ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shurdhėri

Shko poshtė

06092009

Mesazh 

Shurdhėri Empty Shurdhėri




Shurdhėri Ivana-dervishiPėrshėndetje! Po ulem kėtu afėr teje besoj se ėshtė i lirė ky vend. Ditė e bukur sot apo jo? Mė nė fund pushoi ai shi i mėrzitshėm. Shiko se ē'fytyra tė lumtura! Ah, jam shumė i qetė... Mė nė fund po kthehem nė shtėpi. A mund tė tė bėj njė pyetje? (heshtje).
A mund tė tė pyes pėr diēka? Desha tė tė bėja njė pyetje, a mundem?Hej! Jam kėtu dėgjon? Alo? Hej! Ku je? Nė kėtė botė? Hej po flas unė kėtu, a mundesh pėr respekt tė mė shohėsh kur tė flas? Hej me ty po flas! Ke ndėrmend tė mė ēmendesh? Ou jam kėtu, hej ktheje vetėm njė herė kokėn tė paktėn! O njeri ti pėr tė cilin njė zemėr filtron gjak! Hej a mund ta ngresh atė dreq koke tė tė them diēka tė vogėl? Sa nervozues! Hej se mė hipe gjakun nė kokė a mund tė mė shohėsh nė sy dhe tė dėgjosh kot sa pėr tu tallur kėtė qė po tė them??? Ej ti, o qenie! Ē'dreqin je! O idiot! O njeri koti, o ē'dreq njeriu them unė! O gjallesė! Ktheje atė tė bekuar koke njė herė dhe dėgjo. Ēfarė keni ju tė tjerėt qė shihni? Ka ndonjė gjė pėr tė parė kėtu? Vazhdoni jetėn tuaj! Ēfarė, ju duket vetja mė tė kulturuar se unė! Nuk mund tė jetojė i qetė njeriu kėtu se nuk le njeri pa u marrė me jetėn tėnde. A e di ēfarė ėshtė interesante? Tė gjithė merren me jetėn e tė gjithėve, por askush me tė vetėn! O qiell, ēfarė bote! A mund tė mos mė shihni ju lutem, se po mė hipin nervat keq! Po ju lutem nė rregull? Ēfarė dreqin doni tė mė lini tė qetė? Doni para? Na merrini, merrini dhe mu zhdukni! Ikni mė lini vetėm me kėtė jetė qė kam. Vetėm se po mė merrni frymėn nuk guxoj tė nxjerr kokėn nė dritare se mė vėrsulni sytė menjėherė. Ēfarė doni prej meje?! Tė gjitha paratė qė pata ju dhashė, na merrni portofolin, merrni celularin, ēelsat e shtėpisė, merrini tė gjitha dhe mu shporrni se nuk po mė lini rehat! Largohuni nė djall, largohuni se do ju vras! Largohuni ju lutem. Po ti ēfarė dreqin ke qė nuk mė pėrgjigjesh? Ngriji pra ato sy pėr njė minute dhe dėgjo kėtė tė mallkuar fjale, qė do tė tė them! djall o punė! Hej ju lutem nuk dua qė tė kapėrcej veten, a e ke mirėsjelljen pėr njė ēast tė vogėl tė mos mė shihni? Ju ēfarė, mė shatė? Mos ndoshta mė thatė se jam njė i ēmendur? Ha ha ha ha maskarenj! Shkoni pra, mė lini nė ēmendurinė time! Ikni pra dreqi t'ju hajė qė nuk ju ha kurrė! Unė jam i ēmendur, por ju jeni patetikė, jeni tė dėshtuar, jeni tė vdekur, mizorė dhe tė dalė mode me kėto veshje tė kalbura qė vijnė erė myk! Mbytuni nė atė det atje, shkoni pra mos u lani nė breg, por mbytuni! Mallkuar qofshi! Pse nuk ikni??? Ju urdhėrova tė ikni dhe tė shporreni dhe tė vdisni dhe tė varroseni tė kalbeni dhe tė shporreni prej jetės sime derisa unė tė vdes tė varrosem dhe tė kalbem. O mallkim do tė jemi pėrsėri bashkė. E shikoni? Ju nuk mė ndaheni kurrė! Aq shumė mė doni??? Unė ju urrej! Ikni o ēfarė t'ju them unė, ikni o fantazma, ikni o dėshtakė, o ujqėr, o vampirė jete, ikni se po mė vdisni fare! Ēfarė doni prej meje? Nuk kam mė asgjė, ato qė kisha jua dhashė epo jetėn nuk jua jap! Po shkoni ore se mė vdiqėt. Po pse mė shihni ashtu? Pse nuk ikni? Ej, ti, shofer, ndalė kėtė tė mallkuar makinė tė dal qė kėtu para se tė ēmendem vėrtet me kėta njerėz qė ta shpifin! Ēfarė? Ēfarė thatė? Ato nuk mund tė mė dėgjojnė? E pse? Nuk mund tė mė dėgjojnė? Jo nuk kam mundėsi! Unė kam njė orė qė po ēirrem kėtu dhe tani mė thoni qė nuk dėgjojnė? Nuk ėshtė e mundur! Dreqi ta hajė! Ku jam kėshtu?! Oh perėndi! Kushedi se si u jam dukur unė kėtyre! E dini ēfarė? Me kėtė heshtjen tuaj ju mund tė ēmendni edhe njeriun mė tė durueshėm. T'ju them edhe diēka tjetėr? Tė paktėn ju nuk dėgjoni vėrtetė!
Tirana Observer
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi