ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha pranon krizėn ekonomike:Taksim mė i rėndė pėr shqiptarėt

Shko poshtė

09072009

Mesazh 

Berisha pranon krizėn ekonomike:Taksim mė i rėndė pėr shqiptarėt Empty Berisha pranon krizėn ekonomike:Taksim mė i rėndė pėr shqiptarėt




Ministrave u kėrkohet pėr herė tė parė tė ulin shpenzimet, por deficiti ėshtė rritur tashmė dhe janė planifikuar tė tjera borxhe

Nga:Gjergj Erebara

Kryeministri Sali Berisha pranoi dje pėr herė tė parė se qeveria ka nevojė tė bėjė shkurtime tė shpenzimeve, pėr shkak tė krizės botėrore, ndėrkohė qė qeveria e drejtuar prej tij miratoi rritje tė disa llojeve tė taksave mbi konsumin.

"Kryeministri Berisha kėrkoi nga ministrat e kabinetit qeveritar shkurtim tė shpenzimeve operative nė masėn 10 pėr qind, nė njė kohė kur ekonomia botėrore po kalon njė krizė financiare", njoftoi dje zyra e Kryeministrit.

Shpenzimet operative dhe tė mirėmbajtjes tė buxhetit tė shtetit pėr kėtė vit janė programuar nė 275 milionė euro kėtė vit, ose 3 pėr qind e Prodhimit tė Brendshėm Bruto. Shkurtimi i tyre me 10 pėr qind i ul shpenzimet e pėrgjithshme tė buxhetit me mė pak se 1 pėr qind, pra ėshtė e papėrfillshme.

Qeveria nuk pranoi pėr asnjė ēast prekjen e vendit nga kriza pėrgjatė tė gjithė gjysmės sė parė tė kėtij viti, edhe pse tė ardhurat buxhetore u tronditėn rėndė nga rėnia e tė ardhurave fiskale. Qeveria deklaroi vazhdimisht se rritja ekonomike e vendit pėr kėtė vit do tė jetė 4.5 pėr qind, shifėr kjo qė sipas ekspertėve "shpreh njė dėshirė paraelektorale, por jo njė realitet". Me mbarimin e zgjedhjeve, tė gjithė ekspertėt patėn parashikuar me lehtėsi njė periudhė shumė tė vėshtirė, ku qeveria detyrohet tė shkurtojė ndjeshėm shpenzimet pėr tė rikuperuar ekzagjerimet e kryera nė periudhėn paraelektorale.

Taksim mė i rėndė pėr shqiptarėt

Bashkė me kėrkesėn pėr uljen e shpenzimeve, qeveria vendosi dje tė rrisė dje akcizat pėr duhanin dhe alkoolin, tė taksojė disa biznese tė lidhura me reklamat tabelare nėpėr rrugė etj. Qeveria nuk e publikoi tė plotė vendimin pėr rritjen e akcizės, pra fshehu masėn e rritjes, por gjithsesi, ligji i ri pritet tė miratohet nė Kuvend jo mė parė se shtatori i kėtij viti. Rritja e akcizės sė cigareve ka qenė sporti i parapėlqyer i qeverisė gjatė katėr viteve tė fundit. Ēmimi i cigareve pėr konsumatorėt finalė ėshtė rritur me mė shumė se 50 pėr qind, ndėrkohė qė hendeku mes taksimit nė Shqipėri dhe taksimit nė vendet fqinje, i ka hapur rrugė kontrabandės sė vogėl. Rritja e akcizės pėr cigaret ishte pėrgatitur qė para zgjedhjeve, por u mbajt i fshehtė pėr tė mos krijuar pakėnaqėsi mes votuesve. Nė Shqipėri numėrohen rreth 800 mijė vetė konsumatorė tė duhanit.

Tre muaj mė parė, qeveria rriti akcizėn e karburanteve me 10 lekė pėr litėr, gjė qė solli edhe inflacion tė lartė tė pazakontė pėr periudhė krize. Por as kjo rritje, qė teorikisht sjell 40-45 milionė euro mė shumė tė ardhura, nuk e shpėtoi buxhetin nga rritja e fortė e deficitit.

Rritjet

"Do tė rritet nė mėnyrė tė ndjeshme taksa e tabelave tė reklamave nė qytetet dhe rrugėt e Shqipėrisė. Deri mė sot, kjo taksė ka qenė shumė e ulėt, ka qenė qesharake, ndėrsa tani merr njė vlerė tė re, tė rėndėsishme. Kjo masė ndėrmerret pėr tė ndihmuar autoritetet vendore, por edhe pėr ta kufizuar nė njė shkallė ndotjen vizive qė japin reklamat, pėr tė cilat sot ka tendencė botėrore drejt kufizimit tė tyre", tha Kryeministri. Berisha thotė se nė kėtė mėnyrė do tė luftohet "ndotja vizive" nėpėr qytete, por burime tė mirinformuara bėjnė tė ditur se pas kėtij veprimi fshihet hakmarrje politike e mazhorancės sė kryesuar prej tij.

Gjithashtu, Kėshilli i Ministrave miratoi vendimin pėr disa ndryshime dhe shtesa nė ligjin "Pėr lojėrat e fatit", i cili ka si qėllim rishikimin e niveleve tė tarifave fikse pėr kazinotė, duke rritur nivelin e tyre, nė krahasim me nivelet qė aplikohen aktualisht.

Nė mbledhjen e qeverisė u miratua vendimi pėr njė ndryshim nė ligjin "Pėr akcizat nė Republikėn e Shqipėrisė", nė tė cilin pėrcaktohet rritja e akcizės pėr pijet alkoolike, kafen dhe duhanin. Vendimi synon pėrafrimin e nivelit tė akcizės, pėr kėtė kategori mallrash, me nivelet e rajonit, si dhe me nivelet e BE-sė.

Kriza
Buxheti nė vėshtirėsi


Kėrkesa e Kryeministrit pėr shkurtimet e shpenzimeve vjen nė njė kohė kur ecuria e buxhetit tė kėtij viti paraqet njė situatė shumė tė vėshtirė. Gjatė periudhės janar-maj, tė ardhurat janė realizuar rreth 80 milionė dollarė mė pak se plani, ndėrkohė qė shpenzimet janė realizuar vetėm 20 milionė dollarė mė pak se plani. Pėr pasojė, deficiti i buxhetit ėshtė tejkaluar me 131 pėr qind, pavarėsisht se ishte parashikuar sakaq tepėr i lartė.

Pėr shkak tė rėnies sė fortė tė tė ardhurave, qeveria u detyrua tė marrė para borxh nga Banka e Shqipėrisė dhe fondi i sigurimeve shoqėrore e shėndetėsore gjatė muajit maj. Pėr mė tepėr, mė 16 korrik, njė ankand tjetėr me pėrmasa tė pazakonta pritet tė zhvillohet pėr tėrheqjen e 31 miliardė lekėve bono thesari./G.Shqip/
gerrard
gerrard

Numri i postimeve : 280
Reputation : 5
Points : 28255
Registration date : 02/02/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Berisha pranon krizėn ekonomike:Taksim mė i rėndė pėr shqiptarėt :: Komentet

nardlushnja

Mesazh Thu Jul 09, 2009 8:29 pm nga nardlushnja

tani ,me mandatin e ri qe mori berisha ,duke ditur edhe krizen politike ne vend ,tregoj te verteten per gjendjen ekonomike ne shqiperi.
Shqiperia ka qene ne krize ,eshte ,dhe uroj qe ta kaloj.
Theniet e berishes para votimeve ,se shqiperia nuk e njeh krizen dhe ka nje rritje ekonomike ne krahasim me vendet e botes,nuk ishin gje tjeter pervecse brrockulla elektorale.
megjithese nuk besoj ne zot uroj qe zoti te na shpetoj prej tij

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Thu Jul 09, 2009 9:35 pm nga ADMIN

O nard po eshte politika o vella ,ju duhet ta kuptoni se nuk ka politike te paster as gjekundi

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Fri Jul 10, 2009 11:25 am nga lidabica

Po tamam,po s'na vjen mire o PORTA,ne jemi popull dhe populli i do gjerat aēik,edhe une e ndoqa dje guvernatorin e bankes dhe s'me pelqeu se para zgjedhjeve po ky na thoshte neper TV-ra,qe s'jemi ne krize,dje na paska ardhur kriza...ec e gjeje...tamam "dridhe like"

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Fri Jul 10, 2009 4:51 pm nga ADMIN

Lidabica kur nuk me pyet ,une nuk te tregoj ,kjo nuk do te thote qe une te genjeva Very Happy ,flm per mirekuptimin ,tani qe me pyte ja dhe e verteta Cool

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Fri Jul 10, 2009 5:58 pm nga nardlushnja

ILIRIA shkruajti:O nard po eshte politika o vella ,ju duhet ta kuptoni se nuk ka politike te paster as gjekundi

Une e di shume mire nje gje te tille Iliria,por me vjen keq per ty dhe disa te tjereve qe besoni verberisht fjalet e Berishes.Kjo nuk do te thote qe besoj premtime te ndonje tjetri

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Fri Jul 10, 2009 6:00 pm nga nardlushnja

lidabica shkruajti:Po tamam,po s'na vjen mire o PORTA,ne jemi popull dhe populli i do gjerat aēik,edhe une e ndoqa dje guvernatorin e bankes dhe s'me pelqeu se para zgjedhjeve po ky na thoshte neper TV-ra,qe s'jemi ne krize,dje na paska ardhur kriza...ec e gjeje...tamam "dridhe like"

Me pelqen komenti juaj.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nardlushnja

Mesazh Fri Jul 10, 2009 6:01 pm nga nardlushnja

Sikur te fitonte PS Sali Berisha do te trumpetonte me te madhe qe nuk e la vendin ne krize.Tani qe fitoj ....i shkreti ...eshte i detyruar te pergenjeshtroj veten e vet

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi