ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edi Rama me i varfri - Zbardhet pasuria e familjes Berisha, Topit dhe ministrave

Shko poshtė

02082009

Mesazh 

Edi Rama me i varfri - Zbardhet pasuria e familjes Berisha, Topit dhe ministrave Empty Edi Rama me i varfri - Zbardhet pasuria e familjes Berisha, Topit dhe ministrave




Kryetari i Partisė Socialiste Edi Rama vazhdon tė jetė njė ndėr politikanėt mė tė varfėr nė Shqipėri. Inspektorati i Lartė i Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive ka publikuar dje pasuritė e rreth 500 zyrtarėve tė lartė pėr vitin 2008. Nga deklarimi i pasurisė, kreu i Bashkisė sė Tiranės rezulton tė ketė njė llogari me 40 mijė lekė tė reja nė Bankėn Credins, tė pėrfituar nga kursimet nga paga si dhe njė llogari tjetėr me 2937 euro, po nė kėtė bankė, tė pėrfituar nga ēmime dhe honorare. Kreu i socialistėve ka pasur tė ardhura gjatė vitit tė kaluar 1.8 milion lekė tė reja, falė pagės nė krye tė bashkisė, shpėrblimit tė fundvitit, si dhe pagesa pėr pjesėmarrjen nė mbledhjet e KRT-sė. Nė tė njėjtėn kohė, Rama gjatė vitit 2008 ka paguar 207 mijė lekė lekė (principal+interes) pėr shlyerje kredie. Nga deklarimi i pasurisė rezulton se Ramės i ka ngelur edhe 1.2 milion lekė pėr ta shlyer. Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama rezulton tė jetė politikani mė i varfėr nga ata qė kanė deklaruar pasuritė e tyre. ndėrkohė qė ka deklaruar si tė ardhura vetėm rrogėn dhe honoraret, Rama ėshtė akuzuar nga kryeministri Berisha, por edhe nga biznesmenė tė ndryshėm, se merr 20% pėr ēdo leje ndėrtimi tė dhėnė.
Fatos Nano
Por ndėrsa kreu aktual i PS-sė mbetet njė nga politikanėt mė tė “varfėr”, nuk mund tė thuhet e njėjta gjė pėr ish-kryetarin e socialistėve. Fatos Nano gjatė vitit tė kaluar ka nėnshkruar njė kontratė pėr blerjen e dy shtėpive nė Durrės, me sipėrfaqe 210 m2 dhe 166 m2 me vlerė 176.720 euro, si dhe ka hapur njė llogari tė re nė Bankėn Intesa Sanpaolo me shumėn 24.884 euro. Tė ardhurat mė tė mėdha gjatė vitit 2008, Nano i ka nga gjyqi i fituar me revistėn italiane “L’Unita”, ku ka marrė 134 mijė euro. Nano ka marrė njė pagė totale pėr vitin 2008 prej 1.4 milion lekė falė mandatit tė deputetit dhe 805 mijė lekė nga posti i ish kryeministrit. Nga ana tjetėr, bashkėshortja e tij, Xhoana Nano ka nėnshkruar njė kontratė sipėrmarrje pėr blerjen e njė sipėrfaqe prej 313 m2 nė Shkodėr me vlerė 266.050 euro, ndėrkohė qė ka pėrfituar interesa nga depozita nė bankėn Intesa Sanpaolo nė shumėn 10.040 euro.

Edi Rama

- Kursime nga paga 40.938 lekė

- Ēmime dhe honorare 2937 euro

- Paga vjetore, shpėrblim fund viti, pagesa pėr mbledhje KRT 1.850.807 lekė

- Shlyerje kredie 207.173 lekė


Fatos Nano

- Llogari bankare e shtuar me 64.896 lekė
- Llogari bankare e pakėsuar me 59.958 lekė
- Blerje e dy apartamenteve 176.720 euro
- Llogari e hapur e re me 24.884 euro
- Paga nga Kuvendi 1.471.722 lekė
- Paga si ish-kryeministėr 805.980 lekė
- Dėmshpėrblimi nga gjyqi me “L’unita” 134.000 euro
- Interesa nga depozita 1512 euro
- Interesa nga depozita 2745 euro

Xhoana Nano
- Llogari bankare e pakėsuar me 250.286 euro
- Blerje njėsie me sipėrfaqe 313 m2 266.050 euro
- Interesa nga depozita 10.040 euro



Topalli blen apartament 3.3 milion lekė nė Shėngjin

Gjatė vitit 2008 Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka shpenzuar 1 milion lekė tė reja pėr universitetin e vajzės nė Strasburg tė Francės. Ndėrkohė nė vitin 2007, Topalli kishte paguar njė shumė prej 2300 euro pėr studimet e vajzės jashtė shtetit. Njė vit mė parė kryeparlamentarja ka blerė njė apartament 77 m2 nė Shėngjin, me vlerė 3.3 milionė lekė tė reja, nga tė cilat 2.3 milionė i ka paguar ajo, 1 milion bashkėshorti. Nė tė njėjtėn kohė nėnkryetarja e Partisė Demo-kratike ka tėrhequr nga depozita nė bankė 1 milion lekė tė reja, qė i ka nė gjendje nė shtėpi. Bashkėshorti i saj ka pėrfituar 12 mijė euro tė ardhura nga qiratė si dhe 1 milion lekė tė reja tė ardhura nga puna (biznes i vogėl nė fillim tė vitit tė kaluar dhe pastaj nga zyra e noterisė). Si Kryetare e Kuvendit, gjatė vitit 2008, Jozefina Topalli ka pėrfituar njė pagė neto prej 2.2 milion lekėsh, ndėrkohė qė ka pėrfituar dieta si deputete nė shumėn 1.1 milion lekė.

Jozefina Topalli

- Pakėsuar 1 milion lekė pėr tė paguar shkollėn e vajzės nė Strasburg
- Pakėsuar 2.3 milion lekė pėr blerje apartamenti nė Shėngjin
- Tėrhequr nga banka 1 milion lekė, qė i ka nė gjendje nė shtėpi
- Blerje apartamenti nė Shėngjin 3.3 milionė lekė (2.3 milion lekė nga Kryeparlamentarja dhe 1 milion lekė nga bashkėshorti)
- Tė ardhurat nga qiratė (nė emėr tė bashkėshortit) 12.000 euro
- Tė ardhurat e bashkėshortit 1 milion lekė
- Paga neto si Kryetare Kuvendi 2.201.149 lekė
- Dieta (faktike e deputetit) 1.117.829 lekė


Topi, testament me 35 mijė euro e 2 milionė lekė nga i ati

I ati i Presidentit, Myrteza Topi, i ka lėnė me testament kreut tė shtetit 35 mijė euro dhe 2 milionė lekė tė reja. Gjatė vitit 2008 kreu i shtetit ka deklaruar nė ILDKP se ka shpenzuar 1.7 milion lekė tė reja pėr shpenzime pėr ndėrtimin e njė banese me sipėrfaqe 101.87 m2 dhe 1 milion lekė pėr mobilimin e saj. Presidenti ka marrė nė formė testamenti nga i ati tokė me sipėrfaqe 1070 m2 nė Shkozė dhe tokė me sipėrfaqe 5400 m2 nė Linzė dhe Shkozė. Por nė tė njėjtėn kohė, ai ka paguar gjatė vitit 2008 58 mijė lekė tė reja pėr njė kredi pėr shtėpi banimi nga Enti Kombėtar i Banesave si dhe 4 mijė euro pėr studimet e vajzės Nada Topi nė Universitetin “Luarasi” nė Tiranė. Tė ardhurat nga posti i Presidentit janė 2.4 milion lekė tė reja, ndėrkohė qė tė ardhurat e bashkėshortes, e cila punon nė Ministrinė e Bujqėsisė janė 1.01 milion lekė.

Bamir Topi

- Shpenzime pėr ndėrtimin e njė banese nė Tiranė (pronė e trashėguar nga prindėrit) pėr vitin 2008 1.750.000 lekė
- Mobilim dhe pajisje pėr banesėn 1 milion lekė
- Pakėsim nė llogarinė nė Credins Bank 2.500.000 lekė
- Shtesė nė llogarinė nė Raiffeisen bank 749.245 lekė
- Gjendje cash (testament i nėnshkruar nga i ati) 35.000 euro; 2.000.000 lekė
- Tokė arė nė Shkozė (1070 m2); tokė arė nė Linzi dhe Shkozė (5400 m2) nga testamenti i nėnshkruar nga i ati)
- Tė ardhura nga paga e shpėrblime si president 2.483.020 lekė
- Tė ardhura nga paga e shpėrblime nga bashkėshortja 1.011.915 lekė
- Tė ardhura nė formė burse e vajzės 45.000 lekė
- Tė ardhura me burim nga testamenti i tė atit 35.000 euro; 2.000.000 lekė
- Kredi pėr shtėpi nga EKB 58.000 lekė
- Detyrim pėr studime tė vajzės Nada Topi 4.000 euro
- Shlyerje detyrimi nė 08 pėr blerjen e njė autoveture nė vitin 2006 4.000 euro
- Shtesė nė llogarinė rrjedhėse pėr pagat nė BKT e Teuta Topit me vlerė 213.998 lekė


Ina Rama, shtėpi me qira nė Tiranė

Kryeprokurorja Ina Rama ka paguar pėr tre muaj tė vitit tė kaluar 60 mijė lekė tė reja pėr qiranė e njė shtėpie 60 m2 nė njėsinė 10 nė kryeqytet. Ajo ka kursyer gjatė vitit tė kaluar nga paga e saj dhe paga e bashkėshortit 2.1 milion lekė tė reja. Nė deklarimin e pasurisė, tė publikuar dje nga ILDKP, rezulton se numri njė i organit tė Akuzės nė vend ka pėrfituar nga posti qė mban njė shumė prej 2.2 milionė lekė (paga e vitit 2008 + dieta, shpėrblime). Veē kėsaj, Ina Rama ka pėrfituar edhe 105 mijė lekė pagesa nga shkolla e magjistraturės, anėtare e Kėshillit Drejtues dhe si udhėheqėse teme. Nga ana tjetėr bashkėshorti i saj ka pėrfituar pėr 12 muaj 1.2 milion lekė (paga e vitit 2008 + dieta + shpėrblime) nga posti i Drejtorit tė Drejtorisė sė Standardeve profesionale pranė drejtorisė sė pėrgjithshme tė policisė. Gjatė vitit tė kaluar, kryeprokurorja ka paguar 2879.24 euro pėr njė kredi pėr blerje apartament banimi me Bankėn NBG.


Pasuria, zbardhen tė ardhurat e familjes Berisha

Adi Shkėmbi

Vajza e Kryeministrit Berisha, Argita Mallt-ezi, ka shlyer njė kredi nė Bankėn “Emporiki Bank” nė vitin 2008 nė shumėn 138.019.84 euro. Gazeta boton sot tė plota deklaratat e pasurive tė Kryeministrit Sali Berisha, bashkėshortes si dhe dy fėmijėve tė tij.
Argita Malltezi
Nė deklarimin pranė Inspektoratit tė Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive, rezulton se Argita ka shitur dy automjete (makina tip Mitsubishi L200 pėr 8200 euro neto dhe makina tip Benz Mercedes, class A pėr 5000 euro neto). Por nė tė njėjtėn kohė, ajo ka pėrfituar nga paga dhe shpėrblimet nė Fakultetin e Drejtėsisė 821.500 lekė tė reja, ndėrkohė qė nga mėsimdhėnia nė njė fakultet privat nė Kosovė pėr 6 muaj (janar- qershor 2008) 18 mijė euro (paga bruto). Vajza e kreut tė qeverisė ka pėrfituar gjithashtu rreth 5.2 milion lekė nga aktiviteti i saj i avokatisė, ndėrkohė qė ka pėrfituar edhe 15.480 euro nga dhėnia me qira e njė apartamenti tek ETC dhe njė apartamenti nė rrugėn lidhja e Prizrenit. Veē kėtyre, Argita ka marrė nga OKB njė shumė prej 9069 USD (tė derdhura gjatė vitit tė kaluar).
Shkėlzen Berisha
Djali i Kryeministrit dhe Kryetarit tė Partisė Demokratike, Shkėlzen Berisha, ka deklaruar nė Inspektoratin e Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive se ka pėrfituar gjatė vitit 2008 njė shumė prej 82.882.80 euro si ndėrmjetės nė shitblerje. Gjithashtu ai ka fituar 6930 euro si ndėrmjetės nė shitblerje, si person fizik. Llogaria e tij bankare nė “Intesa SanPaolo” ėshtė nė vlerėn 84.659.67 euro nė total, nga tė cilat 82.882.80 janė shtuar gjatė vitit tė fundit, ndėrkohė qė janė pakėsuar 7.750.85 euro. Gjithashtu Shkėlzen Berisha ka deklaruar njė llogari rrjedhėse nė Bankėn SEB nė Suedi me shumėn 6 mijė euro.
Kryeministri
Nga ana e tij Kryeministri Sali Berisha gjatė vitit 2008 ka pasur tė ardhura nga rroga nė Kryeministri 2.1 milion lekė dhe 9 mijė lekė tė ardhura nga shpėrblimi nė kėtė post. Ndėrsa bashkėshortja e tij, Liri Berisha ka deklaruar tė ardhura 576 mijė lekė nga paga nė qendrėn shėndetėsore nr. 4.


Familja Berisha

Sali Berisha dhe bashkeshortja
- Shtesė nė gjendje llogarie (Tirana Bank), llogari nė emėr tė Liri Berisha +10. 074 lekė
- Shtesė nė gjendje llogarie (Tirana Bank), llogari nė emėr tė Liri Berisha + 13 lekė
- Pakėsim nė gjendje llogarie (Intesa SanPaolo), llogari nė emėr tė Sali dhe Liri Berisha – 1.500 lekė
- Gjendje e re llogarie (Banka Credins), llogari nė emėr tė Sali Berisha +5.824 lekė
- Shtesė e gjendjes sė llogarisė (Banka Credins), tė ardhurat nga paga e bashkėshortes + 406.735 lekė
- Pakėsim nė gjendjen e llogarisė (Raiffeisen Bank), llogari nė emėr tė Liri Berisha – 300 lekė
- Shtesė nė gjendjen e llogarisė (Raiffeisen Bank), llogari nė emėr tė Liri Berisha + 897 lekė
- Shtesė nė gjendjen e llogarisė (Raiffeisen Bank), llogari nė emėr tė Sali Berisha + 122.796 lekė
- Pakėsim nė gjendjen e llogarisė (Raiffeisen Bank), llogari nė emėr tė Sali Berisha – 776 lekė
- Tė ardhura nga paga nė Kryeministri (Sali Berisha) 2.149.592 lekė
- Tė ardhura nga shpėrblimi nė Kryeministri (Sali Berisha) 9.000 lekė
- Tė ardhura nga paga nė qendrėn shėndetėsore nr. 4 (Liri Berisha) 576.947 lekė

Argita Malltezi
- Emporiki Bank, llog rrjedhėse (diferenca e llogaritur mbi gjendjen nė 31.12.2008) + 9069 USD; + 11227.41 euro
- Chavy Chase Bank, llog rrjedhėse (diferenca e llogaritur mbi gjendjen nė 24.03.2009) – 570.88 USD
- UNFCU, llog kursimi – 14077.09 USD; llog rrjedhėse (diferenca e llogaritur mbi gjendjen nė 24.03.2009) + 2009.54 USD
- Raiifeisen Bank (diferenca e llogaritur mbi gjendjen nė 31.12.2008) + 32.13 euro; + 68454.58 lekė
- Banka Credins mbyllur llogaria
- Intesa SanPaolo Bank (diferenca e llogaritur mbi gjendjen nė 31.12.2008) – 94.538 euro; 42 USD
- BKT + 17.955 lekė
- Shitur makina, tip mitsubishi L200 8200 euro neto
- Shitur makina, benz mercedes, class A 5000 euro neto
- Rroga bruto vjetore fakulteti i drejtėsisė dhe shpėrblime 821.500 lekė
- Nga aktiviteti i avokatisė 5.264.363 lekė
- Nga dhėnia me qira e njė apartamenti, godina ETC 900 euro/muaj neto x 12 muaj
- Nga dhėna me qira e njė apartamenti rr.lidhja e Prizrenit 1170 euro/muaj neto x 4 muaj
- Nga mėsimdhėnia nė fakultet privat, Kosovė, muajt janar- qershor 08 3000 euro/ muaj bruto x 6 muaj (afėrsisht 2600 euro neto nė muaj)
- Repatriation grant, OKB, derdhur nė gusht 2008 9069 USD neto
- Shlyerje kredie ndaj Emporiki Bank 138.019 euro

Shkėlzen Berisha
- Intesa SanPaolo, llog rrjedhėse, gjendja aktuale 84.659.67 euro (totali); tė shtuara gjatė vitit 2008 82.882.80 euro; tė pakėsuara nė 2008 7750.85 euro
- Fitim neto nga puna si konsulent ligjor 6930 euro
- Llogari rrjedhėse Intesa SanPaolo 14.767.48 lekė totali; tė pakėsuara 150.474 lekė
- Banka Credins llogari rrjedhėse 460.497.14 lekė totali; asnjė ndryshim gjatė vitit 2008; tė akumuluara nė 2007 si rrogė nga kompania Eagle Mobile
- Llogari rrjedhėse nė bankėn SEB Suedi 6000 euro totali; tė shtuara nė 2008 5000 euro; tė pakėsuara nė 2008 1000 euro
- Ndėrmjetėsim nė shitblerje nė 2008 82.882.80 euro neto
- Ndėrmjetėsim nė shitblerje si person fizik 6930 euro neto


Ridvan Bode

- Llogari rrjedhėse nė Raiffeisen Bank e shtuar me 78.246 lekė
- Llogri rrjedhėse nė Credins Bank e pakėsuar me 1 milion lekė
- Llogari rrjedhėse nė SanPaolo Bank e pakėsuar me 1.328.636 lekė
- Llogari rrjedhėse nė SanPaolo bank e pakėsuar me 1953 euro
- Depozitė Alpha Bank e shtuar me 4 milion lekė
- Borxh i dhėnė nga viti 2000 i pakėsuar me 2 milion lekė
- Blerje apartamenti nė Qerret 2.4 milion lekė
- Tė ardhurat nga paga, shtesa, shpėrblime 1.850.911 lekė
- Tė ardhurat nga paga, shtesa e pensioni Eglantina Bode 1.183.453 lekė
- Tė ardhura nga pensioni familjar Eralda Bode 9672 lekė
- Kredi pėr apartament banimi 126 mijė lekė
- Kredi konsumatore 1.112 euro

Bujar Nishani

- Depozitė nė Raiffeisen Bank 5.325 euro
- Tė ardhurat nga paga si Ministėr i Brendshėm 1.672.254 lekė
- Tė ardhurat nga paga e bashkėshortes 270.492 lekė
- Tė ardhura nga qiraja e dyqanit nė Durrės 660.000 lekė
- Kredi nga Raiffeisen Bank pėr blerje apartamenti e deklaruar nė 2006 285.810 lekė


Lulzim Basha

- Tė ardhurat nga paga si ministėr i Jashtėm 1.590.924 lekė
- Tė ardhura nga shpėrblimi i fundvitit 21.000 lekė
- Tė ardhura nga paga e bashkėshortes si drejtore programesh nė fondacionin EĖPPP nė Holandė 29.753 euro
- Shitje e apartamentit nė Golem Aurela Basha 45.000 euro
- Paguar njė pjesė pėr blerjen e njė apartamenti nė Qerret 40.000 euro


Genc Ruli

- Interesa tė llogaritura nė Raiffeisen Bank 3.075 USD
- Ineresa tė llogaritura nė Intesa SanPaolo Bank 6.085 USD
- Interesa tė llogaritura Intesa SanPaolo Bank 200 euro
- Interesa bono thesari BSH 369.558 lekė
- Interesa tė llogaritura nė bono thesari pranė Alpha Bank&BSH 581.881 lekė
- Interesa nga depozita nė afat pranė Alpha Bank 1.801 euro
- Depozita 10 vjeēare e shkollimit tė vajzės 1.232 USD
- Pakėsim likuiditeti tė dhėna pėr banesė tė deklaruar nė vitin 2005 40.000 USD
- Paga si Ministėr 1.641.581 lekė
- Paga nė Bordin Agjencia e Zhvillimit tė Zonave Malore 22.000 lekė
- Paga nė bordin FSHZH 32.042 lekė
- Shpėrblime gjatė vitit 2008 99.000 lekė
- Paga e bashkėshortes 1.518.000 lekė
- Shpėrblim i bashkėshortes 60.000 lekė
- Kredi pėr makinė shlyer detyrimi 7.600 euro
- Kredi pėr shtėpi me vlerė 150.000 euro, shlyer deri nė 31.12.2008 4298 euro
- Marrė pronėsia e tokės pėr ndėrtim shtėpie 612 m2 nė Farkė. Paguar me likuiditetet e dhėna dhe tė deklaruara nė vitin 2005 30.600 euro
*panorama*
gerrard
gerrard

Numri i postimeve : 280
Reputation : 5
Points : 28260
Registration date : 02/02/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi