ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Johannes Naber: Evropianėt tolerantė dhe liberalė vetėm nė kokat e tyre

Shko poshtė

22072009

Mesazh 

Johannes Naber: Evropianėt tolerantė dhe liberalė vetėm nė kokat e tyre Empty Johannes Naber: Evropianėt tolerantė dhe liberalė vetėm nė kokat e tyre




Elsa Demo
Johannes Naber regjisori i filmit "Shqiptari" tregon se ju deshėn tetė vjet pėr t'ia mbėrritur kėsaj dite: xhirimet nė shtator, progonist Nik Xhelilaj. 50% e filmit ėshtė nė gjuhėn shqipe. Historia? Njė shqiptar vrojtues i botės gjermane.

Johannes Naber: Evropianėt tolerantė dhe liberalė vetėm nė kokat e tyre

Johannes Naber pėrshėndet shqip. E pėrsėrit pėrshėndetjen dy herė, pa theksin e tė huajit, dhe shton, pėr t'i lėnė me kaq komentet pėr gjuhėn, se pesėdhjetė pėrqind e filmit do tė jetė nė shqipe.

Johannes Naberi ndodhet prej disa javėsh nė Shqipėri. Ky ishte udhėtimi vendimtar, qysh prej herės kur erdhi kėtu pėr herė tė parė, mė 2001, gjatė tė cilit vendosi pėr vendet ku zhvillohet historia e filmit tė tij.

Ėshtė filmi i parė i gjatė i jetės sė tij, tė quajtur hė pėr hė "Shqiptari". Autor i tre filmave dokumentarė dhe disa filmave tė shkurtėr, ai tregon se ka qenė nė shumė vende nė Shqipėrinė e Veriut, nė Kelmend, nė Theth, Bogė, nė Luginėn e Valbonės nė Bajram Curri, nė Tropojė.

Fillimisht kishte menduar ta xhironte filmin nė Pogradec, rreth liqenit tė Ohrit, sepse atmosfera atje i kishte pėlqyer shumė. Johannes-i 38-vjeēar, kėrkonte vende ku tė ndihej frymėmarrja e historisė sė kėtij vendi, Shqipėrisė, ku mund tė gjeje gjurmėt e perandorisė socialiste tė rrėzuar tashmė, dhe ku mund tė shihje se si njerėzit, nė kėtė mjedis, mbijetojnė. "Jam kthyer 5 vjet mė vonė dhe pashė se ndryshimet ishin rrėnjėsore. Nuk mund tė shihja mė histori.

Dukej sikur tregtia kishte hyrė nė mes tė gjithēkaje. Ndėrtohej, kishte pėrmirėsime tė dukshme nė rrugė, trotuare, por nuk gjeta mė atė qė kisha gjetur mė 2001. Sa shpejt kanė ndryshuar gjėrat nė Shqipėri!" Kėshtu qė pas kėtij kėrkimi nė jug ishte e qartė qė duhej ta vendoste historinė e tij - historia e njė emigranti shqiptar nė Gjermani - nė Shqipėrinė e Veriut.

Lugina e Valbonės, aq e veēantė i pėrgjigjej kėrkesave tė filmit, e sidomos Kelmendi tipik. Qė do tė thotė: njė vend i tėrhequr, i vetmuar, tepėr arkaik por dhe ku mund tė shkosh pa shumė vėshtirėsi. Pėr shembull, do tė ishte shumė e ndėrlikuar puna po tė xhironin nė Theth.

Deri atje me pajisjet nuk mund tė shkohet. Kėshtu qė Lugina e Valbonės dhe pėrreth saj ėshtė vendi pėrfundimtar i xhirimeve tė bashkėprodhimit shqiptaro-gjerman, qė ka pėr tė qenė edhe i pari film pėr emigracionin shqiptar nė Gjermani.

Regjisori tregon se vendi ku jeton personazhi kryesor, ėshtė njė vend ku njerėzit janė tė varfėr, por qė jetojnė nė harmoni me natyrėn, me gjėrat qė i rrethojnė. "Unė njoh shqiptarė qė nuk duan tė ikin nga Shqipėria.

Sigurisht qė ka shumė tė rinj qė pėrpiqen tė ikin, por ata qė rrinė, rrinė me vetėdije, ėshtė zgjedhje e tyre, e vullnetshme, sepse pėr ta ky ėshtė vendi ku edhe pse jeta ėshtė varfėr, kanė arritur t'i vėnė punėt nė ekulibėr.

Vendi qė kam kėrkuar pėr tė xhiruar historinė duhet t'i pėrgjigjej kėsaj ideje. Nėse shkon qoftė edhe nė Bajram Curri rezulton se gjėrat janė nė njė mėnyrė tė rrėnuara, njerėzit tė varfėr dhe e kanė humbur ekuilibrin. Kjo diferencė ėshtė shumė e madhe pėr mua."

Johannes Naberi e zbuloi dhe qartėsoi kėtė kėndvėshtrim duke udhėtuar herė pas here drejt Shqipėrisė kėto vite, duke folur me njerėz, nė qytet e nė fshat. E pranon qė ėshtė e vėshtirė pėr dikė si puna e tij qė vjen nė Shqipėri dhe pėrpiqet tė ngrejė njė histori pėr shqiptarėt, njė histori qė tė jetė e vėrtetė.

Ēfarė do tė thotė e vėrtetė? "Tė mos pėrsėrisėsh klishetė qė ekzistojnė pėr Shqipėrinė. Tė gjitha imazhet qė kanė gjermanėt apo Evropa Qendore pėr kėtė vend dhe njerėzit e tij, vijnė prej medias, pra prej kinemasė dhe televizionit. Ata nuk kanė parė gjė me sytė e tyre. Por edhe pala tjetėr ka imazhet e veta tė gabuara, pėr Gjermaninė dhe Evropėn Qendrore nisur nga ēfarė kanė parė nė media."

Johannesi do thoshte pak mė vonė se pėlqen nė veēanti njė regjisor si Kosta Gavras qė vazhdon tė bėj kinema kėto tridhjetė, duke u marrė nė filmat e tij me pushtetin e medias dhe mėnyrėn se si ajo e pėrdor kėtė pushtet, pra e klasifikon Gavrasin tek "kėrkuesit e sė vėrtetės".

"Media ėshtė gjithnjė duke riprodhuar veten. Nėse unė pėrshtypjet klishe i pėrcjell nė kinema apo nė TV, nuk bėj gjė tjetėr veēse riprodhoj njė pėrvojė tė dorės sė dytė. Pra klisheja vetė bėn njė cikėl tė mbyllur.

Unė dua t'i them "jo" gjithēkaje qė kam ditur pėrpara se ta prek dhe ta shoh me sytė e mi kėtė vend dhe tė heq dorė ngė kėndvėshtrimi im evropian kundrejt shqiptarėve. Kjo ndihmon nė ngritjen e urave ndėrmjet Shqipėrisė dhe Gjermanisė. Por duke shmangur kėto klishe tė fiksuara nė kokat e njerėzve nė tė dyja drejtimet."

Ai ka nisur ta shkruajė skenarin nė vitin 2001. Por rrethanat e detyruan qė projekti tė zvarritej kaq gjatė. Johannesi thotė se nuk ėshtė e lehtė tė mbledhėsh para shumė dhe shumė njerėz pėr njė film. Por ndonjėherė gjėrat kėrkojnė mė shumė kohė nga ē'mendohet. Ndoshta, thotė ai, filmi do tė ishte mė mirė tė xhirohej mė 2003, kur Shqipėria nuk kishte ndryshuar kaq shumė.

Por ndėrkohė u njoh me Ani Spahivoglin, bashkėskenariste duke adoptuar edhe ndryshimet nėpėr tė cilat ka kaluar vendi deri mė sot. Pėrfshirja e Shqipėrisė bashkėkohore ėshtė pėr regjisorin po aq e rėndėsishme: "Tema mund tė tingėllojė e njohur, por duhet t'i japim interpretime tė reja sepse realiteti ndryshon."

I pėrket shkollės dokumentariste - ėshtė diplomuar mė 1993 nė Akademinė e Filmit nė Ludvigsburg - dhe mendon se historitė duhen gjetur, faktet duhen kėrkuar e pėrpunuar, aty gjen dhe tė vėrtetėn. A nuk ėshtė edhe ky njė lloj invencioni?

Tė jesh regjisor kinemaje Johannesi e shikon si rol qė ka marrė nė jetė. Ky rol nuk bėn gjė tjetėr veēse kthen mbrapsht atė qė ka marrė nga prindėrit, nga familja, nga shkolla, nga njerėzit.

Njė mundėsi pėr tė kthyer mbrapsht atė qė ke marrė ėshtė kinemaja, sepse ajo ėshtė njė mėnyrė e tė treguarit histori (tė tregosh ato qė ke marrė nė jetė). Nė fillimet e veta ai thotė se e ka ndjerė veten nėn influencėn e neorealizmit italian, epokės sė tė cilit ai i quan kurorė Mikelanxhelo Antonionin.

Pėr historinė e "Shqiptarit" Naberi e ka bėrė zgjedhjen e aktorit protagonist: Nik Xhelilaj. Zbulimi i Piro Milkanit pėr "Trishtimin e zonjės Shnajder", dhe mė pas me rol kryesor tek "Gjallė" i Artan Minarollit, ėshtė sipas regjisorit gjerman "njė aktor shumė i mirė, inteligjent, i disiplinuar, i pėrqėndruar".

Nik Xhelilaj do tė jetė portreti i emigrantit vrojtues. I tillė, vrojtues, ka pėr tė qenė shqiptari i tij nė Gjermani, sepse para tij bota gjermane vetėm i kalon para syve, pa mundur t'i bėhet pjesėmarrės. "Evropianėt gjermanė janė tolerantė dhe liberalė vetėm nė kokat e tyre, por jo ndaj njerėzve qė vijnė nė mėnyrė ilegale nė vendin e tyre", thotė regjisori duke e quajtur shqiptarin e tij "tė dėnuar" t'i parakalojė Gjermania para hundės.

Ky ka pėr tė qenė njė film me buxhet tė ulėt pėr realitetin gjerman tė tė bėrit film, konfirmon Naberi, buxhet qė nuk ka pėr tė kapur vlerėn e 1 milon e gjysmė eurove. Ndėrsa pėr kinemanė shqiptare ky ka filluar tė quhet buxhet normal.

"Media ėshtė gjithnjė duke riprodhuar veten. Nėse unė pėrshtypjet klishe i pėrcjell nė kinema apo nė TV, nuk bėj gjė tjetėr veēse riprodhoj njė pėrvojė tė dorės sė dytė. Pra klisheja vetė bėn njė cikėl tė mbyllur.

Unė dua t'i them "jo" gjithēkaje qė kam ditur pėrpara se ta prek dhe ta shoh me sytė e mi kėtė vend dhe tė heq dorė ngė kėndvėshtrimi im evropian kundrejt shqiptarėve. Kjo ndihmon nė ngritjen e urave ndėrmjet Shqipėrisė dhe Gjermanisė. Por duke shmangur kėto klishe tė fiksuara nė kokat e njerėzve nė tė dyja drejtimet."

Wim Wenders tek "Marubi"

"Mashėtia e gjėrave" ky road-movie i vitit 1982 i regjisorit gjerman Wim Wenders, shfaqet nesėr nė mbrėmje nė orėn 19.00 nė kinėmanė e Akademisė sė Filmit dhe tė Multimedias Marubi. Ėshtė historia e njė regjisori filmi qė udhėton nga Portugalia nė Los Anxhelos nė kėrkim tė producentit. Zgjat 114 minuta.
Shekulli
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi