ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dėshmorėt e listave

Shko poshtė

06062009

Mesazh 

Dėshmorėt e listave Empty Dėshmorėt e listave




BLERINA GJOKA

Deputetėt socialistė qė u prenė nė besė nga zgjedhja “Rama”. Prej dy javėsh ata akoma janė tė shokuar dhe nuk dinė nėse duhet tė reagojnė, nėse duhet tė aktivizohen nė ndonjė parti tjetėr tė majtė, nėse duhet tė kėrkojnė sqarim nga kryetari i ri i partisė, apo tė kėrkojnė njė punė qė ka tė bėjė me profesionin e tyre. Duket se zgjedhja e fundit ėshtė mė e pėrshtatshme pėr ta, pavarėsisht se ka nga ata si Ylli Bufi apo Musa Ulqini, qė tė qenit deputet tashmė u ėshtė kthyer nė njė profesion, duke pasur parasysh se kanė 5 mandate nė Kuvend


Simbolika e 5 majit, Ditės sė Dėshmorėve, nuk ka tė bėjė vetėm me pėrkujtimin e njė gjesti fisnik e tė madh nė mbrojtje tė atdheut, siē ėshtė luftimi i pushtuesit. Pėrkundrazi kjo ditė, e cila u shėnua pikėrisht nė datėn e vrasjes sė njė prej udhėheqėsve kryesorė tė lėvizjes komuniste shqiptare, Qemal Stafa, simbolizon gjithashtu prerjen nė besė, komplotin, pėrjashtimin. Kjo simbolikė nuk i ėshtė ndarė historisė sė mėpasshme tė Partisė Komuniste, qė u bė Partia e Punės e mė pas Partia Socialiste. Edhe sot, kur kjo parti po tenton tė shkulė rrėnjėt e gjenezės sė saj komunistė, ka dėshmorė si Qemal Stafa, qė fatmirėsisht nuk janė vrarė fizikisht, por u ėshtė ndėrprerė karriera politike dhe u ėshtė mohuar jeta partiake me njė tė rėnė tė lapsit. Kriteri i politikės sė re nuk duket se pi ujė nė kėtė rast, kur shumė pėrfaqėsues tė politikės sė vjetėr janė nė krye tė politikės sė re tė trumbetuar nga Edi Rama. Nė fakt nga drapri i politikės sė re u bėnė vetėm disa dėshmorė, tė cilėve Rama nuk mori mundimin as t’ua komunikonte mė parė vendimin e tij, por i la qė ta mėsonin fatin politik tė tyre nėpėrmjet televizioneve dhe gazetave ditėn e publikimit tė listės sė kandidatėve. Prej dy javėsh ata akoma janė tė shokuar dhe nuk dinė nėse duhet tė reagojnė, nėse duhet tė aktivizohen nė ndonjė parti tjetėr tė majtė, nėse duhet tė kėrkojnė sqarim nga kryetari i ri i partisė, apo tė kėrkojnė njė punė qė ka tė bėjė me profesionin e tyre. Duket se zgjedhja e fundit ėshtė mė e pėrshtatshme pėr ta, pavarėsisht se ka nga ata si Ylli Bufi apo Musa Ulqini, qė tė qenit deputet tashmė u ėshtė kthyer nė njė profesion, duke pasur parasysh se kanė 5 mandate nė Kuvend.



Ndėrprerja e karrierės

Musa Ulqini, njė njeri qė ka qenė pėr vite me radhė fytyra e PS-sė sė Tiranės. Ka marrė 5 mandate deputeti nė zonėn e ish-Bllokut dhe qė do tė mbahet mend si i pari qė iu nėnshtrua reformės sė Edi Ramės nė parti, duke dhėnė dorėheqjen nga posti i kreut tė degės. I kontaktuar nga gazeta “standard”, me natyrėn e tij tė butė mundohet tė mos jetė agresiv ndaj vendimit qė e pėrjashtoi nga partia, por me sinqeritet pranon se ėshtė i suprizuar dhe i tronditur njėkohėsisht. Ai nuk e dinte deri ditėn qė doli lista, qė s’do tė ishte mė nė fushatėn elektorale tė Partisė Socialiste, qė s’do tė garonte mė pėr tė qenė deputet i saj. Pėr ta bėrė sa mė tė vėrtetė divorcin e tij pėrfundimtar me partinė ku u rrit politikisht, dha dorėheqjen dhe nga sekretar i Qarkut tė Degės sė Tiranės. Nė listėn e Qarkut tė Tiranės ai lexoi emrat dhe nuk e pa veten ndėr tė parėt, por as ndėr tė fundit. Telefoni nuk i kishte rėnė atė ditė dhe as ditėt para zyrtarizimit tė listės. Kryetari socialist, Edi Rama, nuk kishte marrė mundimin as t’i dėrgonte njė SMS pėr t’i shprehur arsyen e kėtij pėrjashtimi. Ndėrkohė Ulqini kishte zgjedhur udhėn e heshtjes dhe tė mosluftimit. Ndoshta, as qė i dinte mėnyrat se si mund tė luftohej nė njė betejė tė tillė. Shumė emra tė tjerė qė ishin nė pikėpyetje pėr tė qenė jashtė asaj liste e kishin gjetur rrugėn pėr deri tek kryetari. Ja siē ndodhi me Bashkim Finon, qė ditėn e fundit arriti tė ishte nė lisėn fituese tė Fierit, dhe pse deri atėherė nuk i kishte dhe aq mirė punėt me kryetarin, ishte hequr nga lista shumė kohė mė parė. Por jo. Ai ėshtė i qetė pėr karrigen e deputetit, ndėrkohė qė Musai, Ylli Bufi dhe deputetja e Fierit, Rajmonda Stefa, janė tė qetė vetėm pėr njė gjė, qė nuk do tė lodhen nė fushatė deri mė 28 qershor. Kjo e fundit gjithashtu e mėsoi nė momentin e fundit ikjen e saj nga lista “Rama”. Deri atėherė ishte e sigurt me veten. Mendoi se do tė mjaftonte angazhimi i saj disavjeēar militant nė PS-nė e Fierit, kalimi i butė nė krahun e Ramės, edhe pse ishte njė nga mbėshtetėset mė tė forta tė Fatos Nanos. Ngritja e zėrit nė Parlament, apo edhe fitorja e lavdėruar shumė nė PS me Dritan Priftin e LSI-sė, nuk e shpėtuan dot karrierėn e saj tė saponisur si ligjvėnėse.

Mė i qeti nga tė gjithė dhe ndoshta i ngopur nga tė qenit deputet, duket se ėshtė nėnkryetari aktual i Kuvendit, Ylli Bufi. Prej kohėsh, Bufi kishte marrė gati-gati njė rol jashtė Partisė Socialiste. Kjo u vu re dhe kur arriti tė marrė nė dy-tre raste karrigen e kryetarit tė Parlamentit, duke mos u treguar aspak tolerant me vrullin destruktiv socialist nė Kuvend. Gjithashtu dhe Bufi u kontaktua nga gazeta “standard”, por e priti me njė buzėqeshje pyetjen se cili do tė jetė reagimi i tij pasi PS nuk e futi nė listėn e saj tė re tė ligjvėnėsve. Komentet Bufi i lė pėr vonė, ndoshta pas zgjedhjeve kur tė ketė dhe ai njė ide se si do tė jetė jeta e tij pa pagėn si deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė. Besnik Dervishi, Rrapush Tola dhe Elmaz Sherifi janė tre deputetė tė tjerė tė kėsaj partie qė qėndruan nė grupin parlamentar, edhe pse e panė veten jo fort tė pėrshtatur me rregullat e reja tė vendosura nga kryetari Rama. Qėndruan nė grup se shpresonin pėr jetėgjatėsi apo pėr shkak tė mosdėshirės pėr tė kaluar nė njė krah tjetėr, gjithsesi atyre sot u mbetet vetėm t’i japin lamtumirėn selisė rozė dhe sallės sė Parlamentit. Janė tė zemėruar me kryesocialistin Rama, por jo aq sa tė ndėrmarrin hapa publikė kundėr tij dhe jo aq sa tė vrapojnė pėr tek partia e kolegut tė tyre, Petro Koēi, qė ishte i vetmi qė i tha lamtumirė Ramės para se t’ia thoshte ky i fundit. Jo mė pak i pėrjashtuar ėshtė dhe Ndriēim Hysa, njė figurė kontraverse nė PS. Militant i Fatos Nanos e mė pas i Edi Ramės, njeriu qė i ka fryrė mė shumė se kushdo tjetėr bilbilave nė sallėn e Kuvendit. Ai ėshtė i fundit i listės sė Elbasanit, por ka vendosur tė mos ngrejė krye. Ėshtė marrė vesh me kryetarin qė tė vazhdojė kontributin e tij nė PS, edhe pse s’do jetė mė deputet.

Dėshmorėt e majit 2009 nė PS kanė njė tė pėrbashkėt. Janė dėshmorė tė urtė. Nuk dinė rrugėn pėr t’u konvetuar nga politika e vjetėr nė atė tė renė, siē kanė bėrė disa kolegė tė tyre qė po i mbijetojnė fort mirė erės sė re qė erdhi pas 2005-s. Ata nuk janė agresivė ndaj atij qė me njė tė rėnė tė lapsit vendosi pėr tė ardhmen e tyre, nė njė vend qė e quanin me tė drejtė “familja politike”, por qė nė tė shumtėn e rasteve ėshtė “familja e interesave”. Por nuk janė vetėm kėta dėshmorėt e majit 2009. Shumė ish-deputetė, ish-ministra, ose zyrtarė lokalė qė kishin njė jetė tė tėrė nė kėtė parti, nuk arritėn tė marrin frytet e angazhimit tė tyre, por morėn nė vend tė tyre zhgėnjimin e njė pune tė ēuar dėm. Mė i freskėt na vjen nė mend rasti i Eva Allushit, njė grua qė ėshtė nė kryesinė e PS-sė, drejtonte gazetėn e saj, bėnte fushatat nė Tiranė prej disa vitesh dhe nė fund u kompensua vetėm me ironi.



Lista pa kujtesė

Mungesa e Fatos Nanos nė listėn e kandidatėve pėr deputetė tė Partisė Socialiste e ēon kėtė parti drejt sfidės elektorale pa kujtesėn e saj historike. (Veē nė qoftė se Edi Rama mendon se historia pėrfaqėsohet nga Gramoz Ruēi). Por mesa duket, Nano nuk ėshtė njė dėshmor. Ai do tė vazhdojė tė luftojė dhe vetėm sa ka ndėrruar fushėn dhe sebepin pėr betejė. Nuk ka dalė nė pension politik, pavarėsisht se shumėkush mendoi kėshtu, kur u zhduk nga skena, pasi humbi zgjedhjet e vitit 2005. Jo! U kthye mė energjik se kurrė. Madje nė krah tė atij qė kur iku nė 2005-ėn e la armik e tashmė po gjen pikat e humbura tė miqėsisė. Rikthimi politik i Nanos me mbėshtetjen e Ilir Metės dhe tė pjesės tjetėr tė socialistėve, qė janė rreshtuar tek PSV’91, duket se sjellin njė arsye pėr njė betejė tė re, pėr tė fituar humbjet e listės “Rama”.

Standart
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Dėshmorėt e listave :: Komentet

emigranti

Mesazh Sat Jun 06, 2009 4:36 pm nga emigranti

Po deshmoret e listes se PD ēthone????????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi