ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova, gjak dhe per Shqiperine

Shko poshtė

17022008

Mesazh 

Kosova, gjak dhe per Shqiperine Empty Kosova, gjak dhe per Shqiperine




|
Kosova, gjak dhe per Shqiperine Pix
Kosova, gjak dhe per Shqiperine 20080216210733_artikull
Kosova, gjak dhe per Shqiperine

Fatjona Mejdini
E Diele, 17 Shkurt 2008

Kryeministri Berisha deklaroi dje, se kosovaret meritojne te kene nje vend te pavarur, duke qene se kane bere perpjekje te pashembullta per te fituar lirine. Gjate fjales se mbajtur perpara te rinjve te sapo anetaresuar ne Partine Demokratike, Kryeministri Berisha kujtoi edhe gjakun e derdhur nga shqiptaret e Kosoves per Pavaresine e vete Shqiperise. "Ju jeni deshmitare se Ballkani i viteve te shkuara ishte Ballkani i konflikteve te egra, viktimat me te shumta te te cileve ishin shqiptaret e Kosoves. Lumenjte e gjakut u derdhen ne Kosove per pavaresine e Shqiperise. Por, pavaresisht perpjekjeve te tyre te pashembullta ne historine e Evropes, ata mbeten nen pushtim", theksoi Berisha per ceshtjen e Kosoves perpara te rinjve. Sipas tij, me njohja e pavaresise te Kosoves do te hap edhe nje kapitull te ri mes kombit shqiptar dhe atij serb. Kryeministri Berisha deklaroi se do te jete pavaresia e Kosoves, ajo qe do t'i jape fund historise koloniale ne Ballkan, duke hapur nje kapitull te ri paqeje ne rajon.

"Me pavaresine e Kosoves merr fund nje histori koloniale dhe hapet nje kapitull i ri paqeje, stabiliteti, integrimi rajonal dhe evropian. Hapen mundesite per nje kapitull te ri midis dy kombeve, atij shqiptar dhe serb, te cilet, pavaresisht nga historia tejet e lodhur, po orientohen drejt te ardhmes", deklaroi dje Kryeministri Berisha. Sipas tij, e ardhmja e kombit shqiptar dhe atij serb eshte integrimi i perbashket evropian, duke lene menjane te shkuaren e trazuar.

"Keto kombe kane vetem nje rruge, ate qe kane ndjekur kombet e qyteteruara evropiane, te ndertojne nje te ardhme te re ne paqe, stabilitet dhe prosperitet, per te cilen ne mbetemi thellesisht te angazhuar", theksoi dje Berisha ne fjalen e mbajtur ne seline e Partise Demokratike.

Ne deklaratat e dhena nga Berisha, ne lidhje me pavaresine e Kosoves eshte perseritur se pavaresia e Kosoves do te hape edhe nje te ardhme evropiane per Serbine. Pak dite me pare, Kryeministri Berisha priti edhe nje perfaqesi te larte zyrtaresh kosovare, te kryesuar nga ministri i Transporteve, Fatmir Limaj, si dhe nenkryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, njekohesisht dhe kryetar i Grupit parlamentar, Lutfi Haziri. Ne kete takim, Kryeministri Berisha theksoi se po ndjek me shume vemendje masat qe po ndermerren per nje festim sa me te qyteteruar, dinjitoz dhe te vetepermbajtur te kesaj ngjarjeje te madhe, jo vetem per Kosoven por edhe per vete rajonin.

Vizita

Kryeministri Berisha dhe perfaqesuesit e tjere te larte te shtetit shqiptar pritet te udhetojne drejt Kosoves per te pershendetur pavaresine, vetem ne momentin kur ajo do te njihet nga faktori nderkombetar. Keshtu, perfaqesuesit e larte te vendit do te jene te detyruar ta ndjekin vetem nepermjet ekranit te televizionit shpalljen e pavaresise se Kosoves nga vete populli i saj.

Lidhjet

Sot pritet qe Kryeministri Berisha te kete lidhje te drejtperdrejta telefonike me Kryeministrin e Kosoves, Hashim Thaci dhe Presidentin Fatmir Sejdiu, pas shpalljes se pritur te pavaresise nga Kosova. Nga ana tjeter, ne lidhje me kete ngjarje te madhe qe pritet te ndodh sot, pritet edhe pershendetja e Kryeministrit Berisha per te gjithe popullin e Kosoves.

Njohja

Pas shpalljes se pavaresise te Kosoves, pritet qe Shqiperia te jete nje nga shtetet e para ne bote qe do te bej njohjen e saj si shtet i pavarur. Me pas pales shqiptare i duhet te hap edhe ambasaden e saj ne Prishtine, per te vendosur keshtu marredheniet normale mes dy shteteve. Aktualisht Shqiperia ne rruge diplomatike eshte prezent ne Kosove nepermjet perfaqesise se saj.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi