ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PS: Konfiskimi i tokes, Berisha po shkel Kushtetuten

Shko poshtė

08082009

Mesazh 

PS: Konfiskimi i tokes, Berisha po shkel Kushtetuten Empty PS: Konfiskimi i tokes, Berisha po shkel Kushtetuten




Rozeta Rapushi
Selia roze del kunder propozimit te bere dy dite me pare nga Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e qeverise, qe t'u merret toka te gjithe atyre qe nuk e punojne ate. Deputeti socialist, Eduard Shalsi, kritikoi ashper dje qeverine, per hartimin e nje projektligji te tille, qe sipas tij eshte antikushtetues dhe nxit konfliktet mbi pronesine. "Sali Berisha nuk e ka kuptuar ende se, toka nuk punohet jo nga mosdashja por nga pamundesia per ta punuar. Fatkeqesisht, ai nuk e ka idene e kostove te larta qe ka prodhimi bujqesor, ai nuk i di cmimet e larta te karburanteve, cmimet dhe pasigurine e cilesise se imputeve bujqesore, pa folur per mungesen totale te zinxhirit te levizjes se prodhimeve nga fusha ne treg", u shpreh Shalsi. Sipas tij, ky sektor jetik as nuk kreditohet dhe as nuk rimbursohet, dhe se parate e emigranteve qe jane financuesit e bujqesise jane rralluar per shkak te krizes. Ndaj Shalsi theksoi se Berisha ka deshtuar te kuptoje se nuk jane mekanizmat administrative te konfiskimit te tokes ato qe do te zgjidhin problemin. "Sali Berisha ka deshtuar te kuptoje se nuk jane mekanizmat administrative te konfiskimit te tokes ato qe do te zgjidhin problemin". Madje, sipas tij, "prekja e prones cenon rende parimet kushtetuese dhe do te shkaktoje nje konflikt social me permasa te medha". "Me te tilla qendrime, Sali Berisha jo vetem qe nuk ka asnje pergjigje per problemet me te cilat perballen fshataret dhe bujqesia, por tashme kerkon te administroje te tjera troje per t'i konvertuar ne nismat e tij 1 Euro-she, krejtesisht te deshtuara per interesat e shqiptareve, por te suksesshme per interesat e oborrit te tij personal", akuzoi Shalsi. Ne vend qe kryeministri, sipas Shalsit, te jape pergjigje per problemet me te cilat po perballen fshataret dhe bujqesia, po kerkon te administroje te tjera troje per ti konvertuar ne nismat e tij te deshtuara prej 1 euro dhe te suksesshme vetem per interesat e oborrit te tij personal. Sipas Shalsit, eshte per te ardhur keq, qe edhe pas 18 vjetesh Sali Berisha nuk e ka kuptuar ende se pse nuk punohet toka ne Shqiperi, duke deshmuar qartazi se nuk ka se si te zgjidhe problemet e bujqesise dhe te popullsise qe jeton ne fshat, nje njeri i cili eshte me kilometra larg te kuptuarit te tyre, dhe qe tashme, ne fakt, ai eshte shnderruar ne problemin e tyre.



Akuza

Selia roze, beri dje pergjegjes qeverine dhe politikat e saj qe sipas kesaj partie jane te deshtuara, per situaten ne bujqesi. PS akuzoi se fshati, nuk ka mundesi ta punoje token per shkak te kostove te larta.



Projektligjin e ri, kryeministri Sali Berisha e propozoi dy dite me pare ne mbledhjen e qeverise, dhe duhet te hartohet ne funksion te mos lenies se tokave bujqesore, djerre. Kreu i qeverise, sugjeroi marrjen e tokave atyre qe nuk e punojne.



Reagimi

Partia Socialiste kundershton ashper, tentativen e qeverise per te hartuar nje projektligj, qe tu marre tokat bujqesore, te gjithe atyre qe nuk e punojne, duke e cilesuar si nje projekt antikushtetues dhe me pasoja konfliktuale sociale.
Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34466
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

PS: Konfiskimi i tokes, Berisha po shkel Kushtetuten :: Komentet

nardlushnja

Mesazh Sat Aug 08, 2009 5:22 pm nga nardlushnja

Enver hoxha u mori token atyre qe e kishin dhe ua dhe fshatareve me thenien
"Toka i takon atij qe e punon"

Sali Bisha tregon edhe njehere qe ishte nje nxenes i shkelqyer i babait te tij Enver.

RRofte Sali Bisha

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi