ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lorik Cana: Pak shpresa kundėr Danimarkės

Shko poshtė

08092009

Mesazh 

Lorik Cana: Pak shpresa kundėr Danimarkės Empty Lorik Cana: Pak shpresa kundėr Danimarkės




Lorik Cana: Pak shpresa kundėr Danimarkės Tn_Cana-kombetare1Thirrja e yllit kuqezi: S‘mund tė shkojmė nė Europian pa stadium dhe fushė stėrvitore

Lorik Cana zbret nė tė gjithė fushėn. Vetėm pak orė pėrpara ndeshjes sė 9 shtatorit me Danimarkėn, ylli i pėrfaqėsueses kuqezi flet pėr sfidėn me kryesuesit e Grupit 1 eliminator tė Botėrorit 2010, por edhe pėr problematikat kryesore tė futbollit shqiptar. Mesfushori 26-vjeēar theksoi se skuadra e drejtuar nga Josip Kuzhe ka pak shpresa pėr fitore kundėr danezėve. Duke bėrė njė analizė pėr dy sfidat e mbetura (duke llogaritur edhe pėrballjen me Suedinė), ai deklaroi: "Shqipėria nuk ka shpresa pėr kualifikimin, megjithatė ndeshjet e mbetura kundėr Danimarkės (tė mėrkurėn) dhe Suedisė janė shumė tė rėndėsishme, pasi ato janė takime zyrtare. Ēdo rezultat pozitiv aty vlen shumė pėr skuadrėn tonė, mbi tė gjitha pėr moralin dhe pėr tė ardhmen, tha lojtari pėr ‘Ora News‘. Ne pėrfaqėsojmė vendin dhe po pėrgatitemi me shumė seriozitet dhe dėshirė pėr kėto ndeshje tė mėdha. Padyshim qė kundėrshtarėt janė mė tė mirė se ne, kjo nuk diskutohet. Me Danimarkėn na pret njė ndeshje mjaft e vėshtirė, kemi pak shpresa pėr fitore. Pėr tė qenė realistė, ne nuk shpresojmė tė bėjmė gjėra tė mėdha nė kėto dy ndeshje".

Si njėri prej zv/kapitenėve tė skuadrės dhe njė prej liderėve nė fushė tė Kombėtares, Cana theksoi domosdoshmėrinė qė skuadra tė ketė njė stadium bashkėkohor dhe njė fushė sportive. Njė thirrje qė i drejtohet shtetit shqiptar, sepse projekti i Federatės Shqiptare tė Futbollit pėr ndėrtimin e njė stadiumi modern, i ngjashėm me impiantet angleze, ekziston prej disa vitesh. Megjithatė, asnjė qeveri nuk i ka siguruar institucionit qė drejton sportin e top-kėmbės njė terren pėr zbatimin e kėtij plani me vlerė disa miliona euro. "Na nevojitet me patjetėr njė fushė stėrvitjeje dhe stadium i ri. Jemi i vetmi vend nė botė qė ende nuk i zotėron. Si mendoni juve, a mund tė shkojmė nė kėtė mėnyrė nė Europian"? Njė tjetėr temė e "nxehtė" sa herė qė Cana flet, mbetet Kombėtarja e Kosovės dhe largimi i mundshėm i disa lojtarėve kuqezi. Mesfushori theksoi: "Edhe nėse Kombėtarja e Kosovės do tė njihet nga FIFA dhe UEFA, unė do tė luaj vetėm pėr Shqipėrinė". Mė tej ai shtoi se "mė pėlqen Tirana dhe jeta nė kryeqytetin shqiptar. Sapo kam blerė njė shtėpi kėtu".

Cana foli edhe pėr transferimin te Sandėrlend, tė cilin e cilėsoi si njė marrėveshje xhentėlmenėsh. Vetėm njė muaj pasi "zbarkoi" nė skuadrėn angleze, "shkatėrruesi" u shndėrrua nė njė prej lojtarėve kryesorė, madje trajneri Stiv Brus i dha edhe shiritin e kapitenit. "Sandėrlendi ėshtė njė klub mesatar nė Premierligė, por nė krahasim me skuadrat nė shumė vende tė tjera ka kushte fantastike: stadium i jashtėzakonshėm, fusha stėrvitore shumė tė mira, pa harruar kėtu edhe tifozėt, deklaroi ai. Ėshtė njėsoj si tė luash nė njė klub tė madh nė ēdo shtet tjetėr. Nė vitet e fundit, si emėr, kjo skuadėr nuk ka qenė konkurrente, por ishte njė hap i mirė pėr mua. Pas njė viti kam mundėsi tė largohem nga Sandėrlendi, nėse mė kėrkojnė Liverpuli ose Arsenali".
Shqip
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi