te jete harta e bardhe e Kosoves e rrethuar nga 6 yje te verdhe, te cilet do te perfaqesojne 6 komunitetet etnike te Kosoves. Por, ky flamur nuk do te arrije te jete gjate dites se sotme ne festimet solemne.

Avitet njohja

Pas shpalljes se pavaresise, SHBA-ja dhe vendet me te medha te BE-se do te njohin menjehere shtetin e ri te Kosoves. Kryeministri i Kosoves ka pohuar se jane te pakten 100 shtete qe pritet te jene me te parat qe do te njohin zyrtarisht shtetin e dyte shqiptar. Thaci ka deklaruar qartazi se procesi qe e coi Kosoven drejt pavaresise u drejtua nga udheheqesit kosovare ne bashkepunim me perendimoret. Per me teper, ditet e fundit SHBA dhe shume shtete te medha te BE kane shprehur qellimin e tyre per ta njohur shpejt pavaresine. Ndaj pritet qe neser, ministrat e Jashtem te vendeve anetare te BE-se te bejne "note diplomatike" per shpalljen e pavaresise, njohja e se ciles do te behet nga secili vend. Analistet evidentojne se, ndonese pjesa me e madhe e vendeve anetare do ta njohin shtetin e ri te Kosoves, gjashte vende (Qiproja, Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia) mbeten te lekundura. Ato i druhen lindjes se levizjeve separatiste ne vendet e tyre.

Hapi paraprites

Hapi qe i paraprin njohjes se Republikes se Kosoves, eshte mberritja e misionit te BE. I emertuar EULEX, misioni ka nisur te hyje ne Kosove, duke zevendesuar UNMIK-un, me dymije forca policore, prokurore, gjyqtare etj. UNMIK administron Kosoven qe nga mbarimi i luftes, ne vitin 1999. Por analistet vleresojne se misioni i BE-se behet me i veshtire ne veri te Kosoves. Kjo per shkak se atje jetojne afro 40000 serbe, nga 120000 qe jetojne ne tere territorin e Kosoves. Lideri i tyre kryesor, Milan Ivanovic, i cili kundershton cdo lloj pavaresie, e ka konsideruar si te paligjshem misionin e Bashkimit Evropian.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34471
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi