ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama, teston bazen per protestat

Shko poshtė

09092009

Mesazh 

Rama, teston bazen per protestat Empty Rama, teston bazen per protestat




Denis Dedej
Pas vendimit per bojkotin e kushtezuar te Parlamentit te Shqiperise, Partia Socialiste, nis aksionin e ri politik ne baze, duke bere testim per protesta. Nderkohe, kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama, nuk e perjashtoi dje si mundesi zhvillimin e protestave, teksa deklaroi se nga bojkoti, ka dhe aksione te tjera politike. "Aksioni yne politik do te shtrihet ne te gjithe aspektet, qe kane te bejne me rritjen e kapacitetit informues te opozites, ne kushtet kur nje pjese e madhe e medias ben sikur nuk degjon dhe sikur nuk kupton apo nuk shikon", deklaroi kryesocialisti, dje ne mesdite, gjate komunikimit me mediat. Nga ambientet e selise roze, i pyetur nga gazetaret per mundesine e zhvillimit te protestave, Rama artikuloi qarte se "do te intensifikojne kontaktet me qytetaret". Mbi kete ceshtje, ai permendi dhe takimet me deputetet socialiste dhe kreret lokale ne rrethe, te zhvilluara dje, ne ambientet e selise roze, ku theksoi se kane shtruar bashkerisht ate cka do te jete aksioni i tyre politik. I cili, sipas tij, fillon me kushtezimin e kuvendit, por duke kembengulur se nuk mbaron aty. "Perkundrazi do te shtrihet edhe ne aspekte te tjera. Te gjitha mjetet demokratike jane ne dispozicionin e cdokujt qe kerkon te ngreje kauzen e tij dhe per me teper te opozites, qe nuk do te kurseje veten dhe asnje mjet, per ta bere kete kauze, qe te degjohet", u shpreh Rama, duke mos perjashtuar keshtu mundesine e zhvillimit te protestave. Burime nga Kryesia e selise roze bejne me dije se deputetet do te shprehin qendrimet e tyre ne baze dhe sipas kerkesave te tyre, do te perpilohet kalendari i protestave, por qe nuk ka ende nje percaktim kohor se kur do te ndermerret kjo nisme. Prej disa ditesh Partia Socialiste ka kushtezuar hyrjen ne parlamentin e Shqiperise, me nje sere kushtesh te vendosura per opoziten, ku me themelorja prej tyre eshte ngritja e nje komisioni parlamentar ad-hoc per zgjedhjet e 28 qershorit. Duke riperseritur qendrimin e socialisteve per Parlamentin, lideri i selise roze u shpreh se eshte qarte qe ne themel te kesaj mungese te plote vullneti qendron frika nga hapja e kutive qe mbajne brenda bazen e deformimit elektoral. Duke vijuar me tej, Rama nenvizoi se sot me shume se kurre eshte e rendesishme qe ketij opinioni publik, t'i jepet e drejta te shohe se cfare ka ne kutite qe Sali Berisha, bashke me Ilir Meten, mbajne peng, te kycura ne erresire. "Nderkohe qe skermiten perpara opinionit publik, duke qene madje krenare qe po i japin jete nje qeverie qe eshte shprehja me e shemtuar e deformimeve te gjithe ketyre viteve dhe qe dy dite me pare mori edhe nje prapashtese tjeter, duke perfshire si minister nje person, qe eshte ende ne gjykim per nje krim shteteror dhe duke u bere simoter e qeverise iraniane", komentoi Rama, perfshirjen e kryerepublikanit Mediu, ne qeveri. Socialistet shprehen te vendosur per qendrimin e tyre deri ne plotesimin e kushteve te kerkuara
koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34466
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi