ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Atdhedashuria e shqiptareve nuk i ngjan nacionalizmit Serb

Shko poshtė

21022008

Mesazh 

Atdhedashuria e shqiptareve nuk i ngjan nacionalizmit Serb Empty Atdhedashuria e shqiptareve nuk i ngjan nacionalizmit Serb




Atdhedashuria e shqiptareve nuk i ngjan nacionalizmit te eger Serb
Dita e shpalljes se pavaresise se Kosoves qe nje nga ngjarjet me te rendesishme per kombin shqiptar. Ajo ishte dita kur u vendos nje drejte e cila i qe mohuar Kosoves qe me shkeputjen e saj nga trungu i shtetit meme dhe aneksimin e saj ne menyre te padrejte nga Serbia (1912-1913).
Natyrisht Shqiptaret kudo ne bote manifestuan gezimin e tyre te ligjshem ne menyre te kulturuar dhe pa incidente. kjo beri qe jo vetem per festimet brenda Kosoves por edhe ato ne shtetet e tjera, si ne USA, Belgjike, Gjermani, Greqi etj, per menyren se si shqiptaret festuan fituan rrespektin e qytetareve te vendeve perkatese, te cilen madje ne shume raste u bashkuan me shqiptaret per te marre pjese ne gezimin e tyre te ligjshem.
Ky rrespekt e pati burimin ne faktin se asnje manifestues ate dite, ne te gjitha manifestimet qe u kryen, nuk hodhen parrulla fyese apo provokuese ndaj Serbise.
Shqiptaret thjesht gezuan per ate ēka u takonte, duke mos e kthyer koken prapa , por duke i bere te ditur mbare botes se per ata tashme historia me serbine ka kohe qe perben nje te kaluar drejt se ciles ata nuk deshirojne ta kthejne kryet.

Nderkoh kane kaluar pak dite nga 17 shkurti, dhe ndersa populli ruan ende te fresket ndjenjen e gezimit dhe te optimizmit, disa individe te quajtur gazetar apo analiste, ne shqiperi kane marre penen dhe kane filluar te na percjellin paēavure pas paēavureje. Para dy ditesh mu desh te ndjehesha keq (dhe jo vetem une) ndersa lexoja tek Nano nenvizonte ne artikullin e tij;
" Kosova nuk do tė jetė de facto e pavarur), ėshtė megjithatė njė shprehje e vullnetit europian pėr tė mos lėnė tė tjerėt (nėnkupto: Rusinė) tė futin hundėt nė punėt e kontinentit tė vjetėr…Shqiptarėt e Kosovės, ashtu si shqiptarėt e Shqipėrisė, madje mė shumė se kėta tė fundit, janė tė pastėrvitur pėr tė ndėrtuar demokracinė e pėr tė jetuar nė demokraci. Shqiptarėt e Kosovės dallohen qartazi pėr njė mentalitet e qasje tribale nė jetėn e pėrditshme komunitare.”
dhe fatos lubonjen qe gjithashtu nenvizonte;

“…nėse do tė gjykojmė nga festimi i djeshėm, shqiptarėt e Kosovės, nėse do tė ishin vėrtet tė lirė, nuk do tė pranonin flamurin me gjashtė yje, por, sėbashku me shpalljen e pavarėsisė, do tė shpalosnin nė Parlament flamurin kuq e zi. Dukej sheshit se qoftė flamuri qė u shpalos, qoftė gjuha qė pėrmbanin deklaratat e kryeministrit Thaēi dhe presidentit Sejdiu qenė nė kontrast me gjuhėn e festės sė shqiptarėve jashtė Parlamentit. E kontradikta qė buron nga ky kontrast besoj se do tė shenojė kapitujt e ardhshėm tė historisė sė Kosovės dhe jo vetėm.“

Poezia me te cilen sot nje femije Kosovar pershendeti Pavaresine e Kosovers ne emisionin e femijeve ne tv ishte;
Edhe pse une jam i vogel,
Une shum mir e di;
se flamuri yne,
eshte kuq e zi. Besoj se kjo eshte pergjigjia me e mire per
keta zoterinj qe gjoja te merakosur per simbolin e kombit flamurin kuq e zi, edhe ne keto dite nuk kane harruar megjithate te derdhin helmin e tyre mbi kete gezim te ligjshem te shqiptareve,
Sot dikush tjeter(Blendi kajsiu) del me nje artikull paēavure me titulli;
"Pavaresia e kosoves nje shans i humbur'
Gjate gjithe artikullit te tij autori flet per nacionalizem te eger te shqiptareve duke harruar se jo me larg se 9 vjet shqiptaret u vune perballe shfarosjes masive si komb. Autorin e shqeteson fakti qe nje nga gazetat e kosoves ka perdorur ne kopertinen e tij shprehjen ’Fuck Yugoslavia’ ;

". deformimi i tė kaluarės sė afėrt ėshtė akoma mė shqetėsues. Ndėr gazetat kryesore tė Kosovės, shkruhej ’Fuck Yugoslavia’ dhe vendoseshin njėsoj si Tito si Miloshevici. Pra, si periudha e viteve 1970, kur Kosova fiton autonomi tė zgjeruar, kushtetutėn e 1974, Universitetin e Prishtinės, televizion kombėtar, dhe si periudha e viteve 1990 kur Kosova humbet autonominė, televizionin dhe universitetin vendosen nė tė njėjtėn fashė historike. Ne tė Shqipėrisė prodhuam konceptin homogjen ’50 vjet komunizėm’, nė Kosovė po prodhohet koncepti homogjen ’50 vjet Jugosllavizėm’.
Duket se autori i ketij artikulli ose nuk e njeh ose ose ben budallain kur shpreh keqardhje per Titon duke e konsideruar ate si njeriu qe i dha te drejta dhe liri shqiptareve ne Jugosllavi.
Autori siē e thashe me lart ose eshte injorant ne drejtim te njohjes se historise se kosoves, ose e anashkalon se shqiptaret e Kosoves arriten ta fitonin autonomie si pasoje e luftes se tyre te panderprere qe kulmoi me kryengritjen e 28 nentorit 1968, Deri ne ate kohe shqiptaret ishin perndjekur, persekutuar, dhe perzene nga trojet e tyre permes formash e metodash nga me te ndryshmet te cilat tashme njihen nga te gjithe. Te gjitha ato qe autori i quan si politike e mire e Titos ndaj shqiptareve nuk ishin gje tjeter veēse disa te drejta te kufizuara te kontrolluara te rregjimit te Titos, perkundrejt te drejtave qe kishin popujt e tjere ne Jugosllavi e sidomos Serbet. Pėrsa i perket konceptit 50 vjet Jugosllavizem, ai concept ka kohe qe eshte krijuar, dhe ate nuk e kane krijuar as Shqiperia as Kosova, por vete Serbet. Jane Serbet ata qe per te mos shkaterruar 50 vjet jugosllavizem ben luftera ne ish rrepublikat dhe se fundi me Kosoven.
Shqiptaret nuk kane pse te heshtin per te kaluaren e tyre nen Jugosllavi vetem e vetem se dikujt si Kajsiu i duket « nacionalizmi bajat i tė drejtave historike qė merren aq shumė me tė kaluarėn saqė harrojnė tė tashmen. »
Zoteri shqiptaret kane folur dhe duhet te flasin per te kaluaren e tyre. Ata duhet qe kete te kaluar tua mesojne Brezave, dhe te mesojne nga e kaluara e tyre dhe e Jugosllavise, te ecin perpara e te ndertojne te ardhmen e tyre.
Dihet se levizjen e tij Gandiste Rugova e kishte mbeshtetur ondermijnt te tjerash edhe ne faktet historike, ne ate qe Kajsiu e quan « nacionalizem bajat » Berja me dije e ketyre fakteve qarqeve diplomatike nderkombetare ishte nje nga shtyllat e politikes se tij paqesore. Nacionalizmi shqiptar as nuk ka qene as nuk eshte dhe as nuk do te jete i ngjashem me nacionalizmin Serb, i cili eshte madje unik dhe ne bote. Kjo per faktin se ne vetdijen shqiptare kurre nuk ka ekzistuar ideja e homogjenizmit. Lufterat e tyre kane patur si qellim ēlirimin, dhe fitimin e te drejtave natyrore qe i ka ēdo komb ne bote, te kene shtetin e tyre ne trojet e tyre etnike, dhe te ecin e perparojne ne paqe me fqinjet. Atdhedashuria e shqiptareve, rrespekti per heronjt e tyre, deshira per liri, perparim e zhvillim, rrespekti dhe toleranca fetare padyshim qe jane shum larg nacionalizmit te eger Serb, ne qender te se ciles eshte mbajtja gjalle e Serbise se madhe duke shkelur te drejtat e popujve te tjere.
Zoterinj analiste e gazetare, qe keni marre penat dhe te cilat ju kullojne boje, lereni popullin ti gezohet kesaj dite, ketij pragu pranvere. Ti gezohen e krenohen ketsaj rilindjeje dhe te ngrene endrrat e tyre per te ardhmen qe i pret ne vendin e tyre te lire.
Teuta


Edituar pėr herė tė fundit nga Teuta nė Thu Feb 21, 2008 9:08 pm, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37535
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Atdhedashuria e shqiptareve nuk i ngjan nacionalizmit Serb :: Komentet

toni

Mesazh Thu Feb 21, 2008 6:31 pm nga toni

O Teute e di si kan msu kto gazetaret tone, Si ato dasmoret e kqij qe masi kan honger e kan pi mire sa jan zhdep, diten e hon e shajn te zotin e shpis qe ka bo dasmen. E ēua var o Teut. E ronsishme osht qe Kosova fitoi te drejten e vet.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drini

Mesazh Thu Feb 21, 2008 9:16 pm nga Drini

Mua me duket se armiku me i keq i shqiptareve jemi vet ne. Nuk eshte rasti i pare qe analistet shqiptare perpiqen te thone diēka por nuk thone asgje perveē broēkullave te tilla. Me e keqja eshte se mjafton tja filloje njeri pastaj e pasojne te tjeret duke dashur kush e kush te "ligjeroj me bukur".

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi